NIKOLLË LOKA
Av. ALFDRED DUKA
NIKOLIN KURTI
Pjesa e tridhjetë e katër
-VRASJA E PARALAJMËRUAR E NJË KLERIKU RILINDËS –
Memorie.al / Përpara se të fillojmë të analizojmë përciptazi dosjen hetimore e gjyqësore në ngarkim të pandehurit Shtjefën Kurti e të tjerë, për lexuesin do të bëjmë një parantezë të të drejtës dhe historisë se saj në shoqërinë njerëzore, me qëllimin e përqendruar për të ardhur tek e drejta jonë penale e procedurale, që në fillimet e saj dhe përgjatë viteve të diktaturës.
Një rishqyrtim i gjykimit të parë, për të kuptuar gjyqin e dytë
Vendimi i gjyqësor
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPЁRISЁ
GJYKATA E RRETHIT KRUJЁ
Nr.54 i vendimit
Dt. 30/7/1971
NR. 46 i aktit
1-I pandehuri Shtjefёn Kurti, pёr krimin e parashikuar nga neni 72 d.m.th. pёr sabotimin nё drejtim tё ekonomisё. Pёr krimin e parashikuar nga neni 73/1 K. Penal.
2-I pandehuri Mark Marku, pёr krimin e parashikuar nga neni 72 te K. Penal tё nenit 73/1 K. Penal.
3- I pandehuri Agustin Preçi, pёr krimin e parashikuar nga neni 72 tё K. Penal Pёr krimin e parashikuar nga neni 73/1 K. Penal.
4-I pandehuri Fran Ndoci, pёr krimin e parashikuar nga neni 72 tё K.Penal . Pёr krimin e parashikuar nga neni 73/1te K. Penal.
5-I pandehuri Pjetёr Biba, nё bazё tё nenit 72 tё K. Penal. Nё bazё tё nenit 73/1 tё K. Penal. Nё bazё tё nenit 285/2 tё K.Penal.
6-I pandehuri Zef Nishi, pёr krimin e parashikuar nga neni 72 tё K. Penal. Pёr krimin e parashikuar nga neni 73/1 K. Penal
Kundrejt tё gjitha tё pandehurve tё sipёrmendur, tё vendoset konfiskimi i pasurisë dhe nё bazё tё neneve 27-28 tё K. Penal tё vendoset heqja e sё drejtёs elektorale pёr 5 vjet kohё.
7-I pandehuri Ndue Leti, pёr akuzёn e parashikuar nga neni 80/1 K. Penal Pёr krimin e parashikuar nga neni 73/1 K. Penal. Pёr krimin e parashikuar nga neni 285/2 K.Penal
8-Ndue Leti, i biri i Lleshit dhe Prenёs, dl.1928, me origjinё fshatar i varfёr, me gjendje sociale anёtar i koperativёs bujqёsore, lindur dhe banues nё katundin Gurëz Krujё, me arsim fillor, me shtetёsi dhe kombёsi shqiptare, i pёrjashtuar nga partia, i penduar, i martuar, me gjashtё fёmijё, arrestuar me 11.04.1970.
T Ё A K U Z U A R:
Pёr krimin e sabotimit e tё agjitacionit dhe propagandёs, tё penduarit: Shtjefën, Mark, Agustin, Pjetёr e Fran, qё pёrfshihen nga nenet 72 dhe 75 tё Kodit Penal, ndёrsa i pandehuri Pjetёr Biba dhe pёr krimin e luajtjes bixhoz pёrfshihet nga neni 275/2 te K. Penal, gjithashtu i pandehuri Ndue Leti, akuzohet pёr krimin e agjitacionit dhe propagandёs, tё vjedhjes sё pasurisё socialiste e tё luajtjes bixhoz nё bazё tё nenit 75, 80/1, dhe 285/2 tё K. Penal.
G J Y K A T A:
Pasi shqyrtoi materialet hetuese provat e marra gjatё zhvillimit tё gjykimit, pasi dёgjoi prokurorin, i cili kёrkoi qё tё deklarohen fajtor tё gjithё tё pandehurit, tё dёnohen:
1) Shtjefёn Kurti me vdekje dhe pushkatim nё bazё tё nenit 72 tё K. Penal, me 6 vjet heqje lirie nё bazё tё nenit 73, e duke bёrё bashkimin nё bazё tё nenit 48 tё K. Penal, tё dёnohet me vdekje me pushkatim, me konfisikim tё pasurisё dhe heqjen e sё drejtave elektorale pёr 5 vjet;
2) Mark (Bardhok) Marku tё dёnohen me heqje lirie 13 vjet nё bazё tё nenit 72, 6 vjet h.l nё bazё tё nenit 73, duke bёrё bashkimin nё bazё tё nenit 48 me 16 vjet h.l, me konfiskim tё pasurisё dhe heqje tё drejtave elektorale pёr 5 vjet;
3) Agustin Preçi, me 13 vjet h.l nё bazё tё nenit 72, 6 vjet h.l nё bazё tё nenit 73 tё K.Penal, duke bёrё bashkimin nё bazё tё nenit 48 tё K. Penal, me 15 vjet me konfiskim tё pasurisё, me heqje tё tё drejtave elektorale pёr 5 vjet.
4) Pjetёr Biba, me 12 vjet h.l nё bazё tё nenit 72, 5 vjet h.l nё bazё tё nenit 73 tё K.Penal, 6 muaj h.l nё baze tё nenit 285/2 tё K. Penal duke bёrё bashkimin e dёnimeve sipas nenit 48 tё K. Penal me 14 h.l, me konfiskim tё pasurisё dhe heqjen e tё drejtave elektorale pёr 5 vjet;
5) Fan Ndoci me 12 vjet h.l nё bazё tё nenit 72 tё K. Penal, 5 vjet h.l nё bazё tё nenit 73 tё K. Penal, duke bёrё bashkimin nё baze tё nenit 48 tё K. Penal me 14 vjet h.l, me konfiskim tё pasurisё dhe heqjen e tё drejtave elektorale pёr 5 vjet;
6) Zef Nishi me 12 vjet h.l nё bazё tё nenit 72 tё K. Penal, 4 vjet h.l nё bazё tё nenit 73/1 tё K. Penal, duke bёrё bashkimin nё bazё tё nenit 48 tё K. Penal me 12 vjet h.l, me konfiskim tё pasurisё dhe heqjen e tё drejtave elektorale pёr 5 vjet.
7) Ndue Leti me 7 vjet h.l nё bazё tё nenit 80/1, me 4 vjet h.l nё bazё tё nenit 73/1 tё K.Penal, me 6 muaj h.l nё bazё tё nenit 275/2 te K. Penal, duke bёrё konfiskim nё bazё tё nenit 48 tё K. Penal, me 10 vjet h.l nё bazё tё nenit 27, 28 tё Kodit Penal, me heqjen e tё drejtave elektorale pёr 3 vjet, si dhe fjalёn e fundit tё tё pandehurve tё cilёt kёrkuan:
I pandehuri Shtjefёn Kurti, mёshirё, Mark Marku, mёshirё, Agustin, Preçi mёshirё, Pjeter Biba, mёshirё, Zef Nishi, mёshirё, Fran Ndoci, mёshirё, Ndue Leti lehtёsim.
V Ё R E N:
Gjatё hetimit dhe gjykimit tё çёshtjes u provuan se tё pandehurit Mark (Bardhok) Marku, Pjetёr Biba, Fran Ndoci, e Ndue Leti, duke filluar qё nga viti 1964 kanё zhvilluar agjitacion dhe propagandё pёr dobёsimin dhe minimin e pushtetit popullor.
Gjatё bisedave tё bёra me njeri tjetrin kanё paraqitur sikur njerёzit nё kёtё pushtet po vuajnё, se qeveria mendon vetёm pёr vete, se nuk jetohet kёshtu, se populli po jeton nё diktaturё. Ata kanё biseduar pёr jetёn nё kooperativёn, duke e paraqitur tё keqe atё nё krahasim me periudhёn e ekzistencёs sё pronёs private. Ne,-thotё i pandehuri Fran Ndoci,-e humbёn besimin te kooperativa bujqёsore, e na pёlqente jeta private. Qё nё atë periudhё tё pandehurit, kanё zhvilluar tё dёgjojnë radio stacionet e huaja e t’i komentojnё midis njeri tjetrit, duke paraqitur sikur nё vendet e huaja, ka liri dhe atje jetojnё mё mirё, ndёrsa kёtu ndodh e kundёrta.
U provua gjithashtu se nga fundi i vitit 1964, ose fillimi i vitit 1965, ka zhvilluar veprimtari armiqësore kundёr pushtetit popullor edhe Agustin Preçi. Ai nё bisedat me Martin Rrokun (i dёnuar me veprimtari armiqёsore), e paraqet gjendjen politike tё vendit tonё nё buzё tё gremines, sikur sё shpejti do tё ndryshohet situate, si rezultat i ndёrhyrjes nga jashtё. Duke biseduar pёr kooperativёn bujqёsore, ata kanё paraqitur sikur populli po vuante dhe pёr bukё dhe shkaktarё pёr kёtё gjendje ishte sistemi kooperativist. Po nё kёtё periudhё i pandehuri Agustin, zhvillon bisedat armiqёsore me tё pandehurin Fran Ndoci e Mark Marku, duke bёrё krahasime midis vendit tonё me vende tё tjera, duke mburrur sistemin kapitalist. Ato kanё paraqitur sikur kёtu mungon liria e fjalёs dhe pёr çdo fjalё mund tё tё arrestojnё, ata kanё zhvilluar biseda nga mё tё ndryshme, deri pёr helmimin e popullit tё Gurëzit.
Nё vitin 1967, del nё dukje veprimaria armiqёsore e tё pandehurit Shtjefёn Kurti. Ai, nё fillim me tё pandehurit, Mark Marku e Agustin Preçi, pastaj me tё dёnuarin Luigj Vata, ndёrsa nё fillimin e vitit 1969, me tё pandehurin Pjetёr Biba e Zef Nishi, e me Dava e Prenё Bibёn, zhvillon biseda amiqёsore nga mё tё ndryshmet kundёr pushtetit popullor dhe rendin tonё socialist. Ai, masat kundёr fesё, i paraqet si mohimi i “grimcёs” sё fundit tё lirisё, qё gjoja kishte ngelur nё vendin tonё. Gjëndja e fshatit paraqitet nga i pandehuri sikur ёshtё varfёruar, se ndёrsa fshati prodhon gjalpin, djathin e mishin, nё fshat nuk ka pёr tё blerё nga kёto prodhime, se varfёrimi i fshatit ёshtё rrjedhё e sistemit kooperativist, se kur Bashkimi Sovjetik qё ёshtё njё popull i madh nuk mundi pёr 40 vjet tё rrisё nivelin e jetesёs (ёshtё fjala pёr sistemin kooperativist, aq mё pak mundemi qё tё jemi popull i vogёl. Ai ka pёrshёndetur tё ashtuquajturёn “pranverё tё Pragёs” dhe ka uruar qё e njёjta gjё tё ndodhte edhe nё vendin tonё. Nga ana tjetёr ai ka shpjeguar shpresёn se ajo qё ndodhi nё Çekosllavaki, me okupacionin sovjetik, do tё shtrihej edhe nё vende tё tjera lindore e nё Shqipёri. Ai vazhdimisht ka dёgjuar dhe radiostacionet e huaja dhe i ka komentuar sё bashku me tё pandehurin Mark Marku, Pjetёr Biba, Zef Nishi, me dёshmitarё Dava dhe Prena Biba etj. Kёto tё katёrt tё pandehur, kanё biseduar dhe pёr t’u arratisur jashtё shtetit tonё, me shpresёn e ndryshimit tё shpejtё tё rendit politik tё vendit tonё, kohё kur ata do tё ktheheshin pёrsёri.
Nё vitin 1969, qё nё muajt e parё, fillon agjitacionin e propagandёn dhe i pandehuri Zef Nishi, ai nё bisedimet qё bёnte me tё pandehurin Pjetёr Biba e Mark Marku, kanё folur se: kёshtu nuk jetohet, se kjo gjendje do tё ndryshojё nga ndёrhyrjet e shteteve tё huaja. Mё vonё biseda tё tilla zhvillon dhe me tё pandehurin Shtjefёn Kurti, te i cili dhe kanё dёgjuar radiostacionet e huaja dhe kanё biseduar njeri me tjetrin. Nё darkёn e organizuar, thotё se i pandehuri Pjetёr Biba, kur Shtjfёn Kurti tha: “Qoftё lavdёruar Krishti, zoti na liroftё nga Partia”, Zef Nishi iu pёrgjigj: “T’u plotёsoftё dёshira”.
Nё bisedat e zhvilluar gjatё vitit 1968, nё bisedat midis tё pandehurit Mark Marku e Ndue Leti, ky i fundit i thotё se: tani qё dritat dhe uji na erdhёn nё fshat, i ka ardhur rradha qё ky pushtet t’i marri plaçkat e tё na lejё tё jetojmё tё lirё, ndёrsa nё lidhje me tё pandehurin Ndue Leti, dёshmitari D. M. nё hetuesi, ka thёnё se: nё gushtin e vitit 1968, kur po luanin bixhoz me tё pandehurin Ndue Leti, pasi Bashkimi Sovjetik, mori Çekinë, Nduja tha: “Pritni t’i bjerё njё ditё Shqipёrisë, udhёheqjen e sotme dhe tё vendosё demokracinё”.
Gjatё bisedimeve tё vazhdueshme qё kanё patur tё pandehurit Mark Marku, Agustin Preçi e Zef Noci, janё shprehur kundёr sistemit kooperativist. Nё kёto biseda ata kanё shkёmbyer mendime pёr tё dёmtuar kooperativёn bujqёsore, me anё tё djegjes sё stallave, kavaleteve, tё kashtёs e prodhimeve bujqёsore. Çdo gjё nё sy tё kёtyre tё pandehurve, ishte errёsuar.
Veprimtaria e tё pandehurve Mark Marku, Pjetёr Biba e Zef Nishi, pasi bien nё lidhje me tё pandehurin Shtjefёn Kurti, intensifikohet e zgjerohet, urrejtja kundёr pushtetin popullor rritet. I pandehuri Pjetёr Biba, duke folur lidhur me kёtё nё gjyq, tha se: në bisedat qё kam patur me tё pandehurin Shtjefёn Kurti, ky i fundit i ka porositur: “Unë kam luftuar pёr Shqipёrinё, tani u plaka, prandaj tё luftoni ju pёr rrёzimin e kёtij pushteti”.
Nё kёtё mёnyrё, Mark Marku, Pjetёr Biba, Zef Nishi, Agustin Preçi, e Ndue Leti, kanё kryer krimin e parashikuar nga paragrafi i Nenit 73 i Kodit Penal.
Fajёsia e tё pandehurit, provohet me pohimet e atribuimet reciproke tё cilat pёrputhen me thёnien e dёshmitarёve: Luigj Vata, Dava Biba, Prenё Biba, Pjetёr Mirashi e Kolë Luka, si dhe me thёniet nё hetuesi tё Anton Doçi, Martin Rrokut e Dodё Mirit.
I pandehuri Ndue Leti nё gjyq, ёshtё munduar tё mohojё karakterin kundёrevolucionar tё bisedave tё tij e tё pёrgёnjeshtroi thёniet e Mark Markut, Pjetёr Bibёs, e tё dёshmitarёve Dodё Miri. Gjykata çmon se kёto pretendimet, nuk janё tё besuara. Vetё i pandehuri pohon, se kur u kolektivizua toka, kanё qenё dakort, por me keqёsimin e kooperativёs, kapitullova edhe politikisht, se nё bisedimet me tё pandehurin Pjetёr Biba, i kam thёnё nё kooperativёn tone, ka pak tё ardhura dhe nuk i dilet, se kooperativa na fiku, se sistemi i kooperativёs nuk ёshtё i mirё, nuk ёshtё nё favorin e popullit. Ai ka shpjeguar se ka dёgjuar radiostacionet e huaja, gjithashtu pranoi se ka biseduar me tё pandehrin Mark Marku, lidhur me ujin dhe dritat nё fshat, por sipas tij ka bёrё aluzion, sikur do qё mё mirё kjo tё bёhet mё parё, kur kishin tё ardhura (d.m.th., kur ishin private), e jo tani qё nuk kemi gjё.
Pёrmbajtja e kёtyre bisedave, edhe ashtu siç ka shpjeguar vetë i pandehuri Ndue, hedh dritё mbi karakterin armiqёsor tё tyre. Pastaj atribuimet e tё pandehurit Mark Marku, Pjetёr Biba si dhe thёniet e Dodё Mirit, kthjellojnё e pёrputhen pikёrisht me atё linje ku ka konsistuar veprimtaria armiqёsore e tё pandehurit. I pandehuri, ka patur marredhёnie tё mira si me tё pandehurin Mark, ashtu edhe me tё pandehurin Pjetёr Biba, qё nga viti 1962 kanё vazhduar tё luajnё bixhoz, ndёrsa me tё pandehurin Bardhok, vetё pranoi se ka biseduar lidhur me dritat nё vitin 1968. Ai pikёrisht se ishin shokё, kane kryer dhe vjedhje sё bashku si me Pjetrin, ashtu edhe me Markun. Megjithёse se Dodё Miri ka qenё kulak, i pandehuri Ndue, ka mbajtur marrёdhёnie miqёsore me tё. Gjatё hetimit, gjykimit tё çёshtjes, doli e qartё se ofrimi i tё pandehurit Ndue me elementёt e deklasuar e kulakё, ёshtё shfaqje e hershme qё ёshtё vёnё re te i pandehuri nё vitin 1949, ku u pёrjashtua nga partia, pikёrisht pёr kёtё shkak. Nё kёto rrethana, nuk ka asnjё arsye qё tё vihet nё dyshime saktёsia e atribuimeve tё tё pandehurin Mark e Pjetёr dhe thёniet e dёshmitarit Dodё Miri.
I pandehuri Zef Nishi, shpjegoi gjatё gjykimit tё çështjes se ai, ka dёgjuar bisedat me pёrmbajtje armiqёsore qё kanё bёrё tё pandehurit Pjetёr Biba, Mark Marku e Shtjefёn Kurti, por pretendoi se nuk ka folur vetё dhe s’ka bёrё gabim qё nuk i ka kallёzuar ato nё organet e pushtetit. Ky pretendim i tё pandehurit nuk ёshtё i drejtё sepse, nuk pёrputhet me tё vёrtetёn e provuar gjatё gjykimit tё çёshtjes. Vetё i pandehuri ka thёnё nё gjyq, se: kur fillova vjedhjet, fillova me tjetёr qёllim, por pasi m’u vu çengeli nga hunda, pёrfundova nё armik, pastaj pranon se nё darkёn e organizuar nё shtёpinё e tё pandehurit Shtjefёn, u bisedua pёr t’u arratisur, vetёm thotё se “kohё arratisje”, “nuk kemi caktuar”, ai pranon se nё njё rast, kanё dёgjuar radiostacionet e Italise nё shqip, nё shtёpinё e tё pandehurit Shtjefёn dhe i kanё biseduar ato, ai thotё se i pandehuri Shtjefёn, me tregonte pёr shtetet e huaja, e nivelin e tyre, e meqenёse unё nuk kisha parё, unё shkova prapa e kalova nga hajdut nё armik, se njё muaj para vjedhjes sё parё, filluam tё bisedonin me Pjetёr Bibёn e Bardhok Markun, se nuk lejohet kёshtu, se sistemi do tё ndryshojё etj., pastaj tё pandehurit e tjerё. Shtjefёn Kurti e Mark Marku e Pjetёr Biba. pohuan se pёr tё gjitha gjёrat e biseduara. si mё parё ashtu edhe nё darkёn e organizuar. kanё qenё tё gjithё dakort.
Nё kёto rrethana çmon se, pretendimi i tё pandehurit Zef Nishi, duhet rrёzuar.
Gjatё shqyrtimit tё çёshtjes u vёrtetua se, tё pandehurit Mark Marku, Pjetёr Biba, Fran Ndoci, nuk janё mjaftuar vetёm me agjitacionin e propogandёn, por e kanё zgjeruar veprimtarinё armiqёsore dhe kanё bёrё pёrpjekje pёr tё minuar e shkatёrruar ekonominё kooperativiste tё fshtatit Gurëz.
Duke qenё armiq tё pushtetit popullor, kundёr tё cilёt zhvillonin agjitacionin e propagandёn, te pandehurit kanё biseduar pёr dobёsimin e ekonomisё kooperativiste, pёr zvogёlimin e tё ardhurave, me qёllim qё tё rritet pakёnqёsia, tё revoltohen masat e tё ngrihen ato kundёr kooperativёs dhe pushtetit popullor. Pёr arritjen e kёtij qёllimi, ata i kanё vёnё pёr detyrё vetes qё, tё vjedhin sa mё shumё e tё dёmtojne nga pasuria kooperativiste, nё mënyrë qe ajo te dobёsohet dhe tё minohet.
Kёshtu u provua se i pandehuri Mark Marku, vetёm nga viti 1964 qё ka zhvilluar agjitacionin e propagandёn, e deri ne ditёn e arrestimit, nё bashkёpunim me tё pandehurin Pjetёr Biba e Ndue Leti, ka pёrvetёsuar 300 kg. misёr me vlerё 720 lekё, nё bashkёpunim me tё pandehurin Ndue Leti, 200 kg. misёr me vlerë 480 lekё, me tё dёnuarin Luigj Vata, 380 kg. misёr, 500 kg. grurё, 216 kg. groshё, e 6 kg. fare jonxhe me vlerё 3.432 lekё, me tё dёnuarin Ndue Vata, 255 kg. misёr me vlerё 612 lekё, nё bashkёpunim me tё pandehurin Fran Noci, 90 kg. misёr, 200 ml. tel 4 siguresa elekrtike me vlerё 504 lekё; nё bashkёpunim me tё pandehurin Zef Nishi e Pjetёr Biba, 60 kg. grurё me vlerё 180 lekë, me tё pandehurin Pjetër Biba, 30 kg. misёr e njё fuçi, me vlerё 122 lekё, vetё i pandehuri ka pёrvetёsuar 320 kg. misra 100 kg. grurё, 100 kg. xunkth, 40 kg. çimento, 10 kg. shufёr hekuri, 4 copё thasё, 30 kg. jonxh, qё vlerёsohen tё gjitha 2.448 lekё. E gjithё shuma e pёrvetёsuar nga i pandehuri Bardhok vetёm dhe nё bashkёpunim me tё tjerёt, arrin nё 8996 lekё. I pandehuri Bardhok, ka gllabёruar pa mёshirё çdo gjё qё ka mundur, aq sa arrin t’i thotё Zef Nishit se, pёr shpirt u marr edhe dheun e tokёs.
Po kёshtu i pandehuri Pjetёr Biba, qё nga viti 1954 e kёtej, nё bashkёpunim me tё pandehurin Ndue Leti, ka pёrvetёsuar 700 kg. misёr me vlerё 1.680 lekё, nё bashkёpunim me tё pandehurin Ndue Leti e Mark (Bardhok) Marku, 300 kg. misёr me vlerё 720 lekë, nё bashkёpunimin me tё pandehurin Zef Nishi e Mark Marku, 60 kg. grurë me vlerё 180 lekё, nё bashkёpunim me tё pandehurin Zef Nishi, 385 kg. me vlerё 1.699 lekё, nё bashkёpunim me tё pandehurin Mark Marku, 30 kg. misёr e njё fuçi me vlerё 11 lekë, dhe vetёm i pandehuri ka pёrvetёsuar 1 kg. grurё me vlerё 300 lekë. E gjithё shuma qё ka përvetesuar i pandehuri Pjetёr, vetёm nga bashkёpunimi, vetёm e nё bashkёpunim me tё tjerёt, arrin nё 4.701 lekё.
U provua gjithashtu se i pandehuri Fran Ndoci, nё vitin 1966 dhe 1968, ka pёrvetёsuar 700 kg. misёr qё vlerёsohet 1.680 lekё, nё bashkёpunimin me tё pandehurin Ndue Leti, 90 kg. misёr, 200 ml tel bakri e 4 siguresa elektrike, qё vlerёsohet 505 lekё, nё bashkёpunim me tё pandehurin Mark Marku. Gjithsej shuma e pёrvetёsuar arrin nё 2.185 lekё. Pёrveç vjedhjeve, ёshtё vёrtetuar se nё vitin 1968, i pandehuri Fran Ndoci, nё bashkёpunim tё pandehurin Agustin Preçi dhe Mark Marku, me qёllim armiqёsor, qё synonte nё minimin e ekonomisё sё kooperativёs bujqёsore, kanё prashitur keq misrin, duke hequr bimёt e mira e, duke lёnё tё kёqijat, pasi kanё biseduar kanё lёnё pa shpёrndare plehun, nё njё pjesё tё sipёrfaqes ku punonin, me qёllim qё tё ngelej pa punё traktori qё do tё lёronte atё tokё. Tё pandehurit, duke ushqyer urrejtjen ndaj kooperativёs bujqёsore, kёsaj organizme tё re tё rendit tonё socialist, janё munduar me çdo mёnyrё pёr tё goditur me qёllim shkatёrrimin e saj.
Gjatё gjykimit tё çёshtjes, u provua se i pandehuri Shtjefёn Kurti, bie nё dijeni tё veprimtarisё armiqёsore qё zhvillonin disa nga tё pandehurit e lartёpёrmendur dhe ёshtё munduar qё kёtё veprimtari, ta thellojё dhe ta zgjerojё, si dhe tё arrijё qё ajo tё zhvillohet nё mёnyrё tё organizuar, ai gradualisht arrin tё bёhet frymёzuesi shpirtёror dhe nxitёsi kryesor i kёsaj veprimtarie. Nё fillim, kjo veprimtari zhvillohet e shkёputur nё biseda individuale me tё pandehur të tjerё, ndёrsa mё vonё fillon tё marrё njё farë organizimi, duke biseduar 2, 3 deri 4 tё pandehur sё bashku.
