• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, March 30, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur Dom Shtjefëni ishte taku me Stoniqin e Legatës Jugosllave, i tha: ju përfituet se gjindët një kuj në politikë, udhëheqës të PKSH-së në Shqipni…”/ Raporti i Punëtorit Operativ, Palush Osmani, në ’64-ën

“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
“I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire”/ Dosja Shtjefën Kurti – Vrasja e porositur e një Rilindasi –
“Të zhveshur pothuajse plotësisht dhe të uritur, dërgohen në kampe përqendrimi në vendet më të izoluara, ku…”/ Zbulohet letra e Shtjefën Kurtit, drejtuar Atit të Shenjtë në Vatikan në ’46-ën
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
“Dom Shtjefni shkoi dy herë në Beograd me i’u ankue qeveris për krimet ndaj popullsisë shqiptare dhe me at rast, takoi Zogun në ‘Bristol’, të cilit i tha…”/ Historia e prifit që u pushkatua në ’72-in në Krujë
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
0
Shares
267
VIEWS

NIKOLLË LOKA

Av. ALFDRED DUKA

NIKOLIN KURTI

Pjesa e katërmbëdhjetë

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën

                             PSE NUK QËNDRON AKUZA POLITIKE PËR KOLABORACIONIZËM?

                                 -Vazhdues i traditës së klerikëve katolikë atdhetarë –

                                                           Vijon nga numri i kaluar

                                   Bashkëpunim për shtetin dhe vetëm në interes të tij

Gjatë vuajtjes së dënimit

Pakënaqësia e Dom Shtjefën Kurtit, pas lirimit nga burgimi i parë, vjen për faktin se atij nuk i njihet nga shteti komunist shqiptar, veprimtaria patriotike që ka kryer në Kosovë, duke e renditur veten me të drejtë si rilindas. Ashtu siç do të shohim më poshtë, për këtë qëndrim të shtetit shqiptar, ai i ka drejtuar një letër Kryeministrit të kohës Mehmet Shehu, i cili as ka denjuar për t’i kthyer përgjigje.

                         Raport

Më datën 1 janar 1964, mbasi asht taku me të quajturin Dom Shtjefën Kurti, i cili ishte liruar nga burgu politik më parë, ne u gjendëm vetëm në Qelë, mbasi prifti kishte shkua përjashta për bagëtitë e tij dhe ndër të tjera Shtjefni i tha atij: Jam duke u mërzitur shumë sepse, nuk gjej mënyrën si me kalua kohën. Kërkova në qeveri me më dhanë të drejtën me ushtrue profesionin, që të kishim me krye shërbimin e priftërisë në një kishë. Si prift, nevojën e përditshme për bukën nuk e kam, mbasi këtë e kam të sigurueme te vëllau Keli. Mandej, shtoi Shtjefni, i jam drejtue Mehmet Shehut me një letër personale, duke i tregu dhe shërbimin që kishte bë në Kosovë, kur ishte atje si prift.

Në lidhje me vlerësimin e patriotëve të Rilindjes sidomos për ata që kanë punue për Kosovën, ai kishte vlerësime, disa të drejta dhe disa jo të drejta sipas tij. Shtjefni thotë se: “Unë kam punue për Kosovën, kur isha atje dhe për këtë arsye jam largue në kohën e Zogut”.

Shtjefni la me kuptue që i vinte keq se nuk asht në listën e atyre që kanë punue për Kosovën dhe që politika në çdo kohë ka arsyen dhe vlerën e vet. Në qoftë se ndonjë e kryen aktivitetin e e tij për kohën që ka punue, qeveria për atë kohë i vlerëson njerëzit ashtu, pra mos të hidhet padrejtësisht poshtë puna e tij (Shtjefnit). Shtjefni e vazhdoi bisedën, duke thanë se : kur erdh Jugosllavia këtu njëri, nga drejtuesit e lartë i ashtuquajtur, Stoniq, më ftoi me u takue me ta dhe unë nuk e kuptova qëllimin e ardhjes së tij. Kur fillova bisedën, ai jugosllavi më tha: Dom Shtjefën do të flasim pa dorashka. Jo pa doreza i thashë.

Mandej në bisedë i thotë Shtjefni: Ju jugosllavët i përfituet nga gjindtë një kunj në politikë, udhëheqës të Partisë Komuniste në Shqipëri dhe kështu me dinakërinë tuej mundët me e rrëmbye Kosovën, duke jau dorëzue llokumin në dorë. Jo vetëm kaq, por mesa duket, ju po e ktheni edhe Shqipërinë në një republikë të mvarun nga ju si Malin e Zi. Sa për plaçkitjen (pa formë zyrtare) si të gjitha, e shef dhe e kupton edhe qorri. Diplomati jugosllav, kur unë i thashë ato fjalë ngriti supet, uli vetullat në shenjë çudie, por nuk më dha të kuptoi funksionin e tij politik. Më tha se: ti do të mbetesh përgjithmonë për ne, një politikan i mbrapshtë. Kur ai përdori këto fjalë, Shtjefni tha se: paria po e dëgjonte nga goja jeme, pasi tue i thanë të huajt rashë në burg dhe kurrkush nuk ma kërkoi, me ja tregue ngjarjen e jetës.

Marrë nga Puntori Operativ,

            Kapiten Palush Osmani

 Dhënë bashkëpunëtori “Adresa”

Datë 11/11/1964

Detyrat:

Takohu me Dom Shtjefnin dhe bisedo duke i thane, shihe rregulloje lojën e profesionit tuaj. Për mendimin tim, them se nuk ka ndonjë mik të fortë andej nga Tirana, i cili asht i aftë që të ndihmojë ta marrësh profesionin. Ti e di, se këta nuk e përkrahin çështjen fetare.

Lidhur me kontaktin që ka marrë me përfaqësuesit e Legatës Jugosllave, thuaj se ata dukeshin që atëherë që nuk shkonin mirë me këta tonët. Unë çuditëm se tash janë tërbue fare dhe nuk i kam parë të shëtisin këndej nga Miloti. Si i kanë punët? Thuaj kjo vizitë po loz një rol me rëndësi dhe Hrushovi me shokët e tij, nuk po ndihet fare! Si asht puna, nuk dihet!

Sqarime:

Dom Shtjefni është nga katundi Gurëz, ka qenë dikur prift; don të bahet prap prift. Flit mbi situatën dhe mbylle takimin me legatin jugosllav.

Masat operative:

Ky raport të shtypet në dy kopje, njëra të kalohet te Dega e Punëve të Brendshme Krujë dhe tjetra të vendoset në dosjen e vlerësimit të informacioneve.

Puntori Operativ

                  Kapiten Sadush Osmeni   

               Dhënë “Adresa”. datë 24/11/64

                                                                 Raport

Dom Shtjefni, rreth datës 21/11/1964, i tha atij se me funksionarin e Legatës Jugosllave, jam takuar njëherë, në atë rastin që më kërkoi takim dhe ndonjëherë tjetër. Kemi folur mbi politikën jugosllave në përgjithësi dhe ndaj Shqipërisë në veçanti, por koha nuk na la, se nuk shkoi shumë dhe pas takimit me të, unë u arrestova.

 “Adresa”

Detyrat:

Takohu me Dom Shtjefnin dhe bisedo lidhur me marrëdhëniet e punës së tij, duke i thënë se: ju sigurisht keni dëshirë ta ushtroni profesionin, por me çfarë po kuptohet, edhe kjo punë nuk është gjë, se populli po shkëputet fare nga feja, tu ja lidhë moshën, thuaj ma mirë me vazhdue ndonjë profesion tjetër. Thuaj se unë kam shumë kohë që ata të Legatës Jugosllave nuk i kam parë. Më parë vinin këtej nga Miloti, më duket se ata nuk i kanë punët në rregull.

Masat operative:

Do ta bisedoj me Punëtorin Operativ të Milotit, për ta sqaruar se cili është ky Dom Shtjefni, nga cili katund është dhe kur ka ardhur në katundin Gurëz, kur dhe pse ka hyrë në burg, pse është akuzuar dhe po qe nevoja do ta takoj, nëse ky është në lidhje me Legatën Jugosllave.

Ky raport duhet të shtypet në një kopje dhe t’i dërgohet Degës së P. Mbrendshme, Krujë.

Marrë nga P. Op. Sadush Osmani

Dhënë nga bashkëpunëtori “Adresa”, datë 19/X/1964

                       Raport

Ai është takuar me Dom Shtjefën Kurtin me banim në Gurëz, i cili i tregoi atij se mori (indirekt) përgjigje negative nga Kryetari i Qeverisë, për lutjen që i ka dërguar direkt për interesin në dhënien e të drejtës për ushtrimin e shërbimit si prift në një kishë. Gjatë bisedës, u lidh muhabeti për priftin e kishës së Shënkollit, për të cilin Shtjefni, i tha atij se më atë unë kam qenë në burg dhe se gjatë asaj kohe kam pas biseda shoqërore të shpeshta, ku në personin e të cilit, ashtu sikundër në shumicën dërrmuese të klerikëve katolikë, mbizotërojnë pikëpamje antikomuniste, por shtoi prifti, që kur kam dalë nga burgu, di shumë pak gjëra, për të mos thënë aspak mbi pikëpamjet dhe sjelljet e tij në ushtrimin e profesionit dhe sidomos në lidhje me qëndrimin ndaj politikës të sotme shtetërore e shoqërore. Diku nga frika se mos bie në sy të organeve të Sigurimit dhe për faktin se ai është jezuit (frat), nuk e kam quajt të përshtatshme me i bë vizitë.

Një takimin e dytë që ai bëni me Shtjefnin, i tha atij se jam largue nga bashkëjetesa me vëllan, Kelin, sepse ai flet vazhdimisht fjalë komprometuese, të cilat mua më bëjnë dëm më tepër se atij, po të bien në veshin e organeve të Sigurimit, për faktin se unë kam qenë një herë në burg dhe për shkak të nivelit kulturor, se në krahasim me ata, mua m’i numërojnë si gabime. Kjo është edhe një arsye që unë nuk mund të bisedoj lirisht as më me vëllain dhe kam një kufizim bisedash edhe në shoqëri, më cilindo qoftë.                                                                                                                      “Adresa”     

 Detyrat:

Takohu me Dom Shtjefnin dhe vazhdo bisedën, duke ja filluar me çështjen e Hrushovit, duke i thënë se puna që Hrushovi u zëvendësua më të tjerë, nuk është e thjeshtë, se nuk duhej të dorëzonte detyrën e tij në këtë situatë, mendoj që rrëzimi i tij do të jetë rezultati i presioneve që kanë bërë popujt e ndryshëm, çuditem si nuk flitet më gjatë. Thuaj se dëshira ime është e madhe të takohem me ata priftin e Shënkollit, më kanë thënë se është shumë i mirë, shkon mirë dhe me popullin e atjeshëm.

Masat-Operative:

Ky raport të shtypet në një kopje dhe ti kalohet Degës P. Mbrendshme të Krujës.

Puntori Operativ

Kapiten Sadush Osmani

Dhënë nga agjenti “Ditë Pushimi”

Marrë nga Puntori Operativ

Major Mane Rrukaj

Tiranë, me 31-XII-1964

                                                              Raport

Më datën 29-XIII-1964, erdhi nga Shkodra në Tiranë, Monsinjor Çoba, rreth orës 12.30, bashkë me nëpunësit e kryesisë: Zef Simoni, Kolec Tomën dhe shoferin Tonin Palin. Çoba i tha atij se bashkë me të kishte ardhur dhe Dom Shtjefën Kurti, që banon ne katundin Gurëz të Milotit dhe për pak, do të vijë edhe këtu. Kur ai i raportoi Çobes, mbi disa çështje të Kishës, Çoba pasi u mendua pak, i tha se: po e lemë kështu si mendoni juve, deri sa të marri fund çështja e Dom Zef Bicit.
Ai i ka kërkuar leje Çobës, që t’i bëjë katër meshë në ditë, ose jo! Çoba ka ngritur shpatullat dhe më vonë i ka thanë: Vazhdoj njëherë, por P. Marjan Prelën nuk është nevoja t’a thrrasish për ndihmë. Ai i kërkoi prap leje Çobës, për kurorëzime çiftesh të përziemë, katolikë me myslimanë dhe anasjelltas, për krezmime, martesa me ortodoksë etj. Çoba nuk e ka kundërshtuar dhe i ka thënë se: Kisha vetë nuk është sot për sot aq kundërshtare, por e porositi atë që, të vepronte dhe kur nuk ka mundësi, të merret vesh shpejtë me të.

Mbas pak ka ardhur Dom Shtjefën Kurti dhe mbas përshëndetjeve të zakonshme, Çoba u soll kot, ndërsa Dom Shtjefni për ta cekë kuvendin që paskan bë në veturë rrugës kur kanë ardhë, tha: Të gjitha teshat, mobiliet dhe gjanat e tjera të kësaj kishe si: libra e të tjera, janë të mijat dhe vetë ndërtesa si godinë është godit me paret e mija. Për këto kam paguar 100 napolona letër dhe 50 napolona flori. Nga këto, 25 m’i ka dhanë Monsinjor Prenushi dhe më ka thanë se: “nuk kam me të dhanë ma”, por unë falë nderës së Dom Mark Dushit dhe Dom Zef Bicit, që më kanë ndihmue se kam qenë në burg dhe nuk do t’i përmendsha kurrë këto punë, po të ishin këtu, këta dy, por tash jam në rrugë të madhe dhe paret më duhen.

Kur ai e pyeti se ku i gjete këto pare që ke harxhue, Dom Shtjefni asht përgjigj: Kam pas pare atëherë, se italianët lejshin pare të madhe, mandej kam pas 25 napolona në muaj prej Zogut dhe mendoj prej Italisë dhe tash jam pa asgjë. Unë do të delshëm në vitin 1959 prej burgut, me të gjitha të drejtat dhe sot do të isha famullitar, por këto gjana më kanë lanë brenda dhe sot mbeta rrugësh. Gjatë këtij bisedimi, Çoba nuk foli fare. Ma vonë bisedimet kaluan në çështje thjeshtë fetare: por pas pak ai i dëftoi Çobës nji deklaratë të Dom Zefit, që e kishte gjetur në nji bllok, ku fliste për ato letrat që kishte marrë.

Gjithashtu i kallëzoi edhe nji kartolinë të ilustuar, e ardhur nga Italia për Dom Zefin, me figurën e Papës së ri, që e kishte gjet brenda në libra. Për kartolinën, Çoba i kishte thanë se, do t’i kërkojë Reshatit, që ta zmadhojë dhe riprodhojë dhe e mori me vete. Përveç sa sipër, Çoba i ka folur atij dhe për bisedimin që kishte bërë me Reshatin në Kryeministri, se: “për veshjen e xhakojve, nuk më dha asnjë shpres, ndërsa për pasaportizimin e Dom Ndocit, si mbas lutjes që keni bë, ka mundësi të rregullohet. Brenda ditës ai u nis për në Shkodër, bashkë me dy nëpunësit dhe me Dom Shtjefën Kurtin.

   “Ditë Pushimi”  

Detyra nuk ju dhanë agjentit, mbasi për këto po përgatitet një vijë sjellje dhe do t’i jepet në një takim, me Kryetarin e Degës ose nji nga zv/Drejtorët.

 Masa operative:

E dhëna të shtypet në tre kopje, njëra t’i dërgohet Shkodrës për Çobën, njëra Krujës për Dom Shtjefën Kurtin dhe tjetra të vendoset në fashikullin e Çobës.

 Tiranë më 3-I-1969

          Puntori operativ

        Major Mane Brakaj

Tepër sekret

                                Shënime të nxjerra nga dosja gjyqësore e Shtejfën Kurtit

Unë Punëtori Operativ i Degës P. Mbrendshme Krujë, tërhoqa e studiova dosjen gjyqësore të Shtejfën Kurtit, katundi Gurëz dhe gjeta se:

Shtjefën Kurti kish lindur në Prizren, kish kryer fakultetin Teologjik, ish me profesion prift, ish arrestuar më 17.4.1947 dhe dënuar me 20 vjet burg dhe me humbjen e të drejtës civile për 5 vjet. Nga studimi i dosjes del se, Shtjefën Kurti ka patur lidhje dhe është takuar me:

  1. Gjeneralin Hudson i misionit anglez
  2. Arqipeshkvin e Durrësit, Vinçenc Prenushin
  3. Shërbëtorin e tij Rrok Oboti
  4. Kolonelin Palmer të misionit anglez
  5. Majorin Smith
  6. Tish Shirokën nga Shkodra që banonte në Tiranë dhe punonte në Radio Tirana, i cili dinte anglishten dhe e merrnin si përkthyes.

Këta persona e kanë pyetur Shtjefën Kurtin për njerëzit e Gurëzit dhe ky ju ka thënë se Enver Hoxha ka shkollë, kurse ka të tjerë, si bije fjala Tuk Jakova, që ka qenë punëtor, e ka fituar pozitën me pushkë.

 

  1. Z. Jakobs i misionit amerikan
  2. Anton Stivens (Ndoc Gjonleku)
  3. Fullci amerikan i ka dërguar letra Shtjefnit.
  4. Andon Dukagjinin, me të cilin Shtjefni ka bërë një raport në 3 kopje. E ka shtypur vetë Shtjefni me makinën e tij dhe ja ka dërgue misioneve amerikane e angleze. Ky raport bënte fjalë për gjendjen e të arratisurve të anës së Veriut brenda vendit.
  5. Majorin Visdrai, shefi i Misionit Francez.
  6. Z. Brioti antar i Misionit Francez. Këta e kanë pyetur a njihesh me Ymer Dishnicën dhe më anë të këtyre Shqefni i ka dërguar letra Vatikanit në Romë dhe ka marrë nga andej.
  7. Ka pas lidhje me të gjithë shefat e Misionit të Frances.
  8. Pater Gj…
  9. Pater Pjetër Meshkalla
  10. Migrisen, i ikur, ka shkuar në Itali dhe i ka dërguar 7000 dollarë për të paguar priftërinjtë.
  11. Pater Danieli Korçë
  12. Papa Petraqin
  13. Dom Anton Zogaj
  14. Nush Prendi, ish-polic.

Ka bë mbledhje me Padër Meshkallën, Gjadrin, Padër Gjon Karma, Patër Pashko Prenga

  1. Nush Radovani, i ka thënë se katolik nuk ka pa një Parti
  2. Marta e Preng Pashës, i ka dhanë lek për të çue meshë për ish-Gjeneralin, Prengë Previzin.
  3. Sami Qeribashin i lidhur ndërmjet Anton Dukagjinit.

Po kështu në materialin e dosjes thuhej se : Shqefën Kurti në kohën e okupatorëve, ka qenë agjent i Jakomonit e ka bashkëpunuar kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Mbas çlirimit ka ndërlidhur kriminelët me misionet e huaja; ka bërë pjes në partinë e krijuar nga Sami Qeribashi.

Vërtetohen se është njësoj, me ato që ndodhen në dosjen gjyqësore. Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Shefqeti tha se: pas marrjes së detyrave nga punonjësi i ambasadës jugosllave, Qamil Muhaxhiri, për vrasjen e Enver Hoxhës, unë bisedova me…”/ Raporti i Punëtorit Operativ, Oltjon Frashëri, në ’83-in

Next Post

“Babai ishte prift dhe vdiq në burgun e Tiranës, por kur gjetëm varrin në Sharrë, u tmerruam, pasi trupi…”/ Dëshmia rrëqethëse e minoritarit që vuajti 17 vjet në Vlorë, Rubik, etj.

Artikuj të ngjashëm

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

March 29, 2023
“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën
Dossier

“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën

March 29, 2023
“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in
Dossier

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

March 29, 2023
“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
Next Post
“Babai ishte prift dhe vdiq në burgun e Tiranës, por kur gjetëm varrin në Sharrë, u tmerruam, pasi trupi…”/ Dëshmia rrëqethëse e minoritarit që vuajti 17 vjet në Vlorë, Rubik, etj.

“Babai ishte prift dhe vdiq në burgun e Tiranës, por kur gjetëm varrin në Sharrë, u tmerruam, pasi trupi…”/ Dëshmia rrëqethëse e minoritarit që vuajti 17 vjet në Vlorë, Rubik, etj.

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!