• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, March 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shkodra dhe Korça na kanë sjellë të sëmurë mendorë dhe fizikë, apo familja e Hasan Vulës, prej 11 personash, të mitur dhe pleq, vetëm një djalë 14 vjeç, është krah pune…”/ Letra për Hysni Kapon, janar ‘63

“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi
“Shkodra dhe Korça na kanë sjellë të sëmurë mendorë dhe fizikë, apo familja e Hasan Vulës, prej 11 personash, të mitur dhe pleq, vetëm një djalë 14 vjeç, është krah pune…”/ Letra për Hysni Kapon, janar ‘63
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
“Shkodra dhe Korça na kanë sjellë të sëmurë mendorë dhe fizikë, apo familja e Hasan Vulës, prej 11 personash, të mitur dhe pleq, vetëm një djalë 14 vjeç, është krah pune…”/ Letra për Hysni Kapon, janar ‘63
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!
“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi…”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit

Memorie.al / VNA sjell këtë herë dokumentin sekret të vitit 1963, në të cilin një raport nga rrethi i Lushnjës i drejtohet Hysni Kapos, duke sinjalizuar problemet e shkaktuara nga internimi në masë i familjeve në këtë zonë. Internimi, i menduar si instrument kontrolli dhe shfrytëzimi i fuqisë punëtore, po mbushte kooperativat bujqësore me njerëz që nuk mund të punonin. Dokumenti e trajton popullsinë e internuar si kontingjent pune. Në dokument vihej në diskutim internimi si masë politike, por evidentoheshin problemet që lindnin nga zbatimi i tij në praktikë në Lushnjë, kryesisht në kooperativat bujqësore. Ky raport përbën një dëshmi historike, se si shteti komunist i trajtonte njerëzit si objekte për t’u shfrytëzuar për punë. Në raport, të internuarit trajtoheshin si kontingjente pune.

Familjet vlerësoheshin vetëm sipas numrit të krahëve të aftë për punë dhe aftësisë për të përmbushur normat e kooperativave bujqësore. Ndërsa borxhet për bukë, kequshqyerja dhe paaftësia për të përmbushur normat e caktuara nga kooperativat, paraqiteshin thjesht si pengesa administrative, dhe aspak si tragjedi njerëzore, të shkaktuara nga internimi i familjeve të tëra fshatrave të Lushnjës.

Edhe të sëmurët mendorë dhe invalidët përfshiheshin në regjimin e internimit, ndonëse nuk paraqisnin rrezik politik. Problemi për administratën shtetërore nuk ishte internimi i tyre, por fakti se ata nuk ishin fuqi pune e shfrytëzueshme. Pra, të pavlerë për sistemin.

Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë në Lushnjë, i kërkon si rrjedhim Komitetit Qendror të PPSH-së në Tiranë, racionalizimin e internimeve, duke çuar në Lushnjë kryesisht familje me fuqi punëtore aktive, pra jo familje me fëmijë të vegjël, apo familjarë të paaftë për punë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në revolucionin e 1979-ës, organizata marksiste ‘Peykâr’ e Iranit, që endej mes marksizmit dhe islamit, si mentor të saj ideologjik kishte Enver Hoxhën, pasi…”/ Libri i panjohur i Abdyl Javadzadeh

“Jam sot i arrestuar dhe i pandehur, sepse në këtë lëmsh të mirë-thurur, është vetë partia, sekretari, zv.ministri, që kërkojnë të më varrosin, se vajza që më akuzon…”/ Historia e trishtë e mësuesit Astrit Rizai

Në këtë raport shfaqet shteti i diktaturës që kërkon disiplinë dhe prodhim, që menaxhon popullsinë sipas funksionit të aftësisë për punë. Internimi shfaqet kështu si teknologji pushteti, që prodhon kontroll dhe shfrytëzim të njeriut për punë. 

Teksti i dokumentit arkivor:

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË                                             SEKRET

KOMITETI I P. P. RRETHIT                                                       Ekz. Nr. 1

Nr. 22                                                                        Lushnje, më 9/I/1963

                                KOMITETIT QENDROR TË P. P. SHQIPËRISË

                 Shokut: Hysni Kapo

                                              T I R A N Ë

Ju njoftojmë se herë pas here, kontigjente të internuarish vijnë në rrethin tonë nga zona kufitare e atdheut. Mirëpo në mjaft raste, ne po konstatojmë se zgjedhja e elementit për internim, nuk bëhet në bazë të rrezikshmërisë që ata paraqesin dhe për pasojë na duket pa drejtë që të rritet numri i të internuarve në këtë rreth, gjë që na dëmton politikisht dhe ekonomikisht.

Ka disa nga disa rrethe dhe veçanërisht nga rrethi i Shkodrës dhe i Korçës, Degët e Punëve të Brendshme kanë internuar për në Lushnje persona që nuk kanë asnjë rrezikshmëri politike dhe që na kanë vënë në vështirësi, lidhur me trajtimin e tyre ekonomik.

Po ju përmendim disa shembuj nga rrethi i Shkodrës: janë internuar 7 familje me 54 frymë. Këta janë vendosur në kooperativën bujqësore të Kryekuqit. Familjet në fjalë, sipas të dhënave, janë internuar sepse kanë strehuar për disa ditë të arratisurin Hamit Bajram Lisaj, i cili kishte bërë një krim për çështje ordinere dhe që më vonë u kap e u dënua nga organet tona.

Këto familje nga hetimet e bëra kanë mbajtur qëndrim të mirë politik, përfshirë qëndrimin ndaj pushtetit dhe shtetit. Shumica e njerëzve të këtyre familjeve janë në moshë të thyer, ose fëmijë, kështu që, duke mos pasur krah pune për të punuar, vuajnë shumë keq edhe për bukën e gojës. Fëmijët e tyre janë të sëmurë rëndë, janë ankuar dhe përmendur nga mungesa e ushqimeve. Ata plotësojnë vetëm me lëmoshat e fshatarëve.

Tipik është rasti i familjes së Hasan Vulës, që përbëhet prej 11 personash, në të cilën janë të mitur dhe pleq dhe vetëm një djalë 14 vjeç, është krah pune. Kjo familje deri më sot është debitore karshi arkës së kooperativës, rreth 20.000 lekë, vetëm për bukë. Kooperativa mendon t’ua presë bukën, gjë që e bën edhe më të rëndë gjendjen e tyre.

Ne mendojmë se personat e mësipërm nuk do të bënin ndonjë dëm edhe sikur të mos ishin shpërngulur nga fshati i tyre, të paktën aty kishin shtëpitë e tyre dhe me atë pak bagëti e tokë të tyre do të mund të ushqeheshin.

Ka mjaft raste të tjera që janë prurë në Lushnje të internuar nga rrethe të tjera, me të meta mendore e fizike, njerëz pa asnjë rrezikshmëri, gjë që shton në këtë rreth numrin e të internuarve. Kështu janë internuar nga rrethi i Korçës, Ali O., nga katundi Floq, element me sëmundje të rëndë nervore, skizofreni me gradë të fundit, i cili që prej një viti qëndron i shtruar në spitalin neuro-psikiatrik të Vlorës.

Po kështu Zihni Ç., internuar së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes së tij, element invalid me gjendje të rëndë për sy, pa vesh e pa duar, i plagosur aksidentalisht nga një bombë dore.

Nga rrethi i Shkodrës është internuar Rexhina Ç., me pjesëtarët e familjes së saj, e cila vuan prej kohësh nga skizofrenia e rëndë. Si raste të mësipërme ka plot nga këta të sëmurë të dërguar, që janë futur në kontigjentet e të internuarve për “rrezikshmëri politike”.

Gjithashtu ka mjaft raste që nga shpejtësia e bërë e internimit, personat e internuar nuk marrin me vete as gjërat e nevojshme për jetesë dhe kështu, duke u sjellë me urgjencë, na kanë vënë në vështirësi serioze për sistemimin e tyre.

Ne mendojmë se ky problem është serioz dhe në radhë të parë politik, prandaj kërkojmë nga Aparati i Komitetit Qendror, të ndërhyjë pranë rretheve kufitare që të bëjnë një studim shumë të kujdesshëm dhe të hollësishëm, kur është rasti për të dërguar apo internuar.

Gjithashtu, të na jepet mundësia që të dërgohet nga Ministria e Brendshme një komision për rishqyrtimin e të internuarve që gjenden sot në rrethin tonë dhe ata persona që nuk paraqesin rrezikshmëri politike, që janë me të meta të rënda mendore e fizike, të sëmurë, të kaluar nga mosha aktive, t’u jepet mundësia e sistemimit pranë fshatrave nga kanë ardhur, ose pranë të afërmve të tyre./ Memorie.al

SEKRETARI I PARË I K. P. RRETHIT

              Qemal Myrseli

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Skrapar lindi e u frymëzua lëvizja ‘Balliste’ në ’42-in, nga intelektualët skraparllinj si, A. Ermenji, M. Kapllani etj, por Gjin Marku...”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur, Gjet Ndoj

Next Post

“Në revolucionin e 1979-ës, organizata marksiste ‘Peykâr’ e Iranit, që endej mes marksizmit dhe islamit, si mentor të saj ideologjik kishte Enver Hoxhën, pasi...”/ Libri i panjohur i Abdyl Javadzadeh

Artikuj të ngjashëm

“Në revolucionin e 1979-ës, organizata marksiste ‘Peykâr’ e Iranit, që endej mes marksizmit dhe islamit, si mentor të saj ideologjik kishte Enver Hoxhën, pasi…”/ Libri i panjohur i Abdyl Javadzadeh
Dossier

“Në revolucionin e 1979-ës, organizata marksiste ‘Peykâr’ e Iranit, që endej mes marksizmit dhe islamit, si mentor të saj ideologjik kishte Enver Hoxhën, pasi…”/ Libri i panjohur i Abdyl Javadzadeh

March 12, 2026
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Dossier

“Jam sot i arrestuar dhe i pandehur, sepse në këtë lëmsh të mirë-thurur, është vetë partia, sekretari, zv.ministri, që kërkojnë të më varrosin, se vajza që më akuzon…”/ Historia e trishtë e mësuesit Astrit Rizai

March 10, 2026
“Të dhënat sekrete shtetëror, Zbulimit Sovjetik, ja jepte me agjenten Valentina Peza dhe këshilltarit të ambasadës sovjetike në Tiranë…”! / Akt-akuza që çoi në plumb, vëllanë e sekretarit të Enver Hoxhës
Dossier

“Kur kryeprokurorja bukuroshe e pyeti; i pandehur, fol shkurt e saktë, a e keni kryer dhunimin dhe marrëdhënie… me nxënësen tuaj, që ju akuzon, ai…”/ Historia e padëgjuar me mësuesin Astrit Rizaj!

March 11, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë

March 9, 2026
“Nga konflikti arabo-izraelit në Lindjen e Mesme, i thashë ministrit të Mbrojtjes, për mbrojtjen e Vlorës nga sulmi i mundshëm ajro-detar, pasi ajo dhe Durrësi janë…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, korrik 1967
Dossier

“Nga konflikti arabo-izraelit në Lindjen e Mesme, i thashë ministrit të Mbrojtjes, për mbrojtjen e Vlorës nga sulmi i mundshëm ajro-detar, pasi ajo dhe Durrësi janë…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, korrik 1967

March 7, 2026
“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!
Dossier

“Burra dhe gra me sëpata e lopata, sulmuan të rinjtë nga Tirana që po prishnin minaren, A. Basha, tentoi të godasë në kokë sekretarin e partisë …”/Zbulohet raporti Sigurimit për ngjarjen e Shupalit, maj ‘67

March 6, 2026
Next Post
“Në revolucionin e 1979-ës, organizata marksiste ‘Peykâr’ e Iranit, që endej mes marksizmit dhe islamit, si mentor të saj ideologjik kishte Enver Hoxhën, pasi…”/ Libri i panjohur i Abdyl Javadzadeh

“Në revolucionin e 1979-ës, organizata marksiste ‘Peykâr’ e Iranit, që endej mes marksizmit dhe islamit, si mentor të saj ideologjik kishte Enver Hoxhën, pasi...”/ Libri i panjohur i Abdyl Javadzadeh

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme