• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Si ka funksionuar arma e Sigurimit të Shtetit, nga viti 1944, deri në 1991-in, struktura përbërëse e saj, sipas degëve përkatëse dhe…”/ Studimi i ish-kreut të Arkivit të Ministrisë së Brendshme

“Në burgun e Burrelit, Koço Kotën e kanë torturuar çnjerëzisht e godisnin me bajonetë dhe plagët e çara i’a mbushnin me…”/ Dëshmia rrëqethëse e nipit të ish-kryeministrit, që e rrëmbyen në Greqi në ’45-ën
“Para pushkatimit, shkuam e gjithë familja në burg dhe kur po ndaheshim, ai na tha…”/ I biri i Koci Xoxes, tregon historinë e panjohur të babait dhe raportet me Enverin
“Enveri më tha se, prokurori Bedri Spahiu, duhet të kërkojë dënimin me vdekje për Koçi Xoxen dhe burgim të përjetshëm për…”/ Dëshmia e ambasadorit rus, nxjerrë nga arkivat e Moskës
Raporti sekret 10 gusht ‘48: “Ambasadori grek i kërkoi SHBA-së ndërhyrjen e rusëve tek shqiptarët që të çarmatosin gueriljet që…”/ Dokumentet e panjohura amerikane
Memorie.al
“Njerëz si: Ylli Hila, Pandi Konomi, Dolores Velaj, përfaqësues të organeve të dhunës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, në filmin e regjisores bullgare, tregojnë se…”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
“Nga ‘Historia e Sigurimit të Shtetit’, e botuar në vitin 1974, nxirren mjaft të dhëna rreth diktaturës, si… “/ Ana e panjohur e krimeve të regjimit komunist, shqiptaro-jugosllav

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Një ndër armët më efiçente të diktaturës komuniste në Shqipëri, që tregonte edhe shkallën e zhvillimit të kësaj diktature, ishte edhe Sigurimi i Shtetit – i cilësuar shpesh si “Syri vigjilent i Partisë”. Një makinë e tillë, i siguroi pushtetin për vite PPSH-së dhe u bë faktor frenues, në zhvillimet demokratike në vitet ‘90-të. Pikërisht për të njohur diçka më tepër, në organizimin dhe funksionimin e këtij organi, menduam se do të ishte me interes një shkrim i tillë. Sepse niveli i një shërbimi informative, tregon edhe nivelin e konsolidimit të pushtetit, në çfarëdo kohë.

Historia e spiunazhit në Shqipëri

Ndonëse Shqipëria u njoh si shtet më 29 korrik 1913, për shumë vite, për shkaqe të ndryshme, ajo nuk arriti të ndërtonte strukturat  natyrore të shtetit. Pas Kongresit të Lushnjës, u pa se po fillonte ndërtimi i institucioneve kryesore të shtetit. Megjithatë, nuk mund të flitej për ndërtim të rrjetit të mirëfilltë informativ. Pas ngjarjeve të vitit 1924 dhe pas ‘Triumfit të Legalitetit’, Ahmet Zogu arriti të ndërtojë, të parin shërbim sekret shqiptar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

Ky shërbim bënte pjesë në Ministrinë e Brendshme dhe njihej me emrin; ‘Zyra Sekrete’. Jo vetëm që u punua me parametra profesionale, por u arrit të ngrihej edhe një rrjet i mirë agjentësh në Jugosllavi dhe Greqi. Është për t’u kujtuar se pas pushtimit komunist të Shqipërisë. në nëntor 1944, i gjithë arkivi i Ministrisë së Brendshme, iu vu në dispozicion jugosllavëve, të cilët zbuluan ndër të tjera dhe agjentët që kishte Mbreti Zog, në Jugosllavi.

Shumica e këtyre agjentëve, u vranë nga jugosllavët. Do të ishin pikërisht jugosllavët, ata që do të krijonin shërbimin e ri sekret në Shqipëri, të quajtur ‘Sigurimi i Shtetit’. Këtu merret si pikënisje, mbase jo zyrtare, 19 Prilli i vitit 1944, kohë kur Enver Hoxha, zyrtarisht urdhëroi shtabin e batalionit “Hakmarrja”, të fillonte “organizimin e Shërbimit të Informacionit”.

Hartues të platformës fillestare, të këtij shërbimi informative, u bënë emisarët jugosllavë. Këta për interesat e tyre, nxitën formimin e një Shërbimi Informativ, në mënyrë që ky organ, vetëm kombëtar të mos ishte. Me ardhjen në pushtet të Enver Hoxhës, Ministër i Brendshëm, ishte Haxhi Lleshi, i cili rridhte nga një familje me tradita të kulluara serbofile.

Pas Haxhi Lleshit, në mars 1946, në vend të tij, u emërua Koçi Xoxe, që ishte njëkohësisht edhe Zv/Kryeministër. Koha e Xoxes, përkon edhe më fuqizimin e Sigurimit të Shtetit, nën kujdesin e posaçëm të këshilltarëve jugosllavë. Si edhe me parë, Sigurimi vazhdoi të ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme. Nesti Kerenxhi, Vaskë Koleci e Zoi Themeli, ishin ndër më të njohurit që u morën me ndërtimin e armës së Sigurimit, nën kujdesin e përhershëm të Këshilltarëve jugosllavë. Pikërisht u bë shkak kjo kohë që pas vitit 1948, që Partia e Punës, të theksonte se ishte ajo që komandonte Sigurimin.

Pas divorcit me jugosllavët, Sigurimi i Shtetit, pati një ngritje edhe më të madhe profesionale, nën patronazhin jugosllav. Gjatë gjithë ekzistencës së tij, Sigurimi i Shtetit mbeti gjithnjë një produkt jugosllavo-sovjetik. Ai ngeli përherë “syri vigjilent” i Partisë së Punës dhe “arma më e fortë”, e diktaturës komuniste. Ky shërbim nuk arriti kurrë të ishte një shërbim kombëtar. Ai survejonte gjithçka që ndodhte në Shqipëri, për t’i shërbyer mbajtjes së pushtetit, nga Partia e Punës.

Në vitin 1991, në qeverinë ‘Nano 2’, u krijua Ministria e Sigurimit, e drejtuar nga Gramoz Ruçi. Një rast krejt i veçantë ky. Në verën e vitit 1991, u miratua ligji për Shërbimin Informativ Kombëtar (SHIK) dhe Irakli Koçollari, u emërua kryetar. Në qershor 1992, në krye të këtij institucioni, vjen Bashkim Gazidede dhe filloi reforma e madhe e SHIK-ut, që përfshiu 98% të efektivit. Në maj 1997, pas rebelimit komunist dhe pas dorëheqjes së Gazidedës, në krye të këtij institucioni, u emërua Arben Karkini.

Me ardhjen e socialistëve në pushtet, në shtator 1997 në vend të Karkinit, u emërua Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Fatos Klosi. Më vonë SHIK-u ndërroi emrin në SHISH. Klosi riktheu në funksione, të gjithë punonjësit e vjetër. Asokohe SHISH-i, ishte shumë larg një Shërbimi Informativ Kombëtar. Ai ishte një vegël e Partisë Socialiste.

Organizimi i Sigurimit të Shtetit

Mënyra organizative e Sigurimit të Shtetit, ishte mjaft e studiuar dhe hierarkike. Në krye të kësaj metode, qëndronte Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH-së. Me këtë rast Sigurimi, vepronte sipas Platformës së Byrosë Politikë të K.Q, të PPSH-së. Kjo gjë, bëhej për të theksuar se; ishte Partia ajo që udhëhiqte Sigurimin. Për vetë komunistët qe trajtuar apo gjykuar si e gabuar, koha e pasluftës ku Sigurimi komandonte Partinë.

Pas eliminimit të “Grupit të Koçi Xoxës”, udhëheqësi komunist Enver Hoxha, me të madhe vuri në dukje se; partia ishte mbi Sigurimin. Në vitin 1982, pas eliminimit të Mehmet Shehut, Hoxha do të përsëriste vazhdimisht, se; ishte partia ajo që kishte zbuluar “komplotet” e Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, etj., dhe jo Sigurimi. Duke folur në këtë mënyrë, Hoxha e ktheu partinë ndër të tjera, edhe në një organ të specializuar spiunazhi, megjithëse kjo gjë, mund të duket si absurd!

Gjithsesi vazhdojmë më tej. Në platformën e Byrosë Politike, ndër të tjera dallojmë esencialisht dy pika kryesore; Në njërën nga këto pika, thuhej se; anëtar i PPSH-së, nuk mund të ishte bashkëpunëtor i Sigurimit, pa lejen e Partisë. Kjo do të thotë që; strukturat e Partisë, informoheshin paraprakisht, për arsyet e rekrutimit të anëtarit të tyre.

Në pikën tjetër, thuhej se; rrjetin sekret informative; duhej ta përbënin në shumicë, elemente që vinin nga familjet e deklasuara, të internuara apo, që kishin të afërm jashtë shtetit.

Përsa i përket anëve të tjera të survejimit, agjentë të Sigurimit, ndodheshin edhe brenda në burgje (ordinere apo politike) si dhe në institucione të Shtetit, si për shembull në ministri, drejtori, hoteleri, etj., në të cilat parashikohej që një vend i caktuar i organikës. t’i lihej një bashkëpunëtori të Sigurimit.

Nën nivelin e Byrosë Politike të K.Q të PPSH-së, vinte Ministria e Brendshme. Në këtë organ, një zv/ministër, drejtonte Sigurimin e Shtetit dhe tjetri kufirin. Zv/ministri i ngarkuar me Sigurimin, komunikonte me kryetarët e Degëve të Punëve në Brendshme në rrethe dhe 3 drejtorët e Sigurimit.

  • Drejtoria e Parë e Kundërzbulimit.
  • Drejtoria e Dytë e Sigurimit të Udhëheqjes.
  • Drejtoria e Tretë e Zbulimit.

Më konkretisht këto drejtori, ndaheshin në disa degë:

Drejtoria e Parë e Kundërzbulimit:

– Dega e Parë: Zbulimi i depërtimit të agjenturave të huaja, kjo degë merrej me ndjekjen dhe survejimin e elementit të dyshuar, si agjentë të huaj. Megjithatë në shumë raste, Sigurimi sajonte agjentë, për të justifikuar punën e tij.

– Dega e Dytë: Kundërzbulimi i zbulimit të ambasadave të huaja të akredituara në Shqipëri. Në këtë bëhej survejimi i plotë i veprimtarisë së selisë të këtyre ambasadave dhe i personelit të tyre.

– Dega e Tretë: Pastërtia e figurës së punonjësve të Ministrisë së Brendshme. Në këtë degë grumbullohej i gjithë dokumentacioni dhe të dhëna të tjera në lidhje me punonjësit e Ministrisë së Brendshme. Survejimi i efektivave të kësaj ministrie, përfshinte çdo gjë që kishte të bënte me të kaluarën e tyre, si; origjina, familja, shkollimi, etj., si dhe mënyra e jetesës jashtë detyre. Nuk ishte pa rëndësi, survejimi i punonjësit në profilin e tij të punës. Kjo mënyrë survejimi, rriste besnikërinë e punonjësit ndaj diktaturës dhe garantonte një organ të rëndësishëm, të kësaj diktature.

– Dega e Katërt: Administrimi i dokumenteve operativë. Kjo degë siç duket edhe nga emri, administronte dosjet e arkivuara dhe kartelat ku ndodheshin të dhëna për bashkëpunëtorët dhe për personat që ndiqeshin. Përveç këtyre, kjo degë administronte edhe dokumenta të institucionit.

– Dega e Pestë: Teknika operative.

Kjo degë merrej me administrimin e teknikës operative të Sigurimit, si incizuesit, kamerat, etj., si çdo gjë që hynte si mjet survejimi apo regjistrimi. Ishte ndër degët më të rëndësishme të Drejtorisë së Parë.

– Dega e gjashtë: Sigurimi i Ushtrisë.

Kjo degë, garantonte “pastërtinë” e efektivave të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe të kishte nën kontroll veprimtarinë e mundshme “të armiqve”, kundër teknikës ushtarake. Megjithatë ky sektor, në mjaft raste mbështeti teoritë që krijonte Enver Hoxha, kur godiste grupe ushtarakësh.

– Dega e Shtatë: Zbulimi i krimeve ekonomike.

Me anë të rrjetit të informatorëve, kjo degë kishte për qëllim të gjente “sabotatorët” që shkaktonin “krime ekonomike”. Megjithatë ky sektor, nga ana organizative, u suprimua më vonë, për t’iu bashkangjitur një sektori tjetër.

– Dega e tetë: Zbulimi i veprimtarisë së elementëve armiqësore antiparti.

Kjo degë ndahej në dy nëndegë:

– Nëndega e internim-dëbimeve, që merrej me survejimin e elementëve të internuar e dëbuar, duke pasur një rrjet të gjerë informatorësh, brenda këtij kontingjenti.

Nëndega e kampeve dhe burgjeve, merrej me survejimin e të burgosurve ordinerë dhe politikë. Brenda në burgje ekzistonte një rrjet informatorësh të burgosur.

Përsa i takon kuadrove të Sigurimit të Shtetit, duhet thënë se shumica e tyre (ose rreth 95%) vinin nga Zona e Parë Operative (Vlorë – Gjirokastër)

Drejtoria e Dytë: Sigurimi i Udhëheqjes.

Kjo Drejtori ndahesh në këto degë:

– Dega e prapavijës. Kjo degë survejonte çdo gjë që përdorej nga udhëheqja, si vilat, zyrat, ushqimet e udhëheqjes, makinat e tyre, etj., etj. Në shërbim ishin oficerë legalë.

– Degë e Shoqërimit. Këtu bënin pjesë ata shoqërues të udhëheqjes, që ishin oficerë legalë.

– Dega e teknikës. Përfshinte të gjithë infrastrukturën e mjeteve të survejimit, si regjistruesat, kamerat etj., etj.

– Dega e Administrimit të Dokumenteve Operative. Kjo degë bënte administrimin shkresor.

Drejtoria e Tretë – Zbulimi –

Kjo Drejtori e kishte qendrën në katin e katërt të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përbëhej nga oficerë legalë, të cilët kamufloheshin me funksione diplomatike në ambasada të RPSSH-së në vende të huaja. Kështu oficeri i Sigurimit, në një ambasadë të Shqipërisë në një vend të caktuar, kamuflohej në sekretar apo, konsull të ambasadës dhe jo më tej.

Ky ishte niveli i mesëm, ku vepronte Sigurimi. Në vitin 1992 (muaji maj) kur ministër u emërua Alferd Serreqi, plasi edhe skandali i përgjuesve të Ministrisë së Jashtme, që në fakt ishin pjesë integrale e Sigurimit të Shtetit. Nga ana organizatore, Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit, ndahej në disa degë:

– Dega e parë, mbulonte Evropën.

– Dega e dytë, mbulonte Lindjen e Mesme dhe vendet e tjera.

– Dega e tretë, mbulonte Amerikën dhe vende të tjera.

– Dega e katërt, mbulonte diasporën. Këtu mund të shtojmë se rrjeti i agjentëve të Sigurimit, ka qenë mjaft i madh. Mbase agjentët në diasporë, mund të ishin më të veçantë.

– Dega e pestë, ishte ajo që administronte dokumentet operative.

– Dega e gjashtë, ishte ajo që administronte teknikën operative.

Rrjeti informativ Sekret

Ky rrjet përbëhej nga:

– Rrjeti informativ, pa dokumenta.

– Rrjeti informative, me dokumenta.

Rrjeti informative, pa dokumenta: Përbëhej nga një kategori e veçantë bashkëpunëtorësh special, të cilët betoheshin para Sekretarit të Parë të PPSH-së. Në shtyp, (deri nga viti 2001), janë përmendur disa emra, të cilët ishin në krye të shtetit dhe që njiheshin si ramizistë (si duket, ishin betuar para tij).

Rrjeti informativ me dokumenta: Në rrjetin informativ sekret me dokumenta, dallojmë 4 lloje bashkëpunëtorësh të Sigurimit të Shtetit. Më konkretisht  ata janë:

Rezidenti:

Ishte ndihmës i operativit të Sigurimit dhe mbante lidhje me disa informatorë. Ishte person civil, kërkohej me nivel të lartë profesional, i besueshëm dhe parashikohej që të ishte operativ aktiv në kohë lufte. Disa prej tyre kanë bërë edhe kurse speciale.

Agjenti:

Ishte infromativ i kualifikuar i Sigurimit të Shtetit, që jepte të dhënat kryesore atje ku qëndronin interesat e Sigurimit.

Informatori:

Ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, i cili jepte informata, sipas skemës për të cilën ai ishte ngritur.

Strehuesi:

Ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, i cili vinte në dispozicion të Sigurimit, banesën, zyrën, hotelin, ose ambiente të tjera që kishte mundësi.

Strehuesi quhej edhe bashkëpunëtor vullnetar. Në mjediset që ai vinte në dispozicion ndër të tjera, zhvilloheshin takime të operativit, rezidentit, etj. Të gjitha këto nivele informatorësh, ishin me pseudonime. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 4 Janar 2024

Next Post

“Në burgun e Burrelit, një profesori të burgosur, kur i vdes vëllai po i burgosur, nuk tregon, por i vinte atij një cigare në gojë dhe...”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për librin e ish-të dënuarit politik

Artikuj të ngjashëm

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
“Në burgun e Burrelit, një profesori të burgosur, kur i vdes vëllai po i burgosur, nuk tregon, por i vinte atij një cigare në gojë dhe…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për librin e ish-të dënuarit politik

“Në burgun e Burrelit, një profesori të burgosur, kur i vdes vëllai po i burgosur, nuk tregon, por i vinte atij një cigare në gojë dhe...”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për librin e ish-të dënuarit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!