• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, August 15, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Sjelljet e partizanëve nga Shqipëria në Kosovë, janë brutale, merren pleq peng, tue i shtrëngue, ja të bien djemtë, ja nuk i lëshojnë, kërkohet ushqim me imponim, mishra dhe…”! / Historia e panjohur e “Luftës Antifshatiste”

“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
“Babai im vdiq në tortura në burgun e kalasë së Gjirokastrës dhe eshtrat e tij i gjeta pas 48 vitesh, sepse kur gërmuam…”/ Historia e tragjike e nipit të shkrimtarit të njohur
“Kosova, djepi i shqiptarizmit”, libri i intelektualit Hamit Kokalari nga Gjirokastra, që bëri jehonë në vitin 1943 dhe që Nexhmije Hoxha s’pranoi ta ribotonte
“Për ‘Vangjon’, thonë se u vra, se u takua me Hysni Lepenicën, po me Hysninë, u poq edhe Enver Hoxha në Dushkarak dhe i tha…”/ Misteri i vrasjes së komandantit të “Çetës Plakë” të Vlorës, 27 gusht ’43!
“Në korrik 1944, në Shqipërinë e Veriut u zhvilluan luftime të ashpra, mes Divizionit SS ‘Skanderbeg’ dhe forcave komuniste, ku …” / Ditarët e oficerit të lartë gjerman, Helmuth Greiner, 1943-1944
“Në korrik 1944, në Shqipërinë e Veriut u zhvilluan luftime të ashpra, mes Divizionit SS ‘Skanderbeg’ dhe forcave komuniste, ku …” / Ditarët e oficerit të lartë gjerman, Helmuth Greiner, 1943-1944

Nga Xhafer SADIKU, 

Memorie.al / Mbështetja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Partinë Komuniste të Shqipërisë, më shumë se sa për të kontrolluar Shqipërinë, bëhej për të mbajtur nën kontroll krahinat shqiptare të Kosovës dhe të Maqedonisë. Zhvillimet e viteve 1941-1944 në Kosovë dhe viset shqiptare në Maqedoni, tregonin se Partia Komuniste e Jugosllavisë, nuk kishte ndikim në viset dhe popullsinë shqiptare, ndërsa ishte e fuqishme në popullsinë serbe-malazeze-maqedone.

Pas goditjes së Grupit të të Rinjve, Dushan Mugosha shkoi pranë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave, ku dorëzoi dokumentacionin pranë Josip Broz Titos. Më 22 shtator 1942, Tito i dërgoi një letër Miladin Popoviçit, më 22 shtator 1942, me udhëzime për organizimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Ai shkruante se nga materiali i dërguar nga PKSH-ja, ai i kishte dërguar disa telegrame Kominternit ku, në emrin e të dërguarve jugosllavë pranë PKSH-së, i kishte kërkuar lejen që të mbahej konferenca e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe të zgjidhej një delegat i përgjithshëm i Komitetit Qendror.

Gjithashtu mund të lexoni

”M. Gjikopulli, K. Plaku, krimin e tradhtisë ndaj Atdheut, e kanë kryer në formën e spiunazhit, si agjentë të vjetër të zbulimit…”/ Relacioni i Presidiumit, për “Grupin sabotator të Naftës”, qershor ‘76

“Andrea Manço është i përgjegjshëm dhe ai do të dënohet, sepse mua më kujtohet që në Gjyqin Special, ku Beqir Valteri, luajti këtë rol…”/ Diskutimi i Haxhi Lleshit, në mbledhjen e Presidiumit, 26 qershor ‘76

Në bazë të udhëzimeve të Titos, u mbajt Konferenca e Parë e Vendit e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Për të drejtuar punimet e saj, Josip Broz Tito autorizoi anëtarin e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave, Bllazho Jovanoviq.

Tito kishte shtuar vetëm një pikë rreth së cilës do të diskutohej në konferencën dhe kjo ishte çështja organizative e Partisë Komuniste të Shqipërisë, në të cilën duhej të përpunohej rrënjësisht në mënyrë të veçantë uniteti dhe spastrimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Ai kërkonte edhe eliminimin politik të Llazar Fundos, të cilin e quante trockist. Gjithashtu, duhej të dërgoheshin karakteristikat dhe emrat e anëtarëve të rinj të Komitetit Qendror, që do të zgjidheshin në Konferencën e Parë të Vendit. Pasi të dërguarit e Titos e realizuan me sukses Konferencën e Parë të Vendit të PKSH (mars 1943), Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha i organizuan edhe komitetet qarkore të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe, në këtë mënyrë, e vunë nën kontroll të plotë Partinë Komuniste të Shqipërisë.

Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, sipas udhëzimeve të përfaqësuesve të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, u mbajt mbledhja e Këshillit Nacionalçlirimtar, e njohur si Konferenca e Dytë e Labinotit. Ajo vendosi që i vetmi pushtet në Shqipëri do të ishte ai i këshillave nacionalçlirimtare. Pas saj, Partia Komuniste e Shqipërisë e filloi luftën e armatosur kundër forcave politike opozitare të saj, që mori karakterin e luftës civile.

Para konferencës së Labinotit, ishte formuar Brigada e Parë Sulmuese, formacioni më i ashpër në luftën civile, bashkë me Brigadën e Pestë dhe të Gjashtë, që do të formoheshin më vonë.

Për objektivin e vërtetë të luftës së forcave partizane na njeh një letër e shtabit të Brigadës së Parë, që mban datën 18 shtator 1943, dërguar partizanëve bullgarë, që vepronin në zonat shqiptare në Maqedoni. Në letër vihej në dukje se në horizontin e luftës nacionalçlirimtare antifashiste të popujve të Ballkanit po ndriçonte vëllazërimi i popujve ballkanikë.

“Themeli i këtij vëllazërimi të popujve tanë”, – theksohej në letër, – “po hidhet me formimin e Shtabit të përbashkët, Shtabit Partizan Inter-ballkanik, i cili ka për të na udhëhequr me siguri drejt fitoreve tona të përbashkëta”.

Me udhëzimin e Vukmanoviç Tempos, në jug të Shqipërisë u krijua Zona e Parë Operative Vlorë-Gjirokastër, e cila do të bëhej vatra e luftës civile në Shqipëri deri në verën e vitit 1944, kur në ato zona u vendos pushteti komunist.  Në pranverë të vitit 1944, tërheqja masive e ushtrisë gjermane nga Greqia po krijonte tension të madh në Partinë Komuniste të Jugosllavisë.

Me gjithë punën intensive të emisarëve të saj në Shqipëri, Partia Komuniste e Shqipërisë, nuk kishte përkrahje në masat popullore dhe forcat e saj ushtarake ishin të izoluara në jug të Shqipërisë. Në atë gjendje, pushteti në Shqipëri, pas largimit të gjermanëve, do t’u mbetej përsëri forcave jo komuniste.

Në Kosovë dhe territoret shqiptare në Maqedoni, forcat që punonin për bashkimin kombëtar ishin të shumta, ndërsa ato komuniste të papërfillshme. Për këtë arsye, në prill të vitit 1944, udhëheqja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, organizoi një kongres dhe dërgoi udhëzimet përkatëse për vendimet që do të merreshin në kongres. Kongresi do të mbahej në zonën e lirë të Përmetit, që ishte çliruar që më 13 shtator 1943, kur u largua ushtria italiane.

Për të ndryshuar gjendjen në Kosovë, në fund të prillit Partia Komuniste e Jugosllavisë, e tërhoqi nga Shqipëria Dushan Mugoshën, që kishte fituar përvojë të madhe në organizimin e partisë komuniste dhe formacioneve partizane dhe i kishte frymëzuar me urrejtje për bashkëkombësit e tyre jo komunistë. Në prag të largimit për në Kosovë, Mugosha i udhëzoi komunistët, për disa vendime që duhej të merrnin dhe personat që duhej të godisnin. Ata i plotësuan dëshirat e Mugoshës.

Në kongresin e Përmetit, u mor vendim për të bashkuar në një divizion të vetëm forcat partizane që vepronin në mënyrë aktive në jug të Shqipërisë. Divizioni mori urdhër të kalonte në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut, për të shtypur atë që komunistët e quanin “reaksioni”. Veprimet e forcave komuniste në veri të Shqipërisë bëheshin të koordinuara me forcat partizane serbo-malazeze dhe bullgare, që vepronin në territoret shqiptare në Kosovë e Maqedoni.

Partia Komuniste e Shqipërisë e zbatoi planin e shtabit të Titos dhe dërgoi në Kosovë dhe viset shqiptare në Maqedoni formacione të mëdha partizane, për të luftuar patriotët shqiptarë që Partia Komuniste e Jugosllavisë i quante “shovinistë”. Forcat më të mëdha ishin Brigada e Pestë dhe e Gjashtë, që të dyja me partizanë nga Zona e Parë Operative, që ishin treguar të pamëshirshëm në luftën kundër forcave jo komuniste në jug të Shqipërisë.

Detyra e tyre ishte:

1- Të shtypte “reaksionin” shqiptar,

2- të çarmatoste popullsinë e të armatoste përkrahësit e tyre,

3- të vendoste pushtetin e këshillave nacionalçlirimtare dhe

4- të bënte rekrutimin e të rinjve të zonave ku shkelnin radhët e formacioneve partizane.

Sjelljet e partizanëve nga Shqipëria në Kosovë ishin brutale. Në një shkresë që mban datën 5 dhjetor 1944, dërguar byrove të partisë së batalioneve partizane, midis të tjerave lexojmë: “Është bërë mobilizim me forcë.., janë marrë pleq peng, tue i shtrënguar, ja të bien djemtë ja nuk i lëshojnë…, I janë marrë popullit kuaj karroce, tue lënë karrocat në mes të rrugëve ose komplet me gjithë të, tue lënë në mjerim e në vuajtje ekonomike familjet e vobekta…, Nuk respektohen këshillat si pushtet i dalë nga poshtë…, kërkohet ushqim me imponim, e sidomos mishra…, Janë bërë arrestime pa kriter…”!

Vlen të theksojmë këtu edhe operacionin e zhvilluar kundër patriotëve shqiptarë, të grumbulluar në zonën e Drenicës. Në urdhrin e veprimit të komandës partizane, të datës 4 dhjetor, detajohej operacioni për spastrimin e Drenicës, që do të zhvillohej prej datës 5 deri më 10 dhjetor 1944, duke asgjësuar “reaksionarët” dhe çarmatosur të gjithë ata që nuk bashkoheshin me ushtrinë partizane.

Forcat patriotike, që komunistët i quanin “tradhtarë”, komandoheshin nga Mehmet Gradica, Jakup Rama, Demali Pozhari, Mehmet Ag Berisha, Mehmet Ag Rashkoci, Bajram Gashi, etj.“Të gjitha forcat reaksionare që do të takoni”, – theksohej në urdhër, – “të rrethohen dhe të shpartallohen me çdo kusht. Gjithë robërit që do të kapeshin do të dërgoheshin pranë shtabit të brigadës në datën 8 në Koshinca. Të çarmatosen njerëz të dyshimtë dhe ata që nuk duan të mobilizohen me dëshirë…”!

Në një urdhër veprimi, të datës 8 dhjetor 1944, batalionet partizane urdhëroheshin të vazhdonin spastrimin e maleve, pyjeve dhe fshatrave. Gjithë zona duhej spastruar deri më 10 dhjetor 1944, me konditë që të mos mbetej asnjë katund pa u spastruar dhe pa u formuar pushteti, si dhe mobilizimi vullnetarisht. Por, dhunës brutale të rinjtë e Kosovës, iu përgjigjën me dezertime.

Dezertimet e të rinjve nga formacionet partizane nga Shqipëria ishin masive, ndërsa masat kundër tyre ishin të ashpra. Shtabi i Brigadës së Pestë, i drejtonte një letër Batalionit të Pestë të saj, nëpërmjet së cilës e udhëzonte se si të veprohej me dezertorët: “Të kapen, t’u bëhet gjyqi dhe të pushkatohen para batalionit, me një konferencë të gjerë.

P.sh., në qoftë se ikin katër veta bashkë dhe kapen, të pushkatoheshin dy veta, ndërsa po të ishin dy të pushkatohej vetëm shtytësi…! Dezertimi në masë siç u ka ngjarë juve, tregon mos punimin tuaj në masë gjë që u është theksuar dhe në rast përsëritje, ngarkohi me përgjegjësi”.

