• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, May 18, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Si e sollëm në Shqipëri të lidhur këmbë e duar me zinxhirë, nipin e Hysni Kapos, diplomat në Pragë, i arrestuar nga dogana austriake, për kontrabandë duhani dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zbuluesit

“Si e sollëm në Shqipëri të lidhur këmbë e duar me zinxhirë, nipin e Hysni Kapos, diplomat në Pragë, i arrestuar nga dogana austriake, për kontrabandë duhani dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zbuluesit
“Si e sollëm në Shqipëri të lidhur këmbë e duar me zinxhirë, nipin e Hysni Kapos, diplomat në Pragë, i arrestuar nga dogana austriake, për kontrabandë duhani dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zbuluesit
“Si e sollëm në Shqipëri të lidhur këmbë e duar me zinxhirë, nipin e Hysni Kapos, diplomat në Pragë, i arrestuar nga dogana austriake, për kontrabandë duhani dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zbuluesit
“Si e sollëm në Shqipëri të lidhur këmbë e duar me zinxhirë, nipin e Hysni Kapos, diplomat në Pragë, i arrestuar nga dogana austriake, për kontrabandë duhani dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zbuluesit
“Nga avioni që fluturonte sipër nesh, më thanë në radio; të urdhërojmë të fikësh motorrin dhe të na presësh për kontroll, sipas konventës së OKB-së, për luftën në Bosnje…”! / Kujtimet e ish-kapitenit të anijes “Vlora”

Nga Hajro Limaj

Memorie.al / Ishte fundi i gushtit 1987. Ndodhesha me shërbim në Stamboll. Në bregdetin e Bosforit, po bisedonim me konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Ali Ymeri. Kur po mbaronim bisedën, radisti më solli një radiogram tepër sekret, të shifruar. Pasi e deshifrova, rezultoi se; urdhërohesha nga qendra në Tiranë, se me mbërritjen në Konstancë të Rumanisë, duhej t’i bashkohesha operacionit të drejtuar nga Nikollaq Ziu, zëvendës drejtor i Zbulimit Politik në Ministrinë ë Punëve të Jashtme. Se çfarë operacioni ishte, nuk më thuhej asnjë fjalë. Të nesërmen pasdite anija me të cilën udhëtoja, u ankorua në kalatat e portit më të madh të Ballkanit, në Kostancë.  Sa për kuriozitet, ky  port pothuajse shumicën e kohës, është i mbuluar nga mjegulla.

Me kapitenin e anijes shkuam në agjencinë përkatëse dhe dorëzuam dokumentet e nevojshme. Këtu pinim edhe kafetë e mirëseardhjes, që na ofronin autoritetet portuale. Sapo u kthyem në hyrje të portit, mbërritën dy makinat diplomatike të ambasadës tonë nga Bukureshti. Hipëm të shtrënguar tek makina e dytë.

Kur arritëm tek shkallët e lëvizshme të anijes, nga makina e parë zbriti Nikollaq Ziu, oficeri i repartit special të Ndërhyrjes së Shpejtë, Muharrem Abazi, që kishte ardhur nga Tirana dhe Vullnet Thanasi, i arrestuar, të cilit mbi prangat e duarve, i kishin hedhur xhaketën.

Gjithashtu mund të lexoni

“Për arsye se në tetor 1971, u arratis jashtë shtetit, në Greqi, pjesëtari i familjes së tyre, Besnik Aliko, komisioni vendosi të internojë në katundin Fushë-bardhë të Gjirokastrës…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Ndërsa nga makina ku hipëm ne, zbriti bashkëshortja me pranga në duar dhe dy djemtë e Vullnetit. Për sistemimin e tyre, ishin rregulluar dy dhoma te posaçme.

Në njërën u vendos i vetëm Vullneti, ndërsa në tjetrën, bashkëshortja me dy djemtë. Për Vullnetin u morën masa të rrepta sigurie. I arrestuar, me pranga në duar, në kokë helmetë çeliku dhe i shtrirë në krevat, i lidhur më zinxhirë në të dy këmbët dhe të dy duart. Ndërsa bashkëshortja, ishte vetëm me duar të lidhura. Masat ishin tepër të rrepta, sikur kishim të bënim me një grup terrorist me rrezikshmëri të lartë globale.

Gjatë ditës, dy fëmijët e vegjël, shumë shumë të bukur, qëndronin në kuvertë të anijes. Kur u nisëm për t’u rikthyer në atdhe, veçanërisht në ngushticën e Bosforit dhe të Dardaneleve, rritëm në maksimum masat e vrojtimit dhe te sigurisë, mbasi mendohej se ai mund të ishte një agjent kapital dhe do të ndërhynin shërbimet e huaja të zbulimit, për ta shpëtuar.

Te tre ne: Nikollaqi, unë dhe Muharremi, kryenim shërbimin pranë Vullnetit, nga 4 orë pa ndërprerje. Vullnetin, e njihja në një farë mase, kur ishte në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

E dija mjaft mirë që ishte nipi i Hysni Kapos, sekretarit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe anëtarit të Byrosë Politike. Zëvendësi i parë i Enver Hoxhës në linjë partie, i cili u nda nga jeta më 23 shtator 1979, nga një sëmundje e rëndë në një klinikë në Paris të Francës. Po kështu e dija që për dy vjet, Vullneti kishte qenë sekretar i parë i ambasadës tonë në Çekosllovaki.

I njihja babain dhe nënën, Xha Thanasin dhe Afërditën, mbasi ishin miq me xhaxhain tim, Xhemil Selamin (Limaj) që kishte qenë këshilltar i Hysni Kapos dhe pastaj diplomat në Turqi dhe Egjipt. Ata ishin edhe komshinj të mirë. Me lot ndër sy dhe i drobitur, Vullneti më tregoi se ç’kishte ndodhur me të.

Me datën 21 gusht 1987, në kufirin midis Austrisë dhe Çekosllovakisë, në doganën e Austrisë, në bagazhin e makinës diplomatike, një doganier i kishin gjetur një sasi stekash me cigare, për të cilat e kishin bllokuar, duke e konsideruar si një veprim kontrabande të asaj kohe.

Ishte njoftuar Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe ata kishin urdhëruar dy diplomatët tanë në Vjenë, që ta merrnin nga dogana dhe nëpërmjet Austrisë, ta sillnin me avion për në Tiranë.

Rrugës për në Vjenë, ai kishte qëlluar me grusht diplomatin që ngiste makinën, Kujtim Myzyri, mbasi në bisedën që zhvillonte me kolegun e tij, kishte dëgjuar urdhrin e ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai, që; “ta sillnin gjallë a vdekur, me çdo kusht në Shqipëri”.

Pastaj kishte zbritur nga makina, ishte rifutur në Çekosllovaki. Mbas dy ditësh, ishte rikthyer në Pragë, pranë familjes. Këtu kishte patur shumë probleme, sidomos arrestimi dhe largimi nga personeli i ambasadës, operacion që e kishte drejtuar Nikollaq Ziu.

Mbas dy ditësh largimi nga ambasada, kur ai udhëtonte me familjen drejt aeroportit të Pragës, për t’u larguar përfundimisht në Suedi, me ndihmën e policisë çekosllovake, ishte arrestuar në aeroport dhe ua kishin dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Kjo ishte tabloja e kësaj ngjarjeje, që u fry dhe u rrit më shumë, nga mënyra se si u komunikua dhe u veprua me të, se sa gabimi i bërë prej tij, i cili sot as që mund të mendohet të trajtohet kështu.

Mbas katër ditë e netësh rrugëtimi detar nëpërmjet Detit të Zi, ngushticës së Bosforit, Marmarasë, Detit Egje, me kthesë në fund të Kretës, hymë në ujërat e Detit Jon.

Kur kishte nevojat personale, thërrisnim Muharremin, oficerin e Forcave Speciale, i cili e çonte në tualet, vetëm duke i liruar duart, por pa i hequr helmetën nga koka.

Kur mbërritëm në kalatat e Durrësit, na priste zëvendës ministri i Brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i Sigurimit të Shtetit Zylyftar Ramizi, si dhe shumë autoritete të tjera të kësaj fushe. Kur e zbritën nga shkallët e anijes në kalatë, Zylyftari e goditi lehtë, mbi helmetën e kokës.

Për këtë “krim” dhe akuzë, gjykata e dënoi Vullnetin me pushkatim, ndërsa Presidiumi i Kuvendit Popullor, i drejtuar nga Ramiz Alia, ia zbriti me 25 vjet burgim. Ndërsa të shoqen me dy fëmijët, i internuan në Burrel. Nëna e tij, Afërdita, motra e Hysni Kapos, pësoi një goditje të rëndë dhe për pak kohë u nda nga jeta.

Vullneti dënimin e vuajti ne burgun e Qaf-Barit, rreth 18 km. larg qytetit të Pukës, i ndërtuar midis grykave të maleve.

“Në këtë burg ishin 500 të burgosur politikë, që ishin dënuar mbi 25 vite burg. Këta të burgosur punonin nëpër galeritë e minierës me tre turne. Kampi ishte i rrethuar me tre rreshta telash me gjemba, me lartësi mbi 4 metra. Rrethimi kishte rreth 20 kulla vrojtimi, në lartësi mbi 8 metra, ku ushtarët ishin të pajisur me të gjithë llojet e armatimit.

Në këtë burg ka qenë Moisi Miraka, djali i ministrit te Zogut Kol Bib Miraka, Viktor Stratoberdha (regjisori i filmit ‘Skënderbeu’), Dilaver Noka, Vullnet Thanasi (nipi i Hysni Kapos), Gaspër Gaspri, këngëtari Sherif Merdani, inxhinierët e grupit armiqësor të naftës të Lipe Nashit etj.”!

Me kaosin e 1997-ës, Vullneti doli nga burgu dhe me familje u largua përfundimisht në Suedi. Ndërsa sot korrupsioni dhe kontrabanda, ka pushtuar shtetin dhe politikën. Asnjë qeveritarë apo politikan, nuk është arrestuar dhe dënuar nga këto veprimtari të kundraligjshme, ndërsa në ato kohëra, Vullneti u ndëshkua aq ashpër. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 18 Prill 2024

Next Post

“Në rastin e zhvarrimit të Enver Hoxhës në vitin 1992, të drejtuar prej meje, për të përgënjeshtruar shpifjen e publikuar në atë kohë,...”/  Studimi profesorit të njohur të Mjekësisë Ligjore

Artikuj të ngjashëm

“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Dossier

“Për arsye se në tetor 1971, u arratis jashtë shtetit, në Greqi, pjesëtari i familjes së tyre, Besnik Aliko, komisioni vendosi të internojë në katundin Fushë-bardhë të Gjirokastrës…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 18, 2025
“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!
Dossier

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 17, 2025
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!
Dossier

“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!

May 17, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Dossier

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 16, 2025
“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi…”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit
Dossier

“Deda, i biri i Gjon Markagjonit, lindur në Orosh dhe me banim në sektorin Gjazë të rrethit të Lushnjes, t’i ndalohet qarkullimi në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe…”/ Vendimi i Komisionit të Internim-Dëbimeve, shkurt ‘72

May 16, 2025
“Më 1917, prova e një austriaku, rezultoi e suksesshme, pasi mrekullia e filmit i kish mahnitur qytetarët-fshatarë të Tiranës, që binin ende erë dhe…”/ Kur kryeqyteti gumëzhinte nga kinematë?!
Dossier

“Më 1917, prova e një austriaku, rezultoi e suksesshme, pasi mrekullia e filmit i kish mahnitur qytetarët-fshatarë të Tiranës, që binin ende erë dhe…”/ Kur kryeqyteti gumëzhinte nga kinematë?!

May 16, 2025
Next Post
“Në rastin e zhvarrimit të Enver Hoxhës në vitin 1992, të drejtuar prej meje, për të përgënjeshtruar shpifjen e publikuar në atë kohë,…”/  Studimi profesorit të njohur të Mjekësisë Ligjore

“Në rastin e zhvarrimit të Enver Hoxhës në vitin 1992, të drejtuar prej meje, për të përgënjeshtruar shpifjen e publikuar në atë kohë,...”/  Studimi profesorit të njohur të Mjekësisë Ligjore

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!