• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, November 5, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Si më mbrojtën Trifon Xhagjika dhe Stavri Rafael,…. me ndëshkimin e tyre…?!

Si më mbrojtën Trifon Xhagjika dhe Stavri Rafael,…. me ndëshkimin e tyre…?!
Si më mbrojtën Trifon Xhagjika dhe Stavri Rafael,…. me ndëshkimin e tyre…?!
Si më mbrojtën Trifon Xhagjika dhe Stavri Rafael,…. me ndëshkimin e tyre…?!
Si më mbrojtën Trifon Xhagjika dhe Stavri Rafael,…. me ndëshkimin e tyre…?!
Si më mbrojtën Trifon Xhagjika dhe Stavri Rafael,…. me ndëshkimin e tyre…?!

Nga Sadik Bejko

Memorie.al/Këta të dy nuk i kam takuar kurrë, por……më kanë mbrojtur. Se si ka ndodhur, lexojeni më poshtë.

Ishte viti 1965. Kisha shkruar një poezi “Letër nënës”. I ndikuar nga poeti italian Salvatore Quasimodo, nobelist. Në shqip atëherë njihej vetëm një poezi me titull “Letër nënës”, përkthim nga rusi i vetëvrarë, SERGEI ESENIN.

Italiani S. Quasimodo e titullonte poezinë e tij “Mater dulqisima”, me sa më kujtohet.

Gjithashtu mund të lexoni

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

Poezi që e kisha lexuar në një përkthim klandestin në dorëshkrim.  Shkruar me dorë, me penë dhe me bojë mbi një letër format A 4. Mbase përkthimi shqip i librit “Et subito sera” që atëherë në Tiranë në rrethe të ngushta qarkullonte dorë më dorë pa emrin e përkthyesit.

Në poezinë  time  “Letër Nënës”, vjeshtë 1965,  kishte një strofë me shumë helm, për kohën. Aty thuhej se: “Në këtë vend ka më shumë trumcakë që shtypen nga elefantë”.

Thuhej se: në këtë vend ka të vdekur aq të rëndësishëm, sa të gjallët i tërheqin thellë nën baltë.

Poezinë ua lexova Ahmet Golemit, boksier, poet, dhe Klito Fundos. Të dy miq të mi, me të cilët lexonin shkrimet tona. Me ta kisha lexuar Quasimodon, por edhe poezi, përkthim klandestin,  nga greku nobelist Jorgo Seferis.

– “Ku të shpje mushka, a ke mend në kokë…drejt në burg shkon më këtë poezi”?!, më tha Ahmet Golemi.

Kliton Fundua, korçari demoniak, qeshi.

– “Mos e tremb djalin”, tha. “Do t’ia falin, e ka për herë të parë. E shumta, mund t’i presin bursën. Të mos i vazhdojë më studimet e larta”.

– E pranoj të më presim bursën për studimet, u thashë. Babai im do të shesë lopën delet…që të kem lekët për të vazhduar studimet.

Kjo që thashë, ishte gjëja më me pa mend që mund të thuhej. Isha dhe nën efektin e verës. Ishte përgjigje krejt naive. Se nuk dija, a i mbulonin shpenzimet e studimeve të mia lopa dhe delet e shitura të atit tim. (Po a mund t’i shiste im atë bagëtitë për mua?)….nuk kisha asnjë gjë të sigurt në atë deklaratë patetike.

Ahmet Golemi dhe Klitua më duartrokitën. “Ah’, më thanë, ‘sa e bukur. Djali bën poezi të dyshimta politike dhe lopët e delet e babait ndërhyjnë më bulurima e blegërima për ta marrë në mbrojtje”.

Kuptova që po talleshin. Vera më kishte turbulluar.

Por pa pritur ata me seriozitet më thanë:

– “Hap sytë, Trifon Xhagjikën e vranë, Stavri Rafaelin këto ditë e mbyllën në hapsanë. Mos e kruaj kokën me shtetin, o i marrë…”!

Poezia ime ato ditë u botua në gazetën “Drita”. Strofën me elefantë, me të vdekur të fuqishëm, që të marrin më vete në baltë, redaktorët, fare pa më pyetur mua, e kishin hequr, e kishin censuruar!

KLITO FUNDO dhe Ahmet Golemi më paralajmëruan, më thane: ruaj kokën, mos e pëso si Trifon Xhagjika, si  Stavri Rafael.

Faleminderit Trifon Xhagjika

Ndjehem shumë krenar që më nderuan të jem në Peshtan, dhe që munda të flas në ditën e inaugurimit të memorialit të Trifon Xhagjikës.

Ka një gjë që atje nuk e thashë. Një ide që dje e sot po e bluaj dhe po e bluaj në vete. Ide qe rrah ta varros në vete dhe nuk po i’a arrij. Nuk po e bëj dot. Kjo gjë që e kisha nën gjuhë, gati ta them atje në Peshtan në dt. 23 dhjetor 2018, është që Trifoni, Stavri Rafael, Fadil Kokomani, Vangjel Lezhoja, e pësuan, u burgosën, hoqën e vuajtën…. u vunë në litar a në plumb dhe vdiqën… por në të pasmit, por për ne që erdhëm mbas, pësimi i tyre tragjik, qe një mësim. Neve ata… na e zgjatën jetën. Ata u vranë për politikë, u vranë se nuk i donte shteti i asaj kohë.

U vranë për ide, për poezi…!

Vritet njeriu për politikë, vritet dikush nga që është kundërshtar politik? Po. Kjo, që të ishe kundërshtar politik, atëherë ishte baras më vdekje. Edhe më shumë sesa me vdekje: ishte baras me shfarosje totale, më zhdukje si familje, si fis.

Kur (si poetë të rinj), në ato vite shkruanim ndonjë poezi, ndonjë varg a ndonjë strofë politikisht me rrezik për kohën, shokët tanë na thoshin: “Mos…., mos…! Grise poezinë, fshijë vargun, shuajë strofën… mos së do ta pësosh, se do hash kokën, do hash plumbin ballit, do të të vrasin si Trifon Xhagjika”.

Kjo ishte ajo gjëja që po matesha dhe nuk e thosha dot.

Nuk e thashë atje në Peshtan. Se ai Burri. Ai Tifoni u vra, por ne u fshehëm, e ruajtëm kokën, e ulëm kokën. U përulëm si ai që në vijën e zjarrit ku fishkëllejnë plumbat, e struk kokën mes supeve.

Jo të gjithë janë trima!

Pra…ne mësuam nga fatkeqësia, nga vdekja. Dhe sot duhet të të themi: faleminderit ty Trifon. Faleminderit!

Ty të vranë, ti ike, por ne sivëllezërit e tu poetë, që erdhëm mbas teje, nxorëm mësime nga mynxyra.

Ti na shpëtove kokën, na zgjatë jetën.

Jeta është e shtrenjtë. Ti na ndihmove të mos vdesim para kohe. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in

Next Post

Kalendari Historik 27 Dhjetor

Artikuj të ngjashëm

Mbledhja e vitit ’61: “Mark Gurakuqi e sulmoi Kadarenë në shtyp me gjuhën e Enver Hoxhës, duke analizuar poezinë e tij ‘Laçi’…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, Skifter Këlliçi
Art & Kulture

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

October 30, 2026
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
Art & Kulture

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

October 25, 2026
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Para se Kadare të fitonte jehonë të gjerë ndërkombëtare, lexuesit perëndimorë e njihnin Ballkanin, kryesisht përmes autorëve si Ivo Andriç dhe Nikos Kazantzakis…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 24, 2026
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Në Perëndim, studiuesit mbetën të habitur, kur Kadare fliste për lirinë, pushtetin dhe fatin njerëzor, me një forcë artistike origjinale, të cilën kritikët francezë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 23, 2026
Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?
Art & Kulture

Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?

October 3, 2026
Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!
Art & Kulture

Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!

September 26, 2026
Next Post
Kalendari Historik 1 Dhjetor

Kalendari Historik 27 Dhjetor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme