• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, February 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shtatë drejtorë kanë ardhur e ikur në dy dekada, por askush s’ka treguar interes për historikun spitalit, që ata vetë kanë drejtuar…”!/ Dëshmia e mjekut të njohur, për librin “Historiku i Spitalit të Durrësit”

“Shtatë drejtorë kanë ardhur e ikur në dy dekada, por askush s’ka treguar interes për historikun spitalit, që ata vetë kanë drejtuar…”!/ Dëshmia e mjekut të njohur, për librin “Historiku i Spitalit të Durrësit”
“Babai im, kuronte të bijën e Enverit, Pranverën dhe Spiro Kolekën nga një sëmundje infektive që…”/ Dëshmia e të birit, për mjekun e njohur infeksionist
“Pasi operativi i Sigurimit, tha; Stefan Gjoka, Gjergji Pano, Ylli Nivica dhe Përparim Seferi, në emër të popullit jeni të arrestuar, policët…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të burgosurit politik!
Fotot e rralla/ ‘Nga spitalet e personeli mjekësor me bluzat e bardha, trupat francez të Legjionit të Lindjes, te senatori Godart, që viziton banorët e varfër të Gjonomadhit…’!
Fotot e panjohura / Godinat, klinikat dhe mjekët e spitaleve, nga Monarkia e Zogut, në Shqipërinë Socialiste: Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça, Vlora, Elbasani, Gjirokastra, Berati, Peqini, Lezha…
Fotot e panjohura / Godinat, klinikat dhe mjekët e spitaleve, nga Monarkia e Zogut, në Shqipërinë Socialiste: Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça, Vlora, Elbasani, Gjirokastra, Berati, Peqini, Lezha…

Nga Gëzim Kabashi

Memorie.al / Mjeku Bashkim Habibi, sot 83 vjeç, vazhdon të mbajë të veshur bluzën e bardhë, ndërsa paralelisht gjen kohë për një tjetër pasion; të shkruarit e historisë së shëndetësisë në qytetin e tij. Gjatë 17 viteve ai ka botuar tre libra, më i fundit me titull: “Historiku i Spitalit të Durrësit”, një vepër që u mirëprit nga kolegët dhe intelektualët e qytetit bregdetar.  Megjithatë, gëzimin për këtë botim e shoqëron edhe një hije keqardhjeje. Në promovimin e librit, munguan drejtuesit aktualë të spitalit.

“Shtatë drejtorë kanë ardhur e ikur në gati dy dekada, por askush nuk ka treguar interes për hartimin e historikut të spitalit, që ata vetë kanë drejtuar”, – tha Habibi për BIRN, duke shtuar se i vetmi mbështetës në këtë udhëtim, ka qenë bashkëshortja e tij, Desdemona.

Mungesa e vëmendjes nga spitali, nuk është një rast i izoluar. Ndërmarrjeve dhe institucioneve të Durrësit, u mungojnë historikët, që pasqyrojnë veprimtarinë e tyre shumëvjeçare.

Gjithashtu mund të lexoni

“Grupi i shoqnuem prej Kolë Jakovës dhe që kryesohej prej Nako Spirut, ‘vizituen’ edhe Bibliotekën e Muzeun e At Shtjefën Gjeçovit, ku Kola kërkoi unazën e…”/ Dëshmia e rrallë e At Zef Pllumit

“Kur vajta në shtëpi dhe tepër i mërzitur i tregova mamasë, se Alizoti më tha se; në Francë edhe fshatari më i humbur e flet shqipen më mirë se ty, ajo më…”/ Dëshmia e rrallë e djalit të Telo Mezinit

Librat e pakët që janë hartuar me këtë qëllim, në shumicën e rasteve mbajnë firmën e punonjësve të pasionuar, që kanë dalë në pension, ndërsa drejtuesit e institucioneve, nuk dëshmojnë asnjë interes për të kaluarën e ndërmarrjeve që janë ngarkuar të drejtojnë.

Mungesa e vëmendjes për formulimin e historikëve që pasqyrojnë aktivitetin e ndërmarrjeve të qytetit antik, ndjehet sidomos në sipërmarrjet e hershme, si Fabrika e Cigareve STAMLES-I apo Kantieri Detar!

“Dokumentacioni i këtij të fundit humbi pas një zjarri që dogji thuajse gjithçka që lidhej me të kaluarën e ndërmarrjes, ku jo vetëm u riparuan, por për gjashtë dekada edhe u ndërtuan anije të tonazheve të mesme dhe të vogla”, – tha për BIRN drejtori i Arkivës Shtetërore Vendore, Lorenc Agalliu.

Ai shtoi se Arkiva e Durrësit është një nga katër arkivat rajonale të vendit, ndërsa shumica e materialeve ndodhen në Drejtorinë e Përgjithshme Kombëtare në Tiranë.

“Në të njëjtën arkivë janë shtuar së fundi edhe dokumentacionet e Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes”, – tha Agalliu, i cili vazhdon t’i nxisë të pasionuarit që t’i shfletojnë ato.

“Janë ende të pakët studiuesit nga Durrësi që i vlerësojnë dokumentacionet e arkivës, megjithëse aty gjen material pa fund, sidomos nga fondi pas viteve 1945”, – shpjegoi ai.

Në bibliotekën e qytetit, veç historikut të Spitalit, gjen pesë historikë të tjerë, të botuar për disa prej shkollave 8-vjeçare dhe të mesme të qytetit.

Një nga kontribuuesit kryesorë të arsimit, Dr. Astrit Hoxha i ndjerë, e ka shtuar fondin e librit me dy historikë kushtuar “Shkollës Naim Frashëri” dhe “Sistemit arsimor të rrethit”. Por edhe në rastet kur historikët e institucioneve dhe ndërmarrjeve botohen, shpërndarja e tyre mbetet e kufizuar.

“Kur një institucion boton një historik, shpesh është një botim i brendshëm, me tirazh shumë të vogël, që nuk shpërndahet gjerësisht, prandaj nuk arrin në bibliotekat publike”, – tha për BIRN Teuta Dhima, punonjëse e bibliotekës.

Dhima thekson se institucionet zakonisht përqendrohen te aktiviteti i përditshëm, jo te dokumentimi i trashëgimisë së tyre. “Shpesh mungon vullneti ose burimi financiar për të financuar një libër të tillë”, – shtoi ajo.

Sipas punonjëses së bibliotekës, historia e qyteteve shihet përmes ngjarjeve të mëdha politike ose kulturore, ndërsa historitë e institucioneve (shkolla, shoqata, spitale), mbeten në hije, edhe pse ato janë pjesë thelbësore e mozaikut të jetës urbane.

Në pamundësi për të hartuar një historik, punonjësit në pension kërkojnë nga drejtuesit krijimin e muzeve, siç ndodhi me Flotën Detare Tregtare, por thuajse në asnjë rast nuk ia kanë arritur qëllimit.

Duke iu rikthyer rëndësisë që ka arkiva për të njohur historinë e qytetit apo zonave rurale, Lorenc Agalliu sjell rastin e vendimit të Këshillit Popullor të fshatit Radë, i cili në vitet 1960, e quajti kooperativën e zonës me emrin “Kina e re”, apo urdhëresat që ndalonin vënien e emrave të përveçëm, si Shejtan apo Zhelezno, në vitet ’70-të.

Teuta Dhima ndjehet mirë që këto ditë në bibliotekën e Durrësit, do të instalohet sistemi i digjitalizuar i të dhënave arkivore nga Drejtoria e Përgjithshme. Më pas ajo ndalet përsëri te libri me 250 faqe nga dr. Bashkim Habibi, që po fiton mbështetjen e lexuesve.

Autori e fillon udhëtimin e këtij historiku me mjekët e Durrësit mesjetar, që nga shekulli i XV-të e më pas shekulli i XVIII-të, dhe numri i të dhënave për rreth 170 mjekë, rritet së tepërmi për vitet 1900-2000.

Fotot e shfrytëzuara arrijnë në 1.042, një numër rekord, dhe autori bën kujdes që të botojë mes tyre edhe 99 foto me shënimin: “Punonjës të Spitalit për të cilët nuk është e bërë e mundur gjetja e emrave”. “Çdo historik i një institucioni është në vetvete një copëz e mozaikut të kujtesës së qytetit,” tha Dhima. “Kur këto mungojnë, historia mbetet e cunguar”, – përfundoi ajo. Memorie.al

Mjeku Bashkim Habibi

Drejtuesi i Arkives Lorenc Agalliu

Arkiva e qytetit te Durrësit

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

"Dinejtë e Çamërisë": Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë

Next Post

“Pas vdekjes së babait në burg, na internuan në Elbasan, por ndërhyri Vito Kapo, e na ndihmoi ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, njeri i respektuar...”/ Dëshmia e së bijës së ish-firmëtarit të Pavarsisë

Artikuj të ngjashëm

“Xhaviti i tha Xhafer Vokshit se shtëpia e Aqifit dhe e të atit të Haxhi Lleshit, e kanë ngrënë me çdo qeveri, prandaj nuk kanë qenë kurrë patriot, por…”/ Përgjimet e “Vigjëlentit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Grupi i shoqnuem prej Kolë Jakovës dhe që kryesohej prej Nako Spirut, ‘vizituen’ edhe Bibliotekën e Muzeun e At Shtjefën Gjeçovit, ku Kola kërkoi unazën e…”/ Dëshmia e rrallë e At Zef Pllumit

February 18, 2026
“Kur vajta në shtëpi dhe tepër i mërzitur i tregova mamasë, se Alizoti më tha se; në Francë edhe fshatari më i humbur e flet shqipen më mirë se ty, ajo më…”/ Dëshmia e rrallë e djalit të Telo Mezinit
Dossier

“Kur vajta në shtëpi dhe tepër i mërzitur i tregova mamasë, se Alizoti më tha se; në Francë edhe fshatari më i humbur e flet shqipen më mirë se ty, ajo më…”/ Dëshmia e rrallë e djalit të Telo Mezinit

February 17, 2026
“Gruaja e tij dyshon për ndonjë helmim, prandaj i kërkoi kuzhinierit tonë që organet…”/ Zbulohen dokumentet për vdekjen e ambasadorit francez dhe atij turk në Tiranë, në vitet 1968 e ’77!
Dossier

“Gruaja e tij dyshon për ndonjë helmim, prandaj i kërkoi kuzhinierit tonë që organet…”/ Zbulohen dokumentet për vdekjen e ambasadorit francez dhe atij turk në Tiranë, në vitet 1968 e ’77!

February 17, 2026
“Gjatë shëtitjeve në rrugët e Gjirokastrës, Enveri përshëndeste dhe takonte ata që i njihte dhe kur e pyeti Alizotin; pa më thuaj a ke ndonjë hall, ai…”/ Historia e panjohur me librarian e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Vite më vonë unë e kuptova se pse xha Alizoti nuk ma dha librin që kërkoja dhe rikujtoja fjalët e tij; nuk është për moshën tënde, moj vajzë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë për librarin e famshëm të Gjirokastrës

February 18, 2026
“Në Pogradec e Fier, mbyllja më parë e kishave nga xhamitë ose, ruajtja si monumente e disa prej tyre, është komentuar si…”/ Letra e Enver Hoxhës në ’67-ën, kur ndaloi besimet fetare
Dossier

“Në Pogradec e Fier, mbyllja më parë e kishave nga xhamitë ose, ruajtja si monumente e disa prej tyre, është komentuar si…”/ Letra e Enver Hoxhës në ’67-ën, kur ndaloi besimet fetare

February 16, 2026
“Kur po na nxjerrshin prej Kuvendit Françeskan, Dul Rrjodhi, i tha Hys Zajës; Shoku prokuror, ky Zef Pllumi, ka ‘Lahutën e Malsisë’, me firmën e Fishtes: çka të bajmë…”?! / Kujtimet e fratit të famshëm
Dossier

“Shumë kisha dhe xhami po braktisen dhe po rrënohen, asnjë ndërtim të mos u bëhet, disa mund të kthehen në vepra muze, nëse i do populli, të tjerat të bëhen depo…”/ Urdhri i Enver Hoxhës, në 1967

February 17, 2026
Next Post
“Pas vdekjes së babait në burg, na internuan në Elbasan, por ndërhyri Vito Kapo, e na ndihmoi ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, njeri i respektuar…”/ Dëshmia e së bijës së ish-firmëtarit të Pavarsisë

“Pas vdekjes së babait në burg, na internuan në Elbasan, por ndërhyri Vito Kapo, e na ndihmoi ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, njeri i respektuar...”/ Dëshmia e së bijës së ish-firmëtarit të Pavarsisë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme