• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, March 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“S’jemi stërnipët bonjakë të pellasgëvet mythollogjikë, as gërmadhat e ilirianëvet: jemi shqipëtarë, pralla pellasgjike është një hypothezë xhaba, një absurditet…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në 1930-ën

Revista franceze L’EUROPE CENTRALE në ’34-ën: Durrësi me kalanë, parqet e antikitetit dhe bregdetin, mahniti senatorin e Lyonit, Justin Godard…

Nga Branko MERXHANI

– Organizimi i Kao-sit –

Memorie.al / Shqipëria jonë e sotme është një Botë kaotike e vogël. Në rumbat t’ona rrjedhin shumë hidhërime dhe helme, gjurma të prishjes, të robërisë, të një tronditjeje historike-shoqërore të pakapshme. Trazimi dhe anarkia, që mbretërojnë sot në gjuhën t’onë, nuk janë veçse vetëm një pjesë, një pamje, një fazë e prishjes s’onë historiko-shoqërore. Gjithë ky trazim, gjithë kjo anarki mbretërojnë edhe në të gjitha çfaqjet e tjera të dynamismës s’onë qytetëronjëse. Në idetë dhe tendencat t’ona shoqërore, ca më shumë në kuptimet t’ona mbi formën dhe esencën e institutevet t’ona shoqëore. Ësht një anarki, e cila ka thëthitur të gjithë po thua jetën t’onë. Ideale s’kemi.

Racionalisma e jonë është po thua si e djemvet. Dispozita për një gjyrmim të ngulur shkencor dhe sistematik na mungon krejt. Ku e ka rrënjën e saj kjo e keqe? A ka vallë arsye historike? Nga pikëpamja e kuptimit sociologjik cili është shkaku i kësaj gjendjeje? Ja disa pyetje që vë Neo-Shqiptarizma përpara Djalërisë s’onë intelektuale dhe idealiste. I vë dhe shton: Pa dhënë përgjigje në këto pyetje, s’mund të bëhet asnjë çap përpara!….

Gjithashtu mund të lexoni

“Ende pa u arrestuar Kadri Hazbiu, oficeri i Sigurimit, Ylli Birçe, raportonte se ditën kur zhvillohej mbledhja e Byrosë Politike, nga shtëpia e Kadriut, kishin dalë…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Naimi është aktual për tejpamjen e tij në politikë, pasi ai u tregoi shqiptarëve Perëndimin, si shembull…”/ Refleksionet e profesorit të njohur, që drejtoi katedrën e gjuhës shqipe, në universitetin e Napolit

Ka shumë kohë që shkoi ajo epokë në të cilën Nacionalisma ishte shoqe e Romantismës. Nacionalisma e sotme çmon kryesisht Realitetin. Është shprehja e gjallë e Sociologjisë si shkencë, një farë tokë sbatimi të Hygjienës Shoqërore, një Laboratorium i sëmundjevet psikologjike-shoqërore. Si vlerë pozitive ka vetëm gjyrmimin. Sbulimin e rrënjës të së keqes.

Kërkimi themelor i Neo-Shqiptarismës nga Djalëria- nga ajo Djalëri e cila, e ndritur me fenerin e mëndjes, ndjen pa dyshim përkundrejt fatit historik të Atdheut një respekt të thellë dhe është vënë me mish e me shpirt në rrugën e fatit dhe të së ardhmes- është ky: Të ndjekë një formë shkencore në gjyrmimet dhe në përkufizimet, si edhe një kuptim filozofik të plotë dhe të tanishmë në idealismën kombëtare.

Një intelektual shkon rrezikun më të math dhe më të tmerëshmë: të bjerë në hendekun e gabimit dhe të vetëgënjimit, po të dojë të bëjë një udhëtim në sferën e pasosur dhe katotike të fantasisë së tij. Kjo sferë përmban vetëm botëra të rrema, vlera të vdekura që bien vetëm gjumë, dhe “utopistë gjenialë”. Drita është Shkenca. Bota e Realiteteve.

Problemi i jetës, mysteri i së ardhmes, kanë nevojë për këtë dritë. Jetën nuk duhet t’a shohim përmes prismës së fatnasisë s’onë. Vështrimin t’onë duhet t’a kthejmë përkundrejt jetës, d.m.th. t’a shohim jetën ashtu siç është dhe jo ashtu siç e duam ne të jetë. Jeta do një zgjidhje. Kjo zgjidhje nuk gjendet lart në qiellin kombëtar, po është e fshehur thellë në shpirtin kombëtar. Ja pika nga e cila nisemi.

Të ndriçojmë shkaket e thella të anarkisë s’onë shoqërore, që na la trashëgim e shkuara, me fenerin e shkencës sociologjike. Dhe ja pika e drejtimit t’onë: Përmbi gërmadhat e Shqipërisë së djeshme, të prishur dhe të robëruar, të krijojmë një Shqipëri të nesërme të mbaruar, të ndritur, të qytetëruar- një Shqipëri jo historike, po qyetëronjëse.

Qëllimi i luftës: Idealizimi i jetës

Shqipëria e ndjenjës, Shqipëria e mendimit, po pret krijonjësit e saj. Dritë përmbi fantasinë e së shkuarës. Nuk jemi as stërnipët bonjakë të Pellasgëvet mythollogjikë, as gërmadhat e Ilirianëvet: Jemi Shqipëtarë- Një Kombësi e re. Pralla pellasgjike është një hypothezë xhaba. Një absurditet. Këtë sofismë duhet t’a neveritim. Sot s’ka mbetur asnjë Turk i ditur që të ëndërojë prallat turanike.

As një Grek, me mëndje të shëndoshë, sot nuk mburet se është stërnipi i Perikleut. Edhe Romanët e sotmë e kanë haruar prej shumë kohe origjinën e tyre. Jeta e popujve nuk është veç se Mrekullia e Shvillimit, që regullon valat e mbëdha të shekujvet. Po! Jemi Shqipëtarë dhe përbëjmë një Kombësi të re. Mëma e Nacionalismës, Mallëngjimi Kombëtar i shekullit XX, nxori në dritë një pjellë të re.

Kjo pjellë jemi ne. Si Neo-Grekët e sotmë, si Turqit e sotmë të Asisë së Vogël, kështu edhe neve na ka pjellor një natë magjike verore, dynamisma krijonjëse e freshkëtë dhe përjetësisht e re e natyrës, në gjirin që nuk duket dhe misterioz të Perëndisë së Krijesavet. Jemi akoma djem. Ndërgjegjja jonë nuk e ka njohur akoma fytyrën krejt të ndritshme të Krijonjësit.

Sytë t’ona nuk janë mësuar akoma të shohin me sympathi Diellin e Intelektit. Ku janë kujtimet t’ona të shoqërisë? Ku është Uniteti ynë sentimental? Ku është Poezia, Leteratura, që përfaqësojnë racën t’onë, farën t’onë? Ku është shpirti kombëtar i pastër dhe i zhvilluar? Ku është gjuha jonë? Ku është kultura jonë? Shqipëria nuk e ka ngrehur akoma Falëtoren e saj…!

Lindëm në errësirë, po kërkojmë dritën. Dhe misioni i brezit të sotmë është që të na shpjerë nga errësira në dritë. Rreziqe na kanë rrethuar nga të gjitha anët. Me gjithë këtë, nuk ka as ndonjë rrezik. Mjafton t’a kuptojmë. Ai që rron, rron se pse e pa dhe e mundi rrezikun. Jeta nuk ka tjetër vlerë, tjetër kuptim. Jetë do të thotë të mundësh rrezikun.

Edhe Grekërit e Vjetër, në çapet e para të zhvillimit të tyre, kishin të luftonin kundër po këtij rreziku. Bile luftuan një shekull të tërë. Po u përpoqën si gjigandë. Me gjithë këtë, me zor të math shpëtuan nga rreziku që të mbyten në rrymën e tëmerëshme që kish shkaktuar hyrja e influencave të huaja, që u kish lënë trashëgim e shkuara.

“Mania e historismës” mënjë e prishi atë Statujë madhështore të Mëndjes Njerëzore, bile edhe para se të ngrehet. Dhe jo se pse nuk kish sbuluar akoma rrugën e jetës, që çelet brenda në pastërtinë dhe flakën e ndërgjegjes kombëtare. Për një kohë të gjatë qytetërimi i tyre nuk ishte gjë tjetër, veç se një trazim konceptesh të pa-kuptuara semitike, babyloniane, indiane dhe egjiptiane.

Feja e tyre ishte një shesh anarkik dhe i nxehtë lufte midis njëri-tjetrit, shesh mbi të cilin mbretëronin të gjitha Perënditë e Asisë. Me gjithë këtë Kaos, qytetërimi grek lindi, rroi dhe mbretëroi mbi fronet e të gjitha epokave të paskëtajme. Greqia e Platonit mundi pak e nga pak, t’i çdukij influencat e tyre, të dëbojë nga Falëtoria e Mendimit Perënditë e Barbarëvet, d.m.th. të organizojë Kaos-in, që gjendesh brenda në Unën e saj./ Memorie.al

Botuar më 1 korrik 1930

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Naimi është aktual për tejpamjen e tij në politikë, pasi ai u tregoi shqiptarëve Perëndimin, si shembull...”/ Refleksionet e profesorit të njohur, që drejtoi katedrën e gjuhës shqipe, në universitetin e Napolit

Next Post

“Ende pa u arrestuar Kadri Hazbiu, oficeri i Sigurimit, Ylli Birçe, raportonte se ditën kur zhvillohej mbledhja e Byrosë Politike, nga shtëpia e Kadriut, kishin dalë...”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

Artikuj të ngjashëm

“Goditja e Krerëve të Ushtrisë 1974-1975: ‘Balluku, Dume, Çako, Parllaku, agjentë të Jugosllavisë dhe Traktatit të Varshavës…’” / Zbulohet akt-akuza e Aranit Çelës dhe debati i fundit në Presidium për faljen e tre gjeneralëve
Dossier

“Ende pa u arrestuar Kadri Hazbiu, oficeri i Sigurimit, Ylli Birçe, raportonte se ditën kur zhvillohej mbledhja e Byrosë Politike, nga shtëpia e Kadriut, kishin dalë…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 18, 2026
“Naimi është aktual për tejpamjen e tij në politikë, pasi ai u tregoi shqiptarëve Perëndimin, si shembull…”/ Refleksionet e profesorit të njohur, që drejtoi katedrën e gjuhës shqipe, në universitetin e Napolit
Dossier

“Naimi është aktual për tejpamjen e tij në politikë, pasi ai u tregoi shqiptarëve Perëndimin, si shembull…”/ Refleksionet e profesorit të njohur, që drejtoi katedrën e gjuhës shqipe, në universitetin e Napolit

March 17, 2026
“Në Komitetin Qendror të Partisë kishim mbërritur letra, ku shkruhej që; nipi i Kadri Hazbiut, vazhdonte të mësonte në të njëjtën shkollë me nipërit e shokut Enver dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Feçori vlerësonte romanin ‘Dimri i vetmisë madhe’ të Kadaresë, duke thënë se autori paraqet me vërtetësi rininë e ‘Rrugës së Dibrës’, e cila është si ajo e Bashkimit Sovjetik…”/ Dëshmia në hetuesi, ish-drejtorit të Albimportit
Dossier

“Kur u mor vesh se Mehmet Shehu kishte vrarë veten, Liria i tha babait; Hajdar, krushku Kadriu, mbaroi’, ajo e parandjeu të keqen, madje, kur vdiq Hysni Kapo…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 17, 2026
“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit
Dossier

“Kur drejtori i Sigurimit për Tiranën, Nustret Dautaj, e kërcënoi me arrestim dajën tim, poetin Fatos Arapi, unë iu ktheva dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së, Agron Aranitasi

March 16, 2026
“Kërkesat nga tri çengitë për Ministrinë e Brendshme, mbajnë datën 8 mars 1922, vetëm dy muaj pas miratimit të ‘Rregullores së kurvënies’…”/ Historia e panjohur e Shtëpive Publike në Tiranë
Dossier

“Kërkesat nga tri çengitë për Ministrinë e Brendshme, mbajnë datën 8 mars 1922, vetëm dy muaj pas miratimit të ‘Rregullores së kurvënies’…”/ Historia e panjohur e Shtëpive Publike në Tiranë

March 14, 2026
Next Post
“Goditja e Krerëve të Ushtrisë 1974-1975: ‘Balluku, Dume, Çako, Parllaku, agjentë të Jugosllavisë dhe Traktatit të Varshavës…’” / Zbulohet akt-akuza e Aranit Çelës dhe debati i fundit në Presidium për faljen e tre gjeneralëve

“Ende pa u arrestuar Kadri Hazbiu, oficeri i Sigurimit, Ylli Birçe, raportonte se ditën kur zhvillohej mbledhja e Byrosë Politike, nga shtëpia e Kadriut, kishin dalë...”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme