• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mehmet, më ke marrë leje mua si Komandant i Përgjithshëm, që ke shkuar te Shkolla e Partisë dhe ke folur…”?!/ Shpërthimi i Enverit në mbledhjen e Byrosë, 17 dhjetor ‘81

“Po pse, vëllanë e Panajot Plakut keni vënë ju te Nafta, ku na kanë sulmuar të gjithë armiqtë”?!/ Debatet e Enverit me Këllezin pas letrës së rojes së natës që “zbuloi” sabotimin…
“Mehmet, më ke marrë leje mua si Komandant i Përgjithshëm, që ke shkuar te Shkolla e Partisë dhe ke folur…”?!/ Shpërthimi i Enverit në mbledhjen e Byrosë, 17 dhjetor ‘81
“Përse sekretar i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Fierit, Pali Miska, kërkoj të merreshin masa ndaj meje… “/  Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Mehmet, më ke marrë leje mua si Komandant i Përgjithshëm, që ke shkuar te Shkolla e Partisë dhe ke folur…”?!/ Shpërthimi i Enverit në mbledhjen e Byrosë, 17 dhjetor ‘81
“Do internojmë nga Tirana 272 familje me të cilët…”/ Relacioni ‘tepër sekret’ i Manush Myftiut në ‘66-ën për elementët e deklasuar
“Mehmet, më ke marrë leje mua si Komandant i Përgjithshëm, që ke shkuar te Shkolla e Partisë dhe ke folur…”?!/ Shpërthimi i Enverit në mbledhjen e Byrosë, 17 dhjetor ‘81
“Shoku Enver, mos na e prish xhaminë e Ballijes, se ndryshe do vijmë në Tiranë dhe…”/ Letra kërcënuese e besimtarëve elbasanas në 1965-ën
“Mehmet, më ke marrë leje mua si Komandant i Përgjithshëm, që ke shkuar te Shkolla e Partisë dhe ke folur…”?!/ Shpërthimi i Enverit në mbledhjen e Byrosë, 17 dhjetor ‘81
“Kur shoku Mehmet, lexoi reportazhin e një gazetari Perëndimor, se në Shqipëri ka një ‘Pankov’ të dytë, ai i tha Gardës…”!/ Akuzat e Kadri Hazbiut në mbledhjen e Byrosë, 17 dhjetor ‘81
“Shoku Mehmet, fëmijët tuaj kanë ekstravaganca, secili ka nga një makinë dhe motoskaf, po nusja e djalit, ku i gjen ato…”?! / Akuzat e Kadri Hazbiut në mbledhjen e Byrosë, 17 dhjetor ‘81
“Mehmeti edhe Fiqreti ka bërë faje të mëdha, ajo ka botuar pa leje referate, pa të cilën nuk lejohen edhe ato të…”/ Akuzat e Enverit në mbledhjen e Byrosë, 17 dhjetor ‘81

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dyzetë

Memorie.al publikon disa dokumente të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një dosje voluminoze me materiale arkivore të cilat mbajnë siglën ‘Tepër sekret’, të cilat i përkasin periudhës së viteve 1981-1982, me raporte, relacione, dëshmi, informacione, proçes-verbale të mbledhjeve të Byrosë Politike dhe sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, etj., duke filluar nga ajo që u mbajt për të shqyrtuar dhe analizuar autokritikën e ish-kryeministrit Mehmet Shehu në dhjetorin e vitit 1981, për shkak se kishte lejuar fejesën e djalit të tij, Skënderit, “me një vajzë e cila në rrethin e saj familjar kishte disa të arratisur politikë”, mbledhja maratonë e Byrosë Politike e pasdites së 17 dhjetorit të tij viti që vazhdoi deri në orët e vona të asaj nate, ku u shqyrtua ai problem me debatet dhe diskutimet e të gjithëve anëtarëve që “kryqëzuan” ish-kryeministrin Shehu, mbledhja e paradites së 18 dhjetorit, pas lajmit se kryeministri Mehmet Shehu kishte vrarë veten, mbledhja maratonë e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së e datës 20 shtator të vitit 1982, me temë: “Analiza e gabimeve të rënda të Kadri Hazbiut, të kryera gjatë periudhës kur ai ishte zv/ministër dhe ministër i Punëve të Brendshme”, ku Enver Hoxha nisi fillimisht akuzat ndaj Kadri Hazbiut, duke e joshur atë si “besnik i Partisë”, (në mënyrë që ai “t’ja hapte zëmrën Partisë”, duke folur kundër ish-kryeministrit Mehmet Shehu), ku që në fillim të fjalës së tij, Enveri u shpreh: “Pas puçistëve në ushtri, zbuluam grupin tradhtar në ekonomi të Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit dhe Kiço Ngjelës me shokë. Edhe këtë grup e zbuluam ne këtu, nuk e zbuloi Sigurimi i Shtetit. Po kështu mund të themi edhe për zbulimin e grupit të Fadil Paçramit, të Todi Lubonjës dhe të një sërë njerëzish të tjerë të lidhur pas tyre, si Ismail Kadareja me shokë, nuk e zbuloi Sigurimi, por ajo punë armiqësore u zbulua nga ana e Komitetit Qendror, etj.”! Të gjitha këto dhe të tjera dokumente me siglën ‘Tepër sekret’, do të publikohen në disa numra me radhë, ekskluzivisht nga Memorie.al.

                                                  Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga të dhënat që kemi në organet tona, kjo masë izraelitësh, nën kryesinë e Isak Kohenit në Vlorë dhe Zhak Vitulit në Tiranë,..”/ Dokumentet e Sigurimit për survejimin e 237 izraelitëve, që ndodheshin në Shqipëri

“Ndryshe nga rregullat që kishim vendosur në grupin tonë, unë pranova të takohesha me Pjetër Arbnorin, që na e solli Tanush Kaso, por ai ishte dhe me një…”/ Kujtimet e ish-kreut të “Grupit Social-Demokrat”

  PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

        KOMITETI  QENDROR                                                          Sekret               

       -Sektori i Përgjithshëm-

                                                         PROCES – VERBAL

                  I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KQ TË PPSH TË DATAVE

                                                     17 E 18 DHJETOR 1981

Rendi i ditës: Analiza e gabimit të rëndë të kryer nga anëtari i Byrosë Politike, Mehmet Shehu, lidhur me fejesën e djalit me një vajzë me përbërje shumë të keqe politike.

Në këtë mbledhje marrin pjesë gjithë anëtarët e Byrosë Politike, me përjashtim të shokut Hekuran Isai, që nuk erdhi për arsye se mbrëmë natën, i vdiq e ëma.

SHOKU MUHO ASLLANI: E biseduam me shokun Adil, po mirë thamë, ta lëmë ashtu siç është, do t’ia shpjegojmë edhe shokut Mehmet dhe kështu mbeti fidanishtja.

Ju bëni mirë që nuk qëndronin indiferent, shoku Mehmet, për shumë probleme nga do që shkoni. Për mendimin tim mirë bëni kur i fiksoni këto probleme, i shikoni e i diskutoni së bashku me ta dhe i vendosni kolegjialisht. Mirëpo këto vërejtje, këto porosi, këto probleme, që ngre shoku Mehmet, nuk janë një e dy, por me dhjetëra, në mos edhe më shumë, bile nga një herë i kalojnë edhe nga 50 faqe të daktilografuara.

Këto probleme, nga më të voglat e deri në më të mëdhatë dhe kur them nga më të voglat, duke filluar që nga karficat e grave, plepat e rrugëve, e deri tek më të mëdhatë, bllokojnë zëvendëskryetarët e Këshillit të Ministrave, bllokojnë tërë aparatin, bllokojnë tërë dikasteret, sepse juve, ju duhet dhënë përgjigje pastaj për të tëra.

Natyrisht këtë e keni të mirë, se jepni porosi dhe duhet dhënë përgjigje, duhet raportuar për atë që ke thënë, po ama siç thashë, për këto probleme janë bllokuar aparatet, janë bllokuar ministritë. Edhe ne me shokët zëvendëskryetarët të Këshillit të Ministrave, kemi diskutuar, por zgjidhje nuk i kemi dhënë kësaj metode pune, sepse për t’i ndjekur këto probleme, e për të përgatitur përgjigjet e shokut Mehmet, përveç nesh, është ngarkuar një shok nga Inspektimi i Shtetit, njeriu më i mirë, njeriu më i përgatitur, sekretari i organizatës – bazë të Partisë i këtij institucioni, vetëm e vetëm për të përgatitur, si të thuash, përgjigjet për shokun Mehmet, pasi i përgatitën sektorët e tjerë.

SHOKU ENVER HOXHA: Për këto gjërat e vogla.

SHOKU MUHO ASLLANI: Këto të voglat, se po të ishte për vendimet e Qeverisë, për vendimet e Kryesisë e të Byrosë Politike të Komitetit Qendror, është e drejtë kjo dhe duhet bërë.

SHOKU ENVER HOXHA: Domethënë këto, pyetjet, ju vijnë me formular juve.

SHOKU MEHMET SHEHU: Për vendimet.

SHOKU ENVER HOXHA: Vendimet po, po varet edhe për çfarë vendimesh, se kemi vendime kryesore, por për të parë, thotë ai, një plep në rrugë edhe…!

SHOKU MEHMET SHEHU: Kam kërkuar për problemet kryesore.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Jo, keni kërkuar edhe për gjëra shumë të vogla.

SHOKU PALI MISKA: 80 për qind janë të vogla, shoku Enver, dhe 20 përqind janë të tjera.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Ashtu është shoku Enver. Ato që thotë shoku Muho janë të drejta, tjetër gjë që ne mbajmë përgjegjësi që pse nuk i’a kemi thënë, në ndonjë rast i’a kemi thënë se ka teprime, mund të jetë që ka dhënë 60 porosi të ndryshme.

SHOKU PALI MISKA: Po 60 janë vetëm për njërin zëvendës kryeministër.

SHOKU MUHO ASLLANI: Shoku Adil, 60 mund të jenë vetëm për ty, por edhe nga 30 e 40 për secilin nga zëvendës kryeministrat e tjerë, kështu që kalojnë 100 ato.

SHOKU ENVER HOXHA: Kjo, shoku Mehmet, duhet ta kuptosh nuk është një formë e drejtë drejtimi, është metodë e gabuar.

SHOKU MEHMET SHEHU: Këto janë konstatime.

SHOKU ENVER HOXHA: Jo thjeshtë konstatime, se ato kthehen në kontroll e në urdhra që kërkojnë përgjigje. Si është e mundur që ti si kryeministër, të merresh me këto gjëra kaq të vogla dhe të angazhosh udhëheqjen për të të dhënë përgjigje ty, për gjëra kaq të vogla?! Si është e mundur pastaj të mendosh ti për problemet e mëdha? Materialisht është e pamundur. Jo, jo, dhe është një gjë, se të tërë ne kemi vajtur poshtë…!

SHOKU KADRI HAZBIU: Edhe një gjë, shoku Mehmet, pse nuk punoni ju me ministrat? Mirë ja, e patë çështjen e plepave, pse nuk thirrët ministren e Bujqësisë, Themien, e t’ia shtronit çështjen? Më fal, po të mos kapemi vetëm tek plepat, po të kapemi tek tërë gama e gjerë e problemeve. Në qoftë se ju konstatuat këto gjëra, thirreni dhe uluni me ministren e Bujqësisë, ose me ministrin tjetër të interesuar.

Shoku Enver, si na ka dalë nga konsultimet, neve do t’i shikojmë tani këto gjëra, ndoshta edhe në mbledhjen tjetër, por ministrat, kur u themi ore, po të ndodhi diçka, shkoni te kryeministri, po ata kanë frikë të venë, kjo mund t’ju duket e çuditshme, po flasim këtu ashtu siç është.

Përse duhet ngarkuar shoku Adil, shoku Pali, me këto gjëra? Këta kanë përgjegjësinë e tyre dhe ne kemi për ato që na takojnë, po në qoftë se ju patë një gjë të tillë në udhëtimin që bëtë, jepjani Peçit, ta shikojë ai kujt i takon, ose n’daç thirri vetë ministrin e Bujqësisë ose atë tjetrin. Nuk është e drejtë kjo që bëni ju.

SHOKU ENVER HOXHA: Për gjërat e vogla nuk thërritet ministri. Duhet ta kemi parasysh këtë.

SHOKU MANUSH MYFTIT: Ne kemi përgjegjësinë tonë, shoku Enver, po këto kështu janë, 50-60 çështje dhe jo vetëm se janë të shkrojtura, po kemi ndenjur ne atje një orë e gjysëm e dy orë, duke mbajtur shënime. Unë s’e kam quajtur të drejtë këtë praktikë, kam thënë diçka, po kjo ka vazhduar dhe nuk është e drejtë. Atje ka lloj-lloj gjërash, ka edhe ndonjë problem me rëndësi, po ka edhe 40 të tjera që mund t’i bëjë kush të dojë, po jo ne.

SHOKU ENVER HOXHA: Nuk besoj të ketë gjëra me rëndësi në një metodë pune të tillë, ku 60 probleme hidhen menjëherë në tryezën e Qeverisë, ose në mbledhjen e Kryesisë, nuk e besojë të ketë gjëra e probleme të rëndësishme, pse një problem i rëndësishëm, nuk të lejon që të ngresh 40 probleme të tjera, kjo është e pamundur.

SHOKU MUHO ASLLANI: Është edhe diçka tjetër, shoku Mehmet. Më ka ardhur shumë rëndë një here, kur më pyeti njeri nga kryetarët e Komitetit Ekzekutiv: nga do të kalojë shoku Mehmet për të shkuar në këtë objekt?

Pse më pyet mua, i thashë.

Të pyes, se ti ke qenë në rreth, që të rregulloj parcelat dhe objektet e tjera, se nuk dua të ha shamata.

Me thënë të drejtën mua më erdhi rëndë, si komunist në radhë të parë.

SHOKU ENVER HOXHA: Si e thatë këtë, se nuk të kuptova.

SHOKU MUHO ASLLANI: Kur ai më pyeti nga do të shkojë, në cilën rrugë do të kalojë shoku Mehmet, për të vajtur në atë objekt që donte të vizitonte, që të dinte t’i rregullonte parcelat bujqësore anës së rrugës, të rregullonte stallat dhe objektet e tjera, që të  mos na i gjejë keq shoku Mehmet.

SHOKU ENVER HOXHA: Ëëë, e kuptojë, si Potemkini që ai bënte Katerinës.

SHOKU MUHO ASLLANI: Unë nuk qëndrova sehirxhi dhe i fola shumë atij kryetarit në këtë rast. Pse, i thashë, t’i rregullosh vetëm andej nga do të kalojë shoku Mehmet? Ti duhet të rregullosh tërë bujqësinë e rrethit, se je për faqe të zezë, nuk i ke realizuar detyrat. Nuk ka rëndësi kush ishte ai, shoku, po nuk është vetëm një që e bën këtë, janë disa. Çështja është që edhe në ato detyra e porosi që jepni ju, ngulni këmbë pastaj, siç e tha edhe njëri nga shokët, që o do të bëhet ajo që thoni, ose nuk bën.

Tani, shoku Mehmet, duhet të jeni një çikë më i kujdesshëm edhe në qëndrimin tuaj, sepse që kur ndodhi gabimi juaj politik, sikur jeni ca si i topitur. Unë e kam vërejtur këtë gjë që gjatë punimeve të Kongresit të 8-të, bile ndonjëri nga delegatët, na ka pyetur: “Ç’ka kështu shoku Mehmet? Mos është gjë i sëmurë”.

Prandaj, si të thuash, mirë e bëtë gabimin, por shkoni me kurajo i’a thoni Byrosë Politike gabimin, i’a thoni me kurajo organizatës së Partisë, Qeverisë, tërë popullit, po të jetë nevoja, po jo edhe të topiten dhe të bini pastaj në pesimizëm. Në këtë drejtim, them unë, duhet të keni kujdes, ashtu siç ju folën edhe shokët.

Duke diskutuar për këtë problem, edhe unë i bëj analizë punës sime dhe nxjerr detyrat për të ardhmen, që të mos biem në gabime, gjithnjë e kurdoherë të zbatojmë parimet e normat e Partisë sonë, të zbatojmë mësimet e shokut Enver.

SHOKU FOTO ÇAMI: Shumë gjëra dolën këtu nga diskutimet e shokëve, prandaj do të përpiqem të jem sa më konçiz e të flas sa më shkurt. Ashtu si edhe shokët e tjerë, e lexova me vëmendje, bile dy herë, autokritikën e shokut Mehmet. Kur e pashë, të them të drejtën, nga numri i faqeve, thashë se do të ketë një analizë të thellë, nga e cila do të mësojmë të gjithë, por kur e lexova, autokritika e shokut Mehmet nuk më kënaqi dhe më duket se ka tre boshllëqe të mëdha.

E para, aty nuk analizohet nga pikëpamja politike dhe ideologjike se ku qëndron e keqja e gabimit të bërë. Çfarë do të thoshin njerëzit dhe çfarë do të ndodhte, po të lejohej gabimi që u bë? Njerëzit do të thoshin se në Parti ka dy vija, ka dy qëndrime, një për udhëheqësit, e një tjetër për masën e komunistëve dhe të popullit. Nga kjo pikëpamje, ndërhyrja e shokut Enver ishte plotësisht e drejtë e me vend dhe prishja e fejesës, e domosdoshme. Kjo ndërhyrje ishte në interesin e madh të Partisë, por edhe të vetë shokut Mehmet e të familjes së tij, sepse interesat e secilit prej nesh, janë të pandara nga ato të Partisë.

E dyta, në autokritikën e vet, shoku Mehmet është përpjekur të bëjë analizën e shkaqeve, që e çuan në këtë gabim, por duhet thënë se theksi nuk është atje ku duhet. Theksi është vënë tek sentimentalizmi, tek karakteri i rrëmbyer, tek nxitimi në marrjen e vendimeve etje. Këto zënë pjesën dërrmuese të autokritikës, kurse ajo që përbën shkakun themelor trajtohet shkarazi dhe vetëm në pikën 7 të autokritikës, nga fundi i saj.

Është shumë kuptimplotë ajo që thuhet në autokritikës se, po të më kish pyetur dikush tjetër, nëse mund të bëhej një fejesë me një vajzë nga një familje me rreth familjar të tillë, do të kisha refuzuar patjetër. Përse flet kjo? Kjo flet për atë ndjenjë të epërsisë, të mbivlerësimit të vetvetes, të mendjemadhësisë, flet për atë koncept të gabuar se mund t’i lejosh vetes çdo gjë, edhe atë që të tjerët nuk mund dhe nuk duhet ta bëjnë. Një shprehje e kësaj ndjenje, e këtij koncepti, është edhe mbyllja në vetvete dhe mos konsultimin me shokët, si dhe mendimi gjoja i imunitetit nga ndikimet e huaja etj.

Mendoj që mos thellimi në këtë shkak themelor, ka çuar edhe në boshllëkun tjetër të autokritikës, që konkluzionet e nxjerra nga gabimi i bërë, vërtiten kryesisht rreth këtij gabimi dhe pak e në formë mjaft të përgjithshme autokritika del nga caqet e saj. Shoku Enver, në mbledhjen e mëparshme të Byrosë Politike, bëri disa vërejtje serioze për metodën e stilin e punës, për të cilat duhej reflektuar thellë. Shokët sollën mjaft shembuj që vërtetojnë se ka shumë gjëra që duhen parë në këtë drejtim.

Edhe mbivlerësimi i Kryesisë së Këshillit të Ministrave e shndërrimi i saj, siç tha shoku Enver, në një qeveri të vogël mbi qeverinë e madhe, edhe prirjet për një centralizëm të theksuar në Kryesi, në Qeveri, deri në çështjet më të vogla, në thelb janë çështje që kanë të bëjnë po me atë ndjenjë epërsie të diktimit, të vendimeve apriori, se vetëm dikush është në gjendje të gjykojë me kompetencë, me saktësi, me vërtetësi, me drejtësi për çdo gjë. Jo vetëm ministrat, por edhe kryetarët e Komiteteve Ekzekutive të Këshillave Popullore të rretheve, e kanë ndjerë atmosferën e rëndë të mbledhjeve që bëhen në Qeveri.

Është kuptimplotë edhe rasti që përmendët shoku Adil me shoqen Vito, më duket, kur ka qenë në mbledhjen e Qeverisë, edhe tek ne ajo është ankuar për këtë qëndrim që është mbajtur. Ajo shtroi disa probleme të organizatës së gruas për të cilat duhesh edhe ndërhyrja e Qeverisë…!

SHOKU KADRI HAZBIU: Nuk ka qenë shoqja Vito, po shoqja Hatixhe Katro.

SHOKU FOTO ÇAMI: Jo, se ka qenë në një rast edhe shoqja Vito, këtë e di se shoqja Vito ka ardhur dhe është ankuar, por në ndonjë rast tjetër të ketë qenë edhe Hatixhia. Ajo erdhi, shtroi atje disa probleme që kishin të bënin me organizatën e Gruas, për disa masa lehtësuese për gruan, probleme këto që duhet t’i studionte Qeveria dhe sipas mundësive të mendonte se çfarë mund të zgjidhej prej tyre. Por, në vend që këto probleme të dëgjoheshin me vëmendje, me kujdes, ajo u prit me këmbët e para dhe i’u kërkua llogari duke i thënë: Po ju të Organizatës së Gruas çfarë bëni, ju ku jeni? Ju flini, nuk bëni gjë, çfarë bëni këtu, etj.?

Vërejtjet e shokut Enver për punën e shoqes Fiqret në Shkollën e Partisë, që u bënë në mbledhjen e kaluar të Byrosë Politike, janë plotësisht të drejta. Pa mohuar punën, përpjekjet e saj dhe arritjet e kësaj shkolle, duhet thënë se shoqja Fiqret, është përpjekur ta shndërrojë këtë institucion të rëndësishëm në diçka të mbyllur, në një kala ku jo vetëm të jashtmit, por edhe punonjësit e aparatit të Komitetit Qendror, me vështirësi kanë mundur të futen në punët e saj.

SHOKU ENVER HOXHA: Më fal, t’i bëj një pyetje Mehmetit: Është e vërtetë se ti ke mbajtur në Shkollën e Partisë një referat mbi Artin Popullor Ushtarak?

SHOKU MEHMET SHEHU: Po, ka kohë që e kam mbajtur.

SHOKU ENVER HOXHA: Më ke marrë leje mua për këtë si Komandant i Përgjithshëm, se ajo çështje është sekret?!

SHOKU MEHMET SHEHU: Nuk kam folur për atë, po për pjesë të tjera që janë të gatshme. Ai që fola unë, nuk ishte material sekret, por për “përdorim të brendshëm”.

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Po, ai referat është bërë broshurë.

SHOKU ENVER HOXHA: Aty është gjithë Arti Ushtarak Popullor. Mirë, sidoqoftë, ti hiqesh si ushtarak, je anëtar i Byrosë Politike dhe i Këshillit të Mbrojtjes dhe e di ti se pa lejen time s’mund të mbash leksione për Artin Ushtarak Popullor, pa marrë më parë leje nga unë? Atëhere, pavarësisht se fole në Shkollën e Partisë, pse nuk ke ardhur të më marrësh leje? Kemi shkollë të veçantë në Ushtri ne për të tilla leksione.

SHOKU MEHMET SHEHU: Nuk ishte material sekret, po për përdorim të brendshëm.

SHOKU ENVER HOXHA: Për sa i përket Artit Ushtarak Popullor nuk ka “përdorim të brendshëm”, për në Ushtri po, por jo për t’u mbajtur në institucione të tjera, prandaj për rastin konkret, duhej të merrje leje nga unë.

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Po ajo është botuar shoku Enver, është bërë libër mbi Luftën Popullore.

SHOKU ENVER HOXHA: Domethënë ky material është bërë fare publik?

SHOKU MEHMET SHEHU: Gjëra të përgjithshme mbi Luftën Popullore flitet aty, nuk shtrohet tërë Arti Ushtarak Popullor.

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Parimet themelore të Artit Ushtarak Popullor aty janë të zbërthyera të gjitha. Kështu është kjo çështje, shoku Mehmet. Aty janë konceptet themelore të Artit tonë Ushtarak Popullor.

SHOKU ENVER HOXHA: Kjo është një çikë serioze, shoku Mehmet, dhe do të thotë se ne luftojmë këtu për ruajtjen e sekreteve shtetërore, ti vete e i përhap publikisht parimet e Artit tonë Luftarak. Ai duhet të jetë sekret, e jo më të botohet. Edhe kjo prapë është bërë pa lejen time. Ky fakt është edhe më i rëndë akoma./Memorie.al

                                                       Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 14 Prill 2022

Next Post

“Në Gjirokastër, me një pamje që s’e ka asnjë tjetër në Europën Lindore, jeton kujtimi i një burri të fortë dhe të jashtëzakonshëm, i cili…”/ Përshkrimi i udhëtarit suedez, në ’35-ën

Artikuj të ngjashëm

“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
Dossier

“Nga të dhënat që kemi në organet tona, kjo masë izraelitësh, nën kryesinë e Isak Kohenit në Vlorë dhe Zhak Vitulit në Tiranë,..”/ Dokumentet e Sigurimit për survejimin e 237 izraelitëve, që ndodheshin në Shqipëri

June 19, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Ndryshe nga rregullat që kishim vendosur në grupin tonë, unë pranova të takohesha me Pjetër Arbnorin, që na e solli Tanush Kaso, por ai ishte dhe me një…”/ Kujtimet e ish-kreut të “Grupit Social-Demokrat”

June 18, 2025
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
Dossier

“Ne shqiptarët habitemi se si në Shqipëri, nuk u bë kurrë një gjyq serioz dhe i vërtetë ndaj komunizmit, ndaj enverizmit, përveçse…”?! / Refleksionet e ish-të dënuarit që vuajti 22 vite burg politik

June 17, 2025
“Pasi kemi ecur orë të tëra në këmbë, të lodhur e të dërmuar, forcat serbe na ndalën te stacioni trenit në Prishtinë, ku u ulëm në tokë dhe ata filluan të…”/ Historia tragjike e familjes shqiptare nga Prishtina
Dossier

“Gazetari serb Mifi L., publikoi dëshmi mbi djegin e kufomave të shqiptarëve në shkritoren e aluminit të Surdulicës, por edhe të tjera në Serbi e Kosovë, ku…”/ Libri i politikanit të njohur, që akuzon Serbinë.

June 16, 2025
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

“Lenini i internuar në Siberi nga Cari, me gruan dilte për gjah me çifte dhe qentë e gjuetisë, Qemal Stafa u la nga Mbreti Zog te varrimi vëllait, kurse mua më vdiqën…”/ Refleksionet e ish-të dënuarit, me 22 vite burg  

June 16, 2025
“Kur sekretari partisë më tha; Pse shkon në qytet, shokët e tu, po korrin grurin në aksion, ku i thërret partia dhe shoku Enver, ti bredh, ata luftojnë në Veitnam’, unë…”/ Refleksionet e shkrimtarit nga Vlora
Dossier

“Kur sekretari partisë më tha; Pse shkon në qytet, shokët e tu, po korrin grurin në aksion, ku i thërret partia dhe shoku Enver, ti bredh, ata luftojnë në Veitnam’, unë…”/ Refleksionet e shkrimtarit nga Vlora

June 16, 2025
Next Post
“Në Gjirokastër, me një pamje që s’e ka asnjë tjetër në Europën Lindore, jeton kujtimi i një burri të fortë dhe të jashtëzakonshëm, i cili…”/ Përshkrimi i udhëtarit suedez, në ’35-ën

“Në Gjirokastër, me një pamje që s’e ka asnjë tjetër në Europën Lindore, jeton kujtimi i një burri të fortë dhe të jashtëzakonshëm, i cili…”/ Përshkrimi i udhëtarit suedez, në ’35-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme