• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Sazexhiun rom, Lym Rinxhi, për 4 ditë ikje pa leje, e dënuan 5 vjet burg dhe në fund, kur do shpërndaheshim, u dëgjua zëri i një ushtari që thirri…”/ Refleksionet e publicist të njohur

“Sazexhiun rom, Lym Rinxhi, për 4 ditë ikje pa leje, e dënuan 5 vjet burg dhe në fund, kur do shpërndaheshim, u dëgjua zëri i një ushtari që thirri…”/ Refleksionet e publicist të njohur
“Në vitet ’70-të, fillova të prodhoj në seri ‘Kanoçet’, ku ‘ishullarët’ filluan të shikonin lajme, filma, spektakle, etj., por ato, i kërkonin edhe komisarët, spiunët e..,”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur
“Sazexhiun rom, Lym Rinxhi, për 4 ditë ikje pa leje, e dënuan 5 vjet burg dhe në fund, kur do shpërndaheshim, u dëgjua zëri i një ushtari që thirri…”/ Refleksionet e publicist të njohur
“Sazexhiun rom, Lym Rinxhi, për 4 ditë ikje pa leje, e dënuan 5 vjet burg dhe në fund, kur do shpërndaheshim, u dëgjua zëri i një ushtari që thirri…”/ Refleksionet e publicist të njohur
“Sazexhiun rom, Lym Rinxhi, për 4 ditë ikje pa leje, e dënuan 5 vjet burg dhe në fund, kur do shpërndaheshim, u dëgjua zëri i një ushtari që thirri…”/ Refleksionet e publicist të njohur

Nga EDISON YPI

Memorie.al / Asgjë nuk ishte më absurde, sureale, e paarsyeshme, e kotë, e tepërt, se ushtria, shkolla, puna, shoqëria, arti, kultura, ekonomia, partia, ideologjia, të gjitha ishin të turpshme, të neveritshme, të frikshme. Por, të gjitha bashkë nuk ishin aq të pakuptimta, aq paradoksale, sa ushtria. Ushtria Popullore, ishte bashkësia prej mishi dhe ndryshku, nën urdhrat e 1 përbindëshi, që komandonte gjithçka në varësi të humoreve, tekave, dalldive të tij. Ushtria e “gjithë popullit ushtar” ishte një rrenë e madhe, që nuk u besua kurrë prej askujt. Ushtria e rregullit dhe disiplinës ishte një babylon i cilësive më të fëlliqura, më hileqare, më djallëzore. Ushtria e dëshpërimit ishte ushtria e ngjarjeve kriminale të paimagjinueshme. Gjatë tri viteve të shërbimit ushtarak në një repart kundërajror, 4 fatzinj vranë veten.

Të gjithë për të njëjtën arsye: nga pamundësia për të përballuar dëshpërimin e papërballueshëm që shkaktonte të qenët ushtar. Ushtria e frikës, ishte ushtria e oficerëve, që tmerrin e kotësisë së jetës me të cilën s’dinin ç’të bënin, e shkarkonin me ftohtësi dhe egërsi të skajshme, mbi inferiorët dhe ushtarët. Shumica e oficerëve ishin si shumica e ushtarëve: fshatarë që nga kazma dhe balta vinin, te shati dhe prashitja do shkonin.

Për këta, vitet e ushtrisë ishin periudha më e ndritur e jetës. Meseletë banale të përjetuara gjatë ushtrisë, ia tregonin dhe ia tregojnë sot e kësaj dite të zbukuruara njëri-tjetrit, gjatë netëve të dimrit rrotull vatrës. Ushtria e rraqeve mburrej me armatime “moderne”, që bota i kishte mbyllur me kohë nëpër muzeume. Ushtria e hekurishteve, mbante në ruajtje nëpër kapanone ose tunele qindra, a ndoshta mijëra, kamionë “ZIL”-a rus tre diferencialë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

Thoshin se kishin nam të mirë në Rusi dhe nëpër vende të tjera të ftohta. Por këtu që ishte vend i ngrohtë, pasi difektoheshin një herë, nuk ndreqeshin më kurrë. Sistemet e ushqimit me benzinë, ishin një tmerr pafund. U bllokoheshin xhiglerët e karburatorëve. U këputeshin vazhdimisht prixhionierët e semiakseve. Kur, më të rrallë, mezi i ndiznin me kavo dhe gërdallat i nxirrnin nga kapanonët “për stërvitje”, kohën më të madhe e kalonin si ulokë të ngathët reumarikë, duke u zvarritur nga një ofiçinë në tjetrën. Ushtria e budallallëkut, mbante për të aftë budallenj surrat-shtrembër, që gjoja kishin studiuar në Bashkimin Sovjetik, askush nuk e dinte për çfarë.

Një hajvan i tillë na vuri mua dhe një ushtar tjetër, të bënim punën më absurde dhe më të skëterrshme mbi dhè. Të shthurnim një kavo çeliku, për t’i marrë fijet e holla që s’u mor vesh pse i duheshin! Por halli ynë me kavon që përdridhej dhe na çante duart, s’ishte kurrgjë para halli mbi hall, që e kishte zënë atë. Kur shkonte gjatë dimrit në Karaburun ose Sazan, sa herë që dhiste, i dilte zorra e trashë nga bytha. Për ta ndrequr këtë defekt, merrte me vete një kapter që, zorrën e trashë dalë jashtë, ia fuste brenda me gishta. Ushtria e urisë që do të mbronte vendin nga armiqtë e egër me ushtarë të shëndetshëm, të cilët do të jepnin edhe jetën për ta mbrojtur atdheun, ushqehej me këtë menu ditore:

-Mëngjes, një garuzhde fasule me nja 200 gramë bukë si baltë.

-Drekë, një garuzhde supë, copën e bukës, një garuzhde pilaf ose makarona.

-Darkë, një garuzhde çaji, me ca kokrriza sheqeri brenda një gote alumini dhe copën e bukës, që shpesh shkaktonte sherre.

Po të thanë se ushtarët e diktaturës, kanë ngrënë sadopak më tepër se kaq, dije se; ke fol me horrin, hasmin, budallain. Oficerët i kishin qafat e trasha, faqet e skuqura, sytë e zgurdulluar, sepse hanin makarona dhe pilaf nga menuja e ushtarëve, në sasi të pakufizuara. Ushtarët ngordhalaqë të ushtrisë së uritur që pritej t’i derdhte plumb në gojë monarko-fashistëve grekë, si dhe të shkatërronte flotat detare dhe ajrore të armiqve imagjinarë, nga frika se mos vdisnin urie, arratiseshin pasditeve nëpër ullishta dhe vreshta për ca kokrra ullinj a ndonjë vile rrush, nëse do shpëtonin gjallë nga dajaku i rojave.

Një malësor që ecte i kërrusur me lëkundje parambrapa si kalë, hante çdo ditë nga një kovë me zarzavate të pa gatuara, të gjalla, siç i merrte atje ku i vidhte. Ushtria e pisllëkut kujdesej për higjienën e zhulsave. Për ta ruajtur qaforen e bardhë nga pisllëku i qafës së zezë, qepte mbi qaforen e bardhë një shirit celofani. Pecet e këmbëve që binin era përç, i hiqte fare si të tepërta. Ushtria e spiunllëkut, ishte sy e veshë e hundë e tëra.

Një herë na erdhi një prokuror ushtarak nga Tirana, për ta dënuar dhe për t’ia marrë erzin një ushtari rom nga Manza, që iku katër ditë në një dasmë, pa i thënë askujt. Mblodhën kompaninë ulur në bar para kapanoneve. Sazexhiun Lym Rinxhi, e dënuan dhe i hodhën hekurat për 4 ditë ikje pa leje, 5 vjet burg. Në fund, kur sapo u ngritëm në këmbë dhe do shpërndaheshim, u dëgjua zëri i një ushtari që iu drejtua Lym arixhiut, duarlidhur:

“Mbahu Lym. Burgu për burra është”! U tmerruan të gjithë. Si guxoi ky?! E llafosa këtë çudi me një mik, ushtar më i vjetër. Ulëritësi që mbrojti Rinxhin, kishte qenë provokator. E kishin vënë të bërtiste ato fjalë, për të parë se cili nga ushtarët do ta hante atë karrem, do pajtohej me atë thirrje. Ushtria e pathyeshme, kishte ca raketa kundra-ajrore. Halli se rusët dhe kinezët, nuk e dhanë kurrë kodin apo “password”-in e aktivizimit të tyre. Gjatë atyre pak provave “pa kod”, që u bënë, raketat fluturuan në drejtim të paditur.

Nga Divjaka ranë në malet e Martaneshit dhe prapa maleve të Krujës. Kur dëgjoi këtë tmerr, miku im, disidenti Sofokli Karpuzi, tha: “Ah që s’ranë te ‘Blloku’, te Kryeministria, te Komiteti Qendror, a të paktën te sheshi ‘Skënderbej’”. Ushtria e gjumit kishte një numër të pabesueshëm somnambulash, mbledhur me batanije zgëqeve, duke gërhitur me jargë që u rridhnin te cepi i gojës. Ushtarë e oficerë flisnin si në ëndërr, ecnin si në gjumë. Ushtria e rrenave, pëshpëriste vesh më vesh:

“Kemi bombën atomike. Ndodhet prapa kodrave te Ura e Beshirit. E kam parë me këto sy në Skrapar. Ma tha një kosovar që ia kishte thënë një vëlla kinez. Bombën e kemi, por aman qepe se na dëgjon armiku”. Ushtria e zboreve, nuk ua mësoi dot kurrë zboristave, as gjërat më elementare: pjesët funksionimin dhe mirëmbajtjen e ‘Karabinës’, apo përdorimin korrekt të kundra-gazit. Reparti me rreth 40 topa kundërajrorë, nuk kishte asnjë ekspert për radiolokatorë.

Një mirditor i pashkollë, që kishte qenë ushtar në atë repart luante atë rol. Një ditë ia behën ca kinezë, ekspertë për radiolokatorë. Ndenjën nja një javë. Shefi i tyre ishte një idhnak, nervoz, surrat-spec, që luante bixhoz tërë natën, te hotel “Turizmi” i Vlorës dhe të nesërmen andej nga mesdita, vinte sy-skuqur në ofiçinë.

Ushtria e dallamangove, kishte tmerrësisht shumë të pagdhendur, të pashkolluar. Isha 19. Për të rrotulluar tabelat e qitjes në distance, me anë të shkeljes së një butoni, improvizova diçka të thjeshtë. Më erdhi turp që e quajtën “shpikje”. Gjashtë bateri kundërajrore, dy në Karaburun, dy në Zvërnec, dy në Sazan, s’kanë qenë kurrë në gatishmëri. Me llafe po. Me vepra jo.

Ushtria qesharake, të mahniste me qyfyre. Sapo kisha nisur të punoja në torno, m’u vërsulën një nga një disa oficerë, me gëzhoja 37 mm. për t’ua bërë mullinj kafeje. Ua bëra disave. Mirëpo një ditë. më del përpara komandanti i repartit që s’po ia përmend emrin se, në dallim nga komisari. që ishte komplet idiot, komandanti s’ishte aq i keq. – “Ç’janë ata mullinj kafeje, që bën në torno?! Do të të fus në burg, po mora vesh se do vazhdosh të bësh të tjera. Ja ku i ke gëzhojat. Bëmë një mulli mua”.

Ushtria e fukarallëkut me shumicën e ushtarëve të ardhur nga zonat e thella, s’di pse dhe si bartte mendësi llogoresh si të Luftës së Parë Botërore. Të tillët, duke qenë thellësisht të bindur se ushtari shkon në luftë për plaçkë dhe për asnjë arsye tjetër, kursenin këpucët dhe gjimnastorkat, dhe në rastin më të parë i çonin në fshat.

Ushtria karikatureske e diktaturës së “disiplinës së hekurt”, kishte për komisar një idiot faqekuq dhe një komandant babëlok, dinak, injorant, që kishte qenë ca kohë në Rusi, ku kishte lënë nam me aftësitë e tij të jashtëzakonshme prej strategu lab, në luftërat për liri. E të tjera e të tjera, e ashtuquajtura “Ushtri popullore”, me copa mishi dhe male ndryshku, s’ishte asgjë tjetër, përpos një det me rrena, spiunllëk, gomarllëk, horrllëk, pisllëk. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur unë i kërkova drejtorit, arsyen e përjashtimit tim nga shkolla, ai më....”/ Dëshmitë e rralla të vajzës nga Tirana, që u internua në moshën 10 vjeçare

Next Post

“Kur erdhi Hrushovi në Shqipëri, ne të internuemit, na hoqën nga puna e sektorët afër qytetit të Lushnjës dhe na mbyllën dy javë, në kotecet e misrit, ku...”/ Kujtimet e Lek Pervizit, nga Belgjika

Artikuj të ngjashëm

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   

“Të birin e gjeneralit të arratisur në Greqi, e lidhën te një shtyllë para kapanoneve dhe aty do kalonin të gjithë të burgosurit e tjerë, për ta…“/ Dëshmitë tronditëse për kampin e kënetës së Maliqit

“Kur erdhi Hrushovi në Shqipëri, ne të internuemit, na hoqën nga puna e sektorët afër qytetit të Lushnjës dhe na mbyllën dy javë, në kotecet e misrit, ku...”/ Kujtimet e Lek Pervizit, nga Belgjika

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!