• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, August 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Sipas fjalëve të Vasil Shantos, ne ishim të sigurt se do vinim shëndoshë e mirë në Shqipëri, por ai…”/ Dëshmia e rrallë e togerit jugosllav, që u kap rob kur vra ‘Militanti’

Rrëfimi i korrierit: “Babai im dyshonte te Enveri, por Qazim Mulleti i tha: Xan, ky është i yni…’, kurse më 4 maj ’42, shoqëruesin e Qemal Stafës, “Hekurin” e nisën në….”
“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Sipas fjalëve të Vasil Shantos, ne ishim të sigurt se do vinim shëndoshë e mirë në Shqipëri, por ai…”/ Dëshmia e rrallë e togerit jugosllav, që u kap rob kur vra ‘Militanti’
Memorie.al
Memorie.al
“Enveri s’ua dha pensionin e ‘Heroit të Popullit’, familjeve të Qemalit dhe Vasil Shantos, por ndërhyra unë tek…”/ Dëshmia e ish-nënkryetarit të Gjykatës së Lartë
Memorie.al
Memorie.al

Nga Kastriot Dervishi

– Studiuesi dhe historian i njohur, Kastriot Dervishi, publikon dokumentet arkivore që hedhin poshtë versionin e historiografisë komuniste –

Memorie.al / Ndoshta pak vetë e dinë që në 28 nëntor 1948, Presidiumi i Kuvendit Popullor, e shpalli Vasil Shanton, “Hero Kombëtar”, d.m.th. baras me Skënderbeun. Emrin e Shantos e mbajnë sot me shumicë e tepri, lagje, rrugë, shkolla, etj. Është bërë edhe filmi i gënjeshtërt artistik “Militanti”, që RTSH-ja dhe stacionet televizive të tjera e japin deri 2-3 herë në ditë në mënyrë që të vijojnë besnikërisht mashtrimet e propagandës komuniste. Filmi pasqyron të njëjtat gënjeshtra si edhe materialet e tjera të shkruara gjatë komunizmit. Normalisht në këtë rrethanë është e ligjshme të pyesësh se: çfarë paska bërë ky individ që shteti paska kaq shumë detyrime ndaj tij. A thua është përpjekur për tërësinë territoriale të shtetit shqiptar, apo ka pasur funksione të larta shtetërore e ka dhënë ndihmë të jashtëzakonshme?!

Për të mësuar të vërtetën, mjafton të shohim dokumentin e kohës, i publikuar i censuruar në botimin e vitit 1986, të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, kushtuar heronjve, të cilit i është hequr pjesa thelbësore. Vasil Shanto nuk u vra as në përpjekje me gjermanët, as me ballistët, as me “reaksionin” dhe as për “çlirimin e atdheut”, por në krye të një detyre private, për të cilën mbase edhe mund të jetë paguar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Politika s’bëhet me inat, pasi që nga koha e luftës në SHBA-ës kanë ndryshuar 15 administrata, por me këtë s’dua të them se do vendosim marrëdhënie me…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Byro, 25 dhjetor ’89

“Malazezi Pajkoviç, drejtues në zonën e Kosmetit, gjatë një takimi me Ndue Pjetrin i tha: ‘Ti e ke vrarë Bardhok Bibën? Ke vrarë një komunist të rrallë, një hero të vërtetë dhe…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Ngjarjen e dëshmon personi që ngeli gjallë, i quajturi Naun Zafirof, i cili ishte oficer i Ushtrisë Mbretërore Jugosllave, i zënë rob nga partizanët e Josif Broz Titos. Pasi lihet i lirë në Kolashin të Malit të Zi, kërkon të kthehet në vendlindje, në Ohër. Atje njihet me oficerin Rifat Manjani, i cili e prezanton me Vasil Shanton.

Këta e kërkojnë Vasilin të bëhet shoqëruesi i tyre dhe ky i fundit pranon. Ka qenë një udhëtim që është ndërprerë nga një pritë e rastësishme xhandarmërie, e cila ka synuar ndalimin e katër njerëzve të armatosur, pa e ditur fare se kush ishin ato. Me Vasilin ishte edhe një komunist tjetër, Reshit Rusi, i cili gjithashtu mbeti i vrarë bashkë me Vasil Shanton.

Dokumenti arkivor me proces-verbalin e marrjes në pyetje nga Xhandarmëria e Qarkut të Shkodrës, të ish-oficerit të ushtrisë jugosllave, Naun Zafirof, i cili ishte ne Vasil Shanton në momentin e vrasjes

Proces-verbali i marrjes në pyetje të ish togerit të ushtrisë jugosllave Naun Zafirof, i biri i Metodis dhe i Katerinës, i vitlindjes 1915, lindur e banues në qytetin e Ohrit.

Të pranishëm në marrjen në pyetje, datë 14.2.1944, ora 16.00 në zyrën e adjutanturës së Qarkut të Xhandarmërisë Shkodër: kapiten Pjetër Gurakuqi, aspirant Hil Shllakun, sekretar kapter Nush Shtjefni.

Deklarimi si më poshtë: 

Unë kam qenë në qytetin Kolashin të Malit të Zi si rob i partizanëve të Titos, ku kam qëndruar qysh në muajin dhjetor 1943. Në Kolashin jam njohur më parë me kapiten Manjanin, i cili dhe ka qenë zënë rob prej partizanëve. Me kapiten Manjanin, lidha miqësi, duke shfaqur dëshirën të ktheheshim te shtëpitë tona, ai në Dibër e unë në Ohër.

Manjani më tha se kishte njohur një të quajtur Vasil, i cili i kishte dhënë fjalën se do ta çonte deri në Shkodër. Atëherë edhe unë e luta që të fliste dhe për mua me këtë Vasilin. Më vonë e njoha personalisht Vasilin, duke u takuar 4-5 herë vetëm për pak minuta dhe kemi biseduar vetëm për çështjen e udhëtimit të projektuar, d.m.th. kemi rënë dakord që të niseshin për në Shkodër.

Më vonë kam njohur edhe Reshitin. Më 29 janar 1944, jemi nisur të katërt prej Kolashinit. Çështjen e lejes e kishte rregulluar Vasili me partizanë dhe ai na printe gjithkund. Më 30 janar kemi mbërritur në katundin Bioçe dhe më 31 janar ora 5.00 të mëngjesit, mbërritën në Kosorr afër kufirit të Shqipërisë. Këtu kemi ngrënë e kemi pirë, duke marrë bukë me vete.

Jemi nisur e kemi udhëtuar gjithë natën, herë rrugë e herë nëpër male, deri sa kemi hasur me patrullat e xhandarmërisë dhe rezultati dihet. Gjatë udhëtimit, Vasili na porositi që ecnim me vëmendje dhe pa frikë se mund t’u hetonim nga ndonjë patrullë.

Duke ardhur në Shqipëri, sipas fjalës së Vasilit, ishim të sigurt se do të vinim shëndoshë se kështu na e kishte premtuar ai, prandaj u nisëm me konviksion të plotë se, nuk do na gjente gjë.

Deklaroj se qysh kur kemi hyrë në kufi të Shqipërisë e, deri ku ka ndodhur ngjarja, nuk kemi hyrë në asnjë shtëpi shqiptare, as kemi ngrënë bukë e as kemi fjetur. Kemi ngrënë vetëm ushqimin që kemi pas marrë me vete në katundin Kasorr dhe kemi pushuar jashtë disa here, pa hyrë brenda në ndonjë shtëpi.

Unë kam qenë i armatosur me një “Mashinë” dore, tip angleze e cila, ka pas një krah me 32 fishekë. Vasili ka pas edhe ai një “Mashinë” të tipit gjerman, por nuk di sa municion ka pasur, mbaj mend që ka pasur tre krehra në çantën e “Mashinkës”, të cilët sigurisht do kenë qenë të mbushur.

Më duke ka pasur edhe një revolver, por nuk e mbaj mend mirë. Vasili ka pas edhe bomba dore, por nuk di sa. Unë për vete nuk kam pasur bomba. Kapiten Manjani, ka pas një pushkë të gjatë jugosllave dhe një revolver gjysmë automatik dhe një rrip fishekë.

Reshiti ka pasur “Mashinë” gjermane. Nuk mbaj mend të ketë pasur bomba apo jo. “Mashinën” mua ma dhanë partizanët në Kolashin, nja dy ditë para se të nisesha në Shqipëri. Për t’u liruar prej tyre, unë kisha marrë një raport nga doktori se vuaja nga zemra dhe se, nuk mund t’i bëja ballë mundimeve, nuk mundja të haja ushqimin e partizanëve dhe kështu armën ma dhanë për udhëtim.

Unë e kam ditur se Vasili dhe Reshiti ishin komunistë, por si unë, ashtu edhe kapiten Manjani, kemi udhëtuar me ta vetëm të na tregonin rrugën deri në Shkodër. Këtu Manjani, do paraqitej te një personalitet i quajtur Gjon Marka Gjoni dhe prej këtij do të merrnim leje për të vazhduar udhëtimin tonë në Dibër dhe Ohër.

Me vete kam pasur një dokument timin personal, të cilin ma kanë marrë xhandarët. Qysh prej katundit Kosorr e gati deri në kufi, na ka përcjellë një katundar, ndërsa prej kufirit shqiptar e këtej, ju betohem se nuk na ka përcjellë njeri. Në rastin që jemi takuar me xhandarët, Reshiti ka qenë ndarë prej nesh.

Ne të tre tentuam të iknim nga një rrugë që të çonte rrëzë malit, por edhe atje e kemi parë veten të rrethuar. Atëherë unë, duke e parë veten në rrezik, pasi xhandarët po shtinin gjithnjë kundra nesh, bërtita: “Mos shtini, mos shtini” dhe kam hedh “Mashinën” në tokë.

Jam zënë rob. Nuk kam mundur të shti asnjë fishek sepse ndjekja na u bë shumë e shpejtë. Gjithashtu kujtoj se edhe kapiten Manjani nuk ka shtirë. Ndërsa Vasili edhe mbas dorëzimit tim, ka hedhur bomba e ka qëlluar mbi xhandarët. Reshiti nuk di se çfarë drejtimi kishte marrë.

Po ju deklaroj se unë nuk jam partizan, por kam qenë rob i tyre. Nuk kam pasur qëllim tjetër për të ardhur në Shqipëri, përveç këtyre që deklarova më sipër. Unë jam ushtar. Përgjithësisht me politikë nuk jam marrë.

Vetëm fati i luftës më ka ndjekur që të bie rob ndër partizanë dhe të takohem me dy komunistët shqiptarë në rrethanat që tregova.

Shtoj se unë kam luftuar kundër komunistëve në vendin tim dhe prandaj paq rashë rob. Gjithashtu në rastin e ndjekjes prej xhandarmërisë, nuk kam shtënë kundër tyre me armë. Prandaj kjo tregon se unë nuk kam pasur qëllime komuniste.

Tjetër gjë nuk kanë thanijet e mija, i vërtetoj me nënshkrimin tem. Memorie.al

Kapterr                                           Aspirant                              Kapiten

Nush Shtjefni                        Hil Shllaku                      Pjeter Gurakuqi  Naun Zafirof

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Vajza që s’u martua kurrë, sakrifikoi jetën dhe shiti plaçkat e shtëpisë e pajën e saj, për t’ju gjetur vëllait në burgje, por në fund ai...”/ Historia tragjike e familjes nga Berati

Next Post

Kalendari Historik 11 Shtator 2022

Artikuj të ngjashëm

“Politika s’bëhet me inat, pasi që nga koha e luftës në SHBA-ës kanë ndryshuar 15 administrata, por me këtë s’dua të them se do vendosim marrëdhënie me…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Byro, 25 dhjetor ’89
Dossier

“Politika s’bëhet me inat, pasi që nga koha e luftës në SHBA-ës kanë ndryshuar 15 administrata, por me këtë s’dua të them se do vendosim marrëdhënie me…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Byro, 25 dhjetor ’89

August 28, 2026
“Ndërsa ishte në mbrojtje të shtëpisë së Gerës, me 9 gusht 1947, rrethohet nga Forcat e Ndjekjes në Munegjë dhe pas gjashtë orësh luftë…”/ Si i vra Llesh Gjon Marku, djali i tretë i Kapidanit të Mirditës
Dossier

“Malazezi Pajkoviç, drejtues në zonën e Kosmetit, gjatë një takimi me Ndue Pjetrin i tha: ‘Ti e ke vrarë Bardhok Bibën? Ke vrarë një komunist të rrallë, një hero të vërtetë dhe…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

August 28, 2026
“Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonuar njëri e, u kishte thënë se: ‘u krijua Partia Demokratike’…”/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89
Dossier

“Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonuar njëri e, u kishte thënë se: ‘u krijua Partia Demokratike’…”/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89

August 28, 2026
“Para se të arratisej me 59 vllehë, 900 bagëti dhe 40 mushka, Foto thirri për darkë, kryetarin e Degës, sekretarin e Komitetit të Partisë dhe…”/ Dokumentet e Sigurimit, për Kolonjën dhe Lezhën
Dossier

“Pas shkarkimit të Apostol Tenefit, në krye të Komitetit të Prizrentit është vënë Hajrulla Ishmi, vëllai i të cilët është varur nga italianët në ’42-in dhe është ‘Hero i Popullit’…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

August 28, 2026
“Stalini këtu është njeriu më i nderuar dhe fjalët e tij janë shkruar në hidrocentralin afër Tiranës, në hollin e Muzeut kombëtar e…/ “Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times, në 1957-ën
Dossier

“Jugosllavia kërkon të forcojë kapacitetet e saj në përmbysjen e regjimit Enver Hoxhës, për një dominim të mundshëm në qeveritë e ardhshme anti-komuniste në Shqipëri…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s në 1953

August 27, 2026
“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81
Dossier

“Shumë operacione të UDB-së i kaluan limitet e moralitetit, siç qe vrasja në 1972 e terroristit kroat Stjepan Shevo në Itali dhe vrasja e ekstremistit serb…”/ Ana e errët e shërbimit të fshehtë jugosllav

August 25, 2026
Next Post
Kalendari Historik 31 Gusht 2022

Kalendari Historik 11 Shtator 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme