• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 6, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Oficer Nasi Bakuli, duhet të jetë agjent, pasi ai thotë se udhëheqësi kryesor i Partisë…”!/ Maj ’82, denoncimi për komandantin e artilerisë në Peqin

Dashnor Kaloçi

Pjesa e gjashtë

Memorie.al publikon disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një dosje voluminoze me siglën “Tepër Sekret” e cila i përket vitit 1982, ku Grupi i Instruktorëve të Ushtrisë pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Dega e Sigurimit të Ushtrisë, zv/ministri i Punëve të Brendshme Zylyftar Ramizi dhe ministri Hekuran Isai, informojnë Komitetin Qendror dhe personalisht Ramiz Alinë, apo sekretarin e Komitetit Qendror, Simon Stefani (që mbulonte organet e Diktaturës së Proletariatit, pas vdekjes së Hysni Kapos), lidhur me: “veprimtari të ndryshme armiqësore dhe spiunazhi” si dhe ngjarje të jashtëzakonshme të ndodhura gjatë atij viti në disa rrethe të vendit, kryesisht ato që ishin nën vartësinë e Degëve të Punëve të Brendshme të Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Sarandës, Pogradecit, Kolonjës etj.

                Fondi:  KOMITETIT QENDROR TË PARTISË PUNËS SHQIPËRISË

Gjithashtu mund të lexoni

“Sapo iku Kosygin, në Lindjen e Mesme vrapoi Kissinger dhe botës iu tha se ai shkoi me një ‘plan paqeje’ për…”/ Shkrimi i Enver Hoxhës dhjetor ’73, për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe

“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973

                                  (GRUPI I INSTRUKTORËVE TË USHTRISË)

                                                           Titulli dhe përmbajtja

INFORMACIONE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, DREJTUAR KOMITETIT QENDROR TË PARTISË SË PUNËS SË SHQIPËRISË DHE GRUPIT TË INSTRUKTORËVE TË KOMITETIT QENDROR,PËR VEPRIMTARI ARMIQËSORE DHE NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME

                                                          Vijon nga numri i kaluar

Raport-informacioni dërguar Ramiz Alisë, nga Ibrahim Farrici, sekretari i Komitetit të Partisë së Repartit Ushtarak 7166, lidhur me “veprimtarinë armiqësore” të oficer Nasi Bakuli, me detyrë komandant i një reparti të artilerisë në Peqin

PARTIA E PUNËS SË SHQIPËRISË                                                               SEKRET                                        KOMITETI I PARTISË REP. 7166                                                         Exemplar Nr.1

      Nr. 116/Prot                                                                                 Elbasan, më 7.5.1982

Lënda: Informacion mbi veprimtarinë e oficer Nasi Bakuli

                     SHOKUT RAMIZ ALIA

   SEKRETAR I KOMITETIT QENDROR TË PPSH

                                  TIRANË

Oficer Nasi Bakuli, i biri i Koços dhe i Lefterisë, ka lindur në fshatin Saraqinisht të rrethit të Gjirokastrës, në vitin 1950.

Vjen me origjinë fshatar i mesëm dhe në gjendje nëpunës (oficer), anëtar partie, ka mbaruar Akademinë Ushtarake, me detyrë, komandant i Grupit 152 m/m. Peqin. Efektiv i Br. 3-të Artilerisë Elbasan.

Para çlirimit, prindërit e tij janë marrë me blegtori. Gjyshi i tij ka qenë emigrant në Turqi. Është kthyer në vendlindjen e tij. Pas çlirimit, janë shtetëzuar 50 kokë bagëti. Ndërsa babai i nënës së tij, ka qenë prift.

Theksojmë se i lartpërmenduri, ka qenë i fejuar dhe është ndarë. Pastaj është fejuar me E. Apostol Gj. nga katundi Senice i rrethit të Sarandës, tani banuese në qytetin e Durrësit.

Nga të dhënat që ne disponojmë, del se Nasi Bakuli ka ushtruar veprimtari armiqësore në formën e agjitacionit dhe të propagandës, që në shtator të vitit të kaluar dhe e ka thelluar këtë veprimtari veçanërisht pas veprimtarisë armiqësore të Mehmet Shehut.

Veprimtaria armiqësore e të lartpërmendurit, shprehet në këto drejtime:

  1. I kundërvihet rolit udhëheqës të Partisë dhe veçanërisht, udhëheqësit kryesor të saj.

Në këtë drejtim, ai shprehet: “….Udhëheqësi kryesor i Partisë, nuk e ka jetën e gjatë, se është në gjendje të lartë të tensionit nervor. Këta nuk janë në rregull për veten e tyre, na kanë mbyllur në mënyrë të atillë, që nuk kemi lidhje me botën e jashtme…në rast se nuk vdes udhëheqësi kryesor i Partisë, ne do të mbytemi të gjithë. Ky ka për të ikur dhe do të vij një tjetër e ka për të ardhur rehat-rehat…! Por ky (është fjala për udhëheqësin kryesor të Partisë), do të iki si bisha e shkalluar, ka filluar nga egërsia, të gjithë u qëruan, të gjithë të pakënaqur janë…”!

Ai flet me urrejtje edhe për familjet e shokëve të udhëheqjes, konkretisht shprehet: “…Çfarë kanë studiuar djemtë e këtyre të mëdhenjve, asgjë nuk kanë studiuar”, i pohon ai bashkëpunëtorit.

Duke folur me urrejtje për materialet e Partisë dhe veprat e shokut Enver, ai shprehet: “…Asgjë nuk kam studiuar dhe nuk kam ndërmend të lexoj nga të këtyre, se ato janë gënjeshtra…! Na lodhën, duke na thënë; o burra lexoni këtë e atë vepër, në format e edukimit…! Po ç’të lexosh? Budallallëqet…si ja bënë Hrushovit, si ja bënë atij, si ja banë këtij…Hrushovi bëri qejfin e vet, do të pyeste për këta…”!

Duke nënvleftësuar rolin e Stalinit, ai shprehet: “…Stalini nuk ishte i aftë për mbrojtjen, ai lejoi gjermanët të vinin deri afër Moskës”!

  1. I kundërvihet rendit tonë socialist dhe ka mosbesim ndaj tij dhe në forcën e mbrojtjes sonë.

Lidhur me këtë, ai shprehet: “…Ne nuk kemi asnjë shtet mik, jemi prishur me të gjithë, dhe më në fund, u miqësuam me grekërit, të cilët deri tani i kemi pasur armiq…! Populli kërkon të shprehet, jemi të mbyllur, po të hapësh kufijtë, edhe pulat fluturojnë nga Shqipëria, e jo njerëzit, jemi të rrethuar e shumë prapa botës…”!

Duke folur me urrejtje për shtetin tonë, midis të tjerash ai thotë: “Këtu është burgu i botës, ky shtet mbahet me spiunë dhe me raportime, situatën nuk e kemi të mirë. Nuk shikon se ç’bëhet? Vrasje, arrestime, çdo vit po këto gjëra bëhen, ne duam të jetojmë të qetë e të gëzuar, por këta (fjala është për udhëheqjen), nuk na lënë…”!

Duke folur me përbuzje për popullin tonë dhe kulturën e tij, midis të tjerash thotë: “…Këtu ka njerëz pa kulturë dhe të paaftë, se mos ka kulturë në Shqipëri, janë budallenj, muzhikë”! dhe duke shprehur kulmin e urrejtjes së tij, si ndaj popullit, e ