• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, June 30, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Shanishaja dhe Ibrahimi, pinjollë të dy familjeve të njohura të Gjirokastrës e Shkodrës, edhe pse në moshë të thyer, e lidhën jetën e tyre në kampet e internimit, pasi…”/ Kujtimet e publicistit të njohur nga Italia

Memorie.al Ramadan Sokoli
“Profesor Ramadan Sokoli, i qaset nga metodologjitë e etno-muzikologëve të tjerë evropianë, në veçanti, të B. Bartokut, K. Brailout, Z. Kodali, S. Djudjev, etj., që…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur nga Kosova
“Kur një shoqe e ngushtë i tha Nexhmijes se: ‘Shano po vdes për bukë’, ajo ia ktheu: ‘akoma nuk ka ngordhur…”?! / Dëshmia e të birit të ish ministrit, për të motrën, një nga “Vajzat me kordele të kuqe”
“Kur shoferi i habitur i tha babës; Si mundem me të lanë vetëm në kamion, gjithë natën, ti nji burrë plak, me nji vajzë të re?! – ne shkuam te shtëpia e tij, por…”/ Ngjarja e trishtë, me familjen “armike të popullit”!
“Kur një shoqe e ngushtë i tha Nexhmijes se: ‘Shano po vdes për bukë’, ajo ia ktheu: ‘akoma nuk ka ngordhur…”?! / Dëshmia e të birit të ish ministrit, për të motrën, një nga “Vajzat me kordele të kuqe”
“Nuk do ta harroj kurrë, atë që më tha përmetari Spiro Gjoka, atë ditë të vitit 1982, kur më ri-arrestuan xhaxhanë tim, Musën, në Savër…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-të internuarit politik

Nga Namik Mehmeti

Memorie.al / Me familjen e njohur Sokoli, kishim një miqësi të hershme e në veçanti me Ibrahimin, pasi babai im, Et’hem Rrema (Mehmeti) kishte qenë në burgun e Shkodrës me intelektualin që kishte studiuar për drejtësi në Beograd. Madje kujtoj që, kur baba u lirua nga burgu në vitin 1953, atëherë unë isha 12 vjeç, një nga vizitorët e parë që erdhi për të uruar e për të pirë kafen e rastit, ishte i ndjeri, Ibrahim Sokoli. Por me ardhjen e Demokracisë, takimet me familjen Sokoli ishin edhe më të shpeshta. Ibrahimi, pasi ishte kthyer nga internimi, me gjithë moshën e tejkaluar, krijoji familjen e tij. Dhe bashkëshortja e tij, ishte një bijë e një dere po aq të njohur sa Sokolët, Dosti nga Gjirokastra: vajza e patriotit e nacionalistit, Hasan Dosti, familje e njohur për idealet e saj për Ballin Kombëtar, ku vetë Hasani, ishte një nga ideologët dhe krerët e atij formacioni politik dhe ushtarak. 

Shanisha Dosti, me të cilën jam njohur në shtëpinë karakteristike të Sokolëve, në lagjen Dergut, në fillimin e viteve ’90, më ka mbetur e fiksuar në kujtesë, fisnikëria e saj, zgjuarsia dhe biseda e ngrohtë. Shtëpia ku jetonte Ibrahimi dhe Shanoja, ishte një hyrje me një kuzhinë në katin e parë dhe një dhomë gjumi. Mjaftueshëm, do të thotë dikush, për një çift pensionistësh, por duke kujtuar vitet e burgjeve dhe të internimeve, një ndryshim si dita me natën.

Ato aspekte që kam përjetuar nga ky çift nacionalistësh (Ibrahimi i derës zogiste dhe Shano e derës balliste) e në mënyrë të veçantë nga e bija e Hasan Dostit, janë edhe edhe arsyeja e shtysa kryesore që më nxiti të shkuar këto pak radhë. Me ardhjen e Demokracisë në fillimin e viteve ’80-të, zogistët e Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit”, të organizuar nga kryetari i saj Dr. Fuad Myftija, pas gjysmë shekulli në mërgim, befasuan të gjithë administratën e aeroportit të Tiranës, kur hynë në tokën shqiptare me pasaportat Mbretërisë, pa pranuar të merrnin certifikatat apo pasaportat shqiptare.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ky është një krim i vogël, në raport me ato në Shqipëri, por është nga më të shëmtuarit, është hakmarrje ndaj grave që…”/ Kur Kadare denonconte barbarizmin e regjimit komunist, ndaj grave të huaja

“Kur e pyeti shërbëtorin e ambasadës britanike, Qazim Kukeli, se ç’mund të bënte për të, ai i tha; asgjë, vetëm fol mirë për Shqipërinë…”! / Historia e rrallë Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve

Një nga objektivat e Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit, ishte edhe zyrtarizimi i kësaj organizate partiake në Shqipëri. Për këtë, duheshin ndërmarrë shumë procedura juridike dhe të formohej një grup legalistash shqiptarë, për të përgatitur Kongresin e kësaj Organizate në Tiranë.

Pothuaj të gjithë të ardhurit nga Diaspora, Amerika, Belgjika, Kanadaja, Franca etj., në mënyrë unanime, së bashku me zogistët e liruar së shumti nga burgjet e internimet e Shqipërisë komuniste, ishin të një mendimi që këtë grup përgatitor, pra të një partie të re në Shqipëri, provizorisht ta drejtonte juristi i nderuar, Ibrahim Sokoli. Me gjithë moshën e sëmundjet që ai kishte hequr në vitet e diktaturës komuniste, pranoi detyrën.

Për disa takime të rëndësishme unë dhe shkodrani fisnik, zogisti Ferid Lluja, me taksi e shoqëronim në Tiranë, por më tepër zogistët trokitnin në derën e shtëpisë së Sokolajve, ku Shanoja ishte ajo që u hapte portën, i priste dhe u servirte kafet me një zemër të hapur dhe respekt për të gjithë: si ata që kishte njohur në burg apo në internim në Savër të Lushnjës, si edhe ata më të rinjtë që njihte për herë të parë, por për familjet e tyre kishte njohje dhe kujtesë të saktë. Nga ata që vinin te kjo shtëpi, mjaft ishin bashkëvuajtës me Ibrahimin e Shanon, ose të arratisur nga regjimi komunist, si: Ramiz Mena, Hamit Kurti, Ahmet Kolgjini, Sait Preni, Akil Basha, Gafur Spahia, Enver Shaska, Skënder Kalaja, Lin Martini, etj.

Këtë familje e nderonte dhe e respektonte e gjithë shpura e emigracionit politik që vinin në Shqipëri, herë pas here, si dhe përfaqësuesit e Oborrit Mbretëror, si Abedin Mulosmani, ish-ministër i Oborrit Mbretëror, Skënder Zogu, Ylli Spahiu etj., por Dr. Fuad Myftija dhe përfaqësuesit e OKLL, hynin e dilnin në këtë shtëpi, duke marrë me vete atë ngrohtësi që u afronte Shanoja, si gjithnjë me zemër të gjerë, duke servirur kafetë dhe, ashtu pa u ndier, me librin në dorë, kalonte në katin e dytë dhe përsëri, kur miqtë largoheshin, ajo do të ishte e para në përcjelljen e tyre.

Në bisedat që zhvilloheshin duke shijuar kafetë, unë mësova shumë nga kujtimet e këtyre zogistëve të plakur para kohe nga vuajtjet e regjimit diktatorial të Enever Hoxhës. Ata flisnin për vajzën gjirokastrite me shumë respekt për qëndrimin e saj burrëror, me gjithë fatkeqësitë që kishte kaluar familja Dosti. Më ka takuar të bisedoj vetëm për vetëm me këtë çift nacionalistësh. U ofroja dëshirën për t’i bërë të njohura vuajtjet e tyre nën diktaturë, por gjithnjë me një refuzim që përmbante një kulturë qytetare, ata iu shmangeshin këtyre “ofertave”, madje edhe daljes në ekranet televizive.

Nga bisedat me bashkëvuajtësit e tyre, kisha mësuar se Shanoja kishte qenë shoqe në Institutin “Nëna Mbretëreshë” me Nexhmie Hoxhën, e cila edhe kishte hyrë në shtëpinë e Dostejve. Unë me shumë kujdes, prisja sa të mbyllte faqet e librave që lexonte, i kërkoja të më thoshte diçka nga jeta e saj rinore. “Kam shumë për të treguar, por unë nuk dua të bëhem dëshmitare sot, për ato vite aq të bukura në rini, pas fatkeqësisë me humbjen e nënës e të vëllait. Unë nuk dua të shfaqem si një heroinë që kërkon të përfitojë nga vendosja e Demokracisë”, -më përgjigjej me një gjuhë të ëmbël dhe me modesti.

Po ashtu edhe Ibrahimi, si në “marrëveshje” me bashkëshorten, ngurronte të fliste për veprimtarinë e tij në kohën e Mbretërisë (kishte qenë edhe në Mukje, ku është nënshkruar marrëveshja e njohur me të njëjtin emër, thoshte, si korrier) dhe për vuajtjet e burgut e internimit. Por Shanoja kur ishte në një ditë të qetë, pa problemet shëndetësore që pleqëria ia rëndonte më shumë si asaj dhe bashkëshortit, nuk rezervohej të fliste edhe për vuajtjet në burgun e Kuçovës dhe internimet në Lushnjë.

“Edhe sot kur i kujtoj ato vuajtje them me vete se Zoti na paska falur dy jetë. Gratë e vajzat e familjeve më të njohura, nga Shkodra deri në Gjirokastër, të shkolluara e me kulturë perëndimore, trajtoheshim si në kampet naziste, me orë të tëra në llucë dhe ujë. Ajo që na mbante të gjallë, ishte shoqëria dhe miqësia që kishim njëra me tjetrën. Ishim të njohura si familje që në vitet e rinisë dhe këtu në kampet e internimit, kjo miqësi e shoqëri, u bë si të ishim të një familjeje. I vinim në ndihmë njëra-tjetrës, si gjatë punës, apo kur bëheshim të sëmura”!

Atë ditë kur kinooperatori, Ilia Terpini shkrepi atë fotografi, Shanoja iu drejtua Ibrahimit:

– “Kjo foto është edhe fotografia e martesës, mor’ burrë”.

Unë e ngacmova: -“Po dasma, ku u bë”? Ibrahimit i shkëlqyen sytë.

“Në kampet e internimeve e sidomos në Savër të Lushnjës, janë krijuar disa familje dhe ne të moshuarit e ndiqnim shembullin e njëri-tjetrit dhe unë pata shumë fat me Shanon, pasi më inkurajonte dhe më shërbente pa njohur lodhje, pasi unë bëhesha shpesh i sëmurë”, – më tha Ibrahimi.

Operatori i mirënjohur i ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, i ndjeri Ilia Terpini, bëri shumë plane regjistrimi në shtëpinë karakteristike shkodrane të Sokolëve. Pati regjistruar dhe çiftin e moshuar, përfshirë këtë foto që më pat dhuruar në mes shumë të tjerave. Kjo foto e vitit 1994, shpreh rrezatimin e dy intelektualëve që përfaqësonin dy dyer të mëdha në Shkodër e Gjirokastër, edhe pse mbi supet e tyre, rëndonin jo vetëm vitet e pleqërisë, por edhe vuajtjet që u shkaktuan shoqet e shokët e tyre të rinisë sapo morën pushtetin. Jo vetëm që iu kthyen shpinën, por as donin t’i njihnin.

Në lagjen Dergut, ku banojnë shumë familje me mbiemrin Sokoli, gra të moshuara e të reja, përpara se të kalonin në shtëpitë e tyre, kthenin e takonin Shanon, i ofronin dhe përkujdesje dhe si gjithnjë, ajo me buzëqeshjen e saj karakteristike, nuk mungonte që kafen e mëngjesit, ta pinte me kojshitë e saj, që edhe sot e kujtojnë me mallëngjim e respekt, por jo vetëm, këtë grua që u shkodranizua shpejt, me zakonet e traditat e Shkodrës.

Ato, po të njëjtin respekt treguan dhe për një çift tjetër që jetonte, ashtu në heshtje, por krenar: motër e vëlla, Safeten dhe Hodon. Ai kishte kaluar një jetë në burgjet e Burrelit, ndërsa motra kishte marrë rrugët e Shqipërisë, për të qenë pranë vëllezërve të saj, në burgje apo në kampe internimi. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shoqëruesi im, Bashkim B, rrinte mbrapa meje në auto-veturë, që të shihte se çfarë po regjistronte kamera ime dhe ai nuk më lejonte të fotografoja...“ ! / Aventura e gazetarit turk në 1980-ën! (Fotot e rralla)

Next Post

“Kur shoqëroja Sulo Gradecin që vinte për të marrë ilaçet e Enverit, ai më tregoi se...”/ Dëshmia e rrallë e ish-diplomatit shqiptar në Romë, që flet edhe për takimet me Klaudio Vilën e Mikele Placidon

Artikuj të ngjashëm

“Ky është një krim i vogël, në raport me ato në Shqipëri, por është nga më të shëmtuarit, është hakmarrje ndaj grave që…”/ Kur Kadare denonconte barbarizmin e regjimit komunist, ndaj grave të huaja
Personazh

“Ky është një krim i vogël, në raport me ato në Shqipëri, por është nga më të shëmtuarit, është hakmarrje ndaj grave që…”/ Kur Kadare denonconte barbarizmin e regjimit komunist, ndaj grave të huaja

June 28, 2025
“Kur e pyeti shërbëtorin e ambasadës britanike, Qazim Kukeli, se ç’mund të bënte për të, ai i tha; asgjë, vetëm fol mirë për Shqipërinë…”! / Historia e rrallë Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve
Personazh

“Kur e pyeti shërbëtorin e ambasadës britanike, Qazim Kukeli, se ç’mund të bënte për të, ai i tha; asgjë, vetëm fol mirë për Shqipërinë…”! / Historia e rrallë Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve

June 24, 2025
“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Personazh

“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

June 17, 2025
“S’na intereson, sa ka shkruar Lenini, por çka bërë ai për Shqipërinë dhe…”/ Historia e panjohur e deputetit rebel, pjesëmarrës në Revolucionin e Tetorit, që anatemohej si aventurier, se s’martohej dhe Enveri e dënoi me vdekje
Personazh

“Ishte Enver Hoxha në krye të PKSH-së, që mallkoi ‘Mukjen’, që heshti për masakrën e Tivarit, që çoi repartet partizane për…”/ Refleksione rreth librit ‘Ideali i papërfunduar kombëtar’ të Hysni Shaqirit

June 14, 2025
“Kur Boçi na dha lajmin; vdiq Enver Hoxha, kalova përball disa burrave ku ishte edhe i plotfuqishmi i zonës dhe u futa në shtëpi, ku i thashë Gimit; Ngordhi, ngordhi, por ai…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës   
Personazh

“Kur Boçi na dha lajmin; vdiq Enver Hoxha, kalova përball disa burrave ku ishte edhe i plotfuqishmi i zonës dhe u futa në shtëpi, ku i thashë Gimit; Ngordhi, ngordhi, por ai…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës  

June 12, 2025
“Kur shkova në Spaç dhe mu shfaq Fatosi, ashtu i qethur zero, me ato rrobat e shëmtuara të burgut, u ngashëreva dhe isha gati të shpërtheja në lot, por ai më tha…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës
Personazh

“Kur shkova në Spaç dhe mu shfaq Fatosi, ashtu i qethur zero, me ato rrobat e shëmtuara të burgut, u ngashëreva dhe isha gati të shpërtheja në lot, por ai më tha…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës

June 11, 2025
Next Post
“Kur shoqëroja Sulo Gradecin që vinte për të marrë ilaçet e Enverit, ai më tregoi se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-diplomatit shqiptar në Romë, që flet edhe për takimet me Klaudio Vilën e Mikele Placidon

“Kur shoqëroja Sulo Gradecin që vinte për të marrë ilaçet e Enverit, ai më tregoi se...”/ Dëshmia e rrallë e ish-diplomatit shqiptar në Romë, që flet edhe për takimet me Klaudio Vilën e Mikele Placidon

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme