• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shoku Enver, legjenda ishte kështu, ne do arrestonim Teme Sejkon, kurse sovjetikët do mbanin adresën, sikur ai ishte atje në Akademi… /Debatet e Kadri Hazbiut në mbledhjen e Byrosë, 8 tetor ‘82

“Kadri, komploti i Teme Sejkos, ka qenë i kurdisur nga Mehmeti dhe Beqiri, për të na thënë ne, të mos bënim shakara me sovjetikët, se… / Akuzat e Enverit në Byronë Politike, 8 tetor ‘82
“Shoku Enver, legjenda ishte kështu, ne do arrestonim Teme Sejkon, kurse sovjetikët do mbanin adresën, sikur ai ishte atje në Akademi… /Debatet e Kadri Hazbiut në mbledhjen e Byrosë, 8 tetor ‘82
“Kadri, mos na thuaj avash, s’ka avash këtu, po na trego; a ka pasur punë armiqësore në Ministrinë e Brendshme, nëse po, pse s’i ke…”?! / Mbledhja e panjohur e Byrosë, 8 tetor ‘82

Dashnor Kaloçi

Pjesa e njëmbëdhjetë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1982, ku ndodhet një dosje me relacione, raporte, udhëzime, informacione, proces-verbale mbledhjesh të Byrosë Politike, Sekretariatit të Komitetit Qendror, etj., lidhur me “veprimtarinë armiqësore” të anëtarit të Byrosë Politike dhe ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, (që për tre dekada me radhë kishte mbajtur postin e ministrit të Punëve të Brendshme), si dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, si: Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini, Zoi Themeli, etj., të cilët u akuzuan nga Enver Hoxha, si “bashkëpunëtorët kryesorë të poliagjentit  Mehmet Shehu”. Në dosjen në fjalë, ndodhet edhe një dokument me autokritikën e Kadri Hazbiut, e cila mban datën 27 shtator 1982, dërguar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, lidhur me “punën e tij të dobët, në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe mungesën e vigjilencës, për mos zbulimin e grupeve armiqësore, të cilat të gjitha i kishte zbuluar partia dhe shoku Enver”. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti prej 24 faqesh, me autokritikën e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, (ku në çdo faqe të saj, Enver Hoxha, ka vënë shënime me shkrimin e tij), e cila bëhet për herë të parë publike nga Memorie.al 

                                                           Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Dokumenti me proces-verbalin e mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, i mbajtur më 8 tetor 1982, ku u muarr në analizë “veprimtaria armiqësore” e Kadri Hazbiut

PARTIA E PUNËS SË SHQIPTARISË                                                    TEPËR SEKRET

KOMITETI QENDROR

                                                       PROCES-VERBAL

I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH MË 8 TETOR 1982

        Rendi i ditës:

  1. Diskutim mbi fjalët e rënda të shokut Kadri Hazbiu
  2. Miratimi i raportit mbi transportin për në plenum

Në mbledhje janë të pranishëm të gjithë anëtarët e Byrosë Politike.

                                                         ZHVILLIMI I MBLEDHJES

Mbledhjen e hapi dhe e drejtoi, sekretari i parë i Komitetit Qendror të PPSh-së, shoku Enver Hoxha.

 Diskutim mbi fajet e rënda të shokut Kadri Hazbiu.

SHOKU ENVER HOXHA: Po pse shkruan ndryshe në autokritikë?

SHOKU KADRI HAZBIU: Në cilën autokritikë, jo këtë unë nuk e di?

SHOKU ENVER HOXHA: Po ja, ta them unë tashti. Në këtë material zyrtar që i dërgon sekretarit të parë të Komitetit Qendror, kështu shkruan, kurse këtu na thua, nuk jam i sigurt, nuk di, nuk më kujtohet etj.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po i thonë 30 vjet shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: E di, e di, po lërmë të mbaroj mendimin. Ti thua aty: “nuk jam i sigurt në se këshilltarët sovjetikë e dinin që nga fillimi këtë gjendje, por mendoj që po”. Tashti na thuaj, i ke vënë ti ata në korrent?

SHOKU KADRI HAZBIU: Unë them që nga fillimi shoku Enver, të më kuptoni.

SHOKU ENVER HOXHA: More që nga fillimi dhe nga fundi, po i ke vënë në dijeni nga fillimi, i ke vënë dhe nga fundi.

SHOKU KADRI HAZBIU: Në fund po, shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: Po nga fillimi?

SHOKU KADRI HAZBIU: Unë nuk jam tani në gjendje të them që në fillim fare, kur është ngritur problemi i Teme Sejkos.

SHOKU ENVER HOXHA: More, po lëri tani këto llafe të kota.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po mirë, si të them unë tani!

SHOKU ENVER HOXHA: Po si të thuash? Të na tregosh të drejtën këtu, si komunist.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, të drejtën po të them, shoku Enver, këshilltarët sovjetikë është e pamundur të mos e kenë ditur këtë çështje.

SHOKU ENVER HOXHA: Po nga kush e kanë ditur çështjen e Teme Sejkos?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, edhe nga unë.

SHOKU ENVER HOXHA: Po këtu, nuk thua nga unë!

SHOKU KADRI HAZBIU: Në fund po, shoku Enver. Më poshtë në autokritikë mbase e them, se me ta e ndërtuam këtë legjendë ne.

SHOKU ENVER HOXHA: Jo, nuk thua gjë hiç, përsa i përket legjendës që e keni bashkëbiseduar me një këshilltar sovjetik.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, me siguri po.

SHOKU ENVER HOXHA: Po me siguri, posi, e pastaj thua, sikur ke marrë miratimin tim për këtë legjendë. Mund të të jepja unë miratimin tim për legjendën në një kohë kaq të rrezikshme të marrëdhënieve tona me sovjetikët, që t’u jepnim atyre në duar një kuadër tonin, oficer të lartë, shefin e Marinës sonë?!

SHOKU KADRI HAZBIU: Jo, ne nuk ua jepnin atyre atyre, ata vetëm adresën do të mbanin, se ne do ta arrestonim atë. Ata do të mbanin atje vetëm letrat që do të vinin në adresë të tij, do të na i kthenin ata neve dhe ne do t’u përgjigjeshim të interesuarve, gjoja sikur Teme Sejko ishte në Akademi dhe do t’ua dërgonim atyre.

SHOKU ENVER HOXHA: Po çfarë ishte ky, nuk ishte një kompleks agjentural?

SHOKU KADRI HAZBIU: Në bashkëpunim me ta, po…

SHOKU ENVER HOXHA: Po si po?

SHOKU KADRI HAZBIU: Me ta po (Përsërit shprehjen me nervozizëm të madh).

SHOKU ENVER HOXHA: Po si e bëtë ju këtë veprim, kur Komiteti Qendror po futej në luftë me sovjetikët dhe vjen e më thuaj se e kam miratuar unë? Unë të të miratoja një gjë të tillë?!

SHOKU KADRI HAZBIU: Kjo ka ndodhur nga prilli, me sa më kujtohet shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: More, po lerë prillin dhe majin.

SHOKU FOTO ÇAMI: Marrëdhëniet tona me sovjetikët, kishin kohë që ishin acaruar, shoku Kadri. Ju lejohej juve, të mos dinit shumë gjëra, në atë post që ishit ngarkuar? Ju nuk ishit të panjohur për kontradiktat e shumta që kishim ne prej kohësh me sovjetikët, që me vajtjen e Titos dhe të Hrushovit në Jugosllavi, janë pastaj gjithë këto ngjarje, si Konferenca e Tiranës, etj.

SHOKU RAMIZ ALIA: Janë ngjarjet e Hungarisë, doli Liri Belishova pastaj.

SHOKU ENVER HOXHA: Posi, Liri Belishiva, Hungaria.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po mirë ore, po ne këshilltarët i kishim atje, në ministri.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mirë, mirë, i kishit ju këshilltarët atje në Ministri, kjo s’do të thotë t’u thoshit atyre të gjitha çështjet, se dhe ne Hrushovit s’ia thoshim çdo gjë, përkundrazi, kur takoheshim, ziheshim me të.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po ne me ta punonim.

SHOKU PALI MISKA: Po si punonit me ta? Nuk ishin ata zotër shtëpie këtu, po ishim dhe jemi ne.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po mirë, mo, zotër shtëpie, zotër shtëpie!

SHOKU PALI MISKA: Atyre mund t’u jepshit vetëm ato çështje që ju kishte caktuar Komiteti Qendror.

SHOKU ENVER HOXHA: Tamam, se ishim ne zotër të shtëpisë dhe nuk ishin ata. E di ti Platformën e organeve të Sigurimit të Shtetit?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, po.

SHOKU ENVER HOXHA: Shkruhet që në krye të saj, që duhen të ruhen sekretet që përmban ajo, apo jo?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po.

SHOKU ENVER HOXHA: Atëhere, pse u shkelën këto sekrete. Mos i shkeli Enver Hoxha me Byronë Politike? Pse e ke dhënë ti këtë urdhër, duke shkelur direktivat, Ti, apo Mehmet Shehu, pse keni dhënë urdhër që të shkelej kjo direktivë? Atje shkruhet që çdo nen i Platformës, duhet të mbahet shumë sekret, tepër sekret, atëhere, pse jua dhe sovjetikëve?

SHOKU KADRI HAZBIU: Që t’u jetë dhënë me shkrim Platforma sovjetikëve, këtë unë nuk e di.

SHOKU ENVER HOXHA: Nuk e di?

SHOKU SIMON STEFANI: Po ti vetë na the atë ditë këtu, që si u është dhënë kjo?

SHOKU KADRI HAZBIU: Ore, unë thashë që mundësi ka që ajo t’u jetë dhënë, po le ta shikojmë mo, se çfarë thashë. (Me nervozitet) E çfarë thashë?

SHOKU SIMON STEFANI: Posi, na the që u është dhënë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Mund t’u jetë dhënë, u thashë.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Ti, ditën e mbledhjes së Sekretariatit, i dëgjove me vëmendje ato që u lexuan dhe the se ashtu janë ato të tëra, bile shtove se ka edhe të tjera. Kësaj të mos i lëvizim, se unë i kam të shkruara këto që ke thënë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Ore, u kam thënë se ata mund të kenë marrë dhe të tjera dhe ua them edhe tashti.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Atë ditë the që u kemi dhënë këtë dhe u kemi dhënë edhe të tjera. Ti këtë e pranove atë ditë, që u’a kemi dhënë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, edhe mund…

SHOKU PALI MISKA: Ti duhet të kesh të qartë një gjë, se këshilltari sovjetik, nuk erdhi dhe të hapi kasafortën tënde, ti ja ke dhënë vetë atyre.

SHOKU ENVER HOXHA: Shiko, mos luaj me fjalë Kadri, se janë fakte këto, kurse këtu, dridhe dhe përdridhe, jo kam thënë kështu, jo mund të ketë qenë ashtu. Ti ishte ministër. Haxhi Kroi ka 40 vjet që punon me mua dhe ka besimin tim të plotë, po as gjënë më të vogël nuk bën ai, pa më pyetur mua. Si është e mundur që ti asnjë njeri të mos pyesësh dhe këshilltarët i lë të venë në të katër anët dhe të fusin duart kudo. Nuk luhet me fjalë këtu.

SHOKU RAMIZ ALIA: Më fal se po ju ndërpres, shoku Enver. Kadri, nuk është fjala këtu se çfarë ke thënë, megjithëse edhe këtë, ja po ta lexoj se çfarë ke shkruar me dorën tënde (është fjala për këshilltarët sovjetikë), kishin të drejtë të njiheshin, edhe duke ua përkthyer dokumentet. Është kështu?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, po, po.

SHOKU RAMIZ ALIA: Njiheshin pra nga ju me çdo gjë që kishte të bënte me agjenturën, me strukturën, me rregulloret, me ligjet, përfshi këtu midis gjithë këtyreve edhe Platformën, prandaj, mos na thuaj këtu që: “nuk e dënim”!

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, po, cilën nuk dinim?! (Nxehet)

SHOKU RAMIZ ALIA: Juve jua jepnit atyre Platformën si dokument, jo vetëm që të njiheshin, por edhe ua keni përkthyer. Memorie.al

                                                       Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi u diplomuan në Stamboll, shërbyen si ekonomistë, ushtarakë, doganierë, mësues, administrator dhe klerikë myslimanë...”/ Historia e panjohur e familjes shkodrane Boriçi, në 12 breza

Next Post

“Dy policët e qëlluan dhe e gjakosën Markun, pasi menduan se marmelatën e thartuar, ai e donte kur të arratisej, por në fakt, ai ja çonte nënës...”/ Historia e pabesueshme e burgut të Spaçit

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Pasi pushkatuan dajën, babai vdiq në burgun e Burrelit, disa policë erdhën në shtëpi dhe morën nënën që ishte yll e bukur, jo për ta arrestuar, por….”/ Dëshmia rrëqethës e ish-të burgosurit nga Berati

“Dy policët e qëlluan dhe e gjakosën Markun, pasi menduan se marmelatën e thartuar, ai e donte kur të arratisej, por në fakt, ai ja çonte nënës...”/ Historia e pabesueshme e burgut të Spaçit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!