• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, May 22, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Relacioni për Ramz Alinë: “Në burgun e Burrelit, i dënuari Muhamet Prodani thotë se: pas prishjes me Kinën, zinxhiri rreth nesh po shtrëngohet dhe…”/ Raporti i Drejtorit të Sigurimit me përgjimet

Relacioni për Ramz Alinë: “Në burgun e Burrelit, i dënuari Muhamet Prodani thotë se: pas prishjes me Kinën, zinxhiri rreth nesh po shtrëngohet dhe…”/ Raporti i Drejtorit të Sigurimit me përgjimet
Relacioni i Kadri Hazbiut: “Tani pas prishjes me Kinën, një i deklasuar në Tiranë, thotë se; po fituam ne, nuk do ketë asnjë mëshirë…”/ Dosja voluminoze ‘Tepër sekrete’ e Sigurimit të Shtetit
Relacioni i Kadri Hazbiut: “Tani pas prishjes me Kinën, një i deklasuar në Tiranë, thotë se; po fituam ne, nuk do ketë asnjë mëshirë…”/ Dosja voluminoze ‘Tepër sekrete’ e Sigurimit të Shtetit
Relacioni për Ramz Alinë: “Në burgun e Burrelit, i dënuari Muhamet Prodani thotë se: pas prishjes me Kinën, zinxhiri rreth nesh po shtrëngohet dhe…”/ Raporti i Drejtorit të Sigurimit me përgjimet
Relacioni i Kadri Hazbiut: “Tani pas prishjes me Kinën, një i deklasuar në Tiranë, thotë se; po fituam ne, nuk do ketë asnjë mëshirë…”/ Dosja voluminoze ‘Tepër sekrete’ e Sigurimit të Shtetit
Relacioni për Ramz Alinë: “Në burgun e Burrelit, i dënuari Muhamet Prodani thotë se: pas prishjes me Kinën, zinxhiri rreth nesh po shtrëngohet dhe…”/ Raporti i Drejtorit të Sigurimit me përgjimet
Relacioni për Ramz Alinë: “Në burgun e Burrelit, i dënuari Muhamet Prodani thotë se: pas prishjes me Kinën, zinxhiri rreth nesh po shtrëngohet dhe…”/ Raporti i Drejtorit të Sigurimit me përgjimet
Relacioni i Kadri Hazbiut: “Tani pas prishjes me Kinën, një i deklasuar në Tiranë, thotë se; po fituam ne, nuk do ketë asnjë mëshirë…”/ Dosja voluminoze ‘Tepër sekrete’ e Sigurimit të Shtetit
Relacioni për Ramz Alinë: “Në burgun e Burrelit, i dënuari Muhamet Prodani thotë se: pas prishjes me Kinën, zinxhiri rreth nesh po shtrëngohet dhe…”/ Raporti i Drejtorit të Sigurimit me përgjimet
Relacioni i Kadri Hazbiut: “Tani pas prishjes me Kinën, një i deklasuar në Tiranë, thotë se; po fituam ne, nuk do ketë asnjë mëshirë…”/ Dosja voluminoze ‘Tepër sekrete’ e Sigurimit të Shtetit
Relacioni i Kadri Hazbiut: “Tani pas prishjes me Kinën, një i deklasuar në Tiranë, thotë se; po fituam ne, nuk do ketë asnjë mëshirë…”/ Dosja voluminoze ‘Tepër sekrete’ e Sigurimit të Shtetit
Relacioni i Kadri Hazbiut: “Tani pas prishjes me Kinën, një i deklasuar në Tiranë, thotë se; po fituam ne, nuk do ketë asnjë mëshirë…”/ Dosja voluminoze ‘Tepër sekrete’ e Sigurimit të Shtetit

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tretë

Memorie.al publikon disa dokumente të panjohura të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi I ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që përkasin një dosje voluminoze me siglën “Tepër secret”, ku ndodhet një korrespodencë në mes krerëve më të lartë të regjimit komunist të asaj kohe, si: Hysni Kapo, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Kadri Hazbiu, Hekuran Isai, etj, të cilët me anë të relacioneve të ndryshme dhe raport-informacioneve të përpiluara prej tyre, i bëjnë me dije udhëheqjes së lartë të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me situatën e vështirë politike dhe ekonomike që po kalonte vendi ynë, para dhe pas prishjes së marrëdhënieve politike, ekonomike dhe ushtarake me Republikën Popullore të Kinës. Korespondenca e plotë në mes drejtuesve kryesorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komiteteve të Partisë dhe atyre Ekzekutive të rretheve, si dhe Degëve të Punëve të Brendshme në qytete të ndryshme, për bisedat e komentet pozitive dhe ato negative që bëheshin nga njerëz të ndryshëm, si intelektualë, punëtorë, ushtarakë dhe fshatarësia kooperativiste, si dhe nga “elementët e deklasuar dhe armiq”, lidhur me situatën në të cilën ndodhej vendi pas prishjes së marrëdhënieve zyrtare të Shqipërisë, me Republikën Popullore të Kinës dhe çdo të ndodhte pas kësaj me vendin e vogël komunist të Ballkanit, që propagandonte se ‘do të ndërtonte socializmin, vetëm me forcat e veta’?!

Në fillimin e vitit 1978, si rezultat i përkeqësimit të marrëdhënieve zyrtare të Shqipërisë komuniste me Republikën Popullore të Kinës, gjë e cila kishte filluar të merrte të çarën e parë që nga fillimi i viteve ’70-të kur Kina Popullore e Mao Ce Dunit me anët të “politikës së ping-pongut” filloj të afrohej me SHBA-ve dhe priti në Pekin sekretarin e Departamentit të Shtetit, Henry Kissinger dhe më pas Presidentin Nikson, duket se Tirana zyrtare “vuri alarmin”. Veç të tjerash, kjo gjë duket qartë edhe nga një numër i madh dokumentesh zyrtare të asaj kohe, ku ndodhen korrespondencat “Tepër secrete” të Komitetit Qendror të PPSH-së, Ministrisë se Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe Komiteteve të Partive e atyre Ekzekutive në rrethe dhe Degëve të Punëve të Brendshme, në të cilat pasqyrohet qartë jo vetëm qëndrimi zyrtar i udhëheqjes së lartë të PPSH-së me në krye Enver Hoxhën, por në përgjithësi edhe ai i shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare, (intelektualë, punëtorë, fshatarësia kooperativiste, ushtarakë, nxënësit e shkollave dhe studentët, komunistë, “elementë të deklasuar dhe armiq”, etj.), ndaj Partisë Komuniste të Kinës dhe qeverisë kineze, lidhur me ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve politike, ekonomike, dhe ushtarake prej saj në 28 korrikun e vitit 1978.

Gjithashtu mund të lexoni

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Kështu, ish-aleati më i afërt i Tiranës zyrtare që nga fillimi i viteve ‘60-të, Kina komuniste e Mao Ce Dunit, befas do të shndërrohej në armikun më të madh ideologjik të saj, pas SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Kjo gjë duket qartë nëpër rreshtat e këtyre dokumenteve që mbajnë siglën “Tepër sekret”, ku vërehet frika e madhe dhe paranoja e thellë që ka mbërthyer regjimin komunist dhe krerët më të lartë të udhëheqjes së saj, që nga: Enver Hoxha, Hysni Kapo, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Kadri Hazbiu, Hekuran Isai, etj., e deri poshtë në bazën e atij pushteti me zyrtarët e pushtetit lokal, të cilët e trasmetonin atë ankth e pasiguri, tek njerëzit e thjeshtë, nxënësit e shkollave, punëtorët, e deri tek fshatarësia kooperativiste.

Këto dokumente që shohin për herë të parë dritën e botimit nga Memorie.al, janë një pasqyrë e qartë e gjendjes dhe e situatës së nderë në të cilën ndodhej asokohe regjimi komunist dhe Tirana zyrtare, sidomos pas “Letrës së hapur”, drejtuar udhëheqjes kineze, që akuzonte atë për “tradhti të lartë ndaj kursit dhe vijës së marksizëm-leninizmit”. Në kontekst të zhvillimit të ngjarjeve, ku udhëheqja e lartë e regjimit komunist, e ngritur e gjitha në një alarm, ka mobilizuar të gjithë makinerinë shtetërore dhe strukturat e saj, me në krye Sigurimin e Shtetit, për ta mbajtur situatën nën kontroll të plotë. Dhe kryesisht duke survejuar kundërshtarë politik të saj, të cilat i konsideronte si ”element të deklasuar dhe armiq të klasës”, gjë e cila zë një vend kryesor në këto raport-informacione, ku organet e Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu dhe zëvëndsave të tij, si Feçor Shehu, Rexhep Kolli etj., informojnë me detaje udhëheqjen e lartë, kryesisht, Hysni Kapon, (anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i K.Q. të PPSH-së, që mbulonte organet e ‘Diktaturës së proletariatit’) për gjithçka që fliste dhe komentonte “armiku i klasës”, në çdo rreth të vendit, si dhe komentet pozitive që bëheshin edhe prej tyre.

Kjo gjë dhe të tjera, duken më së miri në këto dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret”, ku ish ”vëllezërit kinezë”, që asokohe punonin në Shqipëri, si kuadro dhe specialist në vepra të ndryshme industriale nga Jugu në Veri të vendit, si: Kombinati Metalurgjik në Elbasan, Uzina e Ferro-kromit në Burrel, Fabrika e Letrës në Lezhë, Baza Ushtarake e Pashalimanit, Uzina e Tankeve dhe Artilerisë në Shish-Tufinë, Uzina e Municioneve Luftarake në Mjekës të Elbasanit, Uzina e Prodhimit të Armëve në Poliçan, etj., tashmë janë kthyer në “agjent, sabotatorë e komplotist” dhe përgjohen kudo dhe në çdo hap të tyre. Paisjet, armatimet dhe gjithë teknologjia ushtarake, duke filluar nga tanket, avionët, nëndetëset, silurat, artileria e rëndë, etj., me të cilat Republika Popullore e Kinës prej vitesh kishte furnizuar falas Shqipërinë komuniste, tashmë rezultonin “me defekti të rënda” dhe të sabotuara nga “revizionistët kinezë”.

Një gjë e tillë, pra ajo “tablo sinoptike” që po kalonte regjimi komunist para dhe pas prishjes me Kinën, identik, ishte parë disa herë ndër vite, kur Tirana zyrtare me në krye Enver Hoxhën, vendoste të shkëpuste marrëdhëniet me shtetet që deri në momentin e fundit i kishte pasur “aleatet” më të ngushta të saj, si Anglo-amerikanët, Jugosllavia e Titos e Bashkimi Sovjetik i Stalinit dhe atyre që e pasuan atë, si Hurshovi, Brezhnjevi, etj.

Seria e “miqve-armiq”, nisi me misionet anglo-amerikane, të cilat derisa u dëbuan nga vendi në nëntor të vitit 1946, ishin “çlirimtarë dhe kontribues të vërtetë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”, ndërsa më pas u kthyen në vendet dhe shtetet më të urryera dhe më të padëshiruara për komunistët shqiptarë. E njëjta gjë do të ndodhte me jugosllavët, të cilët kur u dëbuan nga Shqipëria në vitin 1948-‘49, u konsideruan “revizionistë dhe agjentë të Perëndimit”. Për të vijuar më pas me “vëllezërit sovjetikë të baba Stalinit”, aleatin më të ngushtë të Shqipërisë komuniste të cilët pas vitit 1961, u konsideruan nga Tirana zyrtare, si “revizionistët më të rrezikshëm që kishte njohur bota deri në atë kohë”. Dhe kjo gjë,  do të përsëritej identik edhe me kinezët, gjë e cila u bë publike zyrtarisht, atë fund-korriku të nxehtë të vitit 1978, kur pas “Letrës së Hapur” të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe Këshillit të Ministrave të Republika Popullore të Shqipërisë, dërguar qeverisë kineze dhe Partisë Komuniste të Kinës, Kina tërhoqi nga Shqipëria të gjithë specialistët e saj, civilë dhe ushtarakë?!

                                                  Vijon nga numri i kaluar

Raport-informacion i sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Vlorës, Gaqo Nesho, dërguar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Hekuran Isai

PARTIA E PUNES SHQIPERISE                                         SEKRET               

KOMITETI PARTISE RRETHIT VLORE                        EkzemplarNr.1                                                                                        Nr. 1234                                                                       

                                        Vlorë, më 15/7/1978

                                         KOMITETIT QENDROR TE PPSH-së

                                             SHOKUT HEKURAN ISAI

Lënda: Mbi komentet dhe parullat armiqsore sipas vlerësimit dhe drejtimit të tyre mund t’i grupojmë:

B)….Elementi i deklasuar;

“………Punë e këtyre do merret vesh më vonë, sepse këta mbetën vetëm, në fillim u lidhën me Bashkimin Sovjetik dhe më vonë me Kinën, por dhe Kina u dha dru dhe i la vetëm. Këtë sistem nuk e do njeri…”

“…………..Në këtë situatë ngjarjet të mëdha që po ndodhin në vendin tonë, regjimi në fuqi qëndron në këmbë dhe në gatishmëri të plotë, presin se si do të reagojë populli dhe vëmendjen më tepër e kanë tek ne, prandaj në këtë situatë duhet ulur koka, bile as artikujt e gazetës nuk duhen komentuar….”.

C)….Elementi kulak;

“…………..Këta tani që u prishën me Kinën mbetën vetëm dhe nuk kanë asnjë ndihmë nga jashtë, këtu tek ne nuk ka grupe të tjera që veprojnë dhe do të vijë një ditë që këta të zhduken, sado që të bërtasin se jemi të zot, patjetër do të bashkohen me ndonjë shtet tjetër…..”.

  1. Në drejtim të gjendjes ekonomike

“………Është fatkeqësi prishja e marrëdhënieve me Kinën, sepse Shqipëria do të dobësohet shumë nga ana ekonomike. Ky system na mori në qafë, na vdiq në punë të rënda. Po na heqin kategoritë dhe po na ulin rrogat. Të gjitha këto i që bëjnë, bien në kurriz të punëtorit. Kur këta thanë që siguruan bukën në vend, Radio-Roma tha se vërtetë e ka siguruar bukën Shqipëria, por do edhe 150.000 ton akoma, domethënë se udhëheqja shqiptare gënjen.

“……….Puna për tufëzimin e bagëtive do të na marrë më qafë, do të na lërë pa një pimë dhallë…..”

  1. Në drejtim të Artit dhe Kulturës;

“…………Poezia duhet të jetë apolitike, e mirë dhe moderniste. Shkrimtari nuk duhet të jetë i ngurtësuar nga parimet e realizmit socialist. Krahas filmave tanë që shfaqen tek ne, duhet të ketë edhe filma të huaj modern, duke mos mbajtur në plan të parë përmbajtjen. Po të mos ishte dënuar Todi Lubonja, arti dhe letërsia në vendin tonë do të kishte ecur në rrugën moderniste.

Parulla dhe komente të këtilla ka dhe në drejtim të vijë së Partisë, pushtetit popullor, pushtetit popullor dhe masave revolucionare që ka marrë Partia, si;

“………….Politika nuk ka besë. Këta kanë 30 vjet që po rrojnë me gënjeshtra dhe fundi i këtyre është i afërt, por ne duhet të ndërrojmë…”.

Këto komente dhe parulla që janë marrë nga Dega e Punëve të Brendshme, janë zhvilluar midis elementëve armiq dhe janë aktivizuar në këtë veprimtari 185 persona. Nga këta 34 në 2/A, 14 në PP, 29 në kontroll operativ 2/B,71 në kontigjent dhe 37 jashtë kontigjentve. Prej tyre 84 banojnë në qytet dhe 101 në fshat. Më të theksuara kanë qenë në qytet, në zonën e Himarës, Dukat, Selenicë, Fterrë, Kotë etj.

Burimet e agjitacionit dhe propagandës kanë shërbyer emisionet e huaja radio-televizive, letrat dhe bisedat telefonike. Gjatë këtij 3-mujori janë ndaluar 50 letra, nga këto 26 të ardhura dhe 24 të dala, nga të cilat 9 me përmbajtje politike dhe 5 me përmbajtje ekonomike.

Nga ana jonë në bashkëpunim me Degën e Punëve të Brendshme janë marrë një sërë masa; arrestuar 7 persona, këshilluar 15 persona dhe kemi ndërtuar e forcuar punën ideo-politike me masat.

SEKRETARI I PARE I KOMITETIT TE PARTISE

                            Gaqo Nesho                                                      

Raport-informacioni i zv/ministrit të Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu, dërguar Ramiz Alisë, për komentet që bëheshin në burgun e Burrelit

 REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE               Sekret             

MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDESHME          Ekzemplar Nr. 3    

DREJTORIA E PARE                                               Nr. 3457 prot.

                                                                        Tiranë, më 25. 7. 1978

 Lënda: Mbi komentet armiqësore të bëra rreth Kinës

 SEKRETARIT TE KOMITETIT QENDROR TE PPSH

                   SHOKUT RAMIZ ALIA                                                                     

                                   TIRANE

Lidhur me njoftimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare për prerjen e ndihmave ushtarake dhe civile kineze dhe tërheqjen e specialistëve të tyre nga vendi ynë, krahas dënimit të fuqishëm që ka gjetur në masat punonjëse ky qëndrim brutal, imperialist e tradhtar i Partisë Komuniste dhe qeverisë Kineze, e solidaritetit gjithnjë dhe më të madh të popullit rreth vijës së drejtë të PPSH-së, elementi armik i kategorive të ndryshme armiqësore ka zhvilluar këto komente, nga më kryesoret të cilat janë:

  1. Elementi antiparti, duke i’u kundërvënë vijës së drejtë politike të Partisë sonë në mbrojtje të marksizëm-leninizmit e në luftë edhe kundër variantit të ri revizionist kinez, komenton: “Politika e jashtme e ndjekur nga udhëheqja jonë nuk përputhet me stadin e zhvillimit, as me interesin e masave punonjëse….Ky është një qëndrim mendjemadh që po mbahet për problemet politike dhe ideologjike në lëvizjen komuniste, në luftë me të gjithë, dhe tashti edhe kundër kinezëve”.
  2. Duke folur rreth këtij problemi, i dënuari Fadil Paçrami thotë: “…Kemi një ndryshim në strategji e sidomos në taktikë, e kushtëzuar kjo në gjendjen e viteve të fundit dhe prishjen me Kinën, të cilat kërkojnë përpunimin e një vije të re…..Në marrëdhëniet e jashtme me Kinën, situata na detyron të kërkojmë dhe të gjejmë aleat të ri, e në marrëdhëniet me këto vende, të na karakterizojë korrektësia dhe të vijmë duke e zgjeruar rrethin e miqve simpatizantë, kudo që janë”.

Shyqëri Këllezi, element tjetër antiparti, komenton: “U prishëm me jugosllavin, u prishëm me Bashkimin Sovjetik, tani u prishem edhe me Kinën, po ku do të shkojnë kështu nga mosmarrëveshjet e tyre, ç’kanë me ne, pse nuk na lënë rehat”?!

Ndërsa Muhamet Prodani, lidhje e komplotistëve thotë: “Situata është shumë e rëndë dhe do të bëhet akoma dhe më e rëndë, zinxhiri rreth nesh do të shtrëngohet akoma më shumë. E kam të vështirë të përcaktoj se si do të vejë puna, ka shumë të panjohura, por prishja me Kinën, përveç të tjerash, do të sjell vështirësi të mëdha në çështjen e mbrojtjes”.

Në vazhdim, të tjerë thonë: “Interesant është se kur u prishëm me Bashkimin Sovjetik, pati edhe ndonjë përçapje që kontraditat të zgjidheshin edhe nëpërmjet rrugës së bisedimeve, ndërsa kinezët asnjëherë nuk pranuan të bisedojnë me ne, rreth mosmarrëveshjeve, ndalimit të ndihmave dhe tërheqjes së specialistëve, e bënë në mënyrë të më njëhershme dhe në mënyrë mospërfillëse”.

Disa element antiparti duke komentuar notën e qeverisë kineze dhe shpalljen e saj botërisht nga ATSH-ja, komentojnë: “Prishja me Kinën pritej, por, interesant është argumentimi që po i bëjnë ne nëpërmjet shtypit, keqësimit të këtyre marrëdhënieve në fushën politike, ideologjike dhe politike me Kinën…”.

Me siguri ne do t’i kushtojmë libra dhe gazeta të tëra kundërvënies kineze, me i dhënë për të kuptuar botës se ne kemi të drejtë. Në këtë debat, ne mund të na përkrahin disa pakica partish të vogla e grupe të ashtuquajtura marksiste-leniniste, ndërsa bota tjetër nuk ka kohë të merret me grindjet e vazhdueshme të shqiptarëve gjaknxehtë e të nxituar”./Memorie.al

DREJTORI I DREJTORISË SË PARË

                                  Feçor Shehu

                                                   Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 21 Gusht

Next Post

“Organizata ‘Rrëshqitja’ me 200 persona, do sulmonte ‘Bllok’-un e udhëheqjes në Tiranë dhe…”/ Dokumenti i panjohur i Sigurimit për dy oficerët që u pushkatuan në ’74-ën, si “krerë të grupit”!

Artikuj të ngjashëm

“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 21, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Dossier

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
Next Post
“Organizata ‘Rrëshqitja’ me 200 persona, do sulmonte ‘Bllok’-un e udhëheqjes në Tiranë dhe…”/ Dokumenti i panjohur i Sigurimit për dy oficerët që u pushkatuan në ’74-ën, si “krerë të grupit”!

“Organizata ‘Rrëshqitja’ me 200 persona, do sulmonte ‘Bllok’-un e udhëheqjes në Tiranë dhe…”/ Dokumenti i panjohur i Sigurimit për dy oficerët që u pushkatuan në ’74-ën, si “krerë të grupit”!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!