• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, June 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

Nga Ahmet Bushati

Pjesa e pesëdhjeteshtatë  

Memorie.al / Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë. Në prill të 1945, studentët e liceut, tashmë të ndjerë të tradhtuar nga premtimet e luftës, u mblodhën për të kundërshtuar terrorin e ri që burgoste dhe vriste njerëz të pafajshëm. Komunizmi e shndërroi Kosovën në një provincë të Jugosllavisë, ndërsa Shkodrën e dënoi për “fajin” e saj historik – qëndrimin e saj kundër pushtuesve. “Lëvizja e Postrribës” u bë mjet për të shtypur çdo kundërshtim, duke e çuar qytetin në një spirale vuajtjesh të papara: burgje, ekzekutime dhe shkatërrim i familjeve. Studentët e liceut, bashkë me qytetarë, u bënë simbol të rezistencës, ndërsa disa “të rinj komunistë” u shndërruan në vegla të Sigurimit të Shtetit, duke shkaktuar përjashtime nga shkollat dhe burgosje e internime.

Katër herë, Shkodra u ngrit në kryengritje të armatosura, por historia i harroi këto beteja. Libri shkruhet për të kujtuar të burgosurit e panumërt, të torturuarit dhe të vrarët, si dhe prindit që vuajtën në heshtje. Është një paralajmërim kundër diktaturës dhe një kërkesë që brezat e ardhshëm të mos harrojnë sakrificat e bëra për lirinë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

                                                         Vijon nga numri kaluar

                                                         Në Gjurmët e një ditari

                        Për jo ma shumë se tre muej kohë, në kampin e mrekullueshëm të Beratit

Matish Çefën, nji prej shokëve të mi ma të mirë atëherë e mbrapa, e kishte sjellë në atë kamp, burgu i Vlonës. E kishin pasë arrestue në vitin 1950, në nji fshat të Lushnjes, ku bashkë me të motrën, po shërbente si mësues. Nëse mue do t’m’u kërkonte që të jepsha emnin e nji personi që kishte qenë ma entuziasti për burgosjen e tij, pa asnji dyshim që do te veçojsha atë të Matish Çefës, dhe gjithashtu, nëse do te kishte nji njeri që pa përjashtim, ta njihte e ta donte i tanë nji burg, si ishte ai i Vlonës, në këtë rast, përsëri do t’ ishte i burgosuni Matish Çefa. Ishin të panumërt të burgosurit fshatarë me emnat e tyne të shkurtuem, si “Xake” e “Zaçe”, “Lipe”, “Muço”, “Nase”

“Bame” etj., shumica e të cilëve prej zonave të Vlonës e Mallakastrës, balliste që të gjithë, sikurse edhe vetë Tishi, me të cilët ai do të kalonte kohën ma të madhe e me të cilët ai gjithashtu, do të na njihte e afronte edhe ne.

Ne burg, si të thuesh, Tishi kishte gjetë veten. U ndjente mjaft komod aty brenda e, sinqerisht që nuk dishronte të dilte prej tij, për pa pasë krye edhe aq vjet sa atij t’ia justifikojshin pretendimin e nji antikomunisti e shqiptari të mirë. Kështu unë, tue ditë që Tishi ishte burgosë dy-tri vjet mbas meje, për ta ngacmue, do ta pyetsha me ironi: “Tish, sa vjet burg t’u banë”? dhe Tishi, me gojë të hapun që i shkonte nga njeni cep në tjetrin, do t’m’u përgjigjte tue tundë edhe dorën e shtrime drejt meje: “Eh, mor Ahmet Bushati, ta dish mirë, se unë nuk dal prej këndej, për pa ta kalue ty, makare me nji vjetë”!

Në nji ndër ato ditë të mia të fundit, do ta pyetsha Tishin: “Tish, tash po të pyes seriozisht, a do të dishrojshe me u lirue me kaq vjet burg, sa ke ba deri tash”? Dhe Tishi, ma me seriozitet, se asnjiherë tjetër, do t’m’u pêrgjigjte: “Po t’ betohem Ahmet, se për pa i ba s’ pakut edhe nja dy a tre vjet tjera, nuk dishroj me u lirue”. Si studentë të tjerë në atë kamp, veç atyne shkodranë që kemi pase rast të përmendim, kemi pasë edhe emnat e Tanush Frashërit e Vili Hysenbegasit, prej Korçet, vëllazënve, Besnik e Reshat Krypës, si dhe Klito Lames, prej Vlonet, Myrteza Baboçit prej Gjinokastret, të cilin na do ta thirshim si me përkëdhelje “Baboç”!

Nga Vlona ishte edhe studenti tjetër, Agim Bino, nji djalë i ndershëm e shume i vendosun, të cilin e kishin arrestue tek po tentonte t’u arratiste për në Jugosllavi, tue kalue me not liqenin e Shkodrës. Motra e këtij Agimi, ishte bashkëshorte e Delo Balilit, njenit prej dy zëvendës-ministrave të Mehmet Shehut. Kur ndonjiherë të vinte në komandë të kampit Delo Balili, ai do të dërgonte nji oficer që t’ia sillte Agimin në takim dhe ai (Agimi) nga ana e tij, do ta refuzonte takimin me të, në mënyrën ma kategorike, si komunist e oficer “Sigurimi”, që ishte ai kunat i tij.

Lejleku “Sahip bej”, mik i gjithë të burgosurve!

Në atë kamp të Shtyllasit, do të kishim së fundi edhe nji lejlek, që si i çelun vonë në verë, nuk kishte pasë moshë e as fuqi, me shtegtue me të tjerë lejlekë para vjeshtës, e mbetë kështu nën mbrojtjen dashamirëse të të gjithë të burgosurve të kampit. E dojshin të gjithë atë lejlek dhe e quejshin “Sahip

bej”, pagëzue ashtu me përkëdhelje prej Dr. Isufit, që çdo mbrëmje do ta merrte në dhomën e tij të vogël, ngjitë me infermierinë, e ta mëkonte si fëmijën, shpeshherë edhe me nji vezë të zieme, aq të çmueshme për mundësitë e nji kampi. Per sa kohe që të burgosunit do të qendrojshin brenda kampit, edhe Sahip bej, nuk do t’u largonte prej tij. Kur në mëngjes, t’u nisshim për punë, “Sahip bej” do të na u vente në krye, që me fluturime e pushime të shkurta, ai do të na printe vazhdimisht gjatë gjithë rrugës.

Gjatë kohës që të burgosunit punojshin, “Sahip bej” do të lëvizte prej nji brigade në tjetrën e në mbarim të ditës së punës, do t’u kthente në kamp bashkë me ne, për t’mos u largue deri në të nesërmen, kur përsëri do të shoqëronte të burgosurit për në punë. Kaq ishte mësue ai lejlek me jetën e mbyllun të të burgosurve e, në shoqni me ta, sa anjiherë ai nuk do të ndjente në vetvete grishje instinkti të llojit të tij, për jetë të lirë e endacake. Për keqardhjen e të gjithëve, nji dite Sahip bejt do t’iu thyente misteriozisht njena kambë. Me atë rast të burgosurit do të pyetshin me dhimbje: “Kush ia theu kambën Sahip bej”?! Po autori i atij krimi mizor, nuk do t’u bante asnjiherë i gjallë!

Doktor Isufi do të ishte shumë i shqetësuem për kambën e damtueme të mikut të tij e, do të bante seriozisht atë gjë që ban nji kirurg për nji të dashun të tij të aksidentuem. Ditën e natën ai do t’ia mjekonte kambën “Sahip bejt”, aty në dhomën e tij e, herëmbashere do t’ia ndërronte edhe fashot. Përfundimisht “Sahip bej”, nuk qe e mundun të kishte ma shumë jetë e, Dr. Isufi, i prekun si për nji njeri, nga humbja e parakohshme e tij, do t’i kushtonte “Sahip bejt” nji “elegji” të gjatë e me nota mallëngjyese, që ia kishte frymëzue dhimbja e thellë, e me ç’rast, ai me zgjuarsi e talent, kishte arrijtë të ngërthente dhimbjen për lejlekun, me dhimbjen për popullin, tue aludue se ashtu si “Sahip bej” jetën, nji popull, në mënyrë të pameritueme, kishte humbë lirinë!

Andej kah mesi i shtatorit, si mbas vendimit të marre prej të burgosurve politikë, qenë “piketue” të gjithë spiunët e kampit, që u dojshin rrahë ose therë njiherit, gjatë kohës së lirë të nji mbasdrekeje. Dhe ndodhi që nji mbas dreke, mbasi të burgosurit u patën kthye prej punës, u rrahën ose u therën me aksion të përqendruem disa dhjeta spiunë të kampit. Të vinte edhe për të qeshë, tek i shifshe të burgosurit – “atentatorë”, që me nga nji dru ose thikë ndër duer – (thikat u prodhojshin fshehtas prej gozhdëve të mëdha, me të cilat u mbërthejshin armaturat mbajtëse) – ndiqshin me vrap spiunët, të cilët ne panik e sipër, kërkojshin me shpëtue tue dredhue përmes turmës së të burgosurve të tjerë, nga te cilët do të ishin të shumë ata që me qellim, do t’ua pritshin rrugën.

Nji i burgosun që në fakt nuk kishte qenë spiun, por si ish-komunist, hangri me atë rast nji goxha tullë mbi krye, prej nji tropojani trupmadh, por që megjithatë, shpëtoi me jetë. Shpëtuen pa u rrahë ose therë, pak spiunë, që në atë kohë nuk patën qëllue përjashta e, mue më kujtohet se nji ndër ta, që dikur kishte qenë oficer e, mbrapa kryetar këshilli, nji burrë mjaft i mbajtun nga rrethet e Beratit, me mustaqe të zgjatun anash me majë, e që edhe në verë nuk do t’i hiqte prej kambëve çizmet ushtarake të ish-oficerit, e që në mbramje, i shoqnuem prej dy personash të përhershëm, do t’i binte me dhjeta herë poshtë e përpjetë sheshit të kampit. Për nji qëndrim të tillë fodull e, jo krenar, – si duhet ta besonte vetë, – ai do të hiqte vërejtjen e të gjithëve, për të keq.

Të nesërmen e “aksionit”, e dielë mëngjes, ndërsa unë po kalojsha nëpër oborr të kampit me shpejtësi, nuk di për ç’punë, pamja e këtij burri që po gatuente diçka përjashta, më bani të thojsha me vete: “Si duket ky s’paska qenë në listë”! Dhe për shumë çudi, pikërisht në atë kohë, ia mbrrijti prej mbrapa nji fshatar i hollë e i gjatë, që me nji shkop të shkurtë e të trashë ne dorë, filloi t’i binte fort e shpejt me të në krye, për ta lëshue shumë shpejt pa ndjenja për tokë. Na që rastisëm aty, menduem se atë e morën për s’dekni, e dikush edhe tregoi se personi që atë e rrahu, kishte qenë nji bashkëfshatar i tij, me të cilin kishte pasë llogari për të shlye. Së fundi edhe pse jo të interesuem për fatin e tij, rastësisht do të ndigjojshim se ai njeri, nuk kishte pasë vdekë, se vazhdonte të ishte në spital e, i mendun krejt.

Rrahjet e spiunëve, zbulimi nga ana e komandës e nji tuneli që nji grup të burgosunish kishin hapë brenda kapanonit e, pikërisht poshtë vendit të tyne të fjetjes, si dhe kundërvuemjet e guximshme nga ana e disa të burgosurve ndaj toger Ademit -të cilin ndër ato ditë, na e kishin sjellë edhe nji herë si komisar- banë që në kamp të shpërthente nji terror mjaft i shfrenuem. Në mënyre absolute u ndalue dalja jashtë kapanonit. Tue përjashtue pesëmbëdhjet-njizet të sëmurë randë të infermierisë, të sëmurët e tjerë, nuk mund të qendrojshin me pushim në kamp. Nëse nji i sëmurë qendronte me inisiativë të tij në kamp, mbi të do të binte me siguri druni. Na i hoqën edhe disa prej enëve me të cilat kishim gatue qysh prej katër vitesh neper kampe, si dhe enë tjera ku mbajshim ushqime, aq sa disa të burgosun, tue mos ditë se ku ta futshin vojin, do ta hidhshin ndër çizme e vetë, në nji ditë me shi, të shkojshin zbathët në punë.

Plotësimi i viteve të burgut nga ana e nji të burgosuni politik ndër ato ditë, nuk do të thonte se ai me siguri do të merrte rrugën për në shtëpi. Ndodhën disa raste, kur të burgosun në ditën e lirimit të tyne, të kalojshin fill e në internim. Për autorët e rrahjeve të spiunëve, të atyne që kishin tentue të hapshin tunel, si dhe për ata që kishin kundërshtue toger Ademin, u sajuen shpejt e shpejt do biruca të vogla prej llamarine, me naltësi jo ma shumë se 70 centimetër, brenda të cilëve ata të burgosun, do të pëlcitnin si derrat prej të nxehtit e etjes. Ndër të tjerë, brenda atyne birucave qenë futë edhe disa shokë tonë, si Mark Prela, pjesëtar i sofrës tonë, Abdulla Nela, Koço-ja etj. Ai terror në prag të lirimit tim, do të bante që na të humbshim të gjitha objektet prej bronzi e qeramike, që kishim gjetë në thellësi të dheut gjatë punimeve për hapjen e kanalit e, që prej sa muejsh po i ruejshim me shumë kujdes.

Objektet qeramike shpeshherë të pikturueme, do të konsistojshin në kupa e filxhana me madhësi e forma të ndryshme, të cilët gjatë ma shumë se dymijë vjetëve, kishin ruejtë për mrekulli ngjyrën e errët e lustrën e tyne të ndritshme. Kishim gjetë e ruejte kapsa (karfica) e stoli tjera prej bronzi, sikurse edhe shumë monedha, po prej bronzi. Nji ndër objektet ma të çmueshëm do të kishim nji vath arit, si dhe nji tjetër, nji gja si të qelqtë, në ngjyrë qielli të mrekullueshme. Së fundi në miniature, do të kishim të derdhun në bronz figurën e nji luftëtari që në njenën dorë mbante shpatën, e cila simbolizonte mbrojtjen e luftën e, në tjetrën nji kallëz gruni, që natyrisht, simbolizonte jetën e paqen.

Kishim projektue e caktue edhe vendin, që ditën e lirimit tim, shokët e sofrës do t’i merrshin me vete ata objekte kur të dilshin në punë e, t’i maskojshin në vendin e tyne të punës, nën nji karroce dheu. Mbasi ata t’u kthejshin në kamp, unë i liruem, edhe natën, do të shkojsha për t’i marrë. Për fat të keq, kjo gja nuk do t’u realizonte, sepse ata objekte me shumë vlerë, ndonëse i kishim mbështjelle e nxjerre sipër mbi çati, për t’i shpëtue prej reprezaljeve të atyne ditëve, do të ndodhte që ata t’u bajshin pré e ndonji polici, që gjatë kontrollit, duhet t’i kishte zbulue e marrë në heshtje për vete.

U lirova për fije të penit!

Gjatë katër vjetëve nëpër kampe, unë kisha përfitue rreth katër muej kohë, pra, për të plotësue të shtate vitet e dënimit tim, nuk do të pritsha 20 janarin e 1955-ës, por do t’u lirojsha me 23 shtator, të 1954-ës, por si e thashë ma sipër, nuk u dinte nëse do t’u lirojsha ose jo! Si mbas mendimit tim e, të shokëve përgjithësisht, mundësi ma të madhe kishte, që unë të kalojsha në internim, gja për të cilën edhe lajmova për punë vendi, Thabitin, Thabit Rusin, e internuem pak ditë ma parë, pikërisht ditën kur po plotësonte dënimin e tij të burgut. Komanda e burgut kishte nji oficer të caktuem, që u merrte me lirimin e të burgosurve dhe si rregull, qysh nji dite para, i burgosuni që do t’u lironte, u lajmonte prej tij që të nesërmen, të qëndronte në kamp, në pritje që oficeri në fjale, t’i sillte nji vërtetim shoqnimi, i vlefshëm si dokument identiteti, deri në marrjen e pasaportës.

Me që mue s’më lajmëruen për lirim nji ditë para 23 shtatorit, shansi për t’u lirue nuk ekzistonte ma, megjithatë, unë vendosa të baj timen, jo që të perfitojsha gja, por si reagim për dëshpërimin që me atë rast, do të provonte familja e ime. Qyshë në pasditen e 22 shtatorit, unë u ndava nji për nji, me të gjithë shokët e mi të kampit. Përfshi edhe me mjaft të burgosun ordinerë, e sidomos me disa prej tyne, me të cilët, si të thuesh, vllaznisht kishim nda së bashku jetën e vështirë të kampit. Kur në mëngjesin e ditës time të fundit – pak mbasi kishte zbardhë drita, të burgosurit u nisën për punë, në kamp u ndigjue fërshëllima e bylbylit të oficerit të shërbimit, që lajmonte të burgosurit e ngelun në kamp, me u paraqitë në apel. Nji grup i vogël pleqsh të sëmurë – të mbaruem krejt – dolën me ngadalë e si tue u përkunde prej infermierisë e, zunë vend në anë të nji kanali të vogël, ngjite me infermierinë e tyne.

Justifikimi me faktin se atë dite plotësojsha dënimin, qe krejt i pamjaftueshëm për oficerin e shërbimit, i cili menjiherë nisi të bante potere të madhe e, të me kërcënonte shumë për inisiativën qe kisha marrë. Për atë gja u thirr edhe oficeri i lirimeve, i cili edhe pse prej nesh nuk hynte në kategorinë e oficerëve të këqij, pa e ditë edhe ai se ç’do t’u bante me mue e, pa qellim te keq, sikur po luente fjalësh me mue. Kështu, nganjëherë ai do të më kujtonte origjinën time; “Bushati” e, qëndrimin tim politik jo të mirë në kamp, e shpejt mbrapa të kthente tue qeshë e, tue më thanë se; “Ti je i ri e, do shkosh në shtëpi”. Kur tue përsërite do të thonte ketë të fundit, grupi i pleqve të sëmure, – shumica malcorë tonë – ende të palarguem prej aty, do ta urojshin oficerin, si me mirënjohje e mallëngjim: “He, ty t’lumte goja”! Sido që e paqëllimte loja me fjalë e atij oficeri, dikur m’u ba e padurueshme dhe kah fundi, i fola me zemërim: “Nëse din gja, më difto, lirohem apo jo, dhe asgja tjetër, se boll tashma”! Ai e la me aq dhe u largue si me njifarë buzëqeshjet në fytyrë.

Çështja e ime, siç dukej, ende s’kishte marrë përgjigje përfundimtare prej Ministrisë së Punëve të Brendshme Tiranë, e cila ndër ato ditë, siç duket, u donte pyetë për çdo të burgosun që plotësonte dënimin. Mbas pak, mue më nxorën prej kampit e të shoqnuem prej nji polici, më futën te nji murator i burgosun, të cilit u donte që unë t’i pregaditsha llaç, për suvatimin e nji kolibeje të vogël kallamash, që do të shërbente si rrojtore për policët e kampit. “Unë, me qe sot plotësoj dënimin, nuk prek punë me dorë”, – i thashë atij te burgosuni ordiner dhe vazhdova: “Këtë gja mund t’ ua thuesh këtyne dy policëve”, – njeni që na ruante e, tjetri përgjegjësi i rojeve, që vazhdonte të qëndronte aty – “që të të sjellin nji tjetër, në vendin tim”, kurse ai, që po më shikonte për herë të parë në fytyrë, do të m’u përgjigjte me keqardhje: “Jo, mor vëlla, ishalla po shkon në shtëpi, se kollaj kjo punë” – dhe filloi të përgatiste vetë llaç.

Andej nga dreka, mue më kthyen ne kamp e më thanë që të nxirrsha plaçkat përjashta, pa më tregue nëse do të kalojsha në internim, apo t’u lirojsha! Në të vërtetë, si burgu, ashtu edhe internimi, deri atëherë ishin ba, – si të thuesh – nji gja për ne, si të mesuem që ishim, si edhe për probabilitetin që kishte me ndodhë, kurse lirimi, si nji gja jo shumë për ne, si diçka e vagullt, pra jo shumë e kapshme e reale, e për pasojë, jo e besueshme, sidomos për rrethanat e krijueme kohët e fundit e, që për t’u realizue, sikur priste kohë tjetër. Nëse unë po vuejsha disi nji lloj ankthi, që ma fort mund t’ishte keqardhje për familjen, nuk mund të thom se po u ndjejsha seriozisht i shqetësuem, prej dilemës shpi-internim, si shumë i pregatitun që isha, për ma të keqen. Ndoshta unë po përjetojsha atë gjendje, që për t’u qetqsue si duhej, kishte nevojë për nji komunikim përfundimtar, cilido që t’ishte ai.

Me plaçka në shpinde, dola prej kampit që më dukej se po e lejsha fare pa jetë. Më thanë që plaçkat t’i nxirrsha përjashta, diku afër portës së madhe të kampit e, vetë t’u ngjitsha nalt në kodër, ku u ndodhte komanda. Në fillim nuk po lëvizsha, në pritje që të vinte polici, që si mbas rregullit, duhet të më hidhte prangat ndër duer e, të më shoqëronte deri sipër. Polici më kishte pasë kthye shpindën e, kurë mbas ndonji minute më pa që unë vazhdojsha me qëndrue ne vend, më foli si me çudi: “Shko lart, çfarë pret”!? Më vinte çudi tek e shifsha veten me duer të palidhuna e, pa polic pranë dhe ndërsa ecsha nëpër kodër, herëpashershme sillsha kryet mbrapa, për të vërejtë nëse vërtetë nuk po vinte polici! Mbasi prita pak kohë në korridor të komandës, nji polic më tha që të hyjsha në zyrë te komandantit Kamber Halili, ku veç tij, u ndodhte edhe nji burrë me trup e fytyrë madhoshe, punonjës i Ministrisë së Punëve të Brendshme Tiranë, i cili, tue marre pozën e nji njeriu të rëndësishëm, do të më fliste ftohët e, si me mosbesim:

“Duhet të keshë zënë mënt, apo jo”? – ndërkohë që Kamber Halili, si nji grue e dhimbshme e me buzëqeshjen e nji njeriu të mirë, po më shkruante vërtetimin e lirimit. Unë ma së pari, i dhashë dorën Kamber Halilit e, mandej atij tjetrit e, dola. Vetëm atëherë po kuptojsha, sa i papregatitun që kisha qenë për lirimin! Po zbritsha kodrës, si i papërqendruem për asgja e, me nji ndjenjë të papërcaktueme, që s’ishte gëzim dhe as mall, e ndoshta ma fort nji si boshllëk, që ende s’më lejonte që të mblidhsha mendjen si duhej. Kisha pasë qenë pregatitë për internim. Edhe shumë prej shokëve të burgosun, kur po u ndajsha prej tyne, më kishin thanë: “Ishalla shkon te shpia, por gjasat nuk janë. Na vjen keq për familjen tande Ahmet, po sa për ty, e dimë”! Do të kishte të burgosun që si Isuf Vrioni e ndonji tjetër, që do mq jepshin porosi pqr tq internuem tq veçante, me te cilët ata besojshin se po u bashkojsha me atë rast.

Ideja se unë po shkojsha në shtëpi, ndërkohë që shokët po mbetshin brenda, sado naive që të duket, mue më shtynte që ta shmangsha përqendrimin, sa prej njenit rast, aq edhe prej tjetrit, tue provue se shpirti i im, mbas shtatë vjetësh burg, kishte pasë mbetë peng i tij. Shtatë vjet rinie, shtatë vjet vuejtjesh të mëdha, po edhe te nji entuziazmi të patreguem patriotik. Shtatë vjet pa liri e familje, por me shokë, pa të cilët po e shifsha veten, sidomos atë ditë, që kishin mjaftue që unë t’mos kisha asnji përfytyrim konkret për jetën që më priste!

Para se të hidhsha dengun me plaçka në shpindë, shikova kah kampi, ku s’pashë asnji të burgosun dhe asgja. Po ecsha si me kambë të hueja, përbri rrethimit me tela me gjemba dhe kund dhjetë-pesëmbëdhjetë metra para mbarimit të tij, në të djathtën time, pashë për herë të parë birucat prej llamarine, të vendosuna si vore në radhë, njena mbas tjetrës, brenda të cilave u digjshin si në furrë qysh prej disa ditësh, me dhjeta djelmësh të guximshëm, të denuem për ngjarjet që kemi përmendë ma sipër, mes të cilëve edhe disa prej shokëve tonë, si; Mark Prela, Abdulla Nela, Koço-ja etj. Pa u mendue për asgja, lëshova për toke dengun që kisha mbi shpinde dhe pa shikue fare nga polici nalt në truproje me mitraloz para, që bërtiste se; “do të më vriste, po t’mos u largojsha në çast”, – unë bana timen, tue thirrë sa muejta: “Mark, Abdulla, Koço, jam Ahmeti, po shkoj, lamtumirë, lamtumirë edhe të tjerëve”.

Hodo Sokoli, shoku i im, tue e ditë qysh ma parë ditën e lirimit tim, kishte kombinue që në atë ditë, t’u ndodhte me ushqime e ndonji plaçkë në Shtyllas, ku kishte të internuem të vëllanë, Brahimin. Ai mbasi kishte mbarue punë, lidhun me sa i kishte sjellë të vllaut nga Shkodra, nuk po u largonte prej aty, tue prite bashkimin me mue. Mbasi që u takuem e u përqafuem si shok që ishim qysh prej fëminije, ai u nis për Fier-Shegan, që të kryente nji punë të vogël, para se atje të kisha mbrrijtë unë, për të vijue mandej së bashku rrugën për Shkodër. Mbas ma pak se nji ore kohë, edhe unë si Hodo-ja para meje, gjeta nji karrocë për në Fier-Shegan dhe si ecëm nja dy kilometër rrugë larg e, thellë në fushë, se si papritmas sytë me dalluen turbull turmën e të burgosurve që po u kthente nga puna, turmë që prej distancës se madhe, u dukte si nji gja e zezë, si nji masë e vogël e kompakte që lëvizte me ngadalë e, si tue u përkundë paksa.

Nuk do të kalonte veç ndonji çast e në mënyrën ma të vetvetishme, mue do të më shpërthente nji vaj, që s’ pakut për nja tre-katër minuta, nuk do ta ndalonte anji sforcim i imi, sikurse as edhe lutjet e dhimbshme të dy adoleshenteve, zot të karrocës, që të prekun nga ajo gjendje e ime, kishin ndalue karrocën, e me pyetshin: “Po ç’ke mor vëlla, po ç’ke mor vëlla”? ndërkohë që unë, në heshtje dhe i deshpëruem, sikur pyetsha veten si me çudi e keqardhje: “Si ishte e mundun, që ajo mori njerëzish, pjesë e se cilës unë kisha qene q’prej vitesh e deri në mëngjesin e asaj dite, të kthente pa mue”?!…Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi ia dënuan djalin Ugo, në burg politik, pse kishte ‘përgojuar’ sekretarin e parë, Nikolinin e përzunë nga teatri dhe kolegët ia kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur...”! / Historia e trishtë e artistit të famshëm

Next Post

“I ‘infektuar’ nga ‘Lufta e Trojës’, nga Homeri dhe Eskili, shkrimtari Kadare, me ‘Përbindëshin’, shënoi ngjitjen në nivelin më të mirë të letërsisë europiane, pasi...”/ refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës.

Artikuj të ngjashëm

“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
Next Post
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja

“I ‘infektuar’ nga ‘Lufta e Trojës’, nga Homeri dhe Eskili, shkrimtari Kadare, me ‘Përbindëshin’, shënoi ngjitjen në nivelin më të mirë të letërsisë europiane, pasi...”/ refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës.

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!