• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, September 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Si shpëtoi xhamia e Sinan Pashës në Prizren, prej vendimit serb për shkatërrimin e saj më 1940?

Memorie.al
Kur kryeqyteti i Sirisë, Damasku, u bë vendstrehim dhe djep për nacionalizmin e shqiptarëve të Kosovës

Prof.Dr. Muhamed Mufaku

Memorie.al/ Xhamia e Sofi Sinan pashës në Prizren, e ndërtuar më 1615, është perla e qytetit që e bënë atë gjithnjë më tërheqës për turist të huaj. Ndonëse kemi në Kosovë edha xhamia tjera me vlerë historike si në Prishtinë, Pejë e Gjakovë,por xhamia e Sinan pashës ka arsye të konsiderohet si ndër xhamitë më bukura në viset shqiptare, qoftë nga pamja e jashtme qoftë nga interiaeri me piktura me motive florale. Megjithatë, Xhmia e Sinan Pashës veçohet me fatin se si shpëtoi prej shkatërrimit total nga pushteti serbomadh mu në kohën kur u shkatërrua xhamia e Burmalisë ose “bukuresha e Shkupit” buzë Vardarit më 1924. Kështu, xhamia e Sinan pashës mbeti e dëmtuar e nën rrezik të shkatërrimit total deri në fund të vitit 1940,kur edhe Gjyqi i Qarkut të Prizrenit nxori një vendim për shkatërrimin e tij gjoja sepse ishte pronë e kishës serbe. Mu për këtë, xhamia e Sinan pashës mbeti si mrekulli jo vetëm si objekt me vlera historike e artistike, por edhe se si shpëtoi prej shkatërrimit total deri në vitin 1941 përkundër vendimit gjyqësor për shkatërron e saj.

Sofi Sinan pasha,nga Vila e Shqipërisë që i takonte atëherë Sanxhakut të Prizrenit, e kishte zgjedhur vend të mirë për ndërtimin e xhamisë duke përdorë edhe gurë të manastir të Arkangjelit të shenjtë afër Prizrenit, i cili ishte në rrënim që nga shekulli XVI, pra gati një shekull para ndërtimit të xhamisë më 1615. Mirëpo, me hovin e ri nacionalist serb, u krijua me kohë legjenda që përshkruan se si Sinan pasha e mori lejen e sulltanit për shkatërrimin e manastirit që ta ndërtojë xhaminë e vet me gurët e manastirit. Këtë legjendë e demaskoi me kohë Hasan Kaleshi në disa shkrime të hershme dhe në librin e tij të botuar në Prishtinë 1972 me titull “Dokumentet më të vjetra të vakëfit në gjuhën arabe në Jugosllavi”. Megjithatë, kjo legjendë u shfrytëzua nga pushteti serbomadh në Jugosllavin e vjetër (1918-1941) për ta shkatërruar xhaminë e Sinan pashës gjoja si pronë e Kishës Ortodokse Serbe pasi që është ndërtuar me rrënimin e manastirit të përmendur.

Ç’është e vërteta, xhamia e Sinan pashës mbeti në mëshirë të pushtetit të ri që nga 1912,së pari serb (1912-1915) e pastaj bullgar(1915-1918). Gjatë asaj kohe xhamia u konfiskua dhe u shndërrua në depo ushtarak, përkatësisht i municionit. Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore dhe themelimin e Mbretërisë së Serbëve,Kroatëve dhe Sllovenëve u paraqit euforia serbe kundër myslimanëve në Kosovë, Maqedoni e në Bosnje përkundër asaj që shteti i ri e nënshkroi më 1919 traktatin e San Xhermanit në Paris për mbrojtjen e pakicave . Në kudër të asaj euforia agresive nacionaliste u vranë shumë myslimanë dhe u dëmtuan shumë monumente me vlerë historike përkundër protestave të kreut të Bashkësisë Islame që u formua atëherë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Në kuadër të kësaj fushate më 1922 pushteti i ri serbomadh filloi të shkatërroi xhaminë e Sinan pashës, duke filluar me hajatin, gjë që nxiti protestën e popullit në Prizren dhe e detyroi pushtetin të ndërprerë aksionin e shkatërrimit përkohësisht. Mu në atë kohë,pushteti i ri e shkatërroi në pikë të ditës xhaminë e Burmalisë në Shkup më 1924 për ta ndërtuar në vendin e tij “Shtëpinë e armatës”.

Pas reformimit të shtetit, e cila e mori emrin e ri (Mbretëria e  Jugosllavisë) më 1929, u krijua edhe bashkësia e re islame në nivel të shtetit, që mori më shumë garanci për myslimanët dhe statusin e tyre. Në kuadër të kësaj Bashkësia u formua dy këshilla/ mexhlise të barabarta, një me seli në Sarajevë e një me selinë në Shkup që mbulonte Maqedoninë e Kosovën. Mirëpo,pushteti serbomadh nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e shqiptarëve në skenë në Kosovë e Maqedoni nën ombrellën e kësaj organizate nën udhëheqjen e Ferhat Dragës. Me kontributin e Ferhat Dragës u arrit që kushtetuta e re Bashkësisë islame më 1930 ta garantonte autonomi për myslimanët dhe të drejtën për menaxhimin e pronave të tyre duke përfshirë edhe xhamitë.

Mirëpo, kjo paraqitje e shqiptarëve në krye me Ferhat Dragën e zemëroi pushtetin serbomadh dhe e shtyri ministrin e Drejtësisë L. Markoviq në maj 1940 ti pezulloi të gjitha organet legjitime të Bashkësisë Fetare Islame në Shkup dhe në vend të tyre ta emërojë një komisariat shtetëror me elementë pro-serbë që do ti shërbente planit të pushtetit për eliminimin e ndikimit të faktorit shqiptar në institucionin (BIJ) që ka për qëllim mbrojtjen e pronave të myslimanëve dhe menaxhimin e tyre.

Në Këto kushte Kisha Ortodokse Serbe e ngriti përsëri kërkesën për shkatërrimin e xhamisë së Sinan pashës dhe dorëzimin e tij Kishës në bazë të asaj legjende se gjoja Sinan pasha e kishte rrënuar manastirin e Arkangjelit të shenjtë për ta ndërtuar xhaminë me gurë të tij. Këto detaje mbetën të panjohura, nuk u përmenden as në librin e përmendur të Kaleshit, deri kur i zbuloi historiani Qerim Lita në një kumtesë për një konferencë ndërkombëtare në Tiranë që u botua më 2021.

Kështu,pas shqyrtimit të kërkesës së Kishës Ortodokse Serbe Gjyshi i Qarkut në Prizren nxori më 2 dhjetor 1940 vendimin me cilin i la xhaminë e Sinan pashës në disponim të Kishës. Në arsyetimin e vendimit thuhet se xhamia “e cila është ndërtuar në këtë truall përbënë pronë e  palës paditëse sepse  është ndërtuar në komunës paditëse me  materialin e  manastirit të rrënuar Shën Argjeneli e ndërtuar  nga Car Dushani, i cili manastir është  rrënuar përmes territorit dhe dhunës ndërsa materiali është bartë në Prizren dhe nga ky material është ndërtuar xhamia..”.

Në këtë vendim shihet çartë ndikimi i ideologjisë, përkatësisht i politikës antishqiptare, e cila bazohej në atë legjendë serbe që u përmend  më lartë. Por këtu del afera tjetër: mungesa e mbrojtjes së palës dëmtuar! Më fjalë tjera këtu del motivi për pezullimin e organeve legjitime të Bashkësisë Islame për Maqedoni e Kosovë dhe vendosjen e komisariatit në maj 1940, sepse organi i ri emëruar nga pushteti nuk u paraqit fare në gjyq për ta  mbrojtur  pronën e vet.

Kjo mungesë e nxiti Kryetarin, Reis-ul-ulema i Bashkësisë Islame në Sarajevë, që ti drejtohet Ministrit të Drejtësisë më 24 dhjetor 1940 duke thënë “në gjyqin e Qarkut të Prizrenit për xhaminë e atjeshme të Sinan pashës, për të cilën Komisariati nuk ka dërguar përfaqësuesin e vetë mbrojtës,për çka është sjell vendimi (që) xhamia i është dhënë kishës”. Kuptohet,kjo ishte një protestë që demaskonte qëllimin e pezullimit të organeve legjitime të Bashkësisë Islame që ti lejohet Kishës Ortodokse Serbe që të paraqitet në gjyq kërkesën për shkatërrimin e xhamisë dhe kthimin e truallit në pronë të saj pa prani të palës së dëmtuar!

Me këtë vendim arbitrar që legalizoi legjendën serbe dhe ktheu xhaminë në pronë të Kishës Ortodokse Serbe, shkatërrimi i xhamisë  mbeti çështje dite për kishën. Në këto rrethana koha shpëtoi xhaminë, përkatësisht shkatërrimi i Mbretërisë se Jugosllavisë si pasoi i pushtimit të Boshtit më 6 prill 1941, me çka u krijua Shqipëria etnike (1941-1944). Mu në Prizren, ku u formua Lidhja e Dytë e Prizrenit në shtator 1943, u morë vendim nën diktimin e pushtetit të ri në korrik 1945 që Kosova “me dëshirë të popullsisë së saj i bashkohej Serbisë federale në kuadër të Federatës jugosllave”!.

Në këtë gjendje të re, e cila u karakterizua me afrimin me Shqipërinë deri më 1948, pushteti i ri komunist në Kosova nxori vendimi për vendosjen e xhamisë nën mbrojtjen e shtetit,me ç’ka de facto u anulua vendimi i Gjyqit të Qarkut të Prizrenit më 2 dhjetor 1940. Megjithatë, vetëm në vitin 1952 filloi konservimi i brendshëm i xhamisë dhe me vonesë të madhe u hap më 1968 si Muze për dorëshkrimet orientale, kurse me kërkesë të kreut të Bashkësisë Islame në Sarajevë u kthye më 1969 në posedim dhe  mirëmbajtje të Bashkësisë Islame në Prizren me vendim gjyqësor. Mirëpo, xhamia kishte nevojë për rinovime shumëvjeçare deri sa u hap për besimtarët më 2007, kurse me 2013-2015 u kryen punimet për rregullimin e oborrit me ndihmën e agjencisë turke (TIKA), e cila e ktheu xhaminë në atraksion edhe për turistë nga bota./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Te ‘Selvija’, hetuesi më kapi për mjekre dhe ulëriti; maskara, horr i poshtër, bir bushtre, ti do të shembësh pushtetin popullor, por ne ju...”/ Dëshmitë e rralla të ish-deputetit

Next Post

Kalendari Historik 25 Tetor 2022

Artikuj të ngjashëm

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
Dossier

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

September 20, 2026
Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar
Dossier

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 20, 2026
“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën
Dossier

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

September 19, 2026
“Enver Hoxha vdiq më 11 prill ‘85, një muaj pas ardhjes së Gorbaçovit në pushtet, zia në Shqipëri zgjati 9 ditë, por përveç Castros, Çausheskut dhe Kim Il Sung, ngushëllimet…”/ Shkrimi i panjohur e gazetarit rus
Dossier

“Polemikat mes kryeministrit Enver Hoxha dhe zëvendës-kryeministrit Tuk Jakova, kanë përfunduar me arrestimin e këtij të fundit, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 20, 2026
“Një vizitor në Shqipëri, gjen pamje në disa rrugë, që të kujtojnë fillimin e këtij shekulli, burra dhe gra me lopata, sfurqe e shata, tufa delesh, dhish e lopësh…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990-të
Dossier

“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

September 19, 2026
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Një ish-i burgosur i kampit të Vloçishtit thotë se në vitin 1948 aty kanë vdekur më shumë se 130 njerëz dhe komandanti i kampit ishte Tasi Marko, një mjeshtër i torturave…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 19, 2026
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor 2022

Kalendari Historik 25 Tetor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme