• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, May 20, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 4 Janar 2024

Kalendari Historik 2 Janar 2024

1918 – Deklarata e pavarësisë së Finlandës, njihet nga Rusia, Suedia, Gjermania dhe Franca. Kjo deklaratë, shpalli Finlandën një komb të pavarur, duke i dhënë fund autonomisë së saj brenda Rusisë si Dukati i Madh i Finlandës, duke iu referuar një projekt-ligji të dërguar në të njëjtën kohë në Parlament. Shpallja e pavarësisë ishte vetëm një pjesë e procesit të gjatë që çoi në pavarësinë e Finlandës. Deklarata festohet si Dita e Pavarësisë në Finlandës. Kryeqyteti i saj u shpall Helsinki.

 

1924 – Lindi në Ballsh të Mallakastrës Kadri Roshi, studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm. Në krah ka pasur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj. Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qenë një aktor brilant dhe me një talent të lindur. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.

1931 – Lindi në Tërpezë të Malishevës Feriz Krasniqi. Në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Nishit studioi në degën e biologjisë ku edhe diplomoi në vitin 1954. Një kohë punon arsimtar i biologjisë e pastaj regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Shkupit, në grupin e biologjisë, ku edhe diplomon në fillim të vitit 1961. Për kontributin e tij në lëmin e kërkimeve shkencore, në procesin arsimor-edukativ të shumë brezave, në sigurimin e literaturës së nevojshme nga lëmi i biologjisë, në zhvillimin institucional dhe afirmimin e Universitetit të Prishtinës, u nderua me këto shpërblime dhe mirënjohje nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës për bashkëpunim të suksesshëm; Mirënjohje e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore me rastin e kremtimit të 36-vjetorit të punës së suksesshme të tij. Në vitin 1995, Senati i Universitetit të Prishtinës ia jep titullin e nderit Profesor emeritus për merita të veçanta në zhvillimin dhe avancimin e Universitetit të Prishtinës, si dhe për përsosmërinë mësimore dhe shkencore. Në vitin 1996, zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 zgjidhet anëtar i rregullt i kësaj akademie.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

1944 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fillon Operacioni Carpetbagger, që përfshin hedhjen e armëve dhe furnizimeve për luftëtarët e rezistencës në Evropë, nga avionët aleatë. Në këtë operacion ushtarak, OSS amerikane, dhe SOE britanike, hodhën agjentët, dhe furnizimet luftarake për forcat e rezistencës së Francës, Belgjikës, Hollandës, Danimarkës dhe Norvegjisë. E njëjta gjë do të ndodhte më pas edhe në vëndet e Ballkanit, ku një pjesë të mirë të furnizimeve do të hidhej edhe në Shqipëri.

 

1948 – Burma fiton pavarësinë e saj nga Mbretëria e Bashkuar duke u bërë një republikë e pavarur. E quajtur dhe si Unioni i Birmanisë, qeveria e saj zgjodhi Sao Shve Thaik si Presidentin e saj të parë dhe U Nu si Kryeministrin e saj të parë. Kryeqyteti i Burmas u zgjodh Ranguni. Por që nga shpallja e pavarësisë, Burma ose siç njihet ndryshe Birmania, është përballur me disa grushte shteti, dhe junta ushtarake diktatoriale. Sot ky vend, po kalon një situatë të rëndë ekonomike dhe sociale.

 

1956 – Formohet nga Konstantinos Karamanlis, partia e Unionit Radikal Kombëtar grek. Kjo forcë politike, ishte një parti konservatore, e krahut të djathtë, e cila gjithashtu kishte disa anëtarë të shquar të qendrës, siç janë, Panagiotis Kanellopoulos, Konstantinos Tsatsos, president i Republikës Greke nga 1975 deri në 1980, dhe Evangelos Averoff, Ministër i Punëve të Jashtme në qeveritë e Karamanlis në vitet 1955-1963, dhe drejtues i Nea Demokratia nga 1981 deri në 1985.

 

1960 – Vdes në Villeblevin, në moshën 46 vjeçare, Albert Camus. Camus, ishte një filozof, autor dhe gazetar franko-algjerian. Ai fitoi çmimin Nobel në Letërsi në moshën 44 vjeç në 1957, dhe cilësohet si marrësi i dytë i këtij çmimi, më i ri në histori. Filozofikisht, pikëpamjet e Camus kontribuan në ngritjen e filozofisë të njohur si absurdizëm. Ai gjithashtu konsiderohet të jetë një ekzistencialist, pavarësisht se ai e hodhi poshtë me forcë termin gjatë gjithë jetës së tij.

 

2010 – Burj Khalifa, ndërtesa aktuale më e lartë në botë, hapet zyrtarisht në Dubai. Me një lartësi totale prej 829.8 m dhe një lartësi çati (pa përfshirë antenën) prej 828 m, Burj Khalifa ka qenë struktura dhe ndërtesa më e lartë në botë që nga fillimi i saj në vitin 2009. Ndërtimi i Burj Khalifa filloi në 2004, me pjesën e jashtme përfundoi pesë vjet më vonë në 2009. Struktura parësore është betoni i armuar. Ndërtesa u hap në vitin 2010 si pjesë e një zhvillimi të ri të quajtur Downtown Dubai.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Ballsh një lab i moshuar, i tha Aladin Kapos; xhaxhi yt, Hysniu, dogji njërin me flakëhedhëse, se shoqërohej me një partizane, kurse ai edhe pse i martuar...”/ Dëshmia e ish-oficerit të Marinës

Next Post

“Si ka funksionuar arma e Sigurimit të Shtetit, nga viti 1944, deri në 1991-in, struktura përbërëse e saj, sipas degëve përkatëse dhe...”/ Studimi i ish-kreut të Arkivit të Ministrisë së Brendshme

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
“Shoku Enver, ja po e lexoj unë platformën e Sigurimit që Kadriu u’a dha sovjetikëve, me emrat e agjenturës….”/ Diskutimi i Hekuran Isait në mbledhjen e Byrosë, shtator ‘82

“Si ka funksionuar arma e Sigurimit të Shtetit, nga viti 1944, deri në 1991-in, struktura përbërëse e saj, sipas degëve përkatëse dhe...”/ Studimi i ish-kreut të Arkivit të Ministrisë së Brendshme

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!