• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, September 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Si i ruajtëm fotografitë e rralla të babës me Prek Calin dhe kolonelin, Hill, kur shtëpia jonë kontrollohej nga Sigurimi e Shtetit”?! (fotot e panjohura)

Prenkë Cali, kreshniku i Malësisë, i mençur dhe gojartë, i urtë e besnik, trim e atdhetar, prej të cilit Shqipnia ka edhe sot Vermoshin
Historia e Bajraktarit të Hotit, që sfidoi 3 pushtete: UDB-në në Damask, burgjet e Austrisë dhe terrorin komunist: / Im atë, ish-oficer i Zogut…
“Si i ruajtëm fotografitë e rralla të babës me Prek Calin dhe kolonelin, Hill, kur shtëpia jonë kontrollohej nga Sigurimi e Shtetit”?! (fotot e panjohura)
“Si i ruajtëm fotografitë e rralla të babës me Prek Calin dhe kolonelin, Hill, kur shtëpia jonë kontrollohej nga Sigurimi e Shtetit”?! (fotot e panjohura)

Nga Namik Mehmeti

Memorie.al/ Në lagjen Parrucë, të qytetit të Shkodrës, jo larg burgut të madh të qytetit, shtëpia ku ne jetonim ishte me përmasa të mëdha, dhoma, soba, hajate, kuzhina dhe oborr, kopsht me pemë e lule. Me burgosjen e babait tonë, Komiteti Ekzekutiv i asaj kohe, e kishte pikë preference që në dhomat e boshatisura, të u jepte fletë bllokimi oficerëve të Sigurimit, të Ushtrisë, apo dhe civilëve që vinin me punë nga jugu i Shqipërisë, në veri të saj.

Baba, Et’hem Rrema (Mehmeti) ishte i dënuar si “Armik i Popullit” me 10 vjet burg politik, vetëm pse kishte shërbyer si nëpunës (prefekt, kryetar komune etj), duke vuajtur dënimin nga 19 janari i vitit 1945, deri më 19 janar të 1953-it, duke përfituar dy vjet falje.

Gjata kohës që baba ishte në burg, nëna jonë Laja, duhej të përballonte jo vetëm rritjen e tre djemve, (Skënderi, Namiku e Reshati), më i madhi atëherë 6 vjeç, e më i vogli 2 vjeç, por dhe të punonte për të siguruar jetesën, për të na ruajtur nga vetmia, (pasi të afërmit kishin frikë të afroheshin), të ndiqte bashkëshortin e saj në kampet e punës, Maliq apo Beden të Kavajës.

Gjithashtu mund të lexoni

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!

“Në luftën e tyre për pushtet pas vitit 1948, Enver Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Nushit, Ngjelës, ndërsa Shehu nga Kapo, Myftiu, Hazbiu dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Jetesa jonë u bë disi me e sigurt kur erdhi të jetojë me ne daja, Haki Ulqinaku, që ishte në shënjestër si tregtar e pronar anije, duke hyrë e dalë në portet e Italisë, deri në ardhjen e komunistëve në pushtet. Ne tre vllaznit, kur filluam të shkonim në shkollë, fjalën burg e mësuam së bashku me fjalët e para të abetares, pasi në shtëpi mungesa e babës, justifikohej nga nëna. Dhe aq më tepër, kur ajo na merrte me vete në ditët e takimit një herë në muaj.

Duke u rritur, u mësuam të shkonim në ditët e caktuara në dyert e burgut, për t’i dërguar babës ushqimet dhe ndërresat (veshmbathjet), duke provuar edhe ne, fëmijët, torturën e orës së marrjes në dorëzim nga polici, për orë të tëra dhe acarin e erës e murrlanit. Gjyshja, nëna, kur i kërkonim të mësonim diçka, pse ishte baba në burg, pasi disa komshi,(nga familje komuniste), na quanin: ” fëmijët e zogistit, armikut të popullit”, ato vetëm një fjalë na thonin: “po mësuat në shkollë shkëlqyeshëm, baba do të lirohej më shpejtë nga burgu.” Por në ditët kur nëna punonte me turne në Fabrikën e Tisazhit, ne merreshim me një arkë druri të ri mësuar, që ishte sjellë nga Italia dhe brenda kishte dokumenta, letra e fotografi. Gjyshja na thoshte se aty janë ruajtur napolona ari dhe xhevahire të tjera arri e argjendi, që nëna ishte e detyruar t’i dorëzonte gjatë kontrolleve të sigurimit apo dhe t’i shiste fshehurazi.

Po ajo arkë e vogël na befasoi kur pamë se në mes atyre dokumenteve, ishin emërimet e babës, me firmën e Mbretit Zog I, në detyra shtetërore, prefekt, n/prefekt apo kryetar komune, si dhe Pasaporta e Mbretërisë, falenderime e vlerësime për punën që kishte kryer po thuajse në të gjithë qytetet krahinat e Shqipërisë. Në mes tyre dhe shumë fotografi.

Por me lirimin e tij nga burgu ato relike që dëshmonin për një të vërtetë historike nuk i pamë më. Siç duket nga frika se ne edhe mund t’i ekspozonim, kur herë pas here qiraxhinjtë që shkonin e vinin, mund të na krijonin probleme me ekspozimin e tyre.

Shume vonë, pasi baba kishte ndërruar jetë, me përmbysjen e diktaturës komuniste, nëna na afroi disa fotografi, sidomos ato që ishin realizuar në veri të Shqipërisë, në Vermosh. Në vitet që baba ishte kryetar komune, në shumë takime me Bajraktarët e Veriut, kishte fiksuar dhe fotografi me patriotin antikomunist Prek Cali. Por fotografia që ka vlera historike, është ajo ku është i pranishëm dhe Koloneli Hill, si dhe Qark komandanti, Shaban Elezi dhe të tjerë ushtarak, si dhe shumë përfaqësues të Lëvizjes së Legalitetit.

Këto fotografi përkojnë me rastin e ardhjes së kolonelit Hill në Shqipëri, ku ai ka shkruar në kujtimet e tij për Vermoshin. Ishte vizita e tij në Shqipëri në vitet 1935-’36, ku i ftuar nga Mbreti Zog i Parë, do të merrte përsipër organizimin e trajnimin e Xhandarmërisë Shqiptare.

Ja si e përshkuan Koloneli Hill udhëtimin e tij në Vermosh dhe takimin me Prek Calin, kryetarin e Komunës Et’hem Rrema (Mehmeti), Krerët e Bajraktarët e Malësisë së Madhe: “Aty (Tamarë) na mori postëkomanda dhe të nesërmen të shoqëruar nga të tjerë u ngjitëm përsëri në një kodër të pjerrtë me bar dhe pastaj morëm rrugën në terren të rrafshët nëpër pyll, pranë kufirit lindor për në veri të Shqipërisë. Pastaj zbritëm për në perëndim, nëpërmjet luginës së gjerë e pjellore të Vermoshit, fshati më verior i vendit. Përtej tij është një unazë kodrash, gjatë së cilës ka qenë vija e kufirit. Ka qenë në plan për të kaluar një hekurudhë lindje-perëndim, përmes luginës nga e cila do të përfitonte Jugosllavia, por ajo nuk u materializua kurrë.

Në Vermosh, përveç postë komandës kishte shtëpi të shpërndara dhe një godinë të madhe fermeri, që i përkiste kryeplakut i cili kontrollonte luginën. Kryetari i Komunës një burë i këndshëm që fliste pak anglisht, u gëzua që pati mundësinë të këmbente disa fjalë në gjuhën angleze”/Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

Share21TweetPinSendShareSend
Previous Post

“Herën e parë Shvarcin e arrestuan te ‘Shallavret’ dhe e rrahën te ‘Shtëpia me gjethe', duke i thënë…”/ Dëshmia e mikut të ngushtë të përkthyesit

Next Post

“Unë isha ministër i Brendshëm kur u bë Masakra e Tivarit, ja tregova Enverit dhe ai…”/ Dëshmia e Haxhi Lleshit dhe dokumenti sekret, ku Hoxha ia 'faturoi’ Koci Xoxes

Artikuj të ngjashëm

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!
Dossier

September 15, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Në luftën e tyre për pushtet pas vitit 1948, Enver Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Nushit, Ngjelës, ndërsa Shehu nga Kapo, Myftiu, Hazbiu dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 14, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Jo vetëm të mbyllet materniteti dhe të transferohet, por ky personel abuzivisht i gjithi, duhet të kalojë ‘nëpër vrimat e gjilpërës’ dhe…”/ Zbulohet letra e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, tetor 1972

September 13, 2026
“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme
Dossier

“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme

September 13, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Nga infeksioni i rëndë në maternitetin e Tiranës u prekën 67 fëmijë nga 411 të lindur, ku 27 prej tyre vdiqën si pasojë e…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen e që tronditi kryeqytetin në tetor 1972

September 14, 2026
“Gjatë darkës në ambasadën jugosllave, Omer Nishani kritikoi hapur Enver Hoxhën. se punët po shkonin keq me rindërtimin e vendit, kurse Enveri nuk lëviz nga zyra dhe…”/ Dokumentet sekrete të britanikëve

September 12, 2026
Next Post
“Unë isha ministër i Brendshëm kur u bë Masakra e Tivarit, ja tregova Enverit dhe ai…”/ Dëshmia e Haxhi Lleshit dhe dokumenti sekret, ku Hoxha ia ‘faturoi’ Koci Xoxes

“Unë isha ministër i Brendshëm kur u bë Masakra e Tivarit, ja tregova Enverit dhe ai…”/ Dëshmia e Haxhi Lleshit dhe dokumenti sekret, ku Hoxha ia 'faturoi’ Koci Xoxes

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme