• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime ENSO - Skica, esse, rrëfime

“Si e lirova nga salla e gjyqit, shokun tim të fëmijërisë, ‘Janoshikun’, i cili vuajti 20 vite burgjeve të diktaturës, pas aventurës me kalë te Zooteknikja…”?! /Kujtimet e ish-Prokurorit liberal

“Tonin, e sa net kemi kaluar te ajo dhomë e dashur, ku ti me Justin, këndonit gjer në të dalë të diellit, o Zot, çfarë kënaqësie…”!/ Kujtimet e ish-prokurorit liberal, miku i artistëve shkodran
“O Zan Rragami, a ju kujtohet ajo ndeshje, kur tifozit, Him Kastratit, i ra hemorragji cerebrale në stadium dhe ju me ekipin…”? / Kujtimet e panjohura të ish-prokurorit liberal, miku i legjendave të “Vllaznisë”!
“Si na arrestoi Sigurimi, kur bashkë me tre shokët e mi; Agimin, Mehdiun e Fuatin, dolëm rrugëve të qytetit me pankarta, ku shkruhej…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, nga Shkodra
“Më dënuan me pushkatim, pasi UDB-ja kishte njoftuar Sigurimin se kisha ndihmuar për arratisjen e nipit të Abaz Kupit dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit
“Hetuesi shkodran, një trupgjatë dhe i zi në fytyrë, na vuri para fotot e zhubrosura të Enverit e Ramizit, pasi na qëlloi nga një shuplakë, na tha; UDB-ja…” / Dëshmia e rrallë nga koha e diktaturës
Raporti sekret i Drejtorit të Sigurimit, Feçor Shehu, për dy dramaturgët e njohur, Fadil Kraja dhe Naum Prifti: Dramat e tyre janë me përmbajtje armiqësore…

Nga Sokol Parruca

Pjesa e nëntë

– Dëshmitë e rralla të juristit të njohur Sokol Parruca, për ikonat e futbollit shkodran ndër vite, si; Halepiani, Hasa, Rragami, Rakiqi, Bizi, Dani, Zhega, etj.,artistëve si Vasija, Tërshana, Aliaj, Ljarja, etj., si dhe personazhe të tjerë emblematikë të atij qyteti, etj. –

Memorie.al / E vështirë të shkruash për ish-futbollistët e ekipit “Vllaznia” të Shkodrës ndër vite, pa qenë studiues dhe specialist futbolli, por unë po hedh impresionet, për ata që njoha, preka e i pashë, për trajnerët e moshave, pa pretenduar se po them gjithçka që meritojnë. E padyshim gjykoj se është e pamundur të mos përmendsh, Ernest Halepianin.  Kam qenë rreth 9 vjeç, nuk e mbaj mend me cilin shok të lagjes kam shkuar për herë të parë, te “Parku i Pionierëve”, pranë ish-shkollës “11 Janari”, për të filluar stërvitjen në sportin e futbollit. Aty ishte trajner për fëmijët, një burrë i shkurtër, flokë me kaçurrela të imët, me një fytyrë që i ndrinte nga mirësia.

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

                                                        Vijon nga numri i kaluar

SOKOL MESI

Ishim shokë që në moshën 6-vjeçare, pastaj në të njëjtën klasë. Filloi diku nga mosha 13 vjeç të lëshonte shtat e, trupi po i merrte forma të bukura, me leshra të verdhë, që i hallakateshin sa herë frynte era, e ai rregullonte me kujdes. Këmisha e bardhë, e hekurosur e me jakë të ngrirë, e tregonin disi më të rritur se ne moshatarët e tij.

Asokohe, ne ndiqnim rregullisht filmat, duke i parë disa herë, rroftë “Ndoci i kinemasë”, që na linte të hynim pa pare. Me Sokolin kushedi sa herë e kemi parë filmin çek “Janoshik”, subjekti dhe heroi i filmit ishte një bukurosh biond, një kalorës i mrekullueshëm e që çuditërisht Sokoli i ngjante shumë, ndaj e adhuronte.

I frymëzuar nga heroi i tij, në moshën 15-vjeçare merr një kalë nga ata të Zooteknikës, i hipë ashtu vrapimthi dhe kalëron rrugëve të qytetit, si një kalorës i vërtetë. Ndërkohë, që ne e prisnim aty ku takoheshim çdo ditë, ai nuk erdhi, na thanë se e kishin arrestuar. Menduam se do të dilte në darkë, por as në darkë nuk doli, nuk doli as të nesërmen.

Ditë të tëra kaluan, por nuk e pamë gjersa morëm vesh se e kishin dënuar me 6 muaj burg, për sjellje të padenjë në shoqëri. Një djalë i parritur të dënohej për shkelje të marrëdhënieve shoqërore (!!!). Çfarë paradoksi, po ku i dinte ai ato rregulla, nuk kishte as minimumin e subkoshiencës të vetëdijes për të kuptuar se me veprimet e tij po cenonte norma juridike që rregullonin marrëdhënie të caktuara shoqërore.

Sidoqoftë edhe pse ligji Procedurial Penal, favorizonte dhe kishte lehtësira për të miturit, siç ishte Sokoli, prapë u treguan të pamëshirshëm, duke e dënuar me burg, një fëmijë 15-vjeçar, duke e trajtuar si një kriminel të rrezikshëm. E çuan aty me të dënuarit e tjerë madhorë, bash aty ndërmjet tyre, për ta “riedukuar”.

O Zot! Ndërsa ai ishte veç një “zog”, që nuk mund të ndryhej në kafaz, kërkonte hapësira të fluturonte, të vraponte, të kalëronte me flladin e lirisë së moshës, duke dashur të shpërthejë gjithë vrulli i tij djaloshar e kur po i gëzohej kësaj lirie, ia ndërprenë dhunshëm, duke e izoluar, e ri dënuar e burgosur për rreth 20 vjet, mbi 5 herë, për kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë, të cilët në të vërtetë i urrente dhe sa dilte, binte preh i provokimeve, për t’ia lënë vendin gjykimit e dënimit të radhës.

Ja kështu i shkoi jeta burgjeve këtij djali, pa patur kurrfarë vesi. Në vitin 1984, u përballëm në gjyq, ai i akuzuar për kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë, unë në pozitën e prokurorit. Sa më pá, nuk m’i ndante sytë, nuk e kishte mendjen se çfarë e pyeste gjyqtari, çfarë thonin dëshmitarët…!

Ai më shikonte me ata sy që tregonin shumë. Aty brenda atij vështrimi, përfshiheshin të gjitha llojet e ndjenjave, veç ajo e urrejtjes nuk i dallohej gjëkundi. Ishte e para herë që ndihej ligsht, mbase, se në rolin e akuzatorit, tashmë qëndronte shoku i fëmijërisë, me të cilin kishte ndarë të gjitha bukuritë e prapësitë e moshës e kësisoj, po e vinte atë në një pozitë të vështirë. Kur sytë tanë u kryqëzuan, u kuptuan se ishte i njëjti kod, si dikur kur ishin fëmijë, ai kod nuk mund të ndryshonte as kur u rritëm, atë kod s’kishte gjë që e ndryshonte paçka pozicioneve të skajshme që mbanim.

Ai nuk e dinte çfarë do të thoja unë, çfarë do të kërkoja unë, as që i interesonte fare kjo. Ndjeu në thellësi të shpirtit, se vazhdonim të ishim shokë, ani-pse të vendosur në bango të kahjeve të kundërta. Ai e dinte, se distancat, pozicionet, rolet dhe funksionet nuk mund të na ndanin.

Ishte zhytur thellë në kujtime të fëmijërisë, ku luanim e ziheshim, ku rriskën e bukës e ndanim përgjysmë. Nuk e kishte mendjen dhe as i bëri përshtypje kërkesa ime për pafajësinë e tij dhe lirimin e menjëhershëm…! Atë e kishin mbytur kujtimet e nuk po dilte dot prej tyre, për të kuptuar çfarë po ndodhte.

Vetëm kur e pa veten të lirë, atëherë e ndjeu se bashkë me lirinë, ishte përjetësuar një miqësi e lidhur, ende pa mësuar abetaren dhe sytë i shkreptinë, iu lëngëzuan…!

Pas kësaj largoi vështrimin nga unë, për të më lënë mua bindjen, se shokët e fëmijërisë nuk zgjidhen, ata të bien në hise, janë gjak e shpirt me ty, ata të shoqërojnë kudo në hapësirat e rrugëve të jetës, nëpërmjet kujtimeve, ngjarjeve, episodeve e sa më shumë vite kalojnë, aq më tepër ndjejmë mall për ta. Memorie.al

                                                             Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 13 Prill 2024

Next Post

“Mezi e bindëm shokun Enver, të sjellim një mjek nga jashtë, se francezët tani i dinë të gjitha, por ai do vij si turist dhe pa e marr vesh njeri, se...”/ Mbledhja e Byrosë në ’84-ën, për sëmundjen “Komandantit”

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Zoti Hoxha, shefi i Partisë Komuniste, i cili mbushi 76 vjeç më 16 tetor, raportohet të jetë aq i sëmurë, sa në daljen e tij më të fundit publike, ecte…”/ Shkrimi i panjohur i gazetës amerikane, në ’85-ën

“Mezi e bindëm shokun Enver, të sjellim një mjek nga jashtë, se francezët tani i dinë të gjitha, por ai do vij si turist dhe pa e marr vesh njeri, se...”/ Mbledhja e Byrosë në ’84-ën, për sëmundjen “Komandantit”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!