• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, March 23, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Selim Kelmendi ka mbajtur në shtëpinë e tij në Fushë-Krujë një djal kosovar, 12 vjeç, që erdhi pas demonstratave të ’81-it dhe kur u kthye në Kosovë, ai foli në…”/ Raporti sekret i “Furtuna”, në ’83-in

“Nga burgjet e UDB-së, te ato të Enver Hoxhës, ku vuajti 14 vite…/ Historia e panjohur e ish-Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Zvicër
“Selim Kelmendi ka mbajtur në shtëpinë e tij në Fushë-Krujë një djal kosovar, 12 vjeç, që erdhi pas demonstratave të ’81-it dhe kur u kthye në Kosovë, ai foli në…”/ Raporti sekret i “Furtuna”, në ’83-in
“E vërteta e vdekjes së Selim Kelmendit në burgun e Burrelit, ku të nesërmen erdhi mjeku ligjor dhe i bëri autopsinë në qeli…”/ Dëshmia tragjike e Jetullah Gashit
“Selim Kelmendi ka mbajtur në shtëpinë e tij në Fushë-Krujë një djal kosovar, 12 vjeç, që erdhi pas demonstratave të ’81-it dhe kur u kthye në Kosovë, ai foli në…”/ Raporti sekret i “Furtuna”, në ’83-in
“Nga burgjet e UDB-së, te ato të Enver Hoxhës, ku vuajti 14 vite…/ Historia e panjohur e ish-Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Zvicër
“Selim Kelmendi ka mbajtur në shtëpinë e tij në Fushë-Krujë një djal kosovar, 12 vjeç, që erdhi pas demonstratave të ’81-it dhe kur u kthye në Kosovë, ai foli në…”/ Raporti sekret i “Furtuna”, në ’83-in
“Nga burgjet e UDB-së, te ato të Enver Hoxhës, ku vuajti 14 vite…/ Historia e panjohur e ish-Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Zvicër
“Selim Kelmendi ka mbajtur në shtëpinë e tij në Fushë-Krujë një djal kosovar, 12 vjeç, që erdhi pas demonstratave të ’81-it dhe kur u kthye në Kosovë, ai foli në…”/ Raporti sekret i “Furtuna”, në ’83-in
“Nga burgjet e UDB-së, te ato të Enver Hoxhës, ku vuajti 14 vite…/ Historia e panjohur e ish-Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Zvicër
0
Shares
738
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tridhjetë e nëntë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja voluminoze (formulare, hetimore dhe gjyqësore), e Myrteza Bajraktarit me origjinë nga Gostivari, i cili pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Tetovës, në vitin 1952, filloi studimet e larta në Universitetin e Shkupit, në degën e Filozofisë, ku krahas mësimeve ai u punësua edhe si gazetar në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që botohej në Shkup, nga ku e largojnë shpejt, pasi botoi një artikull ku dilte hapur kundër shpërnguljes së shqiptarëve të Jugosllavisë për në Turqi dhe, si rezultat u emërua mësues në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli” të Kumanovës.  Arrestimi i Myrtezait nga UDB-ja në vitin 1952, pasi ai bënte pjesë në një organizatë të fshehtë të quajtur, ‘Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare’ dhe dënimi i tij me shtatë vite burg politik, të cilat i vuajti në burgun e Nishit dhe të Idrizovës. Arratisja nga Jugosllavia dhe ardhja në Shqipëri, ku pasi qëndroi disa kohë në kampin e internimit në Seman të Fierit, i’u dha e drejta e shkollës së lartë, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, por pasi refuzoi emërimin në qytetin e Beratit, në vitin 1971, arrestohet dhe dënohet me shtatë vite burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”. Dalja nga burgu e lënia pa punë deri në shembjen e regjimit komunist dhe emërimi i tij si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Zvicër, deri në vitin 1993, si dhe më pas zgjedhja e tij si Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë, për vendet e Beneluksit, ku ai punoi për çështjen e Kosovës, deri sa u nda nga jeta më datën 11 dhjetor 2020. E gjithë dosja e plotë e Myrteza Bajraktarit, me emrat e funksionarëve dhe oficerëve të Sigurimit të Shtetit, pseudonimet e bashkëpunëtorëve, “kolegëve” e “bashkëpatriotëve” që e ndiqnin dhe survejonin, provokatorët në qelitë e hetuesisë, dëshmitarët që i dolën në gjyq, letrat dërguar Enver Hoxhës dhe instancave të larta zyrtare ku kërkonte pafajësinë e tij, etj., etj., publikohet për herë të parë nga Memorie.al

                                                       Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

“Babai im, u arrestua për vrasjen e Bardhok Bibës, por në korrik 1950, ai theu burgun e Rrëshenit dhe u arratis më pas në Jugosllavi, me vëllanë tim, Gjonin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë, 1972

Dokumenti sekret me raportin e hartuar nga Punëtori Operativ Th. T., me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Shkëlzeni”, lidhur me bisedat që ai ka bërë me Selim Kelmendin, në qelitë e hetuesisë së Degës së Punëve të Brendshme të Krujës

Marrë nga P.O p. Th.T.

Dhënë nga B.p. “Shkëlzeni”

Raport i Dt. 1.11.1983

Burimi njofton se në datën 1.11.1983, kur Selimi u kthye në dhomë dhe e pyeti atë, po ti si e kalove në hetuesi, ke kohë që je kthyer nga hetuesia?! Ai ju përgjigj: ka një copë herë që më lëshoi hetuesi, më kërkoi ç’porosi më ka thënë Zefi dhe që ke kryer ti.

Unë i thashë hetuesit se, Zefi më ka thënë të shoqërohemi përditë bashkë, pasi mund të rrezikohem nga hasmi. Hetuesi më pyeti papandehur, Zefi me të cilët të arratisur është takuar në Jugosllavi? Unë u zura ngushtë dhe i thashë me Niman Kadriun e Shoshanit të Tropojës.

Hetuesi më tha: çka biseduar Zefi me Nimanin, unë ju përgjigja se, nuk di gjë më tepër. Hetuesi më tha, fol vetë e tregoji të gjitha, jo gjithmonë me të pyetur. Unë, tha hetuesi, dëshiroj që hetuesinë ta bëjmë bashkë në mënyrë paqësore, por kjo varet nga ti, sesi do reagosh ndaj fajësisë, mendohu dhe dua përgjigje.

Për këtë ik më tha, për këtë jam në hall e jemi ngatërruar keq. Selimi i tha atij që ke bërë keq që i ke thënë emrin e Nimanit. Kij parasysh herë tjetër kur të pyesi hetuesi mos ju përgjigj menjëherë por thuaji nuk më kujtohet.

Hajde në dhomë, mendohu mirë dhe pastaj jep përgjigje, siç do ti e jo siç do hetuesi. Selimi pyeti, Nimani a është takuar me Zefin, dhe ku jeton, a ka njeri këtu, etj. Ai i tha se Zefi ka ndenjur dy muaj me Nimanin në Plavë.

Nimani ka një vëlla me vete, kanë tokë e shtëpi. Selimi më tha se do të pyesi hetuesi, nëse ka ardhur Nimani dhe a është takuar me Zefin. A i ka dhënë ndonjë porosi vëllait të tij. Ai i tha se me të vërtetë ishte në hall. Në këtë kohë, Selimi nxori nga xhepi një letër me pyetje dhe ja lexoi atij, se me cilët persona ke biseduar ti Selim, për të realizuar detyrën kryesore, etj.

Ai i tha që ti Selim, je i fortë që i paske biseduar këto me gra si llafe pazari. Këtu nuk bëhet fjalë për një Kristinë, por për shumë gra. Kjo të paska prurë në burg ty. Ne nga malësia nuk ja lëmë punët grave. Këto janë punë burrash. Selimi i tha se unë nuk i kam bërë këto llafe pazari. Më vonë ai i tha Selimit, që ta nxirrte dhe njëherë letrën.

Ai e nxori dhe pasi u lexua nga të dy pyetja, rezultoi se bëhet fjalë jo për një, por për shumë persona. Jam në hall të madh tha Selimi. Ai më tha që pas disa ditësh, i kishte thënë hetuesve që po të doni ju, ju them dhe emra koti, por në atë çast hetuesit ishin prerë dhe i kishin thënë që t’ju tregonte për emrat që gjendeshin në dokument.

  “Shkëlzeni”

Shënim: Myrteza Bajraktari është shok i ngushtë i Selimit, është emigrant kosovar dhe banon në Tiranë, ndiqet në 2/A nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Tiranës. Ndërsa Kristina Pali, jeton në Fushë Krujë.

Vlerësim: E dhëna ka vlerë operative pasi, Selimi mendon se hetuesit e kërkojnë për Myrteza Bajraktarin, përveç Kristinës në Fushë Krujë. Detyrën që B.p. ka konsumuar me Selimin, e ka kryer sipas porosisë sonë dhe kjo u dëgjua me T.O.

Detyra: Nuk ju dhanë pasi, nuk u mor në hetuesi.

Masat Operative: E dhëna të shtypet në katër kopje, një për Selimin, një për Myrteza Bajraktarin, një për Kristinën, dhe një për Degën e I-rë.

Me të dhënat, të njihen hetuesit e çështjes që të intensifikojnë hetimin ndaj Selimit. Meqë këto biseda pjesërisht janë dëgjuar me T.O., pasi të nxirret informacioni, të bëhet krahasimi me të dhënën.

                           Puntori Operativ

                                      Th. T.

Dokumenti sekret me ekstraktin e hartuar në Punëtori Operativ, Simon Qirici, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Galeci”, lidhur me bisedat që ai ka bërë me Myrteza Bajraktarin

Sekret

Tiranë më 11.11.1983

                                                                              Ekstrakt 

Nxjerrë nga raporti i “Galecit” datë 10.11.1983, për objektet Myrteza Bajraktari, Ahmet e Ismail Kelmendi.

Burimi thotë se njihet me Myrteza Bajraktarin, ka pasur muhabet me të por, pas burgut, Myrtezai i ka ndërprerë bisedat me burimin dhe me disa kosovarë të tjerë, duke thënë se: “shokët ma bënë të keqen”. Myrtezai rin më tepër me baxhanakun e tij, Ahmet Sadiku.

Ka në Shkodër dhe një baxhanak tjetër, Estref Kelmendin. Lidhur me Selim Kelmendin në Fushë Krujë, që është arrestuar kohët e fundit, burimi thotë se ai……………….!

Pra duhet të ketë diçka dhe me……………………..e arrestuar e ndoshta ky është pajtuar me pikëpamjet e plakës, për të zhvilluar veprimtari armiqësore. Vlerësimi dhe detyrat, ndodhen në raportin origjinal.

U shtyp në një kopje sipas origjinalit që ndodhet në dosjen e punës së agjentit “Galeci”.

                                  Punëtori Operativ

                                    Simon Qirici

Dokumenti sekret me ekstraktin e hartuar nga Punëtori Operativ, Sokrat Paskali, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Furtuna”, nga qyteti i Shkodrës, lidhur me informatat që ai kishte për Selim Kelmendin dhe Myrteza Bajraktarin    

                 Sekret

             Ekzemplar

                                                          Shkodër më 22.11.1983

                                                                      Ekstrakt

Detyrë e dhënë nga B.p. “Furtuna” datë 21.11.1983

Jam interesuar dhe për Selim Kelmendin. Është në burgun e Tiranës. Është i izoluar plotësisht. Vetëm 1 kg. biskota dhe sheqer, i lejohet t’i dërgohet nga bashkëshortja. Të shoqen në Fushë Krujë, e ka takuar Myrtezai. Edhe unë e kam takuar kur ka ardhur këtu.

Selimin e akuzojnë se ka mbajtur një djalë 12 vjeç. Ky djalë ka ardhur në Shqipëri pas demonstratave në Kosovë, dhe është vendosur në Shtëpinë e Fëmijës. Ai, është shumë i zgjuar dhe Selimi e ka mbajtur në shtëpinë e tij për disa muaj.

Për këtë, i ka shkuar Shaban Braha dhe i ka thënë që fëmija, duhet të rrijë atje ku është vendosur. Fëmija vetë, ka refuzuar që të rrijë në Shtëpinë e Fëmijës. Pas kësaj, është larguar dhe ka shkuar në Kosovë.

Atje, ka folur për pesë ditë në Radio, nga një orë në ditë. Këtu, e kanë incizuar dhe kanë arritur në konkluzionin se: materialin e ka përgatitur Selim Kelmendi, pasi ai si fëmijë, nuk ka pasur mundësi të përgatis materiale të tilla.

  “Furtuna”

Shënim: Estref Kelmendi, Selim Kelmendi, dhe Myrteza Bajraktari, janë ndjekur e ndiqen në problemin “Gorrilla”, si agjentë të Zbulimit Jugosllav.

Vërtetohet njësh me origjinalin

                                  Punëtori Operativ

                                     Sokrat Paskali

Dokumenti sekret me ekstraktin e hartuar nga Punëtori Operativ, Sokrat Paskali, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Furtuna”, nga qyteti i Shkodrës, lidhur me informatat që ai kishte për Selim Kelmendin dhe Myrteza Bajraktarin   

Sekret

                Ekzemplar

           Shkodër më 26.11.1983

Ekstrakt

Nxjerrë nga raporti i B.p. “Furtuna”, datë 22.11.1983

Estrefi thotë se, Selimi është njeri shumë i mirë. Më vjen shumë keq për të, por nuk kemi se çfarë të bëjmë. Izolimi i tij i plotë dhe akuza për atë fëmijën, janë shumë të rënda. Kur isha në Tiranë, ngarkova me detyrë Myrteza Bajraktarin dhe Idriz Lleshin, që të shkonin në gjyq dhe të shikonin se për çfarë do të dënohej ai në gjyq. Aty ishte dhe Idriz Lleshi, shok i ngushtë i Myrtezait me të cilin, është njohur që në Jugosllavi.

  “Furtuna”

Sqarim: Estref Kelmendi ndiqet në përpunim aktiv 2/A si agjent i mundshëm jugosllav në problemin e centralizuar “Gorrilla”.

Vërtetohet njësia me origjinalin

Punëtori Operativ

                                        Sokrat Paskali

Dokumenti sekret me ekstraktin e hartuar nga Punëtori Operativ, Sokrat Paskali, me të dhënat e bashkpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Furtuna” nga qyteti i Shkodrës, lidhur me informatat që ai kishte për Selim Kelmendin dhe Myrteza Bajraktarin    

Sekret

     Ekzemplar nr. 1

  Shkodër më 26.11.1983

                                                                    Ekstrakt

Nxjerrë nga raporti i b.p “Furtuna” datë 26.11.1983

Në datën 23.11.1983, burimi shkon në shtëpinë e Estref Kelmendit ku, pritja ju bë shumë e mirë. Mbasi filloi të shajë si zakonisht pasi në shtëpi nuk kishte njeri, Estrefi filloi të tregojë, për një shqetësim që kishte Myrteza Bajraktari, për të bijën. Gjatë kësaj bisede, ai tregoi se kishte takuar në Tiranë djalin e Rustem Gjatës.

Burimi e pyeti sesi është Rustemi me punë. Çfarë ka thënë për Selim Kelmendin. Selimi, më fliste për Rustemin me simpati, tregon burimi. Estrefi thotë se, Rustemi është njeri shumë i mirë. Burimi i thotë se: në ç’kuptim është i mirë Rustemi…?! Selimi e ka pasur shok të ngushtë. Nuk duhet t’i marrësh njerëzit ashtu.

Rustemi është njeri shumë i mirë. Por Selimi ka gabuar rëndë dhe këta, nuk ta falin. Në këto punë gabimi më i vogël, është si puna e korrentit. Burimi i thotë se, çfarë mund të ketë bërë tjetër Selimi, veç asaj historisë me atë djalin 12 vjeçar. Estrefi i thotë se: njerëzit tanë nuk janë prekur nga këto masa por, Selimi është futur në burg për agjitacion.

Shënim: Estref Kelmendi është në përpunim aktiv 2/A, si agjent i mundshëm i Zbulimit Jugosllav dhe ndiqet në problemin e centralizuar “Gorrilla”.

                              Puntori Operativ

                                 Sokrat Paskali

Dokumenti sekret me ekstraktin e nxjerrë nga Punëtori Operativ i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Lushnjes, Besim Veizi, lidhur me deponimet në gjyq të Hamza Nurçes, për Myrteza Bajraktarin

                     Sekret 

               Ekzemplar i vetëm

               Tiranë më 22.11.1983

                                                                           Ekstrakt

Nxjerrë nga shkresa e dërguar nga Degës së Punëve të Brendshme e Lushnjes, dërguar me nr.1113 datë 16.11.1983

Hamza Nurçe ndiqet në përpunim aktiv 2/A, si agjent i mundshëm i Zbulimit Jugosllav. Përsa kërkoni nga ana jonë, u lexuan një për një materialet që ndodhen në dosje dhe nuk rezulton që të bëhet fjalë për dërgimin e Myrteza Bajraktarit nga UDB-ja në Shqipëri. Në dosje ndodhet proces-verbali i pyetjes së Hamza Nurçes, si i pandehur.

Në datë 20.11.1968, ai ndër të tjera deponon: “Unë e di se Kapllan Resuli ka muhabete me Qerim Jakupin dhe Myrteza Bajraktarin, madje Myrtezai shkon gjithmonë në shtëpinë e tij. Për Myrteza Bajraktarin, më ka thënë Qerim Jakupi që është i pakënaqur sepse, në hetuesi i është çmendur një shok i tij që e kanë kthyer në Jugosllavi. Për këtë shkak është i pakënaqur ai. Memorie.al

Vërtetohet njësia me origjinalin

Punëtori Operativ

    Besim Veizi

                                                             Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 08 Qershor 2022

Next Post

“Dom Shtjefën Kurti asht tregue i gatshëm, me bashkëpunue për krijimin e një detashmenti të armatosur prej 4000 forcash…”/ Akuza e Gjykatës Ushtarake të Garnizonit të Tiranës, në ’47-ën

Artikuj të ngjashëm

Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Personazh

“Babai im, u arrestua për vrasjen e Bardhok Bibës, por në korrik 1950, ai theu burgun e Rrëshenit dhe u arratis më pas në Jugosllavi, me vëllanë tim, Gjonin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë, 1972

March 21, 2023
“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin,  kryeinxhinierin e Naftës
Personazh

“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin, kryeinxhinierin e Naftës

March 21, 2023
“Todi Lubonja shprehet se hetuesi i tij i ka thënë: koka nuk do të mbetet mbi supe po s’i pranove këto, ose do të varim dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, tetor ‘76
Personazh

“Kur shau udhëheqjen e Partisë, unë i thashë; ti Gjet Kadeli, je armik i betuar, ndërsa Kujtim Prushi, shtoi se do ta denonconte në Degën e Brendshme dhe…”/ Raporti me dëshminë e Fran Gjon Gjinaj, Mamurras, 1972

March 20, 2023
“Përveç dajës sonë, Dr. Faik Sharofi, i cili pa pyetur aspak për pasojat, na takoi para pallatit, kur po nisej makina për internim, edhe sopranoja e njohur…”/ Dëshmia nga SHBA-ës, e studiuesit Agron Alibali
Personazh

“Përveç dajës sonë, Dr. Faik Sharofi, i cili pa pyetur aspak për pasojat, na takoi para pallatit, kur po nisej makina për internim, edhe sopranoja e njohur…”/ Dëshmia nga SHBA-ës, e studiuesit Agron Alibali

March 20, 2023
“Ai u takua me Bardhe Gjomarkaj Bicin te shtëpia e saj në Milot dhe ajo i tha se Gjet Kadelin. e kishte mik e i vinte keq që e kishin arrestuar, pasi ai…”/ Raporti sekret i B.p. “Elida”, shtator ‘72
Personazh

“Ai u takua me Bardhe Gjomarkaj Bicin te shtëpia e saj në Milot dhe ajo i tha se Gjet Kadelin. e kishte mik e i vinte keq që e kishin arrestuar, pasi ai…”/ Raporti sekret i B.p. “Elida”, shtator ‘72

March 19, 2023
Next Post
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës

“Dom Shtjefën Kurti asht tregue i gatshëm, me bashkëpunue për krijimin e një detashmenti të armatosur prej 4000 forcash…”/ Akuza e Gjykatës Ushtarake të Garnizonit të Tiranës, në ’47-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!