• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, March 29, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

“Shkaku dhe pasoja” në kontekstin e botëkuptimit shqiptar

“Shkaku dhe pasoja” në kontekstin e botëkuptimit shqiptar
“Shkaku dhe pasoja” në kontekstin e botëkuptimit shqiptar
“Shkaku dhe pasoja” në kontekstin e botëkuptimit shqiptar
“Shkaku dhe pasoja” në kontekstin e botëkuptimit shqiptar
“Shkaku dhe pasoja” në kontekstin e botëkuptimit shqiptar
0
Shares
84
VIEWS

Nga Filip Guraziu

Memorie.al / Tema e këtij shkrimi ndoshta mundet me qenë një ndër ma të diskutuemet e filozofisë botnore që ende vazhdon të studiohet, por çka ka të veçantë ose të rëndësishme për shoqërinë njerëzore ky çift emrash? Pranohet prej të tanëve, se sa ma shumë njohje në lidhje me këto dy koncepte dhe varësinë që ekziston ndërmjet tyre, aq ma shumë problematika jetësore të ‘sapiensit’ zgjidhen tue ndikue pozitivisht drejt përparimit.

Vlera dhe rëndësia që ato marrin, në interpretimin e saktë të dukurive natyrore dhe ngjarjeve historike, konsiderohen primare për shoqërinë njerëzore për ndërgjegjësimin dhe pozicionimit konstruktiv të sajë. Interpretimi i gabuem i dukurive dhe i ngjarjeve historike, pasojë e mos dijes ose e transformimit të qëllimshëm të fakteve në shërbim të interesave klienteliste, formojnë pengesë për ecjen përpara të shoqërisë njerëzore.

Me përjashtim të kohëve të fundit, historia e njerëzimit dëshmon në drejtim vetëm sisteme shoqërore monarkike dhe diktatoriale, ideologjia e të cilëve, për interesa të ngushta, transformonte qëllimisht të vërtetën historike me pasojë “mbjelljen” e një morali destruktiv.

Gjithashtu mund të lexoni

ZVICERANËT QË VIZITUAN BURGUN E SPAÇIT. KTHIMI I POEZIVE ATJE KU DOLËN, NË VENDIN E KRIMIT…

EDVIN SCHWARTZ, KUSHËRIRI I FROJDIT

Zhvillimet historike janë plot me shembuj të shëmtuar të “bëmave” që shkaktuan popuj të ndryshëm, në kohë të ndryshme prej indoktrinimit moral negativ të ideologjive radikale fetare, diktatoriale, raciste, kolonialiste, imperialiste.

Si të gjithë popujt e Ballkanit edhe shqiptarët “gjinden të mbarsun” me lloj, lloj mentalitetesh që pengojnë formimin kulturor bashkëkohor; p.sh.: pranohen apriori, “pa e lodhë fort mendjen”, si të vërteta absolute se: “vetëm shqiptarët janë populli i viktimizuem në Europë”; se “fajin për çka ka shkue e shkon keq në botën shqiptare, e kanë gjithmonë të tjerët; se shqiptarët nuk janë popull pushtues”; “se vetëm shqiptarët kanë besë” etj.

Personalisht më intrigon psikologjia zotnuese te shqiptarët, se; “fajin e kanë gjithmonë të tjerët”, që ma me shumë fjalë interpretohet se; “shkakun” në lidhje me “pasojat” (situata jo të kënaqshme që kanë përjetua ose që përjetojnë shqiptarët), nuk duhet t’i kërkojmë brenda vetes (shqiptarëve), por jashtë vetes, te të tjerët…!

Çdo aspekt i jetës së përditshme na ballafaqon me interpretimin e drejtë ose të gabuem të konceptit të mësipërm, p.sh., qytetarët ankohen për mos pastrimin e mirë të territorit prej Bashkisë, por në veprimtarinë e tyre, janë po ato që hedhin letra, cingare e mbeturina në vende që nuk lejohen, pra “shkaku” i mospastrimit të qytetit, nuk asht vetëm Bashkia, por janë edhe vetë qytetarët (shkaku brenda nesh); qytetarët ankohen se qeveria nuk po merr masat e duhura kundër ‘Covid’-it, por në të njëjtën kohë, askush nuk e ven maskën aty ku asht urdhri me e vue, përsëri pra shkaku i përhapjes së virusit, nuk duhet ta kërkojmë vetëm jashtë nesh (te qeveria), por edhe brenda nesh (te vetvetja) etj.

Shqiptarët kritikojnë kryeministrin e Prusisë, Bismarkun, i cili gjatë diskutimeve për çështjen shqiptare, paska pasë thanë se “Shqipëria asht shprehje gjeografike”, por kurrë dhe askush prej historianëve, nuk sqaroi se pikërisht në atë periudhë, kur Perandoria Turke ishte shpartallue në luftën kundër Rusisë (1877-1878) dhe në Ballkan po skicoheshin territoret e shteteve të reja, me porosinë e autoriteteve turke, shqiptarët organizuan Lidhjen e Prizrenit, vendimi fillestar i së cilës (sepse i dyti ndryshoi pozitivisht…) mbronte tokat islame dhe jo ato shqiptare…!

Pra, klasës drejtuese dhe sunduese të shqiptarëve në vjetin 1878 nuk i binte fort ndërmend për Shqipninë (me përjashtime të rralla, si shembulli i heroit shkodran, Hodo beg Sokolit), por ishin gati të jepshin jetën për mbrojtjen e territoreve të perandorisë Turke. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Grupi i djemve nga familjet; Ndreu, Dine, Gjonmarku, Kaloshi dhe Nasufi, ikën nga internimi dhe tek kloni në kufi…”/ Historia tragjike e të internuarve

Next Post

Kalendari Historik 9 Mars 2022

Artikuj të ngjashëm

Memorie.al
Të Ndryshme

ZVICERANËT QË VIZITUAN BURGUN E SPAÇIT. KTHIMI I POEZIVE ATJE KU DOLËN, NË VENDIN E KRIMIT…

October 17, 2022
EDVIN SCHWARTZ, KUSHËRIRI I FROJDIT
Të Ndryshme

EDVIN SCHWARTZ, KUSHËRIRI I FROJDIT

August 27, 2022
“Në Shqipëri, jeta e njeriut vlen shumë pak, më pak se gjysma, madje më pak se ngritja në ajër e një helikopteri, apo aparatura e munguar e një ambulance…”/ Refleksionet e emigrantit, pas humbjes së shokut të fëmijërisë
Të Ndryshme

“Në Shqipëri, jeta e njeriut vlen shumë pak, më pak se gjysma, madje më pak se ngritja në ajër e një helikopteri, apo aparatura e munguar e një ambulance…”/ Refleksionet e emigrantit, pas humbjes së shokut të fëmijërisë

August 23, 2022
Rrugëtimi në tri dekada i mjekut, Vasil Llajo, nga mikroskopi tek perandoria “Intermedica”
Të Ndryshme

Rrugëtimi në tri dekada i mjekut, Vasil Llajo, nga mikroskopi tek perandoria “Intermedica”

May 15, 2022
Sergej Lavrov, ky Fernandél tragjik
Të Ndryshme

Sergej Lavrov, ky Fernandél tragjik

April 21, 2022
Invazioni rus në Ukrainë, kambanë alarmi për sigurinë tonë kombëtare
Të Ndryshme

Invazioni rus në Ukrainë, kambanë alarmi për sigurinë tonë kombëtare

March 23, 2022
Next Post
Mars

Kalendari Historik 9 Mars 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!