• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime I lumi Dom Shtjefën Kurti

“Shtjefën Kurti ka qenë i burgosur politik; është person i rrezikshëm që mund të aktivizohet në çdo situatë dhe makinën e shkrimit ai…”/ Relacioni i Punëtorit Operativ, Nazmi Domi në ’68-ën

“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
“Të zhveshur pothuajse plotësisht dhe të uritur, dërgohen në kampe përqendrimi në vendet më të izoluara, ku…”/ Zbulohet letra e Shtjefën Kurtit, drejtuar Atit të Shenjtë në Vatikan në ’46-ën
“I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire”/ Dosja Shtjefën Kurti – Vrasja e porositur e një Rilindasi –
“I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire”/ Dosja Shtjefën Kurti – Vrasja e porositur e një Rilindasi –
“Dom Shtjefni shkoi dy herë në Beograd me i’u ankue qeveris për krimet ndaj popullsisë shqiptare dhe me at rast, takoi Zogun në ‘Bristol’, të cilit i tha…”/ Historia e priftit që u pushkatua në ’72-in në Krujë
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës

NIKOLLË LOKA

Av. ALFDRED DUKA 

NIKOLIN KURTI

Pjesa e trembëdhjetë

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

                              PSE NUK QËNDRON AKUZA POLITIKE PËR KOLABORACIONIZËM?

                                 -Vazhdues i traditës së klerikëve katolikë atdhetarë –

                                                       Vijon nga numri i kaluar

                                 Bashkëpunim për shtetin dhe vetëm në interes të tij

Gjatë vuajtjes së dënimit

Memorie.al/Për vite me radhë familja e tij nuk pati më asnjë lajm derisa njëra prej motrave, e mbetur në Kosovë, arriti të merrte vesh se ai ishte ende gjallë nëpërmjet një Ipeshkvi, i cili e kishte lexuar në një gazetë. Në fakt, pak më vonë, e motra në Shkup mori një letër nga Don Shtjefëni, të postuar nga Burreli, ku i kërkonte vitamina dhe ilaçe. Edhe në burgun e Burrelit, organet e Sigurimit të Shtetit e kishin Shtjefën Kurtin në shënjestër. Shpesh e izolonin në birucat e akullta të burgut, ku kalonte netë të tëra, sepse edhe në burg kryente vepra të mira, duke thënë meshë.

Në lidhje me burgosjen e parë Dr. Lazër Radi, kujton: “… Një herë, natën e Krishtlindjeve, me dritë të errësuar si zakonisht Dom Shtjefni tha meshën në mesnatë. Mbas meshe, me ndezjen e dritave shohim dyshemenë e lagur nga lotët e tij…”. Edhe Mark Shantoja sjell të dhëna me interes nga jeta në burg, ku Dom Shtjefni vazhdonte të ushtronte profesionin e tij: “Në takim me një murgeshë i kërkon: Më dërgo at barin me emrin ‘Vinum Missa’ E përsërit edhe një herë pasi ajo nuk kujtohet se ky lyp venë, për të çue meshë. Atëherë ja sjellin me një shishe aranxhatë me etiketë gjoja si medikament. Gjatë viteve të gjata të burgut, Shtjefën Kurti kishte patur ndihmën dhe interesimin e klerikëve Zef Bici dhe Mark Dushi, të cilët i kishin dërguar rregullit të holla, të cilat sipas fjalëve të tij shkonin në njëmijë lekë të vjetra.

Jeta e vështirë pas burgut

Për arsye të një amnistie, më 2 maj 1963. Shtjefën Kurti lirohet nga burgu i Burrelit, pasi kishte bërë 16 vjet, 6 muaj e 2 ditë burg, duke përfituar katër vite ulje dënimi. Një ditë të ftohtë nëntori të vitit 1963, Kurti, largohet nga qelitë e burgut, për t’u ndjerë përkohësisht i lirë. Bëri jetë private, fillimisht te i vëllai Kel Kurti në Gurëz. Sipas bashkëpunëtorit me pseudonimin “Adresa”, ishte detyruar të largohet nga familja e vëllait, sepse Keli, fliste kundër pushtetit dhe shprehjet e tij e dëmtonin atë, pasi e dinte se survejohej nga Sigurimi. Pas largimit nga i vëllai, Shtjefni është strehuar te zyrat e kooperativës, pastaj për një vit e më shumë te shtëpia e Tomë Nokë Lekës dhe kohët e fundit në shtëpinë e Shkurt Mark Bibës, shprehet bashkëpunëtori “Guri” dhe  mbasi u bë anëtar kooperative, i’u lëshua përsëri një dhomë nga ana e Kryesisë së Kooperativës, po në Gurëz.

Dom Shtjefni nuk u pajtua me rrëgjimin, jo vetëm si klerik që iu ndalua ushtrimi i profesionit apo që përjetoi ndalimin me ligj të besimit fetar, por edhe për shkak të politikës së gabuar ekonomike të shtetit. Në bisedat me të njohurit e tij ai e kishte shprehur qëndrimin e tij:”… ky sistem politik në Shqipëri, sot jemi keq, nesër do të jemi edhe më keq. Punëtorët atje, në vendet perëndimore, kur shkojnë në punë, kanë kabinën e tyre, ku i lënë teshat, me të cilat kanë ardhur dhe veshin teshat e punës dhe kur të dalin nga puna bëjnë dush, lahen dhe vishen me teshat e reja, sa nuk njihen se janë punëtorë; sikurse këtu në Shqipëri, sidomos në bujqësi, punëtorët kanë mungesa në ushqime, qoftë për veshmbathje dhe duhet të dalin në punë gjithnjë në punë e gjithë ditën”.

Shtjefën Kurti kishte kritikuar dhe mungesën e lirive demokratike dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, duke bërë krahasimet midis dy sistemeve politike, kapitalizmit dhe socializmit, madje dhe brenda vendeve socialiste, ku kishte evidentuar se në Shqipëri gjendja e të drejtave të njeriut ishte më problematike se në çdo shtet tjetër të botës. “Në vendet Perëndimore njeriu gëzon të gjitha liritë demokratike dhe për të dëgjuar radiostacionet e huaja, mbasi atje, rendi politik ndryshon nga ky në Shqipëri.

Ne këtu kemi një shtet totalitar, pa parti të tjera. Këtu në Shqipëri, nuk është i lirë njeriu që të zhvillojë mendimet e tij politike, se po të ishte kështu, do të kishte edhe parti të ndryshme, gjithkush sipas pikëpamjeve të veta; lirinë e organeve të veta, lirinë e mbledhjeve, lirinë e demonstratave, mitingjeve, lirinë me mbajt fjalime në radio, lirinë me organizue fushatën e zgjedhjeve, me votue ku të dojë, me pasë përfaqësuesit e vet në Parlament, lirinë me mbajt të drejtat e programit të partisë së tyre si dhe kur nuk i pëlqejnë veprimet e qeverisë, t’i kritikonte këto sipas programit të partisë”.

Ndalimi i ushtrimit të profesionit

Për të filluar punën si klerik, Kurtit i duhej leje shtetërore, por në tetor të vitit 1964, kishte marrë përgjigje negative në lidhje me të drejtën e ushtrimit të profesionit. Këshilli Arkidioqezë në mbledhjen e datës 26.VII.1966, zhvilluar në Delbnisht, e kishte emëruar Famullitar në Jubë të Durrësit. Këtë e vërteton proces-verbali Nr. 32/66, datë 26.VII.1966. Organet qendrore i kishin dhënë lejen, duke i hapur rrugë Arqipeshkëvisë t’i bënte emërimin. Në tetor të vitit 1966, Arqipeshkëvi e kishte emëruar famullitar në Jubë.

Prot.Nr.32/66

                                                                           Proces-verbal

Më datë 26.VII.1966, e martë në Zyrën Famullitare Delbnisht, u mblodh Këshilli Arkidioçezan i Durrësit nën kryesinë e Ordinatorit z. Ndoc Sahatçisë, t’ue i’u gjetun pranë z. Ndoc Ndoja, D. Mark Dushi, D. Anton Doçi e D. Frano Ilija, ky i fundit sekretar i Krujes.

  1. Ordinatori njoftoi se në listën e Famullitarëve të Arkidioqezë, hyjni si efektivë edhe dy meshtarë se ma parë ishin të Arkidioqezë, mbasi u muer aprovimi i tyre: D. Shtjefën Kurti, D. Pashko Muzhani, si dhe D. Marjan Ashta aprovue që ma parë dhe caktue me kohë famullitar i Selitës së Madhe, si dhe Administrator i famullive Perlat e Lurë.
  2. Ordinartori nevojën e do transferimeve t’ue përfshi në këtë rreth me sistemin e dy meshtarëve të lartpërmendur. Ordinatori propozoi:

a) Largimin e Don Anton Doçit nga Gurëzi, i cili ftohet ta shprehi vullnetin e vet për famullinë ku dëishron me shkue, si dhe të Mark Dushit, Ordinatori propozoi se këta dy famullitarë, të shkëmbejnë famullitë e tyre: D. Anton Doçi nga Gurëzi në Delbnisht e D. Mark Dushi nga Delbnishti, në Gurëz.

b) Dom Shtjefën Kurti famullitar në Jube.

c) Dom Pashko Muzhani në Zhej – Mamurras.

ç) Dom Pal Gjini, të këshillohet të largohet nga Famullia e Durrësit për në Milot ose Bilaj, t’ue kërkue prej Famullitarëve Dom. Ndoc Ndoja (Bilaj) e Dom Frano Ilia (Milot) të çedojnë famullinë e vet, në rase se D. Pal Gjini zgjedh njërën prej këtyre dy famullive, ofertë që atij i bahet si veteran i Arkidioqezë. Ky këshillim ti lihet në dorë Ordinarit. Ky hap shihet i nevojshëm për arsyen të dijuni.

d) Dom Shtjefën Kurti në këtë kohë do të bëjë riparime në banesën famullitare të Jubës dhe të qëndrojë në banesën famullitare të Durrësit, bashkë me famullitarin ose në nji dhomë të veçantë.  

Në lidhje me vajtjen e tij në Jubë, Dom Shtjefni njofton Zyrën Arqipeshkëvnore.

                                          Zyra Famullitare

                                                 Jubë

                                              Nr.2/66

                                  Zyrës Ord. Arq.të Durrësit

                                                     Tiranë

I nënshkruemi, ka nderën me njoftua atë Zyrë Ord. Arq. të Durrësit, se më dt.16.IX.1966 kam xanë vend definitivisht në famullinë qi ajo Zyrë ma ka besua.

Kam marrë një odë në katund, pa tavan, pa dysheme dhe të pa suvatueme.

                                          Shërbyesi i asaj Z.O. Arq.                                                                                                                                                       Famullitari                                                                                                        

Dom Shtjefën Kurti

Nga ana e tij, Ordinari, Dom Ndoc Sahatçija, e informon Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit Durrës, në lidhje me këtë emërim të tij, pa i kërkuar mendim dhe aq më pak leje.

                              Komiteti Ekzekutiv K.P. të Rrethit

                                        Kryesisë Durrës

Kemi nderin të ju njoftojmë se me Dekret-emnim Nr. 36/66 datë 27.VII.1966, kemi emnue Dom Shtjefën Kurti famullitar të Kishës Katolike të Jubës, të cilën e administronte si Zv/famullitar Dom Pal Gjini, famullitar i qytetit të Durrësit.

                           P/Kurja Arqipeshkvnore, Durrësit

                                            Ordinari                                                                                      

                                      Dom Ndoc Sahatçija

Komiteti Ekzekutiv i Durrësit, e kundërshton emërimin dhe e konsideron të paligjshëm:

Durrës, më 2.XI.1966

Republika Popullore e Shqipërisë

Komiteti Ekz. KP të rrethit

Nr. 430/205 Prot.

Episkopati Katolik Shqiptar

                                                                          Kryesisë

                                                                           Shkodër

Gjegje t’ajës Nr.16/17 datë 11.X.1966

Siç kemi njoftue edhe famullitarin Dom Shtjefën Kurtin, ju vemë në dijeni se emërimi i të lartpërmendurit është bërë në kundërshtim me dispozitat në fuqi. Ma parë nga ana juej të kërkohej pëlqimi i Komitetit Ekzekutiv për emërimin e tij.

Me qenë se emërimi i Dom Shtjefën Kurtit është bërë në kundërshtim me rregullat, pa respektua këtë procedure, nuk aprovojmë qëndrimin e tij dhe emërimin në rrethin e Durrësit. Prandaj duhet të largohet menjëherë.

Kjo Arqipeshkëvi para se të bëjë emërimin duhet të merret vesh me ne.

P/Komitetin Ekzekutiv KP të Rrethit.

                                                  Kryetari

                                                 Iljaz Reka

Pas kundërshtimit të Komitetit Ekzekutiv, Kurja Arqipeshkëvnore e Durrësit iu drejtua organit më të lartë të Kishës Katolike, Kryesisë së kësaj Kishe, me lutjen që të ndërhynte pranë organeve kompetente dhe të bënte të mundur kthimin e Dom Shtjefnit në Jubë :

                                        Tiranë, 10.XII.1966

                             Kurja Arqipeshkvnore e Durrësit

                                       Tiranë Nr.67/66. Prot.

                          Kryesisë së Kishës Katolike Shqiptare

                                              Kryesisë

                                               Shkodër

Muerëm në njoftim Tuajën Nr.61/66 dt. 1.XII.1966, në të cilën na përcilli shkresën Nr.43/205, dt.2.VI.1966 të Kryesisë së

 Komitetit Ekz. K.P. të Durrësit

                                  Ju falem nderës për interes tuaj.

Për Famullinë e Jubës, mjerisht nuk kemi ndonjë person tjetër për të emnue. E dini edhe Ju vetë se kemi nevojë me dërgue një famullitar në Jubë dhe besuem se me emnimin e Dom Shtjefën Kurtit, e kishim zgjidhë këtë nevojë. Nuk na jet tjetër, por me Ju lutë që të bëni hapat pranë Kryesisë së Kom. Ekz. K.P. të Durrësit, të ketë mirësinë të lejojë kthimin e Dom Shtjefën Kurtit si famullitar në Jubë.

  P/Kurja Arqipeshkvnore të Durrësit

                                              Ordinari

                                   Dom Ndoc Sahatçija

 Dom Shtjefën Kurti kishte marr përgjigje negative nga Kryetari i Qeverisë për lutjen që i ka dërguar direkt për interesin në dhënien e të drejtës për ushtrimin e shërbimit si prift në një kishë.

Neni 12, pika të Statutit të Kishës Katolike Shqiptare,  “Ipeshkvit rezidencialë ose në mungesë të tyre Vikar-Kapitullarët, kanë të drejtë të emërojnë e të transferojnë famullitarët brenda dioqezës, mbasi të kenë marrë pëlqimin e këshilltarëve dioqezianë. Në Statut nuk përmendet askund që Ipeshkëvi apo Vikar-Kapitullari, duhet të marrë aprovim për të emëruar klerikët në detyrë. Shteti e privoi Kurtin, në kundërshtim me ligjet, nga ushtrimi i profesionit. Ndonjëherë është shkruar se Dom Shtjefni filloi famullitar në Gurëz. Në fakt, ai nuk u angazhua më si meshtar, por ka qëndruar atje pranë famullitarit Don Mark Dushi dhe e ka ushtruar profesionin e klerikut në mënyrë private. Këto të dhëna dalin edhe nga një letër që i’a dërgon mbesës së tij në Kosovë, Lina Çipriani: ”Kam marrë një odë këtu në katund; jetoj vorfnisht dhe them përditë privatisht meshë. Ndonjë herë më japin ndonjë lëmoshë.

Survejimi sistematik deri në arrestimin e dytë

Organet e Sigurimit udhëhiqeshin nga figurat e krimit, të përcaktuara në Kodin Penal, si agjitacioni e propaganda, kalimi i paligjshëm i kufirit, tradhtia ndaj atdheut, spiunazhi, diversioni, formimi i organizatave e partive të tjera etj. Në të gjitha këto raste, Punëtori Operativ hapte dosjen agjenturiale operative, kryesisht të llojeve (më kryesoret): – Përpunimi aktiv 2/A – Kontroll operativ 2/B – Problem i centralizuar agjenturor (mbi një person). Në mënyrë të fshehtë, një ose disa persona ndiqeshin për muaj apo vite, sipas rëndësisë.

Ndjekjen e kryente një Punëtor Operativ, i cili kontrollohej nga zëvendëskryetari ose kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit përkatës, si dhe nga dega përkatëse në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit në MPB. Ndjekja parashikonte raportimet e bashkëpunëtorëve për ato që shprehte i ndjekuri, kishte zbardhjen e bisedave të përgjuara të tij, si dhe planet e masave që merrte punëtori operativ me miratimin e eprorëve të tij.

Menjëherë pas daljes nga burgu, Dom Kurti kalon nën survejimin e Sigurimit që e ndiqte në çdo hap të tij, në Gurëz, Tiranë, Durrës, Shkodër etj…, pasi e kishin përcaktuar si “njeri të rrezikshëm që, mund të aktivizohet në çdo situatë”.

Shteti kërkonte të dinte lëvizjet e tij dhe për ta survejuar ngarkojnë disa bashkëpunëtorë, numri i të cilëve shtohet pas grumbullimit të informacioneve të para. Kërkojnë që ai të shprehet rreth politikës së jashtme, si një grackë e pakapërcyeshme, ku menjëherë mund të përfundonte me akuzë për “veprimtari armiqësore”, “simpati për imperializmin apo revizionizmin”, “kritikë ndaj politikës së jashtme të vendit tonë etj”. E pyesnin se çfarë mendimi kishte ndaj jugosllavëve, kinezëve, sovjetikëve etj.

                                     Informacione të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit

                                                                Shtjefën Kurti – Gurëz

Marrë nga toger Nazmi Domi

Dhënë nga rezidenti “Partizani”

Durrës me 29.X.1968

                                                                 Raport

Burimi njofton se në muajin shtator 1963, ka ardhur në Durrës te Tadea Kurti, banor në lagjen nr.2, Dom Shtjefën Kurti, i cili kohët e fundit ka dalë nga burgu nga sa ka mësuar burimi nga Tadea, i cili e ka të tijin Shtjefnin, këtij të fundit i kanë prerë të drejtën e ushtrimit të profesionit si prift për 6 muaj me radhë dhe, për këtë ky po kërkon ta gjej nji makinë shkrimi, gjoja për të punuar.

Sipas mendimit të burimit, ky është një njeri politikan dhe ka shumë mundësi që makinën e shkrimit ta përdor dhe për ndonjë veprimtari armiqësore.

Burimi ka mësuar se Shtjefën Kurti banon ne fshatin Gurëz të Milotit, te i vëllai i tij, Mikel Kurti. Shtjefni ka qenë famullitar më përpara për një periudhë kohe në Milot. Ky bën lëvizje të shumta si në Durrës, Shkodër dhe merr kontakte me priftrij dhe murgesha të ndryshme

                                                             “Partizani”

            Detyra:

Në këtë drejtim rezidentit nuk ju dhanë detyra,  pasi nuk ka dhe nuk mund të ketë ndonjë afrimitet me Shtjefnin, por ky vetëm të na lajmërojë sa herë mëson nga Tadea a dikush tjetër, për ardhjen e Shtjefnit në qytetin tonë dhe ndalet për vizita.

Vlerësimi i informatës:

Informata duhet vlerësuar, pasi Shtjefën Kurti ka qenë i burgosur për aktivitet politik; është person i rrezikshëm që mund të aktivizohet në çdo situatë. Ka mundësi që makinën e shkrimit ta përdorë për nevoja jetese, por njëkohësisht nuk duhet përjashtuar dhe mundësia tjetër, që mund ta përdorë dhe për veprimtari armiqësore kundër pushtetit.

Masa operative

1) Raporti t’i jepet ta shohë udhëheqja e Degës.

2) Të shtypet në një kopje dhe t’i kalohet Degës së Punëve të Brendshme Krujë, në juridiksionin e së cilës banon i pandehuri në raporte. Memorie.al

                         Punëtori Operativ

                       Toger Nazmi Domi 

                                                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shefqeti tha se bisedën për terrorin e bëmë në verën e ’82-it dhe atentatin ndaj Enverit, do ta kryenim në inagurimin e Muzeut…”/ Denoncimi i “Bredhit”, për ‘grupin e kosovarëve’, Krujë ‘83

Next Post

“Në kampin e Qafë-Barit, atë që nuk realizonte normën e tërhiqnin zvarrë nëpër borë, i hapnin gojën dhe i fusnin…” / Dëshmia e ish-të dënuarit, që ditën e lirimit, s’pranoi të thoshte: “Rroftë Partia”!

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Në kampin e Qafë-Barit, atë që nuk realizonte normën e tërhiqnin zvarrë nëpër borë, i hapnin gojën dhe i fusnin…” / Dëshmia e ish-të dënuarit, që ditën e lirimit, s’pranoi të thoshte: “Rroftë Partia”!

“Në kampin e Qafë-Barit, atë që nuk realizonte normën e tërhiqnin zvarrë nëpër borë, i hapnin gojën dhe i fusnin…” / Dëshmia e ish-të dënuarit, që ditën e lirimit, s’pranoi të thoshte: “Rroftë Partia”!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!