• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, October 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Relacioni sekret për Ramiz Alinë: “Studenti palestinez, Sherabili, tha se; këtu në Shqipëri ka censurë, jemi shtet policor, ku hapen letrat dhe…”/ Letra e zv/ministrit Feçor Shehu, në ’71-in

“Drejtori Afrim Jupi ka dalë në sallën e gjyqit dhe ka mbrojtur përgjegjësit e fajtorët për avarinë e pusit ‘Frakull – 32’, duke…”/ Letra për Hekuran Isain në ’79-ën
Relacioni sekret për Ramiz Alinë: “Studenti palestinez, Sherabili, tha se; këtu në Shqipëri ka censurë, jemi shtet policor, ku hapen letrat dhe…”/ Letra e zv/ministrit Feçor Shehu, në ’71-in
Dëshmia e ish-shefit të Zbulimit: Si i stërvita në Zall-Herr në ‘71-in, 30 palestinezët e Al-Fatah-ut, për luftë guerilje…   
Relacioni sekret për Ramiz Alinë: “Studenti palestinez, Sherabili, tha se; këtu në Shqipëri ka censurë, jemi shtet policor, ku hapen letrat dhe…”/ Letra e zv/ministrit Feçor Shehu, në ’71-in
Relacioni sekret për Ramiz Alinë: “Studenti palestinez, Sherabili, tha se; këtu në Shqipëri ka censurë, jemi shtet policor, ku hapen letrat dhe…”/ Letra e zv/ministrit Feçor Shehu, në ’71-in
Relacioni sekret për Ramiz Alinë: “Studenti palestinez, Sherabili, tha se; këtu në Shqipëri ka censurë, jemi shtet policor, ku hapen letrat dhe…”/ Letra e zv/ministrit Feçor Shehu, në ’71-in
“Gjyshi im, më i pasuri i Kolonjës, ndihmoi Petro Ninin për shkollat shqipe dhe u falenderua nga Abdyl Frashëri, por komunistët na dogjën dhe…”/ Historia tragjike

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1971 dhe janë pjesë e një dosje, ku zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, me anë të një raport-informacioni, dërguar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSh-së, Ramiz Alia, i bën me dije,  lidhur me qëndrimin dhe sjelljet e disa studentëve palestinezë, si Muhamed Sherabili, Hasan Suljemani, Uaid Isan, Hasan Igjae, etj., të cilët asokohe studionin me bursa të qeverisë shqiptare, në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Përse studenti palestinez, Hasan Sulejmani, i kishte thënë qytetarit Ermir Ç., se midis studentëve palestinezë, ekzistojnë kontradikta politike dhe ideologjike. Në një mbledhje që kanë bërë këta, studentët Uaid Isa dhe Muhamed Sherabil, i’u kanë kërkuar llogari Hasan Sulejmanit dhe shokut të tij, Hasan Igjasë, për arsye se i pari, ka shprehur pikëpamjen se: Revolucioni palestinez do të fitojë, po u pastrua nga hajdutët dhe spiunët’?! Çfarë thuhet në dokumentin sekret të formuluar nga zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, dërguar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSh-së, Ramiz Alia, lidhur me veprimin e nëndrejtorit të Uzinës “Traktori”, Muhamet Perja, i cili kishte lejuar turistët gjermanë, të fotografojnë topat e artilerisë, që gjenden në ambientet e asaj uzine dhe si u zgjidh ai problem?!

Dokumenti sekret i formuluar nga zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, dërguar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSh-së, Ramiz Alia, lidhur me qëndrimin e disa studentëve palestinezë në Universitetin e Tiranës dhe kontradiktat që ekzistonin mes tyre në lidhje me Shqipërinë

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                 SEKRET

Gjithashtu mund të lexoni

“Në nëntor 1943, Enver Hoxha pretendonte se anglo-amerikanët kishin kontribuar shumë pak për luftën kundër gjermanëve…”/ Dokumentet e panjohura nga arkivat e Londrës

“Ambasadori i SHBA-së Allen, e ka bërë të qartë për qeverinë jugosllave, se aktivitetet e shqiptarëve të emigracionit në Perëndim, do të provokojnë Moskën…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                         Ekzemplar nr 1

DREJTORIA E PARË

Tiranë më 26.2.1971

                                                           I N F O R M A C I O N

Mbi qëndrimin e disa studentëve palestinezë.

Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, shokut Ramiz Alia.

Tiranë

Studenti palestinez, Hasan Sulejmani, i ka thënë qytetarit E. Çepani, se midis studentëve palestinezë, ekzistojnë kontradikta politike dhe ideologjike. Në një mbledhje që kanë bërë këta, studentët Uaid Isa dhe Muhamed Sherabil, i’u kanë kërkuar llogari Hasan Sulejmanit, dhe shokut të tij, Hasan Igjasë, për arsye se i pari, ka shprehur pikëpamjen se: revolucioni palestinez do të fitojë, po u pastrua nga hajdutët dhe spiunët.

Ndërsa i dyti, i ka shkruar për këto kontradikta vëllait të tij që ndodhet me studime në Poloni. Duke folur në këtë mbledhje, Muhamed Sherabili tha: “Pse Hasan Igjase i ka shkruar letër vëllait të tij për këto divergjenca, pa marrë miratimin tonë. A nuk e di ai që këtu ne jetojmë në një shtet policor, ku ka censurë si edhe letrat hapen”.

Hasan Sulejmani, kundërshtoi Muhamed Sherabilin për pikëpamjet e tij, duke i thënë: “Ne ndodhemi në një vend ku na konsiderojnë miq. Shqipëria, ndërton dhe jeton me djersën e saj dhe nga kjo djersë, na jep neve bursë, prandaj është turp që ta pështyjmë në këtë mënyrë, bukën që na jepet”. Sa për atë se cilin ka

quajtur hajdut dhe spiun, ka pasur parasysh funksionarin e Al Fatahut në Kajro.

Duke e ndërprerë Hasan Sulejmanin, Muhamed Sherabili, e ka pyetur në formë ironike: “Që kur zotëria jote qenka bërë marksist-leninist dhe nga i ke importuar këto mendime”?! Hasan Sulejmani, i konsideron Muhamed Sherabilin dhe Uaid Isan, si persona negativë, të cilët së bashku me tre studentë të tjerë, i kanë përgatitur atij një relacion për t’ja dërguar Al Fatahut në Kajro.

Një xhaxha i Sherabilit, ka shërbyer në policinë izraelite në Gaza, dhe është pushkatuar pasi është kapur nga partizanët palestinezë. Ndërsa Uaid Isai, është nipi i funksionarit të Al Fatahut në Kajro. Ai, flet keq për vendin tonë dhe thekson se revolucionin palestinez po e ndihmon Bashkimi Sovjetik, se Trocki nuk ka qenë tradhtar, etj.

Uaidi dhe funksionari i Al Fatahut në Kajro, thotë Hasani, duhet të jenë agjentë sekrete të policisë egjiptiane. Funksionari i Al Fatahut, e ka pas thirrur Hasan Sulejmanin dhe i ka anuluar nisjen për në Shqipëri, duke caktuar një tjetër që ishte i njohur si agjent sekret i organeve jordaneze dhe që më vonë u arrestua, duke bërë që Hasani të vijë në Shqipëri.

Qytetari E.Çepani, denoncon gjithashtu se studenti libanez Muhamed Emini, i ka thënë se: përveç Hasan Sulejmanit dhe Hasan Izgjasë, studentët e tjerë palestinezë, nuk flasin mirë për Shqipërinë.

 Zv / Ministri i Punëve të Brendshme

            Feçor Shehu

Dokumenti sekret i formuluar nga zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, dërguar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSh-së, Ramiz Alia, lidhur me veprimin e nëndrejtorit të Uzinës “Traktori”, Muhamet Perja, i cili ka lejuar turistët gjermanë, të fotografojnë topat e artilerisë që gjenden në ambientet e asaj uzine!

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                       SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                              Ekzemplar nr 1

DREJTORIA E PARË

Tiranë më 4.8.1971

                                                            I N F O R M A C I O N

Në datën 28.7.1971, Uzinën “Traktori” e kanë vizituar një grup miqsh gjermanë të cilët, pasi kanë kaluar nëpër uzinë, kanë qëndruar pranë katër topave të mbuluar me mushama dhe që ndodhen atje për stërvitjen ushtarake të punëtorëve të asaj uzine, dhe kanë kërkuar që t’i shikojnë.

Me gjithë hezitimet e shoqëruesit, nëndrejtori i uzinës, Muhamet Perja, e ka urdhëruar atë që të lejohen për t’i parë. Topat, u zbuluan dhe u panë prej tyre. Njëri nga miqtë ka fotografuar të gjithë mekanizmat e topit.

Lidhur me sa më sipër, mendojmë se do të ishte me vend që miqve, t’ju kërkohet e merret filmi fotografik që kanë bërë në uzinën “Traktori”.

Gjithashtu do të ishte mirë që të porositeshin shoqëruesit e delegacioneve të huaja, dhe drejtuesit e ndërmarrjeve që vizitohen prej tyre, për të mos lejuar fotografimet e këtyre objekteve.

Meqenëse pjesëtarët e grupeve që vizitojnë vendin tonë, kanë pasur raste të veshjes me minifunde, mendojmë që thu kujtohet atyre se populli ynë nuk i honeps dot ato lloj veshjesh. Grupi është shoqëruar nga Pano Lula, punonjës i turizmit./Memorie.al

 Zv/Ministri i Punëve të Brendshme

            Feçor Shehu

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ai që kishte arrestuar nxënësen e re, më pas ra preh e përdhunimit në hetuesi, u bë drejtor i Antikrimit në Ministri, kurse ish-sekretari i parë...”/ Historia tragjike në fokusin e ish-të dënuarit politik

Next Post

Kalendari Historik 16 Korrik 2022

Artikuj të ngjashëm

“Përdorimi i Mehmet Shehut për të shuar çdo rezistencë në Shkodër dhe në Veri të vendit, sheshoi marrëdhënien e ftohtë mes tij dhe Enver Hoxhës, pasi…”/ Raportet e panjohura të ushtarakëve britanikë në ’44-ën
Dossier

“Në nëntor 1943, Enver Hoxha pretendonte se anglo-amerikanët kishin kontribuar shumë pak për luftën kundër gjermanëve…”/ Dokumentet e panjohura nga arkivat e Londrës

October 18, 2026
“Ambasadori i SHBA-së Allen, e ka bërë të qartë për qeverinë jugosllave, se aktivitetet e shqiptarëve të emigracionit në Perëndim, do të provokojnë Moskën…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Ambasadori i SHBA-së Allen, e ka bërë të qartë për qeverinë jugosllave, se aktivitetet e shqiptarëve të emigracionit në Perëndim, do të provokojnë Moskën…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 19, 2026
“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
Dossier

“Udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, ishte i vetmi kryetar shteti satelit, që nuk mori pjesë në dëgjesën e Hrushovit në OKB në shtator 1960…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 19, 2026
“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43
Dossier

“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43

October 17, 2026
“Xhaviti tha se Pilo Peristeri e ka ndarë kot gruan dhe morri një tjetër 20 vjet më të re, e cila është motra e…”/ Përgjimet e “Vigjilentit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Si detyra dhe propozime sugjerojmë që të aplikohet Operacioni i ‘letrave helmuese’ me postë, kundër udhëheqësve të lartë të regjimit komunist në Shqipëri, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 16, 2026
“Nëntoger Galiardi dhe kapiten Carboni, u takuan me komandantin Kadri Hoxha, i cili pyetjes: Çdo bëhet me oficerët italianë’, iu tha:…”/ Dokumentet e panjohura për tragjedinë e “Kolonës Gamuci”, 15 tetor ‘43
Dossier

“Nëntoger Galiardi dhe kapiten Carboni, u takuan me komandantin Kadri Hoxha, i cili pyetjes: Çdo bëhet me oficerët italianë’, iu tha:…”/ Dokumentet e panjohura për tragjedinë e “Kolonës Gamuci”, 15 tetor ‘43

October 18, 2026
Next Post

Kalendari Historik 16 Korrik 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme