• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, May 5, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shefi i Komisariatit të Policisë në Emance, tha se; ata refuzojnë pastrojnë dhomat e tyre, sepse në Shqipëri, këto punë i bëjnë gratë…”! / Si u prish imazhi i refugjatëve shqiptarë për një muaj në Paris

Kalendari Historik 01 Korrik 2022
Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë: “Kadare të mbajë qëndrim për ngjarjet e 2 korrikut të ambasadave, ose të dalë në anën e armikut…”/ Çfarë thanë për shkrimtarin e njohur, Bashkurti dhe Xhelil Gjoni?
“Unë jam dëshmitar i shumë arrestimeve ‘në emër të popullit’ nga Sigurimi i Shtetit dhe pas çdo arrestimi, ne thoshim…”/ Dëshmia e rrallë nga Italia e poetit disident
2 korrik 1990/ Dëshmia e ish-funksionarit partiak: “Porositë që na jepnin në mbledhjet e shtabit që kryesonte Adil Çarçani, i cili dremiste dhe diplomatët e huaj që u implikuan…”
2 korrik 1990/ Dëshmia e ish-funksionarit partiak: “Porositë që na jepnin në mbledhjet e shtabit që kryesonte Adil Çarçani, i cili dremiste dhe diplomatët e huaj që u implikuan…”

Memorie.al / Kur 543 refugjatët shqiptarë udhëtuan me anije në Marsejë muajin e korrik, shumë prej tyre dukeshin të gëzuar se ishin në Francë a, ngaqë po këndonin himnin kombëtar të vendit të tyre. Tani, disa ngrihen dhe ata këndojnë; “Flamuri me yjet që ndriçon”. “Amerika, Amerika”, – thoshte Arben Ahmeti, një 24-vjeçar trupmadh, në një anglishte që i ngecte teksa e ndiqnin një duzinë kokash në kor.

“Ne vijmë nga Shqipëria dhe duam të shkojmë në Amerikë. Jo në Francë. Franca OK, por unë shkoj në SHBA-ës. Saimir Shima, një shofer 23-vjeçar, ishte gjithashtu në mesin e 4.500 refugjatëve që u lejuan të largoheshin nga Shqipëria, në mesin e muajit korrik.

“Gjithë jetën time kam dëgjuar ‘Zërin e Amerikës’ teksa fliste rreth të drejtave të njerëzve dhe demokracisë”, – thoshte ai përmes një përkthyesi. Më tej, ai shprehej: “Nëse unë nuk shkoj në Amerikë, preferoj të kthehem më mirë në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar”.

Të gjithë dëshirojnë SHBA-të

Gjithashtu mund të lexoni

“Në qoftë se nuk i përgjigji kësaj thirrje për t’u regjistruar ne bataljona partizane, ju sekuestrohen pasuria, dhe ju digjet shtëpia që kini në Terovë…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i shtatorit 1944

“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

Por rruga drejt Shteteve të Bashkuara është e mbushur me pengesa. Refugjatëve u është ofruar azilimi këtu dhe vetëm ata që janë me kushërinj në Amerikë, kanë shumë shanse që të shkojnë atje. “Nuk ka ndonjë të dhënë, se këta djem kanë qenë të persekutuar”, – tha një zyrtar amerikan. “Ata pikërisht këtë dëshirojnë”.

Megjithatë, shumë prej tyre janë të paduruar që të largohen nga Franca. Të mërkurën rreth 50 të rinj shqiptarë, të strehuar në një shkollë këtu, demonstruan para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Paris. Policia u detyrua të qëndrojë gjatë gjithë natës jashtë. Tre prej tyre u morën nga zyrtarët amerikanë sot dhe u dhanë formularët për të plotësuar të gjitha të dhënat.

“Ne jemi 24 orë pa gjumë, pa pirë ujë apo cigare dhe pa ngrënë”, – thotë Roland Qirjako, që pret autobusët, për t’u kthyer në Emance, rreth 60 milje larg, në perëndim të Parisit.

“Pse ne jemi duke e kërkuar këtë? Ne që në Shqipëri kemi menduar Amerikën. Franca është vetëm një ndalesë, ndonëse Franca i lejoi refugjatët që të vinin dhe të qëndronin këtu. Ndërsa 3.200 të tjerë, ishin mbledhur në Ambasadën e Gjermanisë Perëndimore dhe 810, kishin hyrë në ambasadën italiane.

Më shumë se 500 zgjodhën misionin francez në Tiranë, si “çelësin” për te liria e tyre. Parisi, pastaj bashkërisht Boni dhe Roma, në mënyrë urgjente i kërkuan Shqipërisë, që të jepte për ta lejet e udhëtimit.

“A është kjo demokraci”?

Pas pritjes së ngrohtë në Marsejë, refugjatët, përkohësisht, u shpërndanë në kampet e ushtrisë dhe shkolla. Plani ishte që pastaj atyre t’u jepeshin shtëpi, punë dhe kurse trajnimi dhe gjuhe, për të lehtësuar integrimin e tyre brenda në shoqërinë franceze. Por, në këtë pikë, shfaqej problemi i Amerikës.

Ndërsa rreth gjysma e refugjatëve kanë zgjedhur qëndrimin në Francë, një grup i vendosur tashmë në Mourmelon, ishte kthyer nga policia pas qëndrimit prej gati dy javësh, para Ambasadës së SHBA-së në Paris. “Është e drejta jonë”, – thoshte një refugjat nga grupi për televizionin francez. “A nuk kemi një të drejtë? A është kjo demokraci”?

Rreth 60 djem të rinj, që strehoheshin në një shkollë në Emance, u larguan në vende të ndryshme në Francë, por 70 të tjerë vendosën të prisnin dhe pak kohë përgjigjen nga Ambasada e SHBA-së. Planet për mbylljen e këtij kampi të përkohshëm javën e fundit, ishin shtyrë. Ndërkohë, janë paralajmëruar plane të reja për lëvizjen e tyre pas ditës së martë.

Zhgënjimi nga shqiptarët

Çuditërisht, zyrtarët francezë janë duke u treguar të paduruar. Në Itali rreth 500 shqiptarë, kanë deklaruar se duan të shkojnë në SHBA-ës, por ata nuk kanë protestuar. Në Gjermaninë Perëndimore, zyrtarët amerikanë thanë se vetëm 6 refugjatë deri tani, kishin aplikuar për viza.

Por në Francë, kënaqësia e mirëpritjes së një muaji më parë ishte prishur shumë shpejt. Ata refuzojnë të gjitha rregullat”, – thotë shefi i Komisariatit të Policisë në Emance. “Ata refuzojnë të lajnë dhe pastrojnë dhomat e tyre, sepse thonë se në Shqipëri, këto punë i bëjnë gratë”.

“Gjithashtu, neve na kanë mbërritur ankesa edhe nga komuniteti këtu rreth vjedhjeve të vogla dhe ngacmimeve të vajzave. Ata kanë një problem, përsa i përket shoqërimit me persona të tjerë.
Megjithatë, policët bënin roje në hyrjet e shkollave, përreth pallatit të Montlieut, ndonëse refugjatët ishin të lirë të vinin dhe shkonin.

“Bota u detyrohet diçka atyre”

Një oficer i ri, i ngarkuar nga kontingjenti i marinës që të kujdeset për ushqimin e refugjatëve, tha se vetëm katër prej tyre kanë mbaruar një kurs në frëngjisht që është organizuar këtu”.

“Ata mendojnë se bota u detyrohet diçka atyre. Ata mendojnë se Amerika do t’u japë gjithçka. Ata janë në hall. Por, për momentin dhe së fundi, ëndrra e tyre për Amerikën mbetet e paprekur”, – thotë ai.

Arton Kelmendi, një mekanik 25-vjeçar, ishte pyetur nga një vizitor nëse; “ai mendonte se rrugët e saj janë të shtruara me flori”? “Jo”, – ishte përgjigjur ai në moment; “Unë mendoj se rrugët e Amerikës, janë të shtruara me demokraci. Babai im kaloi 10 vjet të jetës në burg në Shqipëri. Unë jam i lirë”

Shumë refugjatë gjithashtu flisnin duke shpresuar në ndihmën që atyre u ishte premtuar nga shqiptarët në SHBA-ës, veçanërisht në Çikago, Detroit, Boston, Filadelfia dhe Nju Jork. “Ndodhen vetëm pak shqiptarë në Francë”, – tha Ahmeti. “Ata nuk janë organizuar që të na ndihmojnë ne”.

I lidhur me atdheun

Por një refugjat, Voltan Fishta, një student 22-vjeçar që mëson për frëngjisht në Shqipëri dhe që përkthente për shokët e tij tha se; “ka planifikuar të qëndrojë në Francë”. “Unë dëshiroj të jem sa më i lidhur të jetë e mundur me Shqipërinë”, – deklaron ai.

Përfundimisht, kishte shumë shqiptarë që ishin ngrehur për të fluturuar drejt SHBA-së. Zyrtarët amerikanë në Paris kanë premtuar se nëse formularët janë marrë më 27 gusht, aplikantët do të marrin përgjigjen deri më 12 shtator. “Por miratimin përfundimtar për vizë do ta presin pas 7 apo 8 muajsh”, – thotë zyrtari.

Për momentin, edhe zoti Fishta është i informuar për lajmet se në të ardhmen mund të ketë edhe ardhje të tjera të shqiptarëve. “Largimi ynë nuk nënkupton se regjimi i Tiranës do të hapet”, – thotë ai.

Ai (regjimi, – shën. red.) thyhet nga presioni i jashtëm, por është gjëja më e vështirë që mund të ndodhë ndonjëherë. Regjimi do të përpiqet të mos e lejojë që të ndodhë kjo. Memorie.al

Artikulli është publikuar në “New York Times” më 18 gusht 1990

Titulli është redaksional

Përgatiti për botim, Albert Gjoka

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 03 Korrik 2024

Next Post

“Në këtë mënyrë, Kadareja ia ka dalë mbanë të krijojë një rrëfenjë që kapërcen tragjedinë specifike të Shqipërisë dhe...”/ Shkrimi i panjohur në ‘New York Times’ nga Leonie Caldecott, në 1987-ën  

Artikuj të ngjashëm

“Në korrik 1944, në Shqipërinë e Veriut u zhvilluan luftime të ashpra, mes Divizionit SS ‘Skanderbeg’ dhe forcave komuniste, ku …” / Ditarët e oficerit të lartë gjerman, Helmuth Greiner, 1943-1944
Dossier

“Në qoftë se nuk i përgjigji kësaj thirrje për t’u regjistruar ne bataljona partizane, ju sekuestrohen pasuria, dhe ju digjet shtëpia që kini në Terovë…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i shtatorit 1944

May 5, 2026
“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova
Dossier

“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

May 5, 2026
“Studioja e televizionit u mbush me policë civilë, amerikanë dhe sovjetikë, që kontrolluan dhe banjat e burrave e të grave, kurse ushqimin…”/ Ana e panjohur e vizitës së Hrushovit në SHBA-ës, shtator 1959
Dossier

“Studioja e televizionit u mbush me policë civilë, amerikanë dhe sovjetikë, që kontrolluan dhe banjat e burrave e të grave, kurse ushqimin…”/ Ana e panjohur e vizitës së Hrushovit në SHBA-ës, shtator 1959

May 5, 2026
“Më 10 maj 1933, në sheshin e Operës së Berlinit, në prani të mbi 70.000 vetëve të eksituar, u hodhën në flakë më se 25.000 libra, të mbi 400 autorëve…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur Bashkim Trenova
Dossier

“Më 10 maj 1933, në sheshin e Operës së Berlinit, në prani të mbi 70.000 vetëve të eksituar, u hodhën në flakë më se 25.000 libra, të mbi 400 autorëve…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur Bashkim Trenova

May 5, 2026
“Vëllai ynë, Aliu, me disa djem të tjerë të ‘Ballit’, u vranë nga çeta e Zylyftar Veleshnjes dhe pasi u futën të gjithë në një gropë, u thanë fshatarëve…”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Berati
Dossier

“Shumica e fshatrave afër rrugës kryesore Leskovik-Korçë ishin me Ballin Kombëtar dhe ishin djegur tashmë nga italianët e gjermanët, për shkak se partizanët….”/ Dokumentet e panjohura britanike

May 3, 2026
“Në hetuesi më takuan me gruan time polake dhe duke qarë, ajo më tha: ‘E shikon atë njeri atje’, dhe vështroi nga Ferhat Matohiti, ai…”/ Dëshmia tragjike e vëllait të aktorit dhe regjisorit të famshëm
Dossier

“Komandanti Brigadës në Durrës, Faik Kolasi ka miqësi me shokun Kiço Mustaqi, në Komitetin Qendror me Gafurr Çuçin, me raki e qingja të pjekur, apo gjela deti…”/ Letra anonime dërguar  Kadri Hazbiut në ’81-in

May 2, 2026
Next Post
“Në këtë mënyrë, Kadareja ia ka dalë mbanë të krijojë një rrëfenjë që kapërcen tragjedinë specifike të Shqipërisë dhe…”/ Shkrimi i panjohur në ‘New York Times’ nga Leonie Caldecott, në 1987-ën   

“Në këtë mënyrë, Kadareja ia ka dalë mbanë të krijojë një rrëfenjë që kapërcen tragjedinë specifike të Shqipërisë dhe...”/ Shkrimi i panjohur në ‘New York Times’ nga Leonie Caldecott, në 1987-ën  

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme