• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, February 2, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Relacioni për Ramiz Alinë: “Për shkak të figurës morale dhe politike, Agim Shehut, Skifter Këlliçit dhe Sotir Andonit, t’u hiqet e drejta e botimit…”/ Letra e shefit të Shtypit të Komitetit Qendror, në ’76-ën

0
Shares
2.1k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një raport-informacion që i përket vitit 1976, ku shefi i shtypit në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së, Miti Tona, informon eprorin e tij, sekretarin e Komitetit Qendror, Ramiz Alia, që mbulonte propagandën, artin e kulturën, lidhur me  një grup shkrimtarësh dhe artistësh, si si: Hasan Petrela, Agim Shehu, Bekim Gaçe, Lirim Deda, Ibrahim Gani, Sotir Andoni, Skifter Këlliçi, Odhise Grillo, etj., të cilëve “për shkak të figurës së tyre, morale dhe politike”, propozohej t’u hiqej e drejta e botimit dhe ndonjërit t’i ndaloheshin edhe librat që ishin dërguar në shtypshkronjë për botim!

Furtuna’ e madhe që nisi në fillimin e vitit 1973 ndaj shkrimtarëve dhe artistëve e gjithë punonjësve të tjerë të artit e kulturës, pas fjalës së Enver Hoxhës të mbajtur fillimisht më datën 9 janar në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe më 15 e 16 mars në mbledhjen e zgjeruar të komunistëve të aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, ku ai kritikoi për herë të parë Festivalin e 11-të Kombëtar të Këngës në Radio Televizion, dukej se nuk do mbaronte me aq, por do të vazhdonte gjatë.

Pas arrestimit dhe dënimit për “faje politike” të Todi Lubonjës dhe Fadil Paçramit të akuzuar nga vetë Enver Hoxha si “koka e grupit liberal në art e kulturë”, si edhe disa shkrimtarëve dhe artistëve të tjerë të akuzuar si përkrahës të tyre, si: Mihallaq Luarasi, Minush Jero, Kujtim Spahivogli, Lluk Kaçaj, Miho Gjini, Sherif Merdani, Dhimitër Lala, Visar Zhiti, etj., të cilët që nga ajo kohë dhe më pas, gjithashtu përfunduan burgjeve e internimeve të regjimit komunist, aty nga fillimi i vitit 1975, ndaj shumë shkrimtarëve dhe artistëve, filluan ‘masat administrative’, apo më saktë heqja e së drejtës së botimit dhe dërgimin e tyre në prodhim si punëtorë, siç ndodhi me Agim Shehun, Skifter Këlliçin e ndonjë tjetër.

Gjithashtu mund të lexoni

“Letërsia e burgut i jep moral e dinjitet krejt letërsisë shqipe, pikërisht aty ku ajo ndihet në krizë të madhe, pasi…”/ Refleksionet ish-kreut të Institutit të Krimeve të Komunizmit

“Muzikologu ynë i njohur, Zamir Këlliçi, ka meritën e veçantë pasi, në librin e tij, ‘Operistika’, përveç veprave shqiptare, ai…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur nga Durrësi

Veç të tjerash kjo gjë behet e ditur edhe nga ky dokument arkivor i vitit 1976, (e shkëputur nga një dosje voluminoze me siglën “sekret”), ku shefi i Shtypit në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së, Miti Tona, informon Ramiz Alinë, lidhur me një numër shkrimtarësh, si: Hasan Petrela, Agim Shehu, Bekim Gaçe, Lirim Deda, Ibrahim Gani, Sotir Andoni, Skifter Këlliçi, Odhise Grillo, etj., të cilët iu është hequr e drejta e botimit.

Pothuaj të gjithë ata ishin emra të njohur: shkrimtarët Lirim Deda dhe Ibrahim Gani, ishin kuadro ushtarakë në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, dhe punonin kryesisht në organet e shtypit ushtarak, (gazeta “Luftëtari”, revista “10 Korriku” etj.), Hasan Petrela, shkruante kryesisht për organin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, (revista “Në shërbim të popullit”), poeti Agim Shehu, konsiderohej në hierarkinë letrare si i treti (pas Kadaresë dhe Agollit), Odhise Grillo, shkrimtar tepër i njohur letërsisë për fëmijë, Sotir Andoni, shkrimtar nga më të vjetrit, autor i shumë romaneve, etj., Skifter Këlliçi, gazetar e telekronist tepër i njohur i sportit dhe shkrimtar gjithashtu, autor i disa librave dhe romaneve, etj

Masat e marra ndaj tyre, duket se tregonin mësëmiri se “Partia, nuk bënte lëshime” dhe ishte e vendosur për ta çuar deri në fund “luftën kundër shfaqjeve të huaja dhe ndikimeve liberale” në radhët e shkrimtarëve e artistëve. Ajo që vihet re tek raport-informacioni i Miti Tonës, është insistimi i tij, që për disa shkrimtarë, të vazhdonte masa e dënimit (heqja e së drejtës së botimit) edhe pas rikthimit të tyre në Parti?!

Lidhur me këtë dhe gjithçka tjetër që ai ka sugjeruar në informacionin e tij, Ramiz Alia, ka vënë shënimin: “Jam dakord. Duhet të jeni tepër të kujdesëshm, sepse shkrimtarët janë edukatorë. Asnjë lëshim, jo vetëm politik dhe ideologjike, por dhe artistik”.

Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti në fjalë i cili publikohet për herë të parë në faqet e këtij libri, me ndonjë shkurtim fare të vogël.

Relacioni i shefit të shtypit në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së, Miti Tona, dërguar Ramiz Alisë, për shkrimtarët që do u hiqej e drejta e botimit

SEKRETARIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH-së                               

         SHOKUT RAMIZ ALIA

                                                 I N F O R M A C I O N

                   MBI HEQJEN E SE DREJTES SE BOTIMIT DISA ARTISTEVE

Për shkak të figurës së tyre moralo-politike, disa autorëve letrarë i’u është hequr e drejta e botimit. Të tillë janë midis të tjerëve: Hasan Petrela, Agim Shehu, Bekim Gaçe, Lirim Deda, Ibrahim Gani, Sotir Andoni, Skifter Këlliçi, Odhise Grillo, etj.

Disa prej këtyre autorëve si Agim Shehut e Odhise Grillos u është pezulluar edhe qarkullimi i disa vëllimeve, të cilat kanë qenë të gatshme për t’u hedhur në treg në kohën kur u morën masat ndëshkimore ndaj tyre. Ndonjërit prej tyre vepra i është bllokuar në procesin e botimit në shtypshkronjë.

Lidhur me rri dhënien e së drejtës për botim është udhëzuar Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, të konsultohet me komitetet përkatëse të Partisë, duke gjykuar secilin si rast me vete me hollësi dhe partishmëri. Por megjithëse sipas komiteteve të Partisë, disa prej tyre mund t’u jepet e drejta e botimit, sepse ose e kanë shlyer fajin si Hasan Petrela, (i kthyer prapë në Parti), ose punojnë mirë si Agim Shehu e Skifter Këlliçi, i pari punonjës në Metalurgji, i dyti punëtor në Uzinën “Traktori”, ne mendojmë se, duke marrë parasysh faktin që vepra letrare komunikon me masa të tëra lexuesish, dhe se çdo shkrimtar pamvarësisht nga shkalla e përhapjes së veprës së tij letrare, bëhet një personalitet shoqëror dhe edukator i masave, mendojmë që ndaj gjithë atyre autorëve që janë marrë me masa partie për faje politike, koha e rehabilitimit në shtyp, të mos lidhet domosdo dhe në të gjitha rastet me kohën e shlyerjes së masës ndëshkimore.

Kështu p.sh., mendojmë që Hasan Petrela megjithëse i kthyer në parti, romani i paraqitur për botim t’i shtyhet për vitin e ardhshëm. Agim Shehut, i cili nuk është kthyer akoma në parti, të mos i vihet në qarkullim vëllimi “Për birin tim dhe brezat që do vijnë” (poemë kushtuar shokut Enver), dhe të mos i botohen para pranimit në parti veprat që ka paraqitur së fundi për botim, pamvarsisht nga vlerat artistike.

Për vëllimin e mësipërm kushtuar shokut Enver, mendojmë, që edhe në të ardhmen të mos dalë si botim më vete. I njëjti qëndrim të mbahet edhe ndaj Skifter Këlliçit, i cili…….. publikisht për figurën e tij………., prej……..në RTV, ku punonte dhe u çua për riedukim në uzinën e Traktorëve dy vjet më parë.

Gjithashtu edhe për Odhise Grillon, mendojmë që këtë vit, i cili është dhe viti jubilar i 35 vjetorit të themelimit të Partisë, të mos i botohet gjë.

Për Sotir Andonin, gabimet e të cilit njihen dhe janë krejtësisht të karakterit politik, mendojmë se duhet mbajtur një qëndrim i prerë. Kohë më parë kemi orientuar organet e shtypit dhe botimeve të botonin sa më rrallë dhe vetëm kur veprat e tij kane vlera të vërteta artistike dhe edukative. Nën dritën e pleniumeve të fundit të K.Q. organet e botuese nuk e kanë parë  me vend të botojnë gjë prej tij edhe në këto raste. Memorie.al

 20.3.1976                                                                         SEKTORI I SHTYPIT

                                                                                                        Miti Tona

Ky shkrim është marrë nga libri “Shkrimtarët dhe artistët nën diktatin komunist”, i autorit Dashnor Kaloçi, që pritet të dalë së shpejti.

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Relacioni për Mehmet Shehun: “Edhe sikur të duan këta që të shkoj Kosova me Shqipërinë, vetë kosovarët nuk pranojnë të ndahen nga Titua, sepse…”/ Dosja sekrete me përgjimet në ’78-ën

Next Post

Kalendari Historik 21 Gusht

Artikuj të ngjashëm

“Letërsia e burgut i jep moral e dinjitet krejt letërsisë shqipe, pikërisht aty ku ajo ndihet në krizë të madhe, pasi…”/ Refleksionet ish-kreut të Institutit të Krimeve të Komunizmit
Art & Kulture

“Letërsia e burgut i jep moral e dinjitet krejt letërsisë shqipe, pikërisht aty ku ajo ndihet në krizë të madhe, pasi…”/ Refleksionet ish-kreut të Institutit të Krimeve të Komunizmit

February 1, 2023
“Muzikologu ynë i njohur, Zamir Këlliçi, ka meritën e veçantë pasi, në librin e tij, ‘Operistika’, përveç veprave shqiptare, ai…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur nga Durrësi
Art & Kulture

“Muzikologu ynë i njohur, Zamir Këlliçi, ka meritën e veçantë pasi, në librin e tij, ‘Operistika’, përveç veprave shqiptare, ai…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur nga Durrësi

January 19, 2023
“Jorgjia me vajzën e vogël u rikthye në Bukuresht për t’u bashkuar me të shoqin Rodolfo, por ai ishte martuar dhe ajo…”/ Historia tragjike e sopranos së famshme shqiptare
Art & Kulture

“Jorgjia me vajzën e vogël u rikthye në Bukuresht për t’u bashkuar me të shoqin Rodolfo, por ai ishte martuar dhe ajo…”/ Historia tragjike e sopranos së famshme shqiptare

January 14, 2023
“Nga Lezha, kujtoj mësuese Antonetën, shokët, Kastriotin, Nikolinin dhe Vasilin, kurse të dashurën në Tiranë…”/ Dëshmia e rrallë e afrikanit që, erdhi në ’67-ën dhe jeton ende Shqipëri
Art & Kulture

“Nga Lezha, kujtoj mësuese Antonetën, shokët, Kastriotin, Nikolinin dhe Vasilin, kurse të dashurën në Tiranë…”/ Dëshmia e rrallë e afrikanit që, erdhi në ’67-ën dhe jeton ende Shqipëri

December 24, 2022
“Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, s’ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe…”/ Refleksione për librin “Autoktonia e Shqipërisë jugore”
Art & Kulture

“Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, s’ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe…”/ Refleksione për librin “Autoktonia e Shqipërisë jugore”

December 4, 2022
Nderim përherë Presidentit Rugova
Art & Kulture

Nderim përherë Presidentit Rugova

December 2, 2022
Next Post
Kalendari Historik 01 Gusht

Kalendari Historik 21 Gusht

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!