• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, February 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shkodra, qyteti që për gati gjysëm shekulli bëri rezistencë dhe që u komunistizua më pak se të tjerët, nuk e meriton…”! Refleksione, pas vizitës së Prof. Sami Repishtit në vendlindjen e tij

“Shkodra, qyteti që për gati gjysëm shekulli bëri rezistencë dhe që u komunistizua më pak se të tjerët, nuk e meriton…”! Refleksione, pas vizitës së Prof. Sami Repishtit në vendlindjen e tij
“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
“Shkodra, qyteti që për gati gjysëm shekulli bëri rezistencë dhe që u komunistizua më pak se të tjerët, nuk e meriton…”! Refleksione, pas vizitës së Prof. Sami Repishtit në vendlindjen e tij
“Shkodra, qyteti që për gati gjysëm shekulli bëri rezistencë dhe që u komunistizua më pak se të tjerët, nuk e meriton…”! Refleksione, pas vizitës së Prof. Sami Repishtit në vendlindjen e tij
“Shkodra, qyteti që për gati gjysëm shekulli bëri rezistencë dhe që u komunistizua më pak se të tjerët, nuk e meriton…”! Refleksione, pas vizitës së Prof. Sami Repishtit në vendlindjen e tij

Nga Eugjen Merlika

                                                          – LËNGIMI I SHKODRËS –

 Memorie.al / “Shkodrën plakë e gjeta edhe më të lodhur, me zërin e humbur e shpresat e fikura. Shkodra dukej sikur jetonte agoninë e shuarjes së saj, të një fundi që le mbrapa vetëm kujtime për ata që e deshën dhe e duan…”!

Kjo pjesëz, nga një shkrim i të nderuarit profesor Sami Repishtit, të ngjall njëherësh trishtim e zemërim, habi e dhimbje. Duket sikur ky shkrim bën fjalë për një epokë të largët, një çast të zhytur në terrin e kohëve, kur turmat e fiseve barbare kthenin në tym Evropën romake, duke shkatërruar një qytetërim të plakur, që kishte humbur aftësinë të mbrohej e të luftonte.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nost janë t’ardhun nga Greqia e, fisi asht ndamë në tri degë, ku njana e ruejti mbiemrin e vjetër e, dy të tjerat e ndërruan, njana ‘Shuteriqi’ e, tjetra…”/ Zbulohen letrat e panjohura të Lef Nosit

“Kur profesori nga Vjena, Dr. Cetbauer, me librin e Enverit ‘Shënime për Kinën’ në dorë, i tha Alizotit; kush guxon t’ju jap më nuse ju, që keni ndarë tre gra, ai…”?!/ Dëshmia e rrallë e Dr. Adem Harxhit

Një qytet pa shpresa është si një njeri pa shpresa, një qenie që humbet buzëqeshjen, gjallërinë e syve, që endet si një skelet pa formë në një hapësirë të pacaktuar e që të ngjall trishtim. “Shpresa është e fundit që vdes”, thotë një proverb italian, por në rastin tonë, në rastin e Shkodrës, vdekja duket se ka pllakosur më parë shpresat. Ndjen dhimbje kur mendon se një qyteti i janë fikur shpresat, aq më tepër kur me atë qytet kanë qenë lidhur shpresat e një populli të tërë.

Në netë të gjata të errësirës së kohëve ai qytet, me humorin e tij, mbante gjallë shpirtrat e shqiptarëve, të cilëve historia e shorti ju rezervuan pak, shumë pak çaste të bukura, në të cilat të mund të ëndërrohej. Një nga këto çaste ishte 14 janari 1990, kur demonstrata e parë e madhe e Shkodrës loce, lajmëronte agimin e afërt të një kohe pa diktaturë.

Sot, mbas trembëdhjetë vitesh, një hapësirë kohe e papërfillshme për moshën e qytetit më në zë të historisë së vendit të Shqipeve, në fillimin e një qindvjetori që premton paqe e harmoni, në vend të luftërave e urrejtjes të trashëguara nga paraardhësit e tij, Shkodra lëngon. Ajo, qyteti i historisë e i legjendës, i shqiptarizmit e i kulturës, i njerëzve gazmorë e të çiltër, është sot e topitur e në pritje.

Duket se era e re e globalizimit i ka kaluar anash e, nuk don që t’a përfshijë. E dëshmojnë këtë udhët e trotuaret e prishura, pellgjet e ujit kur bie shi, mungesa e korrentit, gangrena e pashërueshme e Shqipërisë “moderne”, turmat e të rinjve pa punë që bredhin rrugëve të saj, ftohtësia e mungesa e besimit ndaj Shtetit, politikës e përfaqësuesve të tyre.

Shkodra ndihet e braktisur, e lënë mënjanë, e harruar edhe se ishte mësuar të kishte kryet e vendit në të gjitha sofrat e mëdha të historisë së shqiptarëve. E kishte fituar këtë nderim në sajë të përkushtimit të bijve të saj ndaj çështjes së Kombit e formimit të vetëdijes së tij e meritave të tyre, në kulturën e këtij populli.

Cilido që njeh sado pak të shkuarën e këtij qyteti, madhështinë e shkëlqimin e tij në kohë të ndryshme të historisë si kryeqendër mbretërish, pashallëqesh e vilajetesh që, shtriheshin deri në zemër të Ballkanit, dritarja nga hynte sado pak qytetërimi Perëndimor, habitet se si kjo periudhë, që solli demokracinë mbas rrëzimit të diktaturës së fundit komuniste në Evropë, qe aq e kursyer me të.

Habia kthehet shpejt në zemërim e ky shtohet kur shikon ndryshimet mes Shkodrës e bregdetit jugor të Shqipërisë ose mes saj e kryeqytetit. Është e vërtetë se në këtë sistem ekonomik që po mundohemi të sendërtojmë është nisma vetjake ajo që duhet t’i paraprijë zhvillimit ekonomik, është ajo që duhet të krijojë pasurinë, një pjesë të së cilës e administron Shteti që duhet të mendojë njësoj për të gjithë qytetarët e tij.

Tek ne Shteti aktual, pra Qeveria socialiste, ka vepruar në bazë të një mendësie të trashëguar “klasore”, duke derdhur paratë në ato pjesë të vendit, ndaj të cilave ishte në borxh për pushtetin që ato i kishin dhënë në atë vit të mbrapshtë 1997. Zemërimi i kalon përmasat e zakonshme, kur kuptohet haptas se Shkodra po paguan pasojat e shpirtit të saj demokratik, të dashurisë për lirinë, të anti-komunizmit të saj të njohur.

Populli i Shkodrës, i cili gjatë gjysëm shekulli komunizmi zyrtar, qe ai që u komunistizua më pak se të tjerët, që i bëri qëndresë diktaturës e ligjeve të saj më shumë se të tjerët, nuk e meriton një trajtim të tillë. Ky fakt duhet të shqetësojë të gjithë ata që e duan Shqipërinë demokratike një vend të lirë e të zhvilluar, sepse agonia e sotme e Shkodrës është pasqyrë e asaj të Shqipërisë, që nuk mund të njëjtësohet vetëm me pamjet që bujarisht na ofron TV shqiptar, për të na bindur se gjithçka shkon në rregull, sepse takohemi me përfaqësuesit e ndryshëm të Evropës apo SHBA-së, se gjoja po luftojmë trafiqet e se kemi marrë pjesë në koalicionin kundër Sadamit.

 “Mos e vrisni Shkodrën time!” lutet me zë të lartë, nga thellësia e zemrës së lënduar, zoti Repishti. Të lënduara nuk janë vetëm zemrat e shkodranëve, të tilla duhet të ndihen dhe ato të gjithë shqiptarëve dashamirës të përparimit të Vendit të tyre. Për më tepër ajo thirrje duhet të prekë qeveritarët e sotëm, por edhe përfaqësuesit e institucioneve të Evropës, në të cilën duam të hyjmë. Apo në heshtje dhe ata mendojnë se anti-komunizmi duhet të ketë një çmim për t’u paguar ende sot?

Shkodra sot më sjell ndërmend Berlinin, e rrethuar me mure e tela me gjemba, dyzet vite më parë. Ishte ai avanposti i Botës së lirë në trupin e “Perandorisë të së keqes”, e si i tillë i dënuar nga kjo e fundit me një veçim të detyruar nga ajo Botë. Atëherë një President i ri e guximtar i asaj Bote, para gjysëm milioni berlinezësh pohonte se, ishte krenar të thonte: “Jam qytetar berlinez”.

Sot më duket e udhës të thuhet: “Jena të gjithë shkodranë”. Memorie.al

 Korrik 2003                                                                                                                                

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

NË VILËN E DIKTATORIT RUMUN DHE POEZIA IME PER POETIN UKRAINAS DMYTRO CHYSTIAK…

Next Post

“Në Ministrinë e Tregtisë Jashtme janë grumbulluar elementë armiq dhe agjentë, që i ka marrë nën ombrellën e tij, Kiço Ngjela, i cili ka gënjyer Partinë…”/ Relacioni sekret nga Pekini, dhjetor 1975

Artikuj të ngjashëm

Sokrat Dodbiba, ministri i Financave që u bllokoi arin gjermanëve dhe vuajti 20 vite në Burrel / Dëshmia e Dr. Stringës, avokatit që e mbrojti në Gjyqin Special…
Dossier

“Nost janë t’ardhun nga Greqia e, fisi asht ndamë në tri degë, ku njana e ruejti mbiemrin e vjetër e, dy të tjerat e ndërruan, njana ‘Shuteriqi’ e, tjetra…”/ Zbulohen letrat e panjohura të Lef Nosit

February 12, 2026
“Kur profesori nga Vjena, Dr. Cetbauer, me librin e Enverit ‘Shënime për Kinën’ në dorë, i tha Alizotit; kush guxon t’ju jap më nuse ju, që keni ndarë tre gra, ai…”?!/ Dëshmia e rrallë e Dr. Adem Harxhit
Dossier

“Kur profesori nga Vjena, Dr. Cetbauer, me librin e Enverit ‘Shënime për Kinën’ në dorë, i tha Alizotit; kush guxon t’ju jap më nuse ju, që keni ndarë tre gra, ai…”?!/ Dëshmia e rrallë e Dr. Adem Harxhit

February 12, 2026
“Sekretari i I-rë i ambasadës sovjetike, shoku Vasil Siminev, bëri takim me mua këtu në Kryeministri dhe pasi më bëri 17 pyetje në lidhje me besimet fetare, unë…”/ Zbulohen dokumentet e rralla të vitit 1955

February 11, 2026
Denoncimet e B.p. “Shkëmbi”, burgu i Burrelit, ’83: /“Gjet Kadeli, Daut Gumeni, Kapllan Resuli, Bebi Konomi, Luan Burimi, Skënder Shatku, etj., flasin kundër udhëheqësit të partisë, duke thënë…”
Dossier

“Kur e takonim në burgun e Burrelit, ne katër fëmijët dhe nëna, Et’hemi na kërkonte të heshtnim, dhe sidomos mos t’i shkruanim asgjë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e vëllait të dramaturgut të famshëm

February 11, 2026
“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t

“Mehmeti shkon keq me Enverin, ka vajtur puna sa Mehmeti është izoluar në shtëpi, grindja vjen se ai thotë që të qëndrojmë me Stalinin, kurse Enveri…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, korrik 1950

February 9, 2026
Next Post
“Në Ministrinë e Tregtisë Jashtme janë grumbulluar elementë armiq dhe agjentë, që i ka marrë nën ombrellën e tij, Kiço Ngjela, i cili ka gënjyer Partinë…”/ Relacioni sekret nga Pekini, dhjetor 1975

“Në Ministrinë e Tregtisë Jashtme janë grumbulluar elementë armiq dhe agjentë, që i ka marrë nën ombrellën e tij, Kiço Ngjela, i cili ka gënjyer Partinë…”/ Relacioni sekret nga Pekini, dhjetor 1975

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme