• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, July 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Si u detyrova dhe i vura fletë-rrufe kolegut tim të punës, i cili nuk ktheu përgjigje, por kur e pa Gogo Nushi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-instruktorit të Bashkimeve Profesionale në Tiranë

Bisedimet në Presidiumin e Kuvendit Popullor në 1968-ën, për nxjerrjen nga Thesari i Shtetit të një sasie prej 8 tonë ar, që do përdorej…”/ Proces-verbali sekret i mbledhjes
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Memorie.al
“Si u detyrova dhe i vura fletë-rrufe kolegut tim të punës, i cili nuk ktheu përgjigje, por kur e pa Gogo Nushi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-instruktorit të Bashkimeve Profesionale në Tiranë
“Si u detyrova dhe i vura fletë-rrufe kolegut tim të punës, i cili nuk ktheu përgjigje, por kur e pa Gogo Nushi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-instruktorit të Bashkimeve Profesionale në Tiranë
“Si u detyrova dhe i vura fletë-rrufe kolegut tim të punës, i cili nuk ktheu përgjigje, por kur e pa Gogo Nushi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-instruktorit të Bashkimeve Profesionale në Tiranë

Nga Armand Jonuzi

Memorie.al / Moda më e përhapur në Shqipërinë e viteve ’70-të, ishte vendosja e fletë-rrufeve. Nëse një person apo grup personash, mendonte se një veprim apo ves i yti, ishte gabim, atëherë ai ose ata të këpusnin një fletë-rrufe dhe ta vendosnin mu në qendër të qytetit, apo të vendit të punës, që ta merrnin vesh të gjithë. Për Ilia Plakun, instruktor në Këshillin Qendror të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë në atë kohë, moda e fletë-rrufeve, doli pas një fjalimi të Enver Hoxhës në vitin 1967. Në një intervistë ekskluzive, Ilia Plaku tregon se si funksionin fletë-rrufetë në atë kohë, si dhe fletë-rrufenë që bëri ai, për një koleg të punës.

Zoti Plaku, si lindi ideja e fletë-rrufeve?

Në vitin 1967, Enver Hoxha gjatë një fjalimi të tij, hodhi idenë e flet-rrufeve. Menjëherë pas fjalimit të Enverit, ideja e tij filloi të vihej në zbatim. Fletë-rrufetë, pushtuan të gjitha stendat e emulacionit apo tabelat e ndryshme, në çdo institucion, fabrikë, uzinë, pra, me pak fjalë, në çdo ndërmarrje apo lagje.

Gjithashtu mund të lexoni

“Sipas porosisë së Enverit, kur lëshuam një katër-silurues në liqenin e Pogradecit, të gjithë pushuesit, në Ohër e Strugë, deri te vila ‘Biljana’e Titos, u tmerruan, pasi …”! / Rrëfimi i ish-zv. ministrit të Mbrojtjes

“Vënd-strehimin e kohës së diktaturës, që do na mbronte nga armiku imagjinar, unë e ktheva në një kantinë, ku prodhoj verë, raki e pije të tjera, pasi…”!/ Historia e rrallë e mjekut të njohur sportiv

Mbaj mend se në qendër të Tiranës, atje ku ishin tabelat që tregonin reklamat e filmave që shfaqeshin nëpër kinematë e kryeqytetit, ishin të mbushura plot me fletë-rrufe dhe godisnin persona të ndryshëm.

Si funksionin fletë-rrufetë, kush mund t’i bënte dhe kujt i adresoheshin ato?

Flet-rrufetë, mund t’i bënte edhe vetëm një person, apo një grup personash. Ato mund t’i bëheshin kujtdo, për gabimet që bënte apo për veset e tij. Fletë-rrufe për shembull, mund t’i bënte punëtori, drejtorit, nëse shikonte që diçka nuk shkonte ose anasjelltas.

Pra, me pak fjalë, fletë-rrufetë shërbenin për t’i vënë në dukje një personi, gabimet që kishte bërë dhe ai duhej t’i rregullonte ato. Shumë njerëz kritikoheshin dhe goditeshin edhe për mënyrën se si visheshin, apo se si mbanin flokët.

Si reagonte personi, që i ishte bërë fletë-rrufeja?

Personi që i ishte adresuar fletë-rrufeja, kishte të drejtën morale, që t’i kthente përgjigje asaj. Në përgjithësi ai bënte autokritikë, ose justifikonte gabimet e veta. Por kishte raste kur një individ, që i ishte bërë një fletë-rrufe, nuk i përgjigjej asaj, atëherë ai do të përballej me fletë-rrufe të tjera edhe më të rënda, për qëndrimin indiferent të tij, derisa ky të kthente përgjigje.

Po ju vetë, keni bërë ndonjë fletë-rrufe?

Po, edhe unë kam bërë shumë fletë-rrufe. Por njëra, që mbaj mend mirë, ishte ajo e drejtuar një kolegut tim. Unë atëherë punoja në Komitetin Qendror të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë. Detyra jonë ishte të kontrollonim organizatat e Bashkimeve Profesionale (sot quhen Sindikatat) në çdo cep të vendit, për mbarëvajtjen e çdo problemi të punëtorëve.

Gjatë punës sime si instruktor në Bashkimet Profesionale, unë vura re se gazeta “Puna”, që ishte organi ynë, shkrimtarëve, u jepej falas. Atëherë mua më lindi ideja, se pse atyre duhej t’iu jepej falas, kur dihej mirëqenia e tyre. U interesova te një kolegu im, i cili kishte qenë një nga ata persona, që kishte marrë atë vendim.

Ai më tha se kjo ishte bërë që shkrimtarët, të njihnin më afër jetën e klasës punëtore. Mua kjo nuk më bindi dhe i thashë se; shkrimtarët duhet ta njihnin jetën e punëtorëve; jo nga gazetat, por ta shihnin atë në frontin e punës. Duke qenë se nuk rashë dakord me kolegun tim, atëherë së bashku me pesë shokë të tjerë, që përkrahnin mendimin tim, vendosëm t’i bënim një fletë-rrufe.

Pasi e hartuam fletë-rrufenë, e vendosëm tek tabela që ndodhej në mes të godinës ku ndodheshin zyrat tona, atje ku sot ndodhet kryesia e Parlamentit. Vendi ku kishim vendosur fletë-rrufenë, ishte një pikë ku çdo kush që kalonte, nuk mund të mos e vinte re. Ne pritëm disa ditë që kolegu ynë të na kthente përgjigje, por ajo po vononte.

Vetëm disa ditë mbasi e kishim vendosur fletë-rrufenë, e pa edhe kreu i dikasterit tonë, Gogo Nushi, i cili në atë kohë, ishte edhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së. Ai ndaloi, e lexoi dhe iu duk e drejtë, pastaj pyeti se pse nuk i ishte kthyer përgjigje fletë-rrufesë dhe më pas u fut në zyrën e tij. Vetëm pak momente u deshën dhe kolegu ynë, u detyrua dhe vendosi në tabelën përkatëse, përgjigjen e fletë-rrufesë, që i kishim adresuar atij.

Sa kohë zgjati vendosja e fletë-rrufeve?

Fletë-rrufe ka pasur deri në fund të viteve ’80-të, por ato nuk ishin si në fillim. Kjo ndodhi pasi diku nga viti 1970, Mehmet Shehu, duke parë hovin e madh që kishte shpërthyer, reagoi në një mbledhje të Byrosë Politike, me idenë që fletë-rrufetë, të mos degjeneronin, pasi po kritikoheshin shumë, të gjithë drejtuesit nëpër ndërmarrje.

Kjo, pasi fletë-rrufetë ndonjëherë, përdoreshin edhe për interesa të caktuara dhe shpeshherë ishin edhe shpifje. Që nga ajo kohë, vrulli i fletë-rrufeve ra dhe ato ishin shumë të pakta.

Jetëshkrimi

Emri: Ilia

Mbiemri: Plaku

Vendlindja: Hoçisht, Devoll

Vendbanimi: Tiranë

Arsimi: Fakulteti Juridik, Tiranë

Eksperienca në punë:

Instruktor në Këshillin Qendror të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë

Fjalimi i Enver Hoxhës dhe lindja e fletë-rrufeve

Më 6 shkurt 1967, Enver Hoxha mbajti një fjalim të rëndësishëm. Kjo njihet si datë e lindjes së lëvizjes së “Fletë-rrufesë”. Motoja e saj ishte thirrja, apo porosia e Enver Hoxhës: “Cilido me zë të lartë dhe me gërma të mëdha, të shkruajë se ç’mendon për punën dhe për njerëzit”. Pas kësaj, fletë-rrufeja u përhap me shpejtësi, si një element i ri në “shtypin e murit”.

Kjo gjeti një jehonë të gjerë dhe u kthye në një mjet të fuqishëm luftarak në anën e punonjësve, për të fshikulluar çdo të metë e dobësi, që pengonte revolucionarizimin e gjithë jetës së vendit. Kritikat, debatet dhe ballafaqimet publike, i dhanë një vrull të paparë deri atëherë zhvillimit të demokracisë dhe zbatimit të vijës së masave; ato shërbyen për të goditur të vjetrën dhe për të pohuar dhe për të përhapur të renë, normat e zakonet e reja socialiste, ngritën në një nivel të lartë luftën kundër burokratizmit, zyrtarizmit, prepotencës dhe arrogancës.

Lëvizja e fletë-rrufeve, sidomos në vitin e parë, shënoi arritje të mira. Kudo, në vende pune, në fshatra, në shkolla e spitale, po sidomos në qytete, shihje të afishuara fletë-rrufe të ndryshme në përmbajtje dhe në formë, të shkruara me germa të mëdha, të dukshme, me ngjyra të theksuara, korsive, me data dhe afate. Stendat për fletë-rrufetë u ngritën kudo. Ato i bënin një ose më shumë njerëz.

Iu drejtoheshin një njeriu apo një grupi njerëzish. Ato ngriheshin për probleme të ndryshme. Në përgjithësi ato ngriheshin për probleme ekonomike, politike, shoqërore, kulturore, ideologjike, por edhe personale. Subjekti që kritikohej, normalisht si rregull jepte përgjigje. Në rast të kundërt, fletë-rrufeja përsëritej disa herë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Të dënuarit ordinerë, na anatemonin ne politikanëve: ngordhshi në litar, armiq të poshtër, që donit me përmbys Partinë dhe shokun Enver! Vërtet kemi bërë faje, por s'kemi..”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit

Next Post

Kalendari Historik 18 Tetor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Sipas porosisë së Enverit, kur lëshuam një katër-silurues në liqenin e Pogradecit, të gjithë pushuesit, në Ohër e Strugë, deri te vila ‘Biljana’e Titos, u tmerruan, pasi …”! / Rrëfimi i ish-zv. ministrit të Mbrojtjes
Intervista

June 29, 2025
“Vënd-strehimin e kohës së diktaturës, që do na mbronte nga armiku imagjinar, unë e ktheva në një kantinë, ku prodhoj verë, raki e pije të tjera, pasi…”!/ Historia e rrallë e mjekut të njohur sportiv
Intervista

“Vënd-strehimin e kohës së diktaturës, që do na mbronte nga armiku imagjinar, unë e ktheva në një kantinë, ku prodhoj verë, raki e pije të tjera, pasi…”!/ Historia e rrallë e mjekut të njohur sportiv

June 24, 2025
“Nëna ime, Safete Blloshmi, në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, votoi kundër regjimit, por u kuptua pasi kërciti gogla në kutinë bosh e, pas kësaj u dënua me…”/ Dëshmia e rrallë e pasardhëses së fisit të njohur

June 17, 2025
“Ekipi i Tiranës dhe tifozët e saj, s’duhet të viktimizohen, pasi para ’90-ës, ata ishin më të privilegjuar se ne të ‘Dinamos’, pasi ata kishin…”/ Dëshmia e ish-legjendës së bluve dhe e kombëtares
Intervista

“Topin ‘Adidas’ që e morëm në Maltë, ja dërguam Gon Dautit në Kurbnesh, me Çim Skifterin, por u bë problem nga Sigurimi dhe shpëtuam, se na mbrojtën F. Frashëri dhe F. Sejdini,…”/ Dëshmia e ish-kapitenit të “Dinamos”  

June 12, 2025
“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

June 6, 2025
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

Kalendari Historik 1 Tetor 2024

Kalendari Historik 18 Tetor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme