• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, March 29, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Sykuqi’ më futi në zyrën e errët, e më tha se, nëse s’do pranoja të survejoja e tregoja se çfarë bënin shokët e mi, do më…”/ Kujtimet e ish-ushtarakut disident, që u pushkatua në ’63-in

Trifon Xhagjika
trifon xhagjika
Memorie.al pushkatimet
Trifan Xhagjika
Memorie.al pushkatimet
“Sykuqi’ më futi në zyrën e errët, e më tha se, nëse s’do pranoja të survejoja e tregoja se çfarë bënin shokët e mi, do më…”/ Kujtimet e ish-ushtarakut disident, që u pushkatua në ’63-in
0
Shares
7.1k
VIEWS

Nga Trifon Xhagjika    

pushkatuar më 1963

Memorie.al / Trifon Xhagjika lindi më 20 prill të vitit 1932 në fshatin Peshtan buzë lumit Vjosa, që ndan Tepelenën me Përmetin. Pasi u shkollua në Normalen e Elbasanit, ai mbaroi një kurs gazetarie e filozofie. Në vitin 1954 u diplomua në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”, si oficer i artilerisë kundërajrore dhe filloi punë në Repartin e Raketave 3700 te “Rrapi i Treshit”, por me këmbënguljen e tij, mori një kualifikim për gazetari e histori. Pas kësaj ai u emërua me punë në Ministrinë e Mbrojtjes, fillimisht si redaktor në sektorin e botimeve dhe rregulloreve, e më vonë në redaksinë e gazetës “Luftëtari”. Gjatë kësaj kohe, Trifoni u ndërgjegjësua dhe e kuptoj se udhëheqja e lartë komuniste e Tiranës, me në krye Enver Hoxhën, po e çonte vendin në një rrugë pa krye. Ai e donte lirinë dhe nuk mund të pajtohej lehtë me politikën e regjimit në fuqi dhe nisur nga kjo, Trifoni filloi të gjente prehje te krijimtaria letrare, (që në adoleshencën e tij, kishte filluar të shkruante poezi e skica letrare), duke publikuar te gazeta “Drita”, “Zëri i Rinisë”, “Nëntori”, etj. Ndërsa në vitin 1959, ai boton librin e tij të parë me titullin “Gjurmë”. Pas kësaj, ai fillon të fliste hapur kundër regjimit komunist në fuqi dhe politikës së izolimit, që po ndiqte udhëheqja e lartë e PPSh-së me në krye Enver Hoxhën, gjë e cila bëri që ai të ndiqej dhe survejohej nga Sigurimi i Shtetit dhe në vitin 1963, ai arrestohet së bashku me një grup shokësh, duke u akuzuar “për agjitacion e propagandë dhe për terror ndaj udhëheqjes së lartë”! Gjyqi ndaj tyre u zhvillua në Tiranë dhe ndërsa po lexohej dënimi me vdekje, Trifoni pranoi se ai ishte autor i poezisë “Atdheu është lakuriq” dhe ndërsa po recitonte disa vargje të saj, tha se ndaj këtij regjimi, ishte i gatshëm të gjuante dhe me top artilerie. Trifoni nuk bëri fare kërkesë Kuvendit Popullor për faljen e jetës dhe vendimi i gjykatës u ekzekutua, duke e pushkatuar më 23 dhjetor të vitit 1963, në moshën 31 vjeçare. Mbas shembjes së regjimit komunist, në fillimin e viteve ’90-të, mbi bazën e dorëshkrimeve që ai kishte lënë dhe ishin ruajtur nga familja Xhagjika, u bë e mundur botimi i librave të tij “Atdheu është lakuriq” (1994) si dhe një përmbledhje me poezi (2002). Po kështu, para disa vitesh në fshatin e tij të lindjes në Peshtan të Përmetit, është vendosur edhe një bust i tij, ndërsa eshtrat e tij ende nuk janë gjetur.

SHËNIME: “STINA MENDIMI” PA MASKË

Gjithashtu mund të lexoni

“Përveç se ka shprehur mendimin për terror ndaj udhëheqjes, Gjeta e vazhdon aktivitetin e tij armiqësor, duke kontaktuar me shoferë jugosllavë…”/ Denoncimi i B.p. “Mbrehija”, Mamurras 1972

“I pandehuri Gjet Kadeli, së bashku me disa të dënuar të tjerë, nga më kryesorët e aktivët, ka ngritur flamurin në kamp dhe…”/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit, për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit

Mendimet e mia kanë ndryshuar si stinët e vitit. Kjo ka ndodhur jo më shumë për karakterin tim kontradiktor, sa për shkaqet e jashtme, të cilat ndikuan në fuqinë time shpirtërore që në moshën e njomë, shkaqe këto që më deziluzionuan për vite me radhë…!

… Fshati ku linda është plot shkrepa e gurë. Por ka edhe livadhe të vegjël, ku mbijnë shumë lulëkuqe. U bënë lulëkuqet për mua simboli i shpirtmadhësisë e i zemërgjerësisë njerëzore. Që 7-8 vjeç, baritja nëpër fusha të mblidhja lulëkuqe, se në to do të gjeja njerëzit e mirë, që t’u thoshja të ndihmonin nënën e babën tim.

Një ditë e dëgjova tim atë të thoshte: “Të gjithë njerëzit janë të këqij”. “Po ku janë njerëzit e mirë”? – pyeta nënën. “Janë në lulëkuqe” – m’u përgjigj ajo. Që atë ditë, shkova e kërkova në çdo lulëkuqe, por…!

… Por vitet më bënë 14 vjeç. Në çdo vit isha i heshtur e i turpshëm. Më tërhoqën një ditë “për hunde”. Ishte natë atëherë, natë e shkurtit të 1947-ës. Ecja në një korridor të errët e të ngushtë, që mbaronte në një derë të hapur.

Më futën brenda. Dera u mbyll. Gjithnjë ishte errësirë. Atje dëgjova: “Shtoje besimin që kemi për ty, prandaj bëhu hije dhe gjurmoj shokët, paditur që të kanë pranë”. Unë heshtja, habitesha dhe tmerrohesha.

Duart, që më dridheshin nga të ftohtit e frikës, nuk dija ku t’i futja. Më kot kërkoja në errësirë fytyrën e atij që më fliste. Një dritë e imët shkrepëseje, ndezi në cep të dritares një qiri. Por tani nuk mund t’i shikoja më sytë e kuq të atij që hante fjalët me dhëmbë.

Qiriri, me atë dritëz të vogël e të kuqërremtë, më ngjante si lulëkuqet e lëndinave.

Lulëkuqe! Kërkoja në të njerëzit e mirë. Por tani e kuptova që çdo gjë ishte e kotë. Mendimet e mia sikur m’u dogjën në flakën e qiririt. M’u dogjën, ndaj nuk mendoja më. “Është mirë të mos mendosh” – më tha Sykuqi, “ti duhet të kesh parasysh që ç’pe dhe ç’dëgjove të mos ja thuash njeriut, përndryshe… përndryshe… mund të të kujtoj vetëm kaq se mbrëmë pushkatuam një moshatarin tënd, pasi i brodhi zagarja më parë nga mëndja”.

Dhe një buzëqeshje skeptike i mbiu në cepin e majtë të buzës. “Pra ki parasysh”, – filozofi dhe njëherë Sykuqi, – “se heshtja është kasneci më i mirë për fitoren tënde”.

Shuplaka e madhe, që ma vuri mbi shpatullat e mpira, më nxori në errësirën e rrugës…!

… Unë të bëhem hije?!

M’u kujtuan tre majmunët e pikturuar mbi kutitë e shkrepëseve, që shiteshin në kohën e pushtimit fashist. Njëri nga ata kishte zënë sytë, tjetri veshët dhe i treti gojën. Unë pra duhet të jem i tillë: asgjë të mos shoh, asgjë të mos dëgjoj, asgjë të mos flas.

Jo! Për njerëzit nuk do të bëhem hije.

“Sykuqi” më takoi dhe tri herë të tjera. Të tretën herë më tha: “Ti je i paaftë”. Dhe iku për të mos më takuar më kurrë. Por heshtjen ma la peng…!

… Kjo heshtje vulosi zemrën. Nuk guxoja të prekja asgjë të gjallë në jetë, se kisha frikë mos e zbuloja me hijen time.

Më mirë larg! Larg! Larg!

Tre majmunët më dalin përpara.

Unë asgjë s’shikoj, asgjë s’dëgjoj, asgjë nuk flas.

Larg! Larg! Larg!

Shuplaka e Sykuqit më rëndon mbi shpatulla…!

Ende më duket vetja si në një shpellë. Me mundim më ngjan se arrita në një grykë të ngushtë. Prapa lë errësirën e një tragjedie të kobshme popullore, e cila po shkrin me frikën e me vajtimin e njerëzve pa gjurma në jetë. Përpara shoh një det dritash, si në përrallat e gjyshes.

Dua të hidhem nga gryka e ngushtë. Ndoshta më dalin krahë dhe fluturoj. Pra kështu e kam një farë shprese. Më mirë shpresoj në të pamundurën e në errësirën e shpellës. Frika e saj më shtyn përpara…!

…Njoha në këtë shpellë shumë njerëz të tjerë. Këtu jam përpjekur të provoj edhe dashurinë. Dhe sa herë që e kam ndjerë, bëhesha më i urtë, më punëtor e më i sinqertë. Dashuria ka qenë për mua, ndofta, shaka që e kam takuar udhës, por s’kam ditur ta kap, ndofta, pabesi, por s’kam ditur ta lëshoj.

Megjithatë kam qenë gjithmonë i qetë për sjelljet e vajzës që kam dashur, edhe në qoftë se ajo bëhej imja, edhe në qoftë se ajo përfundonte në krahët e ndonjë tjetri (për rastin e parë bëhesha i lumtur, për rastin e dytë shpëtoja nga një e keqe). Në përgjithësi, kam shpëtuar nga këto të këqija, por i lumtur nuk kam qenë asnjëherë…!

…Ndofta këto që më kanë ndodhur më shtyjnë të kem një kuptim të tillë për jetën: Rro vet dhe leri të tjerët të rrojnë sipas dëshirës së tyre.

E pra dëshirat, mendimet dhe pikëpamjet e heshtura e të fshehta mundohem t’i shpreh në vargjet e mija…!

Sigurisht në këto vargje jam përpjekur që të nxjerr në plan të parë çështjen e nderit… (këtu teksti nuk lëçitet) si dhe të jetës time intime, asaj private dhe shoqërore, duke pasur gjithmonë parasysh botëkuptimin tim.

“Vepra e artit duhet të jetë në përputhje me botëkuptimin e autorit, sepse kjo e ngre vlerën artistike të saj” thotë Engelsi. E që t’ja arrij një gjëje të tillë, më duhet të sundojë veten, të shtyp mërzitjen e zemërimin e ta ushqej veten me gas për jetën e me optimizëm.

Kjo është e vërteta që më ka ndodhur e që më mundon. Dhe “e vërteta duhet të përsëritet gjithnjë, sepse edhe gënjeshtra përsëritet kurdoherë” thotë Gëte! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Të parët tanë që ishin diplomatë, mjekë, tregtarë, etj., kishin lidhje Papën, kurse Demetriues, që ishte baron, mundi Stefan Dushanin dhe...”/ Historia e panjohur e familjes së famshme shkodrane

Next Post

Kalendari Historik 1 Nëntor 2022

Artikuj të ngjashëm

Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Përveç se ka shprehur mendimin për terror ndaj udhëheqjes, Gjeta e vazhdon aktivitetin e tij armiqësor, duke kontaktuar me shoferë jugosllavë…”/ Denoncimi i B.p. “Mbrehija”, Mamurras 1972

March 28, 2023
Memorie.al
Personazh

“I pandehuri Gjet Kadeli, së bashku me disa të dënuar të tjerë, nga më kryesorët e aktivët, ka ngritur flamurin në kamp dhe…”/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit, për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit

March 27, 2023
“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Personazh

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Next Post
Kalendari Historik 3 Nëntor 2022

Kalendari Historik 1 Nëntor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!