Synimi fillestar i veprimtarisё sё tё pandehurit Shtjefёn, pёr tё minuar kooperativёn bujqёsore, ёshtё i stёrholluar, megjithatё doli qartё linja qё ka ndjekur kjo veprimtari. Ai u flet tё pandehurve dhe personave tё tjerё, pёr veprimarinё qё gjoja solli rendi kooperativist, sё kёtё rend e quan tё pajustifikuar e shkaktarё tё varfёrisё, ai flet pёr pamundёsinё e sigurimit tё jetesёs, me tё ardhurat qё merren nё kooperativё dhe fillon tё stimulojё moralisht vjedhjet. Lidhur mё kёtё, i pandehuri Mark Marku ka shpjeguar se: qё nё vitin 1967 kur i pandehuri Shtjefёn punonte, ai ka thёnё: “vidhni, se vidhni djersen tuaj”, se “me vjedhje, nuk ёshtё gjynah”, dhe kёtё fjale thotё i pandehuri Luigj Vata, e kam dёgjuar qysh atёherё edhe kur i pandehuri Mark, jua tha punёtoreve tё magazinёs, ku ishte i pandehuri Shtjefёn duke punuar.
Saktёsia e kёsaj parulle armiqёsore tё hedhur nga i pandehuri Shtjefёn Kurti, vёrtetohet nga ngjarjet e mёvonshme kur veprimtaria e tё pandehurit nё kёtё linje rritet, kёshtu nё fillimin e vitit 1969, i pandehuri Shtjefën vjen nё lidhje me tё pandehurit Pjetёr Biba e Zef Nishi dhe pasi informohet se kёta vidhnin, vihet nё lёvizje pёr tё inkurajuar kёtё veprimtari, me qёllim kundёrevolucional. Pёr kёtё qёllim, nё bisedat qё bёnё i pandehuri Shtjefёn Kurti, me tё pandehurin Pjetёr Biba e Zef Nishi, nё shtёpinё e Shtjefёnit, nё verёn e vitit 1969, u thotё se: “ёshtё mirё tё ngreni dhe tё tjerё pёr tё vjedhur, se kёshtu do tё pakёsohen tё ardhurat e popullit, e populli do tё ngrejё krye e tё shkatёrrojё koperativёn”. Tё tre tё pandehurit e aprovojnё kёtё. Mё vonё, nga fundi i viti 1969, nё “darkёn” e organizuar pёrsёri nё shtёpinё e tё pandehurit Shtjefёn, ku marrin pjesё tё pandehurit: Shtjefёn, Mark, Pjetёr e Zef, si dhe dёshmitarёt Davë dhe Prena Biba, i pandehuri Shtjefёn, u drejtohet tё pandehurve tё tjerё, duke u thёnё: “Vidhni sa mё shumё kooperativёn me qёllim qё ajo tё shkatёrrohet”. Kёtё kёshillё, theksoi i pandehuri nё gjyq, jua thashё pse: “jam kundёr komunizmit, e jam plakur nё kёtё botёkuptim”, se “unë di qё gjithkush ka punёn e vet, e punёn pёr vete”!
Efekti i kёsaj veprimtarie ёshtё i ndjeshёm, gjё qё duket nё nxitjen e vjedhjeve gjatё 1969. Kёshtu u provua se Zef Nishi, i cili nё fundin e vitit 1968, bёn vjedhjen e parё, e nё fillimin e vitit 1969, fillon agjitacionin e propagandёn, vetёm pёr vitin 1969, deri sa u arrestua, i frymёzuar nga ndenjat armiqёsore kundёr pushtetit popullor, arrin tё pёrvetёsoje shuma tё konsiderueshme nga prona e kooperativёs bujqёsore. Gjatё kёsaj kohe i pandehuri Zef, nё bashkёpunim me tё pandehurin Pjetёr Biba e Mark Marku, vjedh 60 kg. grurё me vlerё 180 lekё, nё bashkёpunim me tё pandehurin Pjetёr Biba, 385 kg. grurё e 227 kg. misёr, me vlerё 1.699 lekё. Vetё i pandehuri, pёrvetёson 860 kg grurё 495 kg. misёr, me vlerё 3.777 lekё, si dhe 1.002.4 lekё nga mulliri, gjithsej vlerёn e pёrvetёson qё ka bёrё i pandehuri Zef, vetё e nё bashkёpunim me persona tё tjera, arrin nё 6.658 lekё. U provua se vjedhjet kanё vazhduar edhe pas darkёs, siç shpjegojnё tё pandehurit: Mark Marku, Pjetёr Biba e Zef Nishi, pёr tё realizuar kёtё porosi, po u ndёrpre qё nё fillimin e arrestimeve, qё u bёnё shpejt kundrejt tё pandehurve qё zhvillonin kёtё veprimtari.
Nё kёto rrethana tё pandehurit: Shtjefёn Kurti, Mark Marku, Pjetёr Biba, Fran Ndoci, e Agustin Preçi, kanё konsumuar elementet e krimit tё parashikuar nga nenet 72 tё K. Penal.
Veprat kriminale tё tё pandehurve provohet nё pohimet e tyre dhe me thёniet e dёshmitarёve: Prenё Biba, Dava Biba, Luigj Vata, Gjon Zef Leka, Pjetër e Zef, Dalip Leni e Luk Luka edhe me proçes-verbalet e kontrolleve tё banesave dhe vendimin nr.32 datё 1375/1971 tё Gjykatёs Popullore.
I pandehuri Fran Noci nё apologjinё, dhe gjatё mbrojtjes, ka mohuar akuzёn pёr sabotimin, pёr episodet e kёsaj veprimtarie nё adresё tё tij, kryesisht lidhur me lёnien e bimeve tё kёqija e prishjen e bimëve tё mira gjatё prashitjes, si dhe për pengimin e punёs sё traktorit. Ai pranon se ndonjё rast ka punuar keq, por këtё tha ai, e kam bёrё nga mania pёr tё realizuar normёn shpejt e pastaj, per tё shkuar pёr gjah, ndёrsa mos shpёrndarja e plehut, e shpjegon mё veshtirёsi qё kishte shperndarja e tij nga era.
Gjykata hetoi nё menyrё kujdesshme kёto pretendime dhe doli nё pёrfundimin se, duhen rrёzuar, duke u nisur nga kёto prova e rrethana. I pandehuri Agustin Preçi, shpjegon se: pasi kemi biseduar me tё pandehurin Mark (Bardhok) Marku e Fran Ndoci, lidhur me gjëndjen e keqe, shkaktar i sё cilёs ishte sipas nesh kooperativa, ramё dakort qё tё punojnё keq dhe me qёllim sabotimi kemi lёnё plehun pa hedhur, qё traktori tё ngelte pa punё; se nё kohёn qe tё tre punonin me njё parcelё misri, i pandehuri Bardhok, na tha: sikur t’i kosis pёr lopët, se me qёllim sabotimi, ne rrallonin bimёt e mira, e linim tё kёqijat, sepse nuk dёshironin tё kishte prodhime tё mira, se kёto kanё ndodhur nё verёn e vitit 1968, ndёrsa i pandehuri Mark (Bardhok) Marku, lidhur mё kёtё çёshtje, thote se: nё vitin 1968, kemi lёnё pa plehёruar tokёn dhe kemi prashitur keq me qёllim armiqёsor.
Tё tre te pandehurit gjithnjё kanё patur marrёdhёnie tё mira, biles i pandehuri Agustin, ёshtё byrazer me tё pandehurin Fran dhe kanё kaluar gjithnjё mirё, aq sa dhe para arrestimit, tё dy janё betuar tё mos i nxirrnin njёri tjetrit tё palara, lidhur me veprimtarinё armiqёsore. Pastaj vetё i pandehuri Fran, pohoi nё gjyq, se: unë kam dёshiruar qё kooperativa tё shkatёrrohet, kam thёnё se: “sikur tё pyetem unё, nё kooperativёn bujqesore, nuk le gjё pa bёrё”. Duke marrё parasysh sa me sipёr, si dhe faktin qё i pandehuri Agustin, nuk ngarkon vetёm tё pandehurin Fran, por edhe veten nё njё krim tё tillё kaq tё rёndё, si dhe zbёrthimin autokritik qё i pandehuri u ka bёrё veprimeve tё tij, si dhe pohimet e tё pandehurit Mark, gjykata çmon se kёto pretendime duhen rrёzuar. Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016