Më 9 dhjetor 1944 zëvendëskomandanti i Brigadës së Pestë e informonte organizatën e Mbrojtjes Popullore për, siç shkruante ai, Kosovë e Metohi me qendër në Vuçiternë, se zona e Drenicës ishte çliruar nga reaksioni dhe tani vazhdonte spastrimi. Operacioni i spastrimit vazhdoi deri sa patriotët shqiptarë u shfarosën dhe komunistët e Titos, e vendosën sundimin e tyre në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare në Maqedoni. Eliminimi i tyre do të kishte pasoja afatgjata, që vërehen madje edhe sot. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kishte njerëz që kaluan një hetuesi të fortë, tepër të vështirë, por në kamp apo burg, nisën të squllen e, u bënë të këqij, spiunë etj., pasi trishtimi, uria, vuajtjet dhe...”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

Next Post

“Kur sekretari partisë më tha; Pse shkon në qytet, shokët e tu, po korrin grurin në aksion, ku i thërret partia dhe shoku Enver, ti bredh, ata luftojnë në Veitnam’, unë...”/ Refleksionet e shkrimtarit nga Vlora

Artikuj të ngjashëm

”M. Gjikopulli, K. Plaku, krimin e tradhtisë ndaj Atdheut, e kanë kryer në formën e spiunazhit, si agjentë të vjetër të zbulimit…”/ Relacioni i Presidiumit, për “Grupin sabotator të Naftës”, qershor ‘76
Dossier

”M. Gjikopulli, K. Plaku, krimin e tradhtisë ndaj Atdheut, e kanë kryer në formën e spiunazhit, si agjentë të vjetër të zbulimit…”/ Relacioni i Presidiumit, për “Grupin sabotator të Naftës”, qershor ‘76

August 15, 2025
“Andrea Manço është i përgjegjshëm dhe ai do të dënohet, sepse mua më kujtohet që në Gjyqin Special, ku Beqir Valteri, luajti këtë rol…”/ Diskutimi i Haxhi Lleshit, në mbledhjen e Presidiumit, 26 qershor ‘76
Dossier

“Andrea Manço është i përgjegjshëm dhe ai do të dënohet, sepse mua më kujtohet që në Gjyqin Special, ku Beqir Valteri, luajti këtë rol…”/ Diskutimi i Haxhi Lleshit, në mbledhjen e Presidiumit, 26 qershor ‘76

August 15, 2025
“Të pandehurit F. Nashi, B. Alija, K. Plaku, P. Murati, M. Gjikopulli, Dh. Stefa e J. Konomi, kanë bërë edhe agjitacion dhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“I lutem atij forumi të lartë, e Partisë mëshirëplotë, që të më falë jetën, për t’ja dedikuar deri në fund asaj, që i jam borxhli…”/ Kërkesa e Milto Gjikopullit për Presidiumin e Kuvendit Popullor, qershor 1976

August 15, 2025
“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Dëshmitari Zenel Pushaj deklaroi, se i pandehuri Koço Plaku i ka thënë se; e kanë porositur rusët që të ruajë veten, të presë urdhër…” / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 13, 2025
“Ngjarjet e Kosovës në mars-prill 1981, shtypi sovjetik i paraqiti si; veprimtari e organizuar nga ‘qendrat e huaja të spiunazhit’ por Shqipërinë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi
Dossier

“Mjerimi ekonomik stimuloi emigrimin dhe politika represive e Beogradit ndaj pakicave, shkaktoj mërgimin e 400 mijë shqiptarëve të Kosovës…”/ Shkrimi i panjohur i “Neue Zürcher Zeitung”, në 2006-ën

August 11, 2025
“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 13, 2025
Next Post
“Kur sekretari partisë më tha; Pse shkon në qytet, shokët e tu, po korrin grurin në aksion, ku i thërret partia dhe shoku Enver, ti bredh, ata luftojnë në Veitnam’, unë…”/ Refleksionet e shkrimtarit nga Vlora

“Kur sekretari partisë më tha; Pse shkon në qytet, shokët e tu, po korrin grurin në aksion, ku i thërret partia dhe shoku Enver, ti bredh, ata luftojnë në Veitnam’, unë...”/ Refleksionet e shkrimtarit nga Vlora

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme