• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, January 22, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Simon Vizental, me qendrën e tij të studimeve, çoi para drejtësisë, 1100 kriminelë nazistë, kurse komunistët këtu…”/ Refleksionet e ish-të dënuarës politike

“Kur na internuan familjarisht, në shtëpinë tonë në Tiranë, mbeti vetëm gjyshja, por shteti i futi aty Zenel D., i sapodalë nga spitali psiqiatrik dhe i alkolizuar, i cili i futej…”/ Kujtimet e trishta të kohës së diktaturës
“Kur na internuan familjarisht, në shtëpinë tonë në Tiranë, mbeti vetëm gjyshja, por shteti i futi aty Zenel D., i sapodalë nga spitali psiqiatrik dhe i alkolizuar, i cili i futej…”/ Kujtimet e trishta të kohës së diktaturës
“Gjergj Kokoshi, kishte besim tek misionet anglo-amerikane në Shqipëri dhe influenca e tyre mbi qeverinë e Enver Hoxhës, për t’i bërë presion, për shtyrjen e zgjedhjeve…”/ Libri i studiueses dhe historianes së njohur
“Kur arrestuan gjyshin dhe xhaxhain, që i ekzekutuan me ‘Gjyqin e Deputetëve’, na morën bizhuteritë e florinjta, kurse unzën prej ari, e vuri në gisht oficeri…”/ Dëshmia e rrallë, e nipit të Sheh Karbunarës
“Ju tregoj misterin e vdekjes në burg të Ali Menës, një nga intelektualët më të spikatur nacionalist, që u jepte mësime anglishte bashkëvuajtësve dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik
“Aspirant Refati, i ra me dru në kokë të burgosunin që shkoi tek telat, ta vrisnin rojet, e shtriu për tokë dhe me një gur të madh që mezi e ngriti, i ra në…”/ Ngjarja tronditëse në kampin e Rinasit në ’56-ën

Nga Alma Liço

– “Një neokomunist, antar i qeverisë sonë të majtë, para disa kohësh, u bëri thirrje viktimave të diktaturës komuniste, t’u kërkojnë falje xhelatëve”! –

Memorie.al / – … E pabesueshmja: Disa ditë më parë, një anëtar i qeverisë aktuale, një neokomunist, me cinizëm dhe paturpësi, u kërkoi viktimave të diktaturës komuniste, t’u kërkojnë falje xhelatëve të tyre, për qëndrimin që kanë mbajtur disa figura të nacionalizmit shqiptar gjatë luftës së dytë botërore, (si Mit’hat Frashëri, Mustafa Kruja, etj), të cilët, sipas tij, kishin bashkëpunuar me fashizmin e nazizmin në dëm të interesave kombëtare. Dhe për këtë i referohet historisë së shkruar dhe manipuluar nga historianë që dolën nga laboratorët e komunizmit, periudhë ende e patrajtuar në mënyrë objektive dhe të paanshme.

Teksa po lexoja librin “Lulja e Diellit” të Simon Vizental-it, ndjeva një shtysë të brendshme të reagoja dhe jepja opinionin tim mbi mundësitë dhe kufijtë e faljes, trajtuar aq gjerësisht në këtë episod të jetës së autorit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Pukë, dëbora arrin në 4 m., në Laç, era rrëzoi 21 shtylla tensioni, oretku zuri 17 veta në Dibër, në Lezhë ngordhën 6500 zogj pule, Vlora u përmbyt…”/ Zbulohen raportet sekrete për motin e keq, dhjetor ‘73

“Gjatë periudhës së Enver Hoxhës, fëmijët shqiptarë, i perceptonin shishet Coca-Cola që lundronin përgjatë lumit Buna nga Jugosllavia fqinje, si…”/ Reportazh në Shqipërinë e pas viteve ’90-të

Historia e vuajtjeve të tmerrshme në kampet naziste të përqendrimit, ma solli të gjallë terrorin dhe gjenocidin ndaj hebrenjve, gjatë asaj periudhe të shëmtuar të historisë së njerëzimit. Ngjarja e përjetuar nga autori është e shkruar mjaft bukur dhe me origjinalitet, me një gjuhë të thjeshtë, të rrjedhshme e të kuptueshme. Simon Vizental, është një nga të mbijetuarit e paktë të atij kampi. Histori të tilla, kemi lexuar e njohur me qindra.

Por, ajo që e bën të veçantë këtë rrëfim të dhimbshëm, është raporti dhe dilema që autori shfaq në lidhje me ndjesën e kërkuar prej tij nga një kriminel, Oficer SS-ë, që po ndërronte jetë, në ato ambiente ku mbizotëronte terrori dhe vdekja. Mes plagëve dhe fashove që kullonin gjak e qelb, SS-ë njëzet e ca vjeçar, kishte dëshmuar krimet e tij të tmerrshme dhe thellësisht i penduar, kishte kërkuar që hebreu i burgosur, ta falte atë.

Nën peshën e terrorit dhe të shfarosjes në masë, autori ishte i obliguar ta dëgjonte deri në fund rrëfimin e të riut që po vdiste, dhe më pas ishte larguar në heshtje, duke refuzuar në mënyrë të pazëshme, të mbante qëndrim ndaj lutjes së tij.

Disa orë më pas, oficeri SS-ë kishte mbyllur sytë. Kjo ngjarje u skalit në ndërgjegjen e Simonit dhe shumë vite më pas, ai kërkoi nga lexuesit e këtij episodi, si do kishin vepruar ata në të njëjtat rrethana. Natyrshëm, paqartësia e autorit, dhe deri diku brerja e ndërgjegjes, ka ndezur mjaft opinione të ndryshme, të botuara së bashku me këtë libër.

Në opinionin e saj, lidhur me mundësinë dhe kufijtë e faljes, Meri Gordon, profesoreshë e anglishtes në kolegjin “Barnard”, autore e katër novelave bestseller, ndër të tjera shkruan: “Falja afër mendsh mund të jetë e mirë për të dy palët, por nuk mund të jetë kurrë e mirë harresa; së pari sepse ajo është një formë mohimi, dhe së dyti sepse vetëm njohja e fajit nga të dy palët, mund të fillojë të pengojë përsëritjen e veprave të shëmtuara. Duke damkosur mëkatarin në mënyrë të sigurt, ritualet publike të pendesës sigurojnë që vepra të mos harrohet”.

Ndërsa Hans Habe, kryeredaktor i Gazetës “Die neue Zeitung”, në Mynihun e pas Luftës së Dytë Botërore, shkruante: “Falja është çështje shpirtërore, ndëshkimi është çështje ligjore…! Amnistia që i jepet një vrasësi, i cili nuk ndëshkohet, është një formë bashkëpunimi në krim. Ajo nuk nxit falje, ajo e përjashton atë …nuk mund të pranoj justifikim se sistemi e çliron individin nga përgjegjësia…! Të falësh pa drejtësi është një dobësi e vetëkënaqësisë”.

Cinthya Ozick, anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Letërsisë, fituese e disa çmimeve për novela dhe tregime, shkruan: “Shpesh na kërkohet të arsyetojmë në këtë mënyrë. Hakmarrja brutalizon, falja fisnikëron. Por mund të jetë e vërtetë dhe e kundërta. Rabinët kanë thënë: Kushdo që mëshiron një mizor, do të përfundojë si indiferent, ndaj të pafajshmit”.

Edhe falja mund të brutalizojë…falja është e pamëshirë, ajo harron viktimën. Ajo i mohon të drejtën viktimës për jetën e vet. Ajo sfumon vuajtjen dhe vdekjen. Ajo mbyt të shkuarën. Ajo kultivon ndjeshmëri ndaj vrasësit dhe pandjeshmëri ndaj viktimës…! Falja është e pamëshirshme. Fytyra e faljes, është e butë, por shumë e ashpër për viktimën.

E megjithatë, ky episod i jetës së Vizental-it, nuk e pengoi atë të luftonte për dënimin e krimit nazist. Qendra e dokumentacionit e krijuar prej tij, e cila ndjek kriminelët nazistë, ka ndihmuar të çohen para drejtësisë, 1100 persona që prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, kontribut për të cilin ai është nderuar nga qeveritë e disa shteteve, si SHBA-ës, Holandë, Itali, Izrael.

…Pa pretenduar ta rendis veten ndër figurat e spikatura dhe me përvojë, që nisur nga dilema e autorit kanë dhënë opinionet e tyre rreth mundësisë së faljes, nuk mundem të mos shpreh qëndrimin tim, për raportin çnjerëzor, të palëkundur të kriminelëve komunistë, me viktimat e tyre, të përjetuar nga qindra mijëra shqiptarë.

Brez pas brezi, viktimat e pafajshme kanë provuar dhe provojnë ende në kurriz, barbarinë e atyre që jo vetëm nuk shfaqin shenjat më të vogla të pendesës, për krimet e tyre pesë dhjetë vjeçare, por përkundrazi, e vazhdojnë atë luftë kriminale, me të njëjtin zell. Sigurisht, me format e reja që u mundëson koha…flakjet nga vendet e punës e, hedhja në rrugë të madhe, talljet me të drejtën e të qenit të dëmshpërblyer për dënimet kriminale dhe abuzive të pësuara, sorollatjet e padenja në procese të pafundme gjyqësore, në kërkim të dëshpëruar të të drejtave të dhunuara…ri-grabitjen e pronave të sekuestruara nga etërit e tyre,…etj.

Në vlerësimin tim, pendesa është një proçes i gjatë i një brerjeje të ndërgjegjes së individit, që ka mëkatuar apo ka kryer krime, i cili duhet të pasohet nga përpjekjet e tij për të shlyer disi dëmet e shkaktuara. Ndaj të njëjtin mendim, me disa nga personalitetet që kanë shprehur qëndrimet e tyre, se ndjesa nuk mund dhe nuk duhet të kërkohet.

Ajo mund të jepet nga viktima, nëse vërtet e ndjen se pendesa e mëkatarit është e sinqertë dhe se ai, mëkatari, ka dhënë gjithë shpirtin dhe energjinë e tij për të minimizuar dëmet e shkaktuara. Pra, ndjesa sipas meje, nuk kërkohet, ajo meritohet. Ky hap aspak i lehtë, i shërben paqtimit të shpirtit të lënduar të viktimave, si dhe një paqeje sociale aq të dëshiruar.

Por opinioni im nuk ka lidhje fare me realitetin e raportit krim-viktimë, në Shqipëri. Për fatin tonë të hidhur, komunistët, e veçanërisht këta tanët, mbeten kriminelët me të pamëshirshëm në historinë e komunizmit të vendeve të Europës Lindore, që masakruan brez pas brez, bashkëqytetarët e tyre. Nuk ka asnjë gjasë që ata të pendohen, aq më pak të kërkojnë ndjesë.

Mungon tërësisht edhe vullneti shtetëror e ai juridik, që ata të dënohen sipas ligjeve dhe të drejtës ndërkombëtare. Personat e përfshirë në krimin komunist, të cilët arritën të shfaqin një lloj pendese dhe keqardhje për viktimat e tyre, mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, dhe për fat të keq, pendesa e tyre ka ardhur pasi dhe ata vetë, në një moment të caktuar të jetës, kontributeve dhe bashkekzistencës me terrorin e ideologjisë komuniste, kanë provuar krimin dhe ndëshkimin mizor, të luftës brenda llojit.

Ata u dënuan prej atyre të cilëve u kishin besuar, dhe mbështetur në drejtimin e pushtetit të përgjakur, të dalë nga lufta vëllavrasëse, si dhe kolaboracionizmi me armiqtë më të egër dhe atavistë të Shqipërisë, ruso-jugosllavët

Madje, në Shqipërinë tonë të vogël, ende ndodh e paimagjinueshmja. E pabesueshmja. Disa kohë më parë, një anëtar i qeverisë aktuale, një neokomunist, me cinizëm dhe paturpësi, u kërkoi viktimave të diktaturës komuniste, t’u kërkojnë falje xhelatëve të tyre, për qëndrimin që kanë mbajtur disa figura të nacionalizmit shqiptar, gjatë Luftës së Dytë Botërore, (si Mit’hat Frashëri, Mustafa Kruja, etj), të cilët, sipas tij, kishin bashkëpunuar me fashizmin e nazizmin, në dëm të interesave kombëtare.

Dhe për këtë i referohet historisë së shkruar dhe manipuluar nga historianë që dolën nga laboratorët e komunizmit, periudhë ende e patrajtuar në mënyrë objektive dhe të paanshme.

Ndonëse në opinionet dhe qëndrimet ndaj dilemës së Simon Vizental-it, u njoha me krime nga më të ndryshmet, (si Holokausti, Aparteidi, etj), askund nuk hasa absurdin e kërkesës, që xhelatët u drejtojnë viktimave, sipas së cilës ata, viktimat, duhet t’u kërkojnë ndjesë kriminelëve dhe torturonjësve të tyre, të pesë dhjetë viteve?!

Kam lexuar për “Teorinë e Pafuqisë”, të elaboruar nga një shkencëtar i quajtur, Martin Seligman, sipas të cilës nuk mund të bëhet asgjë, për të kontrolluar apo për të përmirësuar një gjendje të caktuar, nga persona që kanë pësuar e vuajtur pasojat e saj, për një periudhë relativisht të gjatë. Dëshpërimisht, ndjehem viktimë e lodhur e saj.

Me dhimbje dhe trishtim përfundoj se ndonëse pendesa dhe falja janë procese të mahnitshme ringjalljeje, ne, viktimat e komunizmit, kurrë nuk do mundemi t’i provojmë. Jo, në Shqipërinë e dominuar ende, nga trashëgimia dhe barbaria komuniste. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me K. Gogonin, Nasho Nika dhe Koço Nika, bënin punë seksuale dhe kotrabandë por, edhe unë jam pak imoralë, pasi kam çfritëzuar mbashkëpuntorjen t’onë...”/ Dokumenti i rrallë i kapterit të Sigurimit, shkurt 1949

Next Post

“Babai im, pat thënë shprehimisht se; ‘nuk duhet të isha martuar me time kushërirë’, por ajo ishte një nga femrat më të bukura të kohës, aqsa në Vjenë...”/ Dëshmia e vajzës së vetme të familjes aristokrate

Artikuj të ngjashëm

“Kur u mor vesh se, ne gratë e personelit të ambasadave të huaja në Tiranë, kishim organizuar një llotari, më thirri në zyrë shefi i madh dhe…”/ Historia e lotarive klandestine, që shteti i dinte, por s’i ndaloi dot kurrë!
Dossier

“Në Pukë, dëbora arrin në 4 m., në Laç, era rrëzoi 21 shtylla tensioni, oretku zuri 17 veta në Dibër, në Lezhë ngordhën 6500 zogj pule, Vlora u përmbyt…”/ Zbulohen raportet sekrete për motin e keq, dhjetor ‘73

January 22, 2026
“Gjatë periudhës së Enver Hoxhës, fëmijët shqiptarë, i perceptonin shishet Coca-Cola që lundronin përgjatë lumit Buna nga Jugosllavia fqinje, si…”/ Reportazh në Shqipërinë e pas viteve ’90-të
Dossier

“Gjatë periudhës së Enver Hoxhës, fëmijët shqiptarë, i perceptonin shishet Coca-Cola që lundronin përgjatë lumit Buna nga Jugosllavia fqinje, si…”/ Reportazh në Shqipërinë e pas viteve ’90-të

January 22, 2026
“Julian Amery në kujtimet e tij ka shkruar; kur Mbretërit e tjerë të mërguar nuk u ndaheshin klubeve të natës në Londër, Zogu rrallë dilte në publik, pasi…”/ Historia e panjohur e Mbretit Zog në Angli
Dossier

“Julian Amery në kujtimet e tij ka shkruar; kur Mbretërit e tjerë të mërguar nuk u ndaheshin klubeve të natës në Londër, Zogu rrallë dilte në publik, pasi…”/ Historia e panjohur e Mbretit Zog në Angli

January 21, 2026
“Shoku Rexh Bërç që prita sot, më tha se djali i tij, kirurg, ishte ngjitur në një majë mali në Groenlandë, ku kishte vënë librin ‘Historia e P.P.SH-së’…”/ Zbulohet ditari i Enverit, shtator ’73, për mikun nga Anglia
Dossier

“Shoku Rexh Bërç që prita sot, më tha se djali i tij, kirurg, ishte ngjitur në një majë mali në Groenlandë, ku kishte vënë librin ‘Historia e P.P.SH-së’…”/ Zbulohet ditari i Enverit, shtator ’73, për mikun nga Anglia

January 20, 2026
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Njëri nga rojet e burgut, i dorëzoi Annës sendet vetjake të Xhulios, në një kuti kartoni, por kur ajo shkoi në shtëpi dhe e hapi…”/ Historia e trishtë e italianes bukuroshe, me studentin shqiptar

January 19, 2026
“Ata vinin nga një vend fqinj me Italinë, që Anna kishte dëgjuar prej të atit të quhej; ‘Vendi i Shqiponjave’ dhe ata vetë, quheshin…”/ Historia e panjohur e bukuroshes italiane me studentin shqiptar
Dossier

“Kur gjermanët i shkuan në shtëpi, Xhulio vuri dorën në xhepin e brendshëm të xhaketës, pasi përkthyesi, ish-shok klase me të në Itali…”/ Historia e trishtë e italianes bukuroshe, me studentin shqiptar

January 20, 2026
Next Post
“Babai im, pat thënë shprehimisht se; ‘nuk duhet të isha martuar me time kushërirë’, por ajo ishte një nga femrat më të bukura të kohës, aqsa në Vjenë…”/ Dëshmia e vajzës së vetme të familjes aristokrate

“Babai im, pat thënë shprehimisht se; ‘nuk duhet të isha martuar me time kushërirë’, por ajo ishte një nga femrat më të bukura të kohës, aqsa në Vjenë...”/ Dëshmia e vajzës së vetme të familjes aristokrate

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme