• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, February 6, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Relacioni sekret për Ramiz Alinë: “Studenti palestinez, Sherabili, tha se; këtu në Shqipëri ka censurë, jemi shtet policor, ku hapen letrat dhe…”/ Letra e zv/ministrit Feçor Shehu, në ’71-in

“Drejtori Afrim Jupi ka dalë në sallën e gjyqit dhe ka mbrojtur përgjegjësit e fajtorët për avarinë e pusit ‘Frakull – 32’, duke…”/ Letra për Hekuran Isain në ’79-ën
Relacioni sekret për Ramiz Alinë: “Studenti palestinez, Sherabili, tha se; këtu në Shqipëri ka censurë, jemi shtet policor, ku hapen letrat dhe…”/ Letra e zv/ministrit Feçor Shehu, në ’71-in
Dëshmia e ish-shefit të Zbulimit: Si i stërvita në Zall-Herr në ‘71-in, 30 palestinezët e Al-Fatah-ut, për luftë guerilie…   
Relacioni sekret për Ramiz Alinë: “Studenti palestinez, Sherabili, tha se; këtu në Shqipëri ka censurë, jemi shtet policor, ku hapen letrat dhe…”/ Letra e zv/ministrit Feçor Shehu, në ’71-in
Relacioni sekret për Ramiz Alinë: “Studenti palestinez, Sherabili, tha se; këtu në Shqipëri ka censurë, jemi shtet policor, ku hapen letrat dhe…”/ Letra e zv/ministrit Feçor Shehu, në ’71-in
Relacioni sekret për Ramiz Alinë: “Studenti palestinez, Sherabili, tha se; këtu në Shqipëri ka censurë, jemi shtet policor, ku hapen letrat dhe…”/ Letra e zv/ministrit Feçor Shehu, në ’71-in
“Gjyshi im, më i pasuri i Kolonjës, ndihmoi Petro Ninin për shkollat shqipe dhe u falenderua nga Abdyl Frashëri, por komunistët na dogjën dhe…”/ Historia tragjike
0
Shares
1.3k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1971 dhe janë pjesë e një dosje, ku zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, me anë të një raport-informacioni, dërguar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSh-së, Ramiz Alia, i bën me dije me detaje e hollësi, lidhur me qëndrimin dhe sjelljet e disa studentëve palestinezë, si Muhamed Sherabili, Hasan Suljemani, Uaid Isan, Hasan Igjae, etj., të cilët asokohe studionin me bursa të qeverisë shqiptare, në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Përse studenti palestinez, Hasan Sulejmani, i kishte thënë qytetarit Ermir Ç., se midis studentëve palestinezë, ekzistojnë kontradikta politike dhe ideologjike. Në një mbledhje që kanë bërë këta, studentët Uaid Isa dhe Muhamed Sherabil, i’u kanë kërkuar llogari Hasan Sulejmanit dhe shokut të tij, Hasan Igjasë, për arsye se i pari, ka shprehur pikëpamjen se: Revolucioni palestinez do të fitojë, po u pastrua nga hajdutët dhe spiunët’?! Çfarë thuhet në dokumentin sekret të formuluar nga zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, dërguar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSh-së, Ramiz Alia, lidhur me veprimin e nëndrejtorit të Uzinës “Traktori”, Muhamet Perja, i cili kishte lejuar turistët gjermanë, të fotografojnë topat e artilerisë, që gjenden në ambientet e asaj uzine dhe si u zgjidh ai problem?!

 

Dokumenti sekret i formuluar nga zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, dërguar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSh-së, Ramiz Alia, lidhur me qëndrimin e disa studentëve palestinezë në Universitetin e Tiranës dhe kontradiktat që ekzistonin mes tyre në lidhje me Shqipërinë

Gjithashtu mund të lexoni

“Kjo është politika e Perëndimit dhe e SHBA-së sot, politika e krijimit të një ‘Shqipërie të fortë’, në fakt të ‘Shqipërisë së…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

Relacioni sekret: “The Observer’ dhe ‘Stuttgarter Zeitung’, shkruajnë se; Beqir Balluku me ushtrinë, do rrëzojnë Enver Hoxhën me…”/ Zbulohet dokumenti i ambasadorit Gaqo Nesho, dhjetor ‘63

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISË                                                 SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                         Ekzemplar nr 1

DREJTORIA E PARË

Tiranë më 26.2.1971

                                                           I N F O R M A C I O N

Mbi qëndrimin e disa studentëve palestinezë.

Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, shokut Ramiz Alia.

Tiranë

Studenti palestinez, Hasan Sulejmani, i ka thënë qytetarit E. Çepani, se midis studentëve palestinezë, ekzistojnë kontradikta politike dhe ideologjike. Në një mbledhje që kanë bërë këta, studentët Uaid Isa dhe Muhamed Sherabil, i’u kanë kërkuar llogari Hasan Sulejmanit, dhe shokut të tij, Hasan Igjasë, për arsye se i pari, ka shprehur pikëpamjen se: revolucioni palestinez do të fitojë, po u pastrua nga hajdutët dhe spiunët.

Ndërsa i dyti, i ka shkruar për këto kontradikta vëllait të tij që ndodhet me studime në Poloni. Duke folur në këtë mbledhje, Muhamed Sherabili tha: “Pse Hasan Igjase i ka shkruar letër vëllait të tij për këto divergjenca, pa marrë miratimin tonë. A nuk e di ai që këtu ne jetojmë në një shtet policor, ku ka censurë si edhe letrat hapen”.

Hasan Sulejmani, kundërshtoi Muhamed Sherabilin për pikëpamjet e tij, duke i thënë: “Ne ndodhemi në një vend ku na konsiderojnë miq. Shqipëria, ndërton dhe jeton me djersën e saj dhe nga kjo djersë, na jep neve bursë, prandaj është turp që ta pështyjmë në këtë mënyrë, bukën që na jepet”. Sa për atë se cilin ka

quajtur hajdut dhe spiun, ka pasur parasysh funksionarin e Al Fatahut në Kajro.

Duke e ndërprerë Hasan Sulejmanin, Muhamed Sherabili, e ka pyetur në formë ironike: “Që kur zotëria jote qenka bërë marksist-leninist dhe nga i ke importuar këto mendime”?! Hasan Sulejmani, i konsideron Muhamed Sherabilin dhe Uaid Isan, si persona negativë, të cilët së bashku me tre studentë të tjerë, i kanë përgatitur atij një relacion për t’ja dërguar Al Fatahut në Kajro.

Një xhaxha i Sherabilit, ka shërbyer në policinë izraelite në Gaza, dhe është pushkatuar pasi është kapur nga partizanët palestinezë. Ndërsa Uaid Isai, është nipi i funksionarit të Al Fatahut në Kajro. Ai, flet keq për vendin tonë dhe thekson se revolucionin palestinez po e ndihmon Bashkimi Sovjetik, se Trocki nuk ka qenë tradhtar, etj.

Uaidi dhe funksionari i Al Fatahut në Kajro, thotë Hasani, duhet të jenë agjentë sekrete të policisë egjiptiane. Funksionari i Al Fatahut, e ka pas thirrur Hasan Sulejmanin dhe i ka anuluar nisjen për në Shqipëri, duke caktuar një tjetër që ishte i njohur si agjent sekret i organeve jordaneze dhe që më vonë u arrestua, duke bërë që Hasani të vijë në Shqipëri.

Qytetari E.Çepani, denoncon gjithashtu se studenti libanez Muhamed Emini, i ka thënë se: përveç Hasan Sulejmanit dhe Hasan Izgjasë, studentët e tjerë palestinezë, nuk flasin mirë për Shqipërinë.

 Zv / Ministri i Punëve të Brendshme

            Feçor Shehu

Dokumenti sekret i formuluar nga zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, dërguar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSh-së, Ramiz Alia, lidhur me veprimin e nëndrejtorit të Uzinës “Traktori”, Muhamet Perja, i cili ka lejuar turistët gjermanë, të fotografojnë topat e artilerisë që gjenden në ambientet e asaj uzine!

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                       SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                              Ekzemplar nr 1

DREJTORIA E PARË

Tiranë më 4.8.1971

                                                            I N F O R M A C I O N

Në datën 28.7.1971, Uzinën “Traktori” e kanë vizituar një grup miqsh gjermanë të cilët, pasi kanë kaluar nëpër uzinë, kanë qëndruar pranë katër topave të mbuluar me mushama dhe që ndodhen atje për stërvitjen ushtarake të punëtorëve të asaj uzine, dhe kanë kërkuar që t’i shikojnë.

Me gjithë hezitimet e shoqëruesit, nëndrejtori i uzinës, Muhamet Perja, e ka urdhëruar atë që të lejohen për t’i parë. Topat, u zbuluan dhe u panë prej tyre. Njëri nga miqtë ka fotografuar të gjithë mekanizmat e topit.

Lidhur me sa më sipër, mendojmë se do të ishte me vend që miqve, t’ju kërkohet e merret filmi fotografik që kanë bërë në uzinën “Traktori”.

Gjithashtu do të ishte mirë që të porositeshin shoqëruesit e delegacioneve të huaja, dhe drejtuesit e ndërmarrjeve që vizitohen prej tyre, për të mos lejuar fotografimet e këtyre objekteve.

Meqenëse pjesëtarët e grupeve që vizitojnë vendin tonë, kanë pasur raste të veshjes me minifunde, mendojmë që thu kujtohet atyre se populli ynë nuk i honeps dot ato lloj veshjesh. Grupi është shoqëruar nga Pano Lula, punonjës i turizmit./Memorie.al

 Zv/Ministri i Punëve të Brendshme

Feçor Shehu

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Ai që kishte arrestuar nxënësen e re, që më pas ra preh e përdhunimit në hetuesi, u bë drejtor i Antikrimit në Ministri, kurse ish-sekretari i parë...”/ Historia tragjike në fokusin e ish-të dënuarit politik

Next Post

Kalendari Historik 16 Korrik 2022

Artikuj të ngjashëm

“Kjo është politika e Perëndimit dhe e SHBA-së sot, politika e krijimit të një ‘Shqipërie të fortë’, në fakt të ‘Shqipërisë së…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova
Dossier

“Kjo është politika e Perëndimit dhe e SHBA-së sot, politika e krijimit të një ‘Shqipërie të fortë’, në fakt të ‘Shqipërisë së…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

February 6, 2023
Enver çu en lai 1966/Memorie.al
Dossier

Relacioni sekret: “The Observer’ dhe ‘Stuttgarter Zeitung’, shkruajnë se; Beqir Balluku me ushtrinë, do rrëzojnë Enver Hoxhën me…”/ Zbulohet dokumenti i ambasadorit Gaqo Nesho, dhjetor ‘63

February 5, 2023
“Ndërsa për Bogdanoviçin, shqiptarët ishin vegla në duart e turqve, për Samarxhiçin, ishin vegla të Selisë së Shenjtë…”/ Kur ideologjia serbe, krijonte imazhin e shqiptarit armik…!
Dossier

“Cikli epik kushtuar Kosovës pasqyron në veçanti, kujtesën kolektive e cila si e tillë dëshmon si për faktet historike, ashtu edhe për…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit Bashkim Trenova

February 5, 2023
Prizren,_group_photo,_1878
Dossier

“Turqia theu me forcë Lidhjen e Prizrenit, krahu radikal i së cilës kërkonte të krijonte një shtet të pavarur, që do t’i dëshmonte Europës…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur

February 3, 2023
“Në 4 shkurt ’44, kishim në dispozicion 200 deri 300 vetë të armatosur, nga Regjimenti “Kosova” dhe elementë besnikë të Kadri Cakranit…”/ Dëshmia e panjohur e sekretarit të ministrit Deva
Dossier

“Në 4 shkurt ’44, kishim në dispozicion 200 deri 300 vetë të armatosur, nga Regjimenti “Kosova” dhe elementë besnikë të Kadri Cakranit…”/ Dëshmia e panjohur e sekretarit të ministrit Deva

February 3, 2023
“Ftohen familjet, far e fis, ose shokët dhe çdo qytetar, që di emrat e martirëve të 4 shkurtit 1944, t’i njoftojë ata …”/ Çfarë shkruante gazeta “Bashkimi”, më 3 shkurt ’45?
Dossier

“Ftohen familjet, far e fis, ose shokët dhe çdo qytetar, që di emrat e martirëve të 4 shkurtit 1944, t’i njoftojë ata …”/ Çfarë shkruante gazeta “Bashkimi”, më 3 shkurt ’45?

February 3, 2023
Next Post
Kalendari Historik 05 Korrik 2022

Kalendari Historik 16 Korrik 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!