• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime ENSO - Skica, esse, rrëfime

“Rikard, a të kujtohet ’97-ta, kur të pyeta se përse nuk ikën në Greqi dhe më the; më mirë të vdes nga ndonjë plumb qorr të bashkatdhetarëve, se…”!/ Kujtimet e mikut të artistëve shkodranë

Një libër për Rikard Ljarjen, ikonën e kinematografisë shqiptare
“O Zan Rragami, a ju kujtohet ajo ndeshje, kur tifozit, Him Kastratit, i ra hemorragji cerebrale në stadium dhe ju me ekipin…”? / Kujtimet e panjohura të ish-prokurorit liberal, miku i legjendave të “Vllaznisë”!
“Çfarë më tha Mbreti Leka i I-rë, për historianin e gazetarin e njohur Fatos Baxhaku, pas takimit të parë me të dhe…”?! / Dëshmia nga Firenze, e veteranit të gazetarisë sportive
“Si më mbrojti Robert Shvarc, kur më akuzuan si bashkëpunëtor të Todi Lubonjës dhe më krahasuan me…”/ Kujtimet e ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Si më mbrojti Robert Shvarc, kur më akuzuan si bashkëpunëtor të Todi Lubonjës dhe më krahasuan me…”/ Kujtimet e ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Gazeta e njohur ruse ‘Sovjetskaja Kultura’, në 1959-ën, shkruante; Cilido teatër në botë, do të ishte i nderuar, të kishte një tenor, si Xhoni Athanas…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur nga SHBA-ja
“Si u burgos ‘Shaliapini’ shqiptar që tronditi skenat operistike të Europës, nga Moska e gjithë Lindjen komuniste…”?! / Historia e panjohur e artistit të famshëm, Lluk Kaçaj!

Nga Sokol Parruca

Pjesa e katër

-Dëshmitë e rralla të juristit të njohur Sokol Parruca, për ikonat e futbollit shkodran ndër vite, si; Halepiani, Hasa, Rragami, Rakiqi, Bizi, Dani, Zhega, etj.,artistëve si Vasija, Tërshana, Aliaj, Ljarja, etj., si dhe personazhe të tjerë emblematikë të atij qyteti-

Memorie.al / E vështirë të shkruash për ish-futbollistët e ekipit “Vllaznia” të Shkodrës ndër vite, pa qenë studiues dhe specialist futbolli, por unë po hedh impresionet, për ata që njoha, preka e i pashë, për trajnerët e moshave, pa pretenduar se po them gjithçka që meritojnë. E padyshim gjykoj se është e pamundur të mos përmendsh, Ernest Halepianin.  Kam qenë rreth 9 vjeç, nuk e mbaj mend me cilin shok të lagjes kam shkuar për herë të parë, te “Parku i Pionierëve”, pranë ish-shkollës “11 Janari”, për të filluar stërvitjen në sportin e futbollit. Aty ishte trajner për fëmijët, një burrë i shkurtër, flokë me kaçurrela të imët, me një fytyrë që i ndrinte nga mirësia.

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

                                                                 Vijon nga numri i kaluar

BISEDË ME RIKARD LJARJEN

Nadja e mirë Rikard!

Sa shpejt që ikën dy vite pa ty dhe mua më sillesh ndërmend pothuajse çdo ditë. Sa kujtime malli më ke lënë. Nuk di ç’të them më parë, kë të veçoj, të gjitha ditët, javët, muajt e vitet me ty ishin një mrekulli. Po e filloj me marsin e vitit 1997. Rrëmujë, krisma gjithandej, natën e ditën, një plumb, qoftë dhe qorr mund të të merrte jetën. Marjeta me fëmijët ikën në Athinë. Ti jo. Kur të thoja: “Pse nuk ikën edhe ti”? Më the: “Kurrë! Unë nuk kam jetë larg Shqipërisë, më mirë të vdes nga plumbat e pakontrolluar të shqiptarëve të mi, se sa nga malli për vendin tim”.

E megjithatë ishte e vështirë për ty ajo kohë. Rrije vetëm, i trishtuar, ca nga ajo situatë e turbullt që kishte pushtuar vendin, ca nga vetmia e mungesës së familjes. Rrinim çdo ditë. E vërteta është se ta kisha merakun, ta njihja ndjeshmërinë dhe o Zot thoja mos…!

Të kujtohet ajo ditë, kur të erdha në shtëpi. Trokita në derë, trokita disa herë rresht, me goditje të njëpasnjëshme që bëheshin më të forta, sa herë m’u desh t’i përsërisja dhe ti nuk po e hapje. I bija celularit e kishe të fikur. E dija që ishe në shtëpi. Kjo zhurmë e beftë, alarmuese, insistuese, që me siguri do çonte në hapjen me forcë, bëri që ti të hapje derën dhe si pé fytyrën time dukshëm të tronditur, fillove të më merrje me të mirë.

U futëm në shtëpi. Mbeta i habitur… disa piktura, një telajo që tregonte se ti ishe në punë e sipër. Era e bojërave e çdo gjë përreth të krijonin përshtypjen e kthimit të dhomës në një studio. Po pikturoje… nuk e dija… dhe tek shihja punët tuaja të mbaruara, kuptova se nuk ishe amator, por një piktor profesionist. Atë ditë kemi ndenjur gjatë aty, duke më folur për pikturën.

Më mësove se si duhet parë një pikturë, në kuptimin më profesional, më njohe me rrymat në pikturë dhe përfaqësuesit më të denjë. Unë njihja pesë a gjashtë prej tyre, ndërsa ti më përmende një nga një, me emër 20 të tillë. Sa shumë më ke folur për Pikason, Matisse, Chagall e, sidomos për Salvador Dalì, aq sa më nxite të njihem e të lexoj më shumë për këtë të fundit.

Mësova se ai ishte jo thjeshtë një piktor, por njëkohësisht edhe shkrimtar, kineast, teoricien, autor i një dyzine librash. Kaq i ngjashëm më dukej, kaq afër profesionesh, dijesh e kulturash, përjashto se ai në pikturë ishte një gjeni, i paarritshëm. Jetoi 84 vite dhe u shua me 21 janar 1989. Kur ishe vetëm më ftove për drekë në shtëpi. E dije që më pëlqenin “specat e mbushura” dhe ti krenoheshe para meje, se dije mirë t’i gatuaje.

Tavolinën e kishe shtruar me shije, mbulesat, pecetat, pjatat e gotat ngjanin a thua se ishim në një drekë aristokrate vjeneze. Pjatancë e mbushur me biftekë, sallateri të ndryshme dhe një shishe verë “Napoleon”. Sakaq nxorre nga furra dhe tavën e specave gatuar enkas për mua.

Fillova të ha pak nga pak. E ndjeja vështrimin tënd zhbirilues, sikur doje të nuhasje nëse po më shijonin specat dhe unë qetë-qetë vazhdoja, pa shprehur asgjë as me mimikë e as me fjalë.

Dikur, nuk durove dhe më pyete:

– “A po të pëlqejnë specat…”?

Ngrita kokën nga pjata e po të shikoja drejt e në sy. Ai shikimi yt, gati lutës që mezi po prisje të të thoja, se sa shumë po më pëlqenin, kurse unë të dhashë një përgjigje spartane:

– “Skandal, nuk kam ngrënë ndonjëherë ‘speca të mbushur’ më të shpifur. Vetëm, kur dëgjoj të qeshurën tënde ulëritëse, që nuk kishte të mbaruar. Ah, sa fort ke qeshur, sa kemi qeshur! Po ajo natë te “Piano bar” të kujtohet? Ishim katër shokë e në orët e vona mbetëm vetëm. Diku aty në një qoshe ishte një piano. Ti shkove drejt saj, u ule mbi fronin e pianos dhe fillove të luaje muzikë klasike.

– “Është Johann Sebastian Bach”, – tha Tos Baxhaku.

Të gjithë morëm gotat dhe të erdhëm pranë. Ti po luaje me një ndjeshmëri për çdo nuancë të timbrit dhe me një ngazëllim, që e bënte lojën tënde të dukej fantastike për ne. Luaje me një respekt të habitshëm për muzikën, i përqendruar dhe i vet-harruar, ndërsa ne po të ndiqnim gjithë melankoli, ca nga mrekullia e muzikës Bachoviane, ca nga mesnata e ca nga avujt e alkoolit.

Ne kishim një kafene të preferuar, pronarin e kishim mik. Kur vinte ora 23, pronari dhe personeli largoheshin dhe mbeteshim vetëm ne, shoqëria jonë ti, Mond Laçi, Rezi, Baxhaku, Lad Myrtezaj, apo Xakja siç e thërrisnim, e tjerë. Një natë, vonë në darkë me ne u bashkua dhe këngëtari i madh, Lukë Kaçaj. Ishim të gjithë aty pranë banakut. Luka, me pallton e gjatë të zezë, trup-lartë si lis, me flokët e verdha, të dendura, që nuk e kishin humbur shkëlqimin edhe pse mbante shumë vite mbi supe.

Si u ngrit në këmbë mori një qëndrim solemn prej këngëtari lirik e filloi të këndojë. O Zot, zëri i tij nuk e kishte humbur fuqinë, me gjithë vuajtjet e burgimin e gjatë! Ajo pjesë e vogël e lokalit u shndërrua papritmas në një skenë madhështore.

Fuqinë e zërit të tij prej basi të nivelit botëror nuk mund ta mbanin dot xhamat e dritareve dhe qelqurinat e lokalit. Xhamat filluan të dridheshin e kërcisnin, gotat po binin e thyheshin, ndërsa zëri i Lukës kumbonte si oshtimë.

Eh, jo më kot gazeta moskovite “Pravda” e kishte quajtur Lukën, Shaljapini shqiptar, kur ai kishte kënduar në “Bolshoj” Teatër! E dija se mund të ndodhte kështu, por konkretisht e pashë atë natë. Ti Rikard, fillove të ma shpjegoje si fenomen, duke përdorur terma shkencore e fizike, si një fizikan i vërtetë, por mua nga njëri vesh më hynin e nga tjetri më dilnin, asgjë nuk kuptova.

A të kujtohet ajo mbas dite, te kafja ku ishte e gjithë shoqëria jonë. Aty vinte dhe Bert Shvarci dhe sa vinte ai, muzika ulej në minimum, sepse nuk e duronte dot Berti. Vetëm zëri i lartë e hokatar i Çim Dajës dëgjohej. Ai vinte tek ne, ndonëse zhurmshëm, po gjithë-sesi i ngrohtë, miqësor, deri i domosdoshëm për ne, se krijonte atmosferë, alegri dhe në çaste zymtësie.

– “Kam tri orë që kam ngecur në përkthim, – foli Shvarci, përkthyesi i madh, – se nuk po më kujtohet sinonimi i kësaj fjale shqipe”. Të gjithë gjetëm ndonjë fjalë e, i fundit fole ti Rikard.

– “Kjo është”, – tha Berti e u ngrit vrullshëm, për të vazhduar punën e tij. Nuk e mbaj mend nëse ishte paradite apo pasdite, kur shkuam bashkë, në përurimin e librit “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, të mikut tonë, Zija Çela. Ah, çfarë përurimi!

Ngjante si përshpirtje, tepër e dhimbshme. Miku ynë kishte humbur birin e vetëm. Ata nuk ishin thjeshtë atë e bir, ishin dhe shokë të ngushtë. Në tavolinë, në biseda të ngrohta mes miqsh para një gote, nuk ndiheshin orët që kalonin, atëherë, o vinte Dritani e kërkonte Zijain ose Zijai kërkonte të birin, Dritanin. Të dy e gjenin gjithmonë njëri-tjetrin.

Aty, gjatë kohës që po fliste Zijai, u ndjeve ligsht Rikard, frymëmarrja t’u rëndua, gjoksi po të fryhej, nuk po ngopeshe me frymë. Thellë brenda shpirtit ta ndjeva rënkimin, u tremba, po të ndiqja me bisht të syrit. Ca pika loti të rrëshqitën Rikard. Të thirra, si për të të sjellur në vete.

Nuk e ktheve kokën nga unë, more frymë thellë, sikur po nxirrje gjithë peshën e dhimbjes që nuk po e mbaje dot. Në fund, përqafuam Zijain e u larguam, duke mbartë me vete trishtimin.

Mora në celular Rrokun, e së bashku përfunduam në restorant, duke qenë me ne edhe Ylli Dylgjeri. Biseda e humori, filluan të qetësonin disi gjendjen tënde shpirtërore. Unë e dija se kishe shkruar dy skenarë, por për shkrimtar e mësova vonë, vetëm atëherë kur u njoha me gjashtë librat dhe romanet e shkruara prej teje vitet e fundit. E them me bindje, se ti nuk u bëre shkrimtar, mendoj se ke qenë i tillë që në fillimet e jetës.

Ndofta dhe ti vetë e ke kuptuar këtë dhunti në vitet kur lé kineastin, aktorin e regjisorin dhe u ule të shkruaje, thjeshtë për të mbushur kohën, se në mendje kishe gjithfarë objektesh, subjektesh, ngjarjesh që të ngacmonin dhe të shtynin për t’i shkruar.

Duket këta libra janë rritur brenda teje. Nuk e di, sa kohë ke mbetur rob i këtyre mendimeve, si u përftuan ata e morën formë, gjersa më në fund u mbrujt brenda teje fjala “roman”.

Po e kuptoje qartë se kishe dëshirë për të shkruar një roman, të paktën po orvateshe për të shkruar, ngaqë nuk e kishe idenë si do t’ia arrije kësaj. Pikërisht, duke qenë i mbushur me ide, kishe ndërmend të ngjizje një botë të tërë, që t’u jepje jetë dhe gojë dhjetëra personazheve, të shtjelloje ngjarje e të dilje në përfundime.

Nuk i thé askujt, asnjë fjalë se ç’kishe ndërmend të bëje. Kushedi sa orë të magjishme ke kaluar, kur nise të hidhje në letër atë çka kishe mbajtur aq thellë në zemër e mendje.

E kështu, mes ngulmimit e vështirësive, më në fund romanet i përfundove. Por, ti mik i dashur edhe sikur të shkruaje “Lufta e paqja”, “Harku i triumfit”, “Të mjerët”, përsëri, para bashkëkombësve tuaj, ti do ngelesh ai “Deda, në majë të shtyllës”, si “Dritani i Shkabajve”… se ti, u je ngulitur atyre me rolet e tua, i ke bërë të të duan fort, se për ta, ti je

si ajo dashuria e parë, që nuk të shqitet dot nga mendja e zemra.

Prandaj ende je me ta e kështu do jesh brez pas brezi. Lum për ty, që do të shoqërojë kjo dashuri e përjetshme! Sa mirë më vjen! Ti e meriton, përveçse artist, ti zotëroje një nga cilësitë, që është nga më të rrallat, nga më të çmuarat e nga më të vyerat që mund të këtë një njeri.

Ajo që di unë është se ajo ndriçonte tek ti me një shkëlqim aq të fortë dhe për ata që nuk të kanë njohur nga afër, unë po jua them: Mirësia, mbi të gjitha mirësia. Ti Rikard ishe mirësia vetë.

Ti kishe neveri për banalitetin, në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale. Ti edhe mund t’ia falje qytetërimit mizoritë e tij, hipokrizinë, budallallëkun dhe kontradiktat që s’kanë pike kuptimi, por ti nuk e falje faktin që ky qytetërim e merr komfortin për lumturi, jetën e siguruar për prehje shpirtërore, letargjinë shpirtërore për virtyt, popullaritetin e reklamuar për madhështi.

Ti nuk falje talljen me personalitetin e njeriut, duke ndrydhur tek ai të gjitha mundësitë e deri tek aftësia për t’u revoltuar. Ti nuk e pranoje dot përzierjen, ti nuk e duroje dot prishjen, llumin. Ti kishe lindur për të qenë klas dhe mbete i tillë deri në pikën e fundit të frymës, se ti ishe bir i Karlos, me formim e shkollim austriak e për nënë kishe Angjelina Logorecin, bijë nga familja e madhe Logorecëve.

O Zot! Vetëm dy pash nën dhé je e unë nuk mundem të ta shtrëngoj dorën edhe pse e kam zgjatur drejt teje, nuk mundem të të përqafoj edhe pse të kam ardhur fare pranë. E di, se do të më thuash:

– Ik tani mjaft…!

Po iki, ika, se nuk dua të më shohësh të mbytur në lot, teksa po shkruaj këto radhë për ty. Memorie.al

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjatë këqyrjes së kufomës së Omer Nishanit, në një proces zhvarrimi para disa vitesh, konstatova se pjesët skelektike jo të plota, ishin të...”/ Dëshmia e rrallë e profesorit të njohur të Mjekësisë Ligjore

Next Post

Kalendari Historik 09 Prill 2024

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Prill 2024

Kalendari Historik 09 Prill 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!