• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, November 27, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Rrethi çiklistik i Shqipërisë i 1925-ës që ai organizoi, ishte i pari në Europë për amatorët dhe ‘Gazeta Sporti’ e Shkodrës e komentoi…”/ Si u ”harrua” nga komunistët Palok Nika, që vdiq në Azilin e Pleqve?!

“Rrethi çiklistik i Shqipërisë i 1925-ës që ai organizoi, ishte i pari në Europë për amatorët dhe ‘Gazeta Sporti’ e Shkodrës e komentoi…”/ Si u ”harrua” nga komunistët Palok Nika, që vdiq në Azilin e Pleqve?!
“Edhe pse në fushë u futën titullarët e Komitetit të Partisë dhe Degës së Brendshme, duke e kërcënuar, Xhelal Juka, s’pranonte të dilte nga loja, pasi…”/ Historia e panjohur e ndeshjes së 15 majit 1951
Gara çiklizmi të vajzave dhe djemve të shkollave të ndryshme të Shqipërisë në vitin 1940-1943
Gara çiklizmi të vajzave dhe djemve të shkollave të ndryshme të Shqipërisë në vitin 1940-1943
Gara çiklizmi të vajzave dhe djemve të shkollave të ndryshme të Shqipërisë në vitin 1940-1943
“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran

Nga Gjergj Kola

Memorie.al / Shkodra është krenuar dhe krenohet si qyteti ku për herë të parë janë luajtur disa sporte në vendin tonë. Nëse krenohemi me këtë gjë, ajo që duhet të dimë është se një ndër njerëzit më të veçantë të kësaj historie, është padyshim Palokë Nika. Me emrin e tij janë të lidhura shumë ngjarje dhe episode historike që fillojnë në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të kaluar. Një figurë poliedrike sportive. Sportist, trajner, organizator, gjyqtar dhe gazetar. Një nga sportistët e parë të periudhës së formimit të shtetit shqiptar, trajner, organizator, gjyqtar dhe gazetar, i përkushtuar në përhapjen e sporteve. 

Të gjitha këto i ka bërë Palokë Nika. Ai ka lindur në Shkodër më 1892 dhe sporti do të shoqëronte gjithë jetën e tij. Ndeshja e parë ndërkombëtare në Shqipëri, iniciativë e Palokë Nikës. Skuadra “Independenca” ishte formuar në Shkodër që në vitin 1912. Luhej futboll në atë kohë dhe në krye të kësaj skuadre ishte pikërisht Palok Nika. Ushtritë okupuese në Shkodër kishin edhe ato skuadrën e tyre. Paloka i kishte vënë detyrë vetes dhe ishte angazhuar para skuadrave të qytetit se do të përfaqësonte Shkodrën me një skuadër përballë asaj të ushtrive okupuese.

Kjo skuadër u quajt “Independenca” dhe Palok Nika ishte kapiteni i saj. Në pranverën e vitit 1913 Shkodra përjetonte një ngjarje jo të zakontë. Ishte hera e parë që në Shqipëri zhvillohej një ndeshje ndërkombëtare. Dy skuadrat do të luanin në bazë të rregullores ndërkombëtare me kohën prej 90 minutash, dy pjesë nga 45 minuta. Vetë Paloka shkruante për këtë takim edhe këto radhë: “Shkodra bani çmos me ndihmue sportistët e vet. Mundem me thanë se s’mbeti njeri pa e pa atë ndeshje, gra e vajza, kush me binisha, kush me çarçaf e kush me ferexhe, kishin mbushun fushën, dy- tre sahat ma parë”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur teknikë italianë që erdhën në Radio-Tirana në 1939-ën, i thanë drejtorit; ‘ne duam këngë italiane e, jo shqiptare’, ai, në kulmin e zemërimit…”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm Gjergj Bubani

“Dhe qëndron ashtu si ishë, do mbaj emrin si e kishë, emr’i tija i vërtetë, është Nëntor njëzet e tetë…”/ Zbulohet poezia e panjohur e Ali Asllanit për Ismail Qemalin dhe fotot e rralla nga ceremonia e varrimit

Në përbërje të skuadrës janë futbollistë të njohur të familjeve qytetare shkodrane si; Hila, Prekolari, Gjoni, Kini, Halepjani, Fishta, Pashkja, Ashta etj. Skuadra e ushtrive austro-hungareze fitoi 3-1. Kjo ndeshje kaloi përmasat e një takimi futbolli apo përmes korrespondentëve ushtarakë europianë që ishin prezent në takim, mori vlera ndërkombëtare ku në gazetat e ndryshme të Europës u përshkruan komentet teknike të kësaj ndeshje. Përvoja që Paloka fitoi si futbollist e organizator, e shtyri atë në të tjera aventura duke i dhënë emër të shpejtë shoqërisë së porsakrijuar “Vllaznia“ më 1919.

Në pranverën e vitit 1920, pra më 23 maj, ai ka organizuar edhe takimin e dytë ndërkombëtare. Këtë herë duke pasë edhe ndihmën e shokut të tij të ngushtë Muhamet Halilit, duke luajtur ndaj ekipit të regjimentit italian, skuadër kjo që fitoi 1-0 me “Vllazninë”. Si kapiten skuadre, Paloka nuk mjaftohej me kaq por një vit më vonë, në Festën e Flamurit, më 28 nëntor 1920 zhvillon takimin e tretë ndërkombëtar, e përsëri me një skuadër italiane, të cilën Vllaznia e humb 1-5.

Aktiviteti i Palok Nikës do vazhdonte edhe jashtë Shkodrës. Përmes shumë peripecish dhe vështirësish, në vjeshtën e vitit  1921, përpara rinisë së Tiranës ai demostron një ndeshje futbolli, të bazuar në rregulloret ndërkombëtare. Paloka organizoi ndeshje edhe jashtë Shqipërisë, pikërisht në Cetinjë të Malit të Zi. Më 31 gusht 1922, “Vllaznia” me kapiten Palok Nikën luan me Cetinjën dhe humbet 0-4. Udhëtimi për atje u mundësua falë ndihmave që ka siguruar nga populli shkodran.

Palokë Nika, kapiten i vrapit

Me formimin e shoqnisë “Vllaznia”, Palokë Nika organizoi edhe të parën garë vrapimi në Shkodër, pikërisht më 13 qershor 1920. Marrin pjesë 25 vetë për të fituar kurorën e garës 4200 metra. Këtë garë e ka fituar pikërisht Paloka. Prezantimi shumë dinjitoz që ai bëri në këtë garë duke e bërë atë edhe më tërheqëse, bëri që ai të fitonte respektin dhe admirimin e sportdashësve shkodranë, të cilët pas kësaj gare filluan ta thërrasin “kapiten vrapi”.

Ishte vetë Luigj Gurakuqi që drejtoi një komitet organizator të posaçëm për një garë atletike, 8 km. e gjatë. Kjo garë u zhvillua më 4 korrik 1920 në rrugët kryesore të qytetit. Fitues sërish është shpallur Palokë Nika. Gazeta “Ora e Maleve” i ka bërë jehonë garave të atletikës, ku në vend të veçantë spikaste emri dhe talenti i kësaj figure sportive. Do të vijë edhe momenti i zhvillimit të garës klasike të atletikës, të maratonës në Tiranë në vitin 1923, ku Paloka mundi të angazhojë 35 veta, ku në komisionin organizator të maratonës ishte edhe Beqir Gjylbegu.

Maratona ishte e gjatë 16 km. Aktivitetet e atletikës Paloka i organizonte në mes shoqërive të qytetit si “Juventus”, “Djelmënia” e “Lekë Dukagjini” apo dhe “Gjergj Kastrioti”, “Tarabosh”, “Drita” etj., ku nuk mungonte as gjyqtaria me kronometër, korsi të shkruara, pedanë e gropa kërcimi të rregullta. Ai dha kontribut në pjesëmarrjen e shoqërisë “Studentë Shkodra” në Olimpiadën e parë ndërkombëtare në Zeta të Cetinjës ku shkodranët fituan vendin e parë dhe morën 5 medalje ari.

Palokë Nika i dha Shqipërisë Rrethin e parë çiklistik në Europë

I përkushtuar në përhapjen e sporteve, Palokë Nika kërkon të shtojë gamën e tyre. Iniciativa dhe kultura që zotëronte, i ofroi atij detyra me rëndësi në rang kombëtar si organizatori i sportit shqiptar në qeverinë e Sulejman Delvinës në vitin 1920. Në vitet e qeverisjes së Zogut dhe më pas të Monarkisë, ai do të gjejë terren për të zhvilluar gara e ndeshje sportive me përmasa të mëdha. Kështu, në vitin 1925, shtator, ai pasi ka organizuar me sukses garat e para çiklistike në Shqipëri, ato e itinerar Shkodër- Koplik e kthim në maj 1920 dhe garën e parë kombëtare Tiranë- Shkodër në gusht 1920, organizon edhe të parin Rreth Çiklistik në Shqipëri.

Në prill të vitit 1925, ai me cilësinë e Direktorit të grupit sportiv i drejton një letër Ministrisë së Arsimit, duke përcaktuar edhe itinerarin prej 1000 km. që përshkon Rrethi nga Shkodra deri në Gjirokastër e Korçë dhe mbërritja në Tiranë. Pra, duke shkelur në 14 qytete të Shqipërisë. Janë 25 të rinj të 7 shoqërive të Shkodrës që ndërmarrin këtë aventurë, teksa Palokë Nika me këtë që bëri, mbetet një personazh i madh i historisë së sportit shqiptar. Jehona e këtij Rrethi i kaloi kufijtë e Shqipërisë.

“Gazetta dello Sport” e Italisë e krahasonte këtë ngjarje me “Tour d’Italia” e gazeta “Temps” e Parisit me ‘Tour de France”, ku vetë konsulli francez në Shkodër, ka shkruar lajmin e rrethit të parë çiklistik. Nuk ka munguar as gazeta “Sporti” e Bukureshtit dhe “Vremie” e Beogradit t’i bëjnë jehonë këtij evenimenti sportiv. Paloka si kryegjyqtar mbajti mbi supe gjithë peshën e kësaj veprimtarie. Përveç gjyqtarisë (Hysen Lohja – Sezai Borshi) ai kishte pranë edhe fotoreporterin e mirënjohur Shan Pici, si dhe një infermier e një shofer.

Ky Rreth i dha emër e lavdi sportit shqiptar kur Besnik Dizdari, me cilësinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, në Kongresin Botëror të Shtutgartit në vitin 1991, arriti të marrë miratimin e forumit më të lartë të çiklizmit, se Rrethi i Shqipërisë i vitit 1925, ishte i pari në Europë për amatorët. “Gazeta Sporti” e Shkodrës e vitit 1925 që e komentoi gjerësisht këtë eveniment, ditën e mbërritjes së çiklistëve me në krye Palokë Nikën në Shkodër, e quan “festë kombëtare”, ndërsa shtypi perëndimor një ngjarje të rrallë. Rrethi i dytë do të zhvillohej 11 vjet më vonë (1936) dhe Palokë Nika është sërish aty si organizator.

Palokë Nika gazetar

Përveçse sportist shumë i mirë dhe drejtues e organizator po aq i zoti, Palokë Nika shquhet edhe si publicist. Në vitin 1925-‘26, për dy vjet me radhë nxjerrë me shpenzimet e tij gazetën “Gazeta e Sportit”, përkrah bashkëqytetarit të tij Musa Kopliku që botonte gazetën “Shkëndia”. Ai ka botuar më vonë edhe disa kujtime të shkurtra të përmbledhur me titullin “Koreografi sportive 1895-1925”, ku ndër të tjera do shkruante: “Hipizmi në Shkodër ka ekzistuar që në vitin 1925. Në qytet kishte kalorës të aftë e kuaj të zgjedhur. Në garat që zhvilloheshin tek lulishtja popullore, banda e Katedrales nën drejtimin e Prof. Frano Ndoja, merrte pjesë të zgjedhura të muzikës turke. Në gara asistonin Valija e Shkodrës, konsujt austro-hungarezë, të Francës, Anglisë, Norvegjisë e të Italisë të cilët asistonin me kuajt e tyre.

Në vitin 1908 kam qenë lojtar në skuadrën ‘Sakuzzo’ në Piemonte të Italisë ku ndodhesha për studime në një kolegj. Në Shkodër kishin dy fuqitë internacionale të përbëra prej Austri- Hungarisë me 1000 vetë, italianë 1000 vetë, anglez 1000 vetë, gjerman 500 vetë marinar e francez 500 vetë. Skuadra ‘Independenca’ për mue ka pasë sukses të madh sepse ka lojtur shumë mirë. Meqë ishte hera e parë që lojtarët e saj, u paraqitshin në një ndeshje publike e kundra një skuadre me eksperiencë. Në vitin 1918 arrijmë nga Italia në Vlorë dhe komanda italiane na çoi në Gjirokastër pasi kishim krye një kurs oficerësh.

Paloka që asht shpirti i sportit, formon në Gjirokastër dy skuadra futbolli me elementë milic dhe fillon stërvitjen. Po kështu veprova edhe në Delvinë, Sarandë e Përmet. Tani shoqnia ‘Vllaznia’ ka një skuadër të fortë. Independenca inkorporohet me ‘Vllazninë’. Paloka asht gjithnjë kapiteni dhe trajneri i saj. Më 1920 organizova në Tiranë skuadrën e futbollit dhe e trajnova vetë, ndërsa kapiten është Erebara. Ideova ndeshjen e parë me ‘Vllazninë’. Bëhen përgatitje të mëdha me pritë shkodranët. Loja zhvillohet në fushën e ‘Shallvareve’. Marrin pjesë edhe ambasadorët e shteteve të huaja.

Nga Shkodra me karroca për tre ditë u nisën shumë tifozë. ‘Kryqi i Kuq Amerikan’ vuri në dispozicion një kamion me transportu publikun. Deri të dielën në drekë u transportuan 250 shkodranë, plus 65 veta me karroca. Asht hera e parë që shifet një ndeshje futbolli në Tiranë. Pritja e ‘Vllaznisë’ qe madhështore. Në Shkodër futbolli asht ba bukë e përditshme. Të sjellunit me biçikleta në formë kampionati kombëtar në vitin 1925, përbënte në historinë e çiklizmit të gadishullit Ballkanik një epope të re”.

Mos vlerësimi

Duke i kushtuar jetën sportit, ai la pas jetën e tij. Jo më kot, vitet e fundit të pleqërisë, Palokë Nika i ka kaluar në një Shtëpi Pleqsh në qytetin e tij të lindjes. Ndonëse njihej si një nga sportistët e parë të periudhës së formimit të shtetit shqiptar, ndonëse emri i tij kishte kaluar kufijtë e Shqipërisë, pas vitit ’44, atij shumë pak iu lakua emri.

Madje, në momentin kur ai vdiq, pikërisht në vitin 1961, në nekrologjinë e vdekjes të botuar në gazetën “Sporti”, as që evidentohej ajo që Paloka kishte bërë për garat e para kombëtare dhe ndërkombëtare. Megjithatë, ai ende edhe sot vlerësohet për atë se çfarë ka bërë. Jo më kot, klubi Vllaznia dhe Bashkia Shkodër kanë akorduar çmimin e lartë sportiv “Palokë Nika” sepse ai e meriton këtë, madje shumë më tepër sesa kaq./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur teknikë italianë që erdhën në Radio-Tirana në 1939-ën, i thanë drejtorit; ‘ne duam këngë italiane e, jo shqiptare’, ai, në kulmin e zemërimit...”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm Gjergj Bubani

Next Post

“Në burg, Padër Filip Mazrrekun, e lidhën me pranga me hoxhën e Drishtit dhe fratit katolik i duhej të ulej me të, sa herë që Aliu mysliman falej...”/ Dëshmia e nipit të klerikut dhe muzikanti të famshëm

Artikuj të ngjashëm

“Në mbrëmjen e 6 majit 1976, kur Haki Beleri, po drejtohej nga studioja e transmetimi të lajmeve, u ndalua nga polici rojës, duke…”! / Historia e trishtë e legjendës së mikrofonit të Radio-Tiranës
Personazh

“Kur teknikë italianë që erdhën në Radio-Tirana në 1939-ën, i thanë drejtorit; ‘ne duam këngë italiane e, jo shqiptare’, ai, në kulmin e zemërimit…”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm Gjergj Bubani

November 25, 2025
“Dhe qëndron ashtu si ishë, do mbaj emrin si e kishë, emr’i tija i vërtetë, është Nëntor njëzet e tetë…”/ Zbulohet poezia e panjohur e Ali Asllanit për Ismail Qemalin dhe fotot e rralla nga ceremonia e varrimit
Personazh

“Dhe qëndron ashtu si ishë, do mbaj emrin si e kishë, emr’i tija i vërtetë, është Nëntor njëzet e tetë…”/ Zbulohet poezia e panjohur e Ali Asllanit për Ismail Qemalin dhe fotot e rralla nga ceremonia e varrimit

November 23, 2025
“Doja në Licen Artistik, por meqë duheshin tre degë, shtova Politeknikumin ‘7 Nëntori’ dhe Mjekësinë, por qava tre ditë rresht, kur pashë se ma nxorën për murator…”/ Dëshmia e rrallë e Safet Kolgjinit
Personazh

“Doja në Licen Artistik, por meqë duheshin tre degë, shtova Politeknikumin ‘7 Nëntori’ dhe Mjekësinë, por qava tre ditë rresht, kur pashë se ma nxorën për murator…”/ Dëshmia e rrallë e Safet Kolgjinit

November 23, 2025
“Nga Tepelena, ai me gjashtë shokët e tij, ikën e kaluan kufirin për në Jugosllavi, por, i afërmi i Haxhi Lleshit, shefi i UDB-së për Dibrën e Madhe, i dorëzoi…”/ Historia e panjohur e të birit të Gjon Marka Gjonit
Personazh

“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

November 23, 2025
“Nasuf Beg Dizdari, në revistën ‘Albania’ të Konicës me 15 korrik 1898, shkruan se; Molla Ahmet Bushati, ishte mësuesi i parë që çeli mejtepin në lagjen ‘Dërgut’ dhe…”/ Historia e panjohur e klerikut të Shkodrës
Personazh

“Nasuf Beg Dizdari ishte mik i ngushtë i Isa Boletinit dhe në fjalimin që mbajti në varrin e tij, ai…”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm, i diplomuar në Vjenë e Stamboll, që u dekorua nga Papa Piu

November 20, 2025
“Gjatë hetuesisë, i erdhi në qeli Kadri Hazbiu dhe i kërkoi ta çonin me mision te daja i vet në Belgjikë, por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, për amanetin që i la Vilson Blloshmi para pushkatimit
Personazh

“Gjatë hetuesisë, i erdhi në qeli Kadri Hazbiu dhe i kërkoi ta çonin me mision te daja i vet në Belgjikë, por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, për amanetin që i la Vilson Blloshmi para pushkatimit

November 20, 2025
Next Post
“Në burg, Padër Filip Mazrrekun, e lidhën me pranga me hoxhën e Drishtit dhe fratit katolik i duhej të ulej me të, sa herë që Aliu mysliman falej…”/ Dëshmia e nipit të klerikut dhe muzikanti të famshëm

“Në burg, Padër Filip Mazrrekun, e lidhën me pranga me hoxhën e Drishtit dhe fratit katolik i duhej të ulej me të, sa herë që Aliu mysliman falej...”/ Dëshmia e nipit të klerikut dhe muzikanti të famshëm

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme