• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 21, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Revista franceze: Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe dashuriçkat e tij, ishin një faktor…

Revista franceze: Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe dashuriçkat e tij, ishin një faktor…
Revista franceze: Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe dashuriçkat e tij, ishin një faktor…
Revista franceze: Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe dashuriçkat e tij, ishin një faktor…
Revista franceze: Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe dashuriçkat e tij, ishin një faktor…
Revista franceze: Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe dashuriçkat e tij, ishin një faktor…
Revista franceze: Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe dashuriçkat e tij, ishin një faktor…
Revista franceze: Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe dashuriçkat e tij, ishin një faktor…
Revista franceze: Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe dashuriçkat e tij, ishin një faktor…
Revista franceze: Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe dashuriçkat e tij, ishin një faktor…
Memorie.al Enver Hixha
Intervista e Sadik Premtes nga Parisi në ‘82-in: Mehmet Shehu kishte kurajo, nuk ishte nga ata që vetëvritej…
Intervista e Sadik Premtes nga Parisi në ‘82-in: Mehmet Shehu kishte kurajo, nuk ishte nga ata që vetëvritej…
Intervista e Sadik Premtes nga Parisi në ‘82-in: Mehmet Shehu kishte kurajo, nuk ishte nga ata që vetëvritej…
6
Shares
5.9k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e parë

Memorie.al sjell kujtimet e panjohura të Sadik Premtes, ish-kryetar i Grupit Komunist të të Rinjve dhe njërit prej themelueseve të PKSH-së, të botuara në revistën “Le drapeau du socialism” që nxirrte Internacionalja e IV-të Komuniste në Francë, dhe në dy nga numrat e saj të vitit 1988, redaksia ka botuar kujtimet e tij me titull “Enver Hoxha një shitës duhani” dhe nëntitull “Kujtime të Sadik Premtes, një komunist shqiptar”. Këto kujtime janë përgatitur nga gazetari Maurice Najman, duke i paraqitur ato pak a shumë në formën e një interviste…

Gjatë gjithë periudhës që Sadik Premtja qëndroi në Francë, prej vitit 1946 e deri sa ndërroi jetë në 7 prillin e vitit 1991, ai pati një jetë aktive në angazhimet politike si anëtar i Partisë Komuniste Franceze dhe gjithashtu si kryetar i Internacionales së IV-të, Komuniste për seksionin shqiptar. Si rezultat i kësaj, ai herë pas here botonte dhe artikuj të ndryshëm në revistën “Le drapeau du socialism” që nxirrte Internacionalja e IV-të Komuniste dhe në dy nga numrat e kësaj reviste të vitit 1988, redaksia e saj ka botuar kujtimet e Sadik Premtes me titull “Enver Hoxha një shitës duhani” dhe nëntitull “Kujtime të Sadik Premtes, një komunist shqiptar”. Këto kujtime janë përgatitur nga gazetari Maurice Najman, duke i paraqitur ato pak a shumë në formën e një interviste. Ndërsa periudha e botimit të tyre disa vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe kur në Europën Lindore po fillonin ndryshimet politike, me shumë gjasa ka të bëj me faktin se ai nuk ka dashur që t’ju sillte pasoja të mëtejshme familjarëve dhe të afërme që kishte lënë në Shqipëri. Siç do t’i shikojmë më poshtë në këtë kapitull të librit, kujtimet e Sadikut, janë me shpjegime nga ana e redaksisë së revistës dhe që në fillim të tyre flitet për Enver Hoxhën, duke e cilësuar atë “shitës duhani”. Lidhur me këtë aty shkruhet: “Tregimi që po botojmë më poshtë është një dëshmi thelbësore kundër shtrembërimit të historisë së lëvizjes komuniste në Shqipëri. Shoku ynë, Sadik Premtja, tregon se  çfarë ndodhte, në vitin 1941, gjatë Luftës Antifashiste Nacional -Çlirimtare, u krijua Partia Komuniste Shqiptare, një prej themeluesve të së cilës ishte ai vetë dhe, se si, që prej fillimit, kjo lëvizje ishte pre e gangrenës staliniste, gjë që i dha mundësi shitësit të duhanit, Enver Hoxha, të shtinte ne dorë pushtetin”. Më poshtë kujtimet e Premtes vazhdojnë me një kronologji të jetës dhe veprimtarisë së tij, duke filluar që nga fshati i tij i lindjes, Gjormi, familja dhe të afërmit, shkolla Teknike Amerikane e Fultzit në Tiranë, njohja me idetë komuniste, aderimi në Grupin Komuniste të të Rinjve, mbledhja themeluese e Partisë Komuniste Shqiptare, kontradiktat me Enver Hoxhën dhe lufta që ai i bëri për ta eliminuar fizikisht gjatë periudhës së Luftës në vitin 1943-’44, duke i përmbyllur ato me atentatet që iu bënë Sadikut nga ana e Zbulimit Shqiptar në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në Paris, etj etj. Gjëra të cilat do t’i shohim të zgjeruara ashtu siç i ka botuar revista franceze organ i Internacionales së IV-të Komuniste duke i dhënë ato të plota dhe pa asnjë shkurtim.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

Enver Hoxha, një shitës duhani

   Kujtime të Sadik Premtes

     Një komunist shqiptar

Tregimi që po botojmë më poshtë është një dëshmi thelbësore kundër shtrembërimit të historisë së lëvizjes komuniste në Shqipëri. Shoku ynë, Sadik Premtja, tregon se  çfarë ndodhte, në vitin 1941, gjatë Luftës Antifashiste Nacional- Çlirimtare, u krijua Partia Komuniste Shqiptare, një prej themeluesve të së cilës ishte ai vetë dhe, se si, që prej fillimit, kjo lëvizje ishte pre e gangrenës staliniste, gjë që i dha mundësi shitësit të duhanit, Enver Hoxha, të shtinte ne dorë pushtetin… Gjormi ishte një fshat tipik i Shqipërisë së para luftës. Me ca baraka druri përqark xhamisë dhe një farmacie, jeta e vështirë e fshatit mbahej në këmbë me një bujqësi malore. Tagrambledhësi ishte e vetmja prani e dukshme e shtetit, nëse mund ta quajmë kështu atë gjoja administratë, që feudalet kishin ngritur nëpër fshatra, para se në fillim të viteve 1920, një e ashtuquajtur qeveri qendrore të arrinte bashkimin kombëtar, nën kujdestarinë e një Republike sa jetëshkurtër aq edhe të ngathët. Këtu kam lindur unë, në janar të vitit 1915. Si gjithë banorët e Gjormit dhe si 80% e banorëve të Shqipërisë, prindërit e mi, familja ime, ishin fshatarë të varfër, pronarë të një copë toke të vogël, të disa dhënve e dhive. Thuajse si gjithë të tjerët edhe ne ishim myslimanë, por nuk ndiqnim shartet e fesë as gjatë muajit të Ramazanit, kur vetëm gjyshja ime agjëronte. Bile të rinjtë talleshin me “ata pleqtë”, që shkonin në xhami. Gjithë rininë time e kam kaluar në këtë fshat, i izoluar nga çdo gjë, pa asnjë të dhënë për botën, pa radio, pa gazeta. Jetë politike? As që ia dinim kuptimin kësaj fjale. Shqipëria në atë kohë nuk e dinte fare se ç’ishin partitë politike. Zgjedhje bëheshin në kohën e Republikës, kur duheshin zgjedhur deputetë për në Parlament. Në fakt ishte fjala për një sistem të tërthortë. Nëpër fshatra zgjidhej “kolegji zgjedhor”. Pjesëtarët e tij, pastaj, zgjidhnin anëtarët e Parlamentit. Një kushëriri im ishte zgjedhur për të përfaqësuar fshatin tonë. Po pse zgjodhën atë, nuk më kujtohet. Me sa mbaj mend, politika, programet politike, të drejtat e njeriut, e të tjera si këto, as që hynin fare në këtë mes. Ai ishte marrë vesh me një kandidat për deputet se do t’i jepte votën, nëse i premtonte se do t’i siguronte një bursë studimesh në Institutin Teknik të Tiranës, një kushëririt të tij të ri. Është kështu që pas katër vjet studimesh në Vlorë, unë munda të nisem për në kryeqytet. Në atë kohë, Ahmet Zogu, mbreti i ardhshëm i vendit ishte një pronar tokash, familja e të cilit jetonte në malësi, si edhe ministër i Brendshëm i qeverisë republikane, president i së cilës ishte patriarku ortodoks i vendit, Fan Noli. Fan Noli njihej si shkrimtar dhe si përkthyes i Rubairave të poetit Persian Omar Khayyam, veçori karakteristike e të cilave ishte vënia në dyshim e ekzistencës së Zotit. Në vitin 1923 Zogu organizoi një kryengritje kundër Republikës. Fan Noli iu përgjigj duke i bërë thirrje popullit të ngrihej në këmbë. Në atë kohë të gjithë ishin të armatosur; nuk kishte ushtri të rregullt, vetëm disa milicë në shërbim të feudalëve. Lufta civile u zhvillua me shpejtësi, duke e detyruar Zogun të strehohej në Jugosllavi, ku u prit me dashamirësi nga monarkistët dhe grupe të Ushtrisë së Bardhë, me të cilët ai edhe u lidh. Fan Noli, si shumë intelektualë të rinj shqiptarë, nuk e fshihte simpatinë e tij për Revolucionin e Tetorit. Në vitin 1924 ai kërkoi që Parlamenti shqiptar të mbante një minutë heshtje për vdekjen e Leninit. Kjo shqetësoi vendet përreth, sidomos Jugosllavinë, e cila, që nga ai çast nuk kurseu mbështetjen e saj për komplotin monarkist kundër Republikës Shqiptarë. Në këtë mënyrë Zogu, me ndihmën e rusëve të Bardhë, mundi të ngrejë në këmbë një ushtri të rregullt, me të cilën pushtoi Shqipërinë. Lufta e re civile zgjati rreth tre muaj. Por ç’mundet të bënin fshatarët e pa armatosur si duhet, kundër ushtrisë së mirë organizuar të Zogut? Me shpejtësi mbrojtësit e Republikës u thyen. Fshatarët nuk e kuptonin përse Fan Noli duhet të lidhej me feudalët republikanë, gjë që e pengoi t’i japë luftës civile një përmbajtje sociale. Pas humbjes republikanët mërguan në Itali dhe në Francë, kurse Zogu u emërua president i Republikës, para se të shpallej nga Parlamenti, mbret i vendit, nën emrin Zogu i Parë, mbret i shqiptarëve. Nga ky çast u krijua diçka që i ngjante një shteti “modern”, me ushtri, me polici, e kështu me radhë, por pa ndonjë ndryshim të madh në jetën e një milion shqiptarëve, që mbetën gjithmonë larg rrymave të mëdha të mendimit, pa jetë politike, pa sindikata. Shumica e shqiptarëve fshatarë të mjeruar, 80% analfabetë. Jeta ime e ndërgjegjshme nisi kur erdha në Tiranë. Atëherë kryeqyteti ishte një qytet fare i vogël, një qytezë fshat, si të thuash, me nja 30 mijë banorë, që mbaheshin gjallë me pazaret, ku fshatarët e zonave përreth, dy herë në javë lejoheshin të shisnin mallrat e tyre. Deri në vitin 1934 bëra atë jetën pa problemë të një studenti me bursë. Por atë vit gjërat ndryshuan. Policia mbretërore zbuloi një komplot republikan dhe arrestoi nja njëzetë intelektualë e tregtarë, të cilët, pas disa kontakteve të dyshimta, kishin menduar se mund ta bënin për vete ushtrinë. Të pa organizuar mirë dhe pa një program të qartë, ata u zbuluan, apo u denoncuan shpejt. Dy nga kushërinjtë e mi ishin përfshirë në këtë komplot pa të ardhme. Njëri prej tyre mundi të ikë në Greqi. Tjetri u arrestua dhe u dënua me vdekje. Revolta ime kundër monarkisë fillon menjëherë pas kësaj ngjarjeje. Në institut të gjithë studentët flisnin për “çështjen”, edhe pse, në përgjithësi, as që e kishin idenë se cili ishte thelbi i çështjes. Duke u ruajtur me shumë kujdes nga spiunët e panumërt të Mbretit, që vërtiteshin gjithandej, fillova përpjekjet për të kontaktuar me të rinj, që, sikurse unë, donin “të bënin diçka”. Kështu, një ditë u njoha rastësisht me disa studentë që më dhanë një broshurë të shkruar nga Kropotkinë. M’u duk sikur bëra një zbulim. Zbulova botën me një gëzim të madh, që më habit edhe sot kur e mendoj. Leximi i kësaj broshure më bëri të vendos vërtet të hyj në luftë. Por atëherë kjo për mua sikur nuk kishte ndonjë domethënie të madhe, se nuk dija çfarë të bëja. Në këtë kohë u njoha me Anastas Lulon. Edhe ai ishte student i Institutit. Ishim takuar ndonjëherë. Por nuk e dija që ishte komunist. Ai më kishte zbuluar. I njihte ndjenjat e mia anti monarkiste. Në atë periudhë, një republikan bëhej shpejt komunist. Anastasi ishte pjesë e një fraksioni të një prej tre grupeve komuniste të vendit. Shqipëria, atëherë, ishte i vetmi vend i Evropës që nuk kishte parti komuniste, qoftë edhe në ilegalitet. Kishte disa grupe të vogla të ngritura më tepër mbi baza sentimentale, sesa teorike. Secili prej tyre e mbante vetën si e vetmja “parti e vërtetë”, megjithëse gjeografikisht baza e tyre kufizohej thjesht në një qytet apo krahinë. “Grupi i komunistëve shqiptarë”, të cilit i përkiste Anastas Lulo, ishte formuar në Moskë më 1928 dhe ishte njohur nga Internacionalja Komuniste. Quhej grupi i Korçës, nga emri i qytetit ku ishte vendosur. Enver Hoxha, asokohe shitës duhani, ishte një nga drejtuesit e tij. Anastasi më shpjegonte marksizmin, mënyrat e shfrytëzimit të shoqërisë, luftën e klasave, karakteristikat e feudalizmit… Ai më fliste shumë për Bashkimin Sovjetik, për Revolucionin e Tetorit… Ne filluam të rekrutojmë disa studentë, gjimnazistë, bile edhe vajza nga Instituti i Femrave i Tiranës. Shpejt ne u shtuam dhe u ndamë në celula, në fillim me tre e më pas me pesë veta. Veprimtaria jonë përqendrohej në problemet e formimit dhe të edukimit politik. Ne botonim libra, duke përkthyer në shqip veprat kryesore të Marksit, Engelsit, Leninit dhe bile të Trockit. Nga ky i fundit kemi botuar edhe disa shkrime me karakter ushtarak, pa e ditur në fakt se ato ishin ndaluar. Deri në vitin 1939 ne nuk kishim lidhje me grupet e tjera komuniste, as ndonjë veprimtari të vërtetë politike. Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939 e ndryshoi situatën. Në prag të pushtimit banorët e Tiranës u mblodhën vetvetiu para Pallatit të Mbretit duke kërkuar armë për të luftuar trupat fashiste. Një ministër doli në ballkon “për të folur në emër të mbretit”. Ai tha se “Mbreti ishte gati të dilte vetë në mal për të luftuar fashizmin”, por “populli duhet të kishte durim“. Ndërsa disa forca të ushtrisë e disa qindra civilë, përpiqeshin të përballonin me dëshpërim përparimin e ushtrive të Musolinit, Mbreti përgatiste valixhet, duke mbledhur pasurinë që kishte e ia mbathi për në Greqi, Britaninë e Madhe, Francë, Egjipt e me radhë. Pushtimi krijoi menjëherë për ne një terren të përshtatshëm për të rekrutuar anëtarë të rinj. Problemi ynë i vetëm atëherë ishte të organizonim sa më shumë njerëz, të formonim kuadro, të zgjeronim përhapjen e grupit, në përgatitje të një rezistence të armatosur. Militantët tanë më të përgatitur u dërguan në zona të ndryshme për të bërë propagandë kundër pushtuesve dhe për të krijuar bërthama rezistence. Më kujtohet që gjatë  këtyre muajve, të kem kaluar në këmbë të gjithë fshatrat e rrethit të Vlorës. Kur mbërrita në një fshat, kërkova së pari të takoj kryeplakun e fshatit, të cilit i shpjegova gjendjen dhe i kërkova të thërriste në mbledhje banorët e fshatit. Kur njerëzit u mblodhën, mora fjalën duke dënuar pushtimin fashist dhe duke bërë thirrje për rezistencë kombëtare. Në fund të mbledhjes, zgjodhëm një këshill të çlirimit kombëtar, i cili, ndër të tjera, kishte për detyrë të rekrutonte të rinjtë më luftarakë e të gatshëm për të rrokur armët. Por gjithë kjo veprimtari rëndohej nga ndarja e grupeve komuniste. Ne kishim disa kontakte me njëri-tjetrin dhe, herë pas here, botonim së bashku trakte dhe proklamata. Pas hyrjes në luftë të Bashkimit Sovjetik, në qershor të vitit 1941, ne na shkuan kot përpjekjet për afrimin e Grupit të të Rinjve, me atë të Shkodrës dhe të Korçës, për themelimin e një partie komuniste të unifikuar. Atëherë, përmes disa shokëve tanë që banonin në Kosovë, provincë shqiptare e Jugosllavisë, kërkuam arbitrazhin e komunistëve jugosllave. Në atë kohë u njoha me Enver Hoxhën. Në atë periudhë ai ishte rreth 35 vjeç dhe njihej fare pak. Ishte një drejtues i kategorisë së tretë apo të katërt. Ishte shumë i fryrë. Hiqej si intelektual, është e vërtetë që kishte studiuar në Universitetin e Montpellier, në Francë (ca thonë për drejtësi, ca për letërsi), pasi kishte mbaruar liceun francez në Korçë. Babai i tij ishte një tregtar i pasur nga Gjirokastra. Sipas legjendës, ai u hodh në luftë në moshë fare të re dhe pasi kreu shkëlqyeshëm studimet në Francë, u kthye në Tiranë “për të marrë drejtimin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare“….Në të vërtetë ai nuk mori dot provimet në Francë dhe u mor në punë në Legatën e mbretit Zog në Bruksel. Nuk e di nëse ai ka zhvilluar ndonjë veprimtari politike në Francë, siç thonë, por nëse në të vërtetë ai ishte përjashtuar nga Legata për “arsye politike”, si mundi të gjejë punë si profesor, në liceun e tij të vjetër, në kohën e mbretit Zog? Në të vërtetë, Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe ka kohë që qarkullojnë pëshpëritje se dashuriçkat e tij, ishin një faktor jo i parëndësishëm në dështimet e tij universitare dhe profesionale. Sidoqoftë në fillim të viteve 1940, kur u njoha me të, Enver Hoxha nuk kishte autoritet politik ndaj komunistëve. Sipas biografëve të tij, ai udhëhoqi manifestimin e madh antifashist në Tiranë, më 1942. Gënjeshtër./Memorie.al

 Përmbledhje nga Maurice Najman

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share6TweetPinSendShareSend

Previous Post

Dëshmia e At Gardini: Agjenti i Sigurimit, Pjerin Kçira, deklaroi në gjyq se armët në kishën e Gjuhadolit i kishin fut vetë ata…

Next Post

Si i eliminoi Enveri të gjithë themeluesit e Partisë Komuniste, duke filluar që nga periudha e Luftës me….

Artikuj të ngjashëm

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Memorie.al
Dossier

“Gjatë pushimeve në Vlorë, kur Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, të shkëmbente vizita me Mehmet Shehun, të gjente momentin, për…”/ Deponimet e Fiqret Shehut, gusht ‘83

March 18, 2023
“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli
Dossier

“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli

March 19, 2023
“Drejtori Enrik Çoba, u dërgua për specializim në Moskë, ku mori modelin ‘Makarenko’ që u zbatua deri në vitin ’90-të…”/ Historia e panjohur e “Shkollës së vagabondave”, nga Gramshi në Yzberish
Dossier

“Drejtori Enrik Çoba, u dërgua për specializim në Moskë, ku mori modelin ‘Makarenko’ që u zbatua deri në vitin ’90-të…”/ Historia e panjohur e “Shkollës së vagabondave”, nga Gramshi në Yzberish

March 17, 2023
Next Post
Memorie.al partia komuniste themelimi

Si i eliminoi Enveri të gjithë themeluesit e Partisë Komuniste, duke filluar që nga periudha e Luftës me….

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!