• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, December 27, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Spiunllëku i fundit i bërë nga ambientet e Hotel ‘Vollgës’, është filmimi i shkuljes së bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991, që u bë shkak edhe për arrestimin e…”/ Historia e panjohur e hotelit të famshëm

“Spiunllëku i fundit i bërë nga ambientet e Hotel ‘Vollgës’, është filmimi i shkuljes së bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991, që u bë shkak edhe për arrestimin e…”/ Historia e panjohur e hotelit të famshëm
“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit
“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën
“Gjatë bisedave armiqësore me Feçorin, diskutonim edhe mbi romanin e Kadaresë, ‘Dimri i vetmisë së madhe’, ai thoshte se; ashtu si te ‘Broduej’, duhet…”/ Akuzat në hetuesi, ndaj ish-ministrit të Brendshëm
“Spiunllëku i fundit i bërë nga ambientet e Hotel ‘Vollgës’, është filmimi i shkuljes së bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991, që u bë shkak edhe për arrestimin e…”/ Historia e panjohur e hotelit të famshëm

Memorie.al / Një aspekt i rëndësishëm i historisë së Hotel “Vollgës” në qytetin e Durrësit, është edhe spiunllëku. Që kur hoteli ishte në themele, pronarët e firmës sipërmarrëse, ndërtuese u vunë nën përgjimin e Zyrës Sekrete të Ministrisë së Brendshme të Monarkisë së Zogut. Mbikëqyrja u realizua nëpërmjet prefektit dhe Qark – komandës së Xhandarmërisë së Durrësit, si edhe Xhandarmërisë së Tiranës. Ndonëse propaganda zyrtare e Monarkisë nuk linte rast pa lavdëruar marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë së vogël dhe aleates së saj të madhe, Italisë fashiste, Zyra sekrete e Ministrisë së Brendshme, kryente detyrën.

Për shkak të ndikimit të ekipit të instruktorëve britanikë pranë Xhandarmërisë shqiptare (gjeneral Xhoslin Persi, Kolonel Okllai Hill etj.), kjo zyrë sekrete ishte modeluar sipas Specil Branch (dega speciale) britanik, si organ kundërzbulimi dhe zbulimi njëkohësisht.

Dyshimet

Omer Fortuzi, bashkëpronar i firmës Straccioli-Fortuzi, ndonëse ishte pasunar shqiptar pa kurrfarë aktiviteti kundra Monarkisë Zogiste, mbikëqyrej për lidhjet e tij me italianët, që në atë kohë ishin aleatë të mirë të Shqipërisë. Fortuzi kishte shërbyer legalisht si ndërmjetës midis pronarëve shqiptarë të tokave, kryesisht bejlerë dhe Shoqërisë koncesionare italiane EIAT (Ente Italiana Agricoltura- Enti Italian i Bujqësisë), për marrjen e tokave të tyre në zonën e Sukthit, me koncesion për 99 vjet.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën

“Kur Mehmet Shehu erdhi në burgun e Burrelit dhe i tha At Pjetër Mëshkallës; kush është më i keq, ne apo djalli, ai u përgjigj…”/ Historia e trishtë e Urim Elezit nga Korça, që vuajti 26 vite burg

Në Tiranë Omer Fortuzi dhe ortaku i tij italian, mbikëqyreshin direkt nga xhandarmëria e kryeqytetit dhe rezultatet i raportoheshin z. Harito, nëpunës i Zyrës Sekrete, ndërsa në Durrës mbikëqyrja kryhej nga xhandarmëria dhe i raportohej Prefektit të Durrësit, Mark Kodheli, si edhe direkt në Tiranë. Interesant është fakti, që prefekti Kodheli, për shkak të bashkëshortes së tij italiane, mbikëqyrej gjithashtu.

Zyra Sekrete zogiste kishte pasur të drejtë, sepse Prefekti Kodheli së bashku me të shoqen, në 5 prill 1939, u imbarkua në një anije italiane dhe iku në Itali. Atje nga Radio-Bari u bëri thirrje shqiptarëve, t’i prisnin ushtarët e Duçes me lule, si shpëtimtarë. Arratisja e prefektit është e dokumentuar në relacionin e Kapiten Gjelucit, të Kapitanerisë së Portit Durrës, për Komandën e Fuqive Armate në Tiranë, në vëmendje të Kolonel Ghilardit.

Mbikëqyrja

Ndonëse Omer Fortuzi konsiderohej si shqiptar luajal ndaj regjimit fashist, ndonëse ishte anëtar i Partisë Fashiste Shqiptare dhe madje mik personal i Jakomonit, Mëkëmbësit të Mbretit, përsëri mbahej nën mbikëqyrje dhe survejim, si nga Policia e Shtetit (raportimi bëhej te kuestorët përkatës) edhe nga SIM (Shërbimi Ushtarak i Zbulimit), nga doganat italiane si edhe nga Karabinieria Mbretërore.

Regjimi fashist i kishte besuar Omer Fortuzit postin e rëndësishëm, veçanërisht në kohë lufte, atë të Komisarit të Lartë të Transporteve, Konsumit dhe Nozullimeve-Furnizimeve (Alto comissario per gli approvvigionamenti e consumi e transporti), megjithatë survejimi mbetej survejim. Ky është tipar i çdo diktature, ku cilido përveç Diktatorit, është sa përgjues edhe i përgjuar. Survejimi ndaj Fortuzit u rrit akoma më shumë, kur miku i tij Françesko Jakomoni, u zëvendësua si Mëkëmbës Mbretëror nga Gjeneral Renco Dalmaco (Renzo Dalmazzo).

Vizita në Romë

Kuislingu Fortuzi që në 10 maj të 1943-shit, ishte mbajtur nën survejim gjatë vizitës së tij në Romë, sepse dyshohej se bënte lojë të dyfishtë dhe të trefishtë. Hafijet italiane kishin arritur të dokumentonin një takim të Fortuzit me Mehdi Frashërin ish-Kryeministrin e Mbretit Zog, që mbahej i internuar në Romë. Në dokumentet italiane theksohen edhe hollësi të tilla si numri dhe shpërblimi special i agjentëve të kuesturës, që mbajtën nën mbikëqyrje Fortuzin gjatë vizitës së tij në Romë, rrezikshmëria e lartë e Fortuzit si edhe dinakëria dhe inteligjenca e theksuar e tij.

Paranoja e Mëkëmbësit të Mbretit, Gjeneral Parianit, është maksimale, saqë kërkon nga policia të mbikëqyrë Fortuzin se mos takojë në Romë funksionarë të lartë italianë, si gjeneralin Manlio Gabrieli, ish-atashe ushtarak i Ambasadës italiane në Shqipëri deri në 7 prill 1939, ish-Mëkëmbësin Mbretëror Françesko Jakomoni, ish-Konsullin e përgjithshëm Xhuzepe Anxhelis (Giuseppe Angellis) me gradën kapiten i Karabinierisë Mbretërore (interesante: Policia mbikëqyr oficerët e Karabinierisë. Atmosferë tipike paranojake normale për çdo diktaturë!)

Nga dokumentet sekrete italiane vërehet se si Fortuzi mbikëqyrej, kur kalonte në doganat italiane në Aeroportin e Romës, apo në portet e Brindizit e Barit.

Spiunimet

Kryepolici italian, Agostini, në 14 qershor 1943, i bën një biografi të saktë Omer Fotuzit, ku lavdëron, ndershmërinë, zellin në punë, inteligjencën, jetën e përkorë pa vese, por shpreh edhe mosbesimin normal, që kishin italianët për çdo shqiptar qoftë edhe kuisling. Funksionari i policisë italiane Ciccio, në të njëjtën datë thekson sherret e Fortuzit me funksionarë të lartë fashistë, si Paskuale Luxhini (Pasquale Luigini) Inspektor i përgjithshëm i Partisë Fashiste Shqiptare apo Korradino Berard, i Këshilltar i përgjithshëm pranë Këshillit të ministrave.

Po në 14 qershor 1943, Krye-komisari i Policisë Arturo Musko (Arturo Musco) në Romë, i raporton Dr. Aldo Barletës, Inspektorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, se telefoni i shtëpisë numër 850-995, të Komendatorit Fortuzi në Romë, si edhe korrespondenca e tij, janë vënë me kohë nën përgjim nga policia romane. Omer Fotuzi përgjohet kudo: në stacioni hekurudhor të Romës, në atë të Brindizit, në Restorantin “Fiamma” (“Flaka”), në Aeroportin e Brindizit, në zonën e kontrollit doganor e, deri sa hipën në avion.

Raportohet shoqëruesja e tij dhe italishtja e saj me aksent grek. Raportohet shoqëria e Fortuzit me një mikun e vet italian, major karabinierie me forcat e okupacionit në Athinë e, deri sherri i Fortuzit me doganierët në Aeroportin e Brindizit, për peshën e bagazhit. Përgjimi më pas zhvendoset në Aeroportin e Tiranës, nga agjenti i Policisë shtetërore italiane Rafaele, i cili thekson se bagazhi i Fortuzit u mor në dorëzim nga z. Minolla, nëpunës i Mëkëmbësisë Mbretërore.

Spiunimi i Fortuzit vazhdon deri në 18 korrik 1943, fiks një javë para përmbysjes së fashizmit. Në këtë spiunllëk të fundit i bëhet një biografi “sterrë e zezë” Fortuzit, ndonëse ky i fundit vazhdonte të ishte funksionar i lartë kuisling, në shërbim të pushtuesve italianë.

Të gjithë spiunojnë të gjithë

Fatin e Fortuzit pati edhe vetë ndërtesa e Hotel “Vollgës”. Në korrespondencën e kohës me siglat: rezervate dhe sekrete, Komanda e lartë e Marinës Luftarake italiane, padit Ministrinë shqiptare të Kulturës Popullore. Ministria shqiptare e Kulturës Popullore dhe Enti i Turizmit, padisin në Mëkëmbësinë Mbretërore (Luogotenenza) Supermarina-n (Komandën e Lartë të Marinës Luftarake) dhe Nënsekretarin e Shtetit për Luftën. SIM-i (Shërbimi Informative i Ushtrisë Italiane) padit civilët.

Këta të fundit me anë të OVRA-s (Zbulimi Politik fashist), padisin ushtarakët italianë, ndërsa Policia e Shtetit (italiane) përgjon me hafije hap pas hapi oficerë të karabinierisë Mbretërore, me grada kapiteni apo majori. Policia po ashtu mban nën mbikëqyrje ish-diplomatë dhe hierarkë fashistë, madje edhe me grada të larta, si gjeneral, konsull etj. Shkurt atmosfera fashiste e vitit 1943, është shumë e ngjashme me atmosferën komuniste të vitit 1983. Të gjithë spiunojnë të gjithë.

Hotel “Vollga”

Kur Hoteli i “Dogjëve” (Hotel “Vollga”) u shndërrua në vend qëndrim të trupave gjermane, spiunllëku vazhdoi. ABVER-i Shërbimi i Zbulimit i Ushtrisë gjermane, mbledh informacion për ish-aleatët italianë dhe për rezistencën antifashiste shqiptare. GESTAPO (Policia e fshehtë naziste) së bashku me SD-në (Shërbimin e Sigurimit), po nga ambientet e hotelit, spiunonin elementë të vetë ushtrisë gjermane, për qëndrime anti-naziste apo qoftë edhe disfatiste.

Në 1945 SEMP-i, (“Seksioni i Mbrojtjes së Popullit”) -Shërbimi i Zbulimit Komunist i sapo krijuar nën drejtimin e kolonelit jugosllav Safet Filipoviç, spiunon ushtarakët dhe civilët e misioneve angleze, amerikane dhe franceze, si dhe shtetasit shqiptarë që kishin edhe kontaktin më të vogël me këto misione, pa harruar spiunimin e popullatës së Durrësit apo, edhe të vetë trupave partizane të vendosura në Portin e Durrësit.

Sigurimi i Shtetit

Gjatë viteve të socializmit Hotel “Vollga” mbeti një nga bastionet e Sigurimit të Shtetit. Nga ky hotel organizohej puna agjenturore për survejimin e klientëve të hotelit, barit, restorantit, si edhe të pistës verore. Kujdes i veçantë bëhej për mbikëqyrjen e të huajve, marinarë e diplomatë, si edhe kontrabandistët e cigareve të kalatës zero, por edhe shqiptarëve, sepse “Vollga”, ndryshe nga Hotel “Adriatku” apo Hotel “Apollonia”, lejohej të frekuentohej edhe nga shtetasit shqiptarë.

Ndër shqiptarët më nën vëzhgim ishin elementët me “kleçka” në biografi, elementët e dyshuar për kontrabandë, por edhe vetë personeli i hotelit. Shpesh ambientet e hotelit shërbenin edhe si vend takimi të operativëve të Sigurimit me agjentët apo rezidentët e vet. Thuhet se disa prej politikanëve të lartë të të gjitha krahëve të politikës, aktivë apo në pension, kanë pasur një përvojë të tillë në dhomat e Hotel “Vollgës”

Krahas spiunimit nëpërmjet agjentëve dhe rezidentëve në Hotel “Vollga”, ishin instaluar edhe aparatura të sofistikuara për përgjime, e ashtuquajtura T.O.- Teknika operative. Në të përfshiheshin “çimkat”-përgjuesit elektronikë të prodhimit kinez dhe në fund të viteve ‘80-të, edhe të markës së mirënjohur franceze “Sagem”, të blera nga Ndërmarrja e Teknikoimportit, regjistrues (diktofonë) me bobinë, kasetë me shirit magnetik e mikro-kasetë, si edhe dylbi, aparate fotografike e kamera me tele-objektiv, relativisht modern për kohën.

Sinjikativ është fakti, që spiunllëku i fundit i bërë nga ambientet e Hotel “Vollgës” është filmimi i shkuljes së bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991, në hyrjen numër një të Portit të Durrësit. Ky filmim ndër të tjera u bë shkak për përndjekjen gjyqësore të disa prej pjesëmarrësve të protestës antikomuniste. Përmendim këtu të internuarin Gëzim Mamaqi, që publikisht e pshurri bustin e diktatorit në 20 shkurt 1991, duke u duartrokitur nga durrsakët antikomunistë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si...”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën

Next Post

“Pasi e rrahën për vdekje, duke e shpërfytyruar, në grahmat e fundit të jetës ai kërkoi ujë për të pirë, por e mbyten të gjallë në gropën e nevojtores...”/ Historia tragjike e Dom Aleksandër Sirdanit

Artikuj të ngjashëm

“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!
Dossier

“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën

December 26, 2025
“Ndalohet të botohen në shtyp, të shpallen në radio, të dhëna të ndryshme që kanë të bëjnë me burimet minerare…”/ Udhëzimi i kryeministrit Mehmet Shehu, për ruajtjen e sekretit shtetëror, 14 dhjetor 1961
Dossier

“Kur Mehmet Shehu erdhi në burgun e Burrelit dhe i tha At Pjetër Mëshkallës; kush është më i keq, ne apo djalli, ai u përgjigj…”/ Historia e trishtë e Urim Elezit nga Korça, që vuajti 26 vite burg

December 25, 2025
“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën
Dossier

“Pasi u lirova nga burgu dhe po u tregoja dy nipave, se si më qëruan sytë nën tortura, nëna sapo i dëgjoj, bërtiti; bir dhe u shemb në dysheme…”/ Historia e trishtë e Urim Elezit nga Korça, që vuajti 26 vite burg

December 26, 2025
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
Dossier

“Edhe pse isha i verbër, policët Mustafa Lika, Agim Kërtuka, Nikollë Skana dhe Ramazan Lika, më kanë futur në birucë me lagështirë dhe ata…”/ Dëshmia e rrallë e Urim Elezit, që vuajti 26 vite burg

December 24, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Dossier

“Ridënimin tim në kampin e Ballshit, ma përgatitën operativi i burgut, Gjergji Stefa, kriminel dhe njeri pa moral nga Drenova e Korçës, me hetuesin Enriko Anastasi, të cilët…”/ Dëshmia e rrallë e Urim Elezit

December 24, 2025
“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
Dossier

“Nevzat Haznedari shkoi në shtëpinë e një prej të burgosurve dhe realizoi aty një akt imoral me gruan e tij dhe kur ai fatkeqi e mësoi këtë gjë…”! / Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit të Burrelit, për “Gjeneralin e zi”

December 24, 2025
Next Post
“Dom Mikel Koliqi, ka qenë drejtor i ‘Veprimit Katolik’, për qarkun e Shkodrës, ku merrshin udhëzime që të luftonin komunizmin dhe…”/ Dëshmia në hetuesi e Padër Agostin Ashikut, nëntor 1947

“Pasi e rrahën për vdekje, duke e shpërfytyruar, në grahmat e fundit të jetës ai kërkoi ujë për të pirë, por e mbyten të gjallë në gropën e nevojtores...”/ Historia tragjike e Dom Aleksandër Sirdanit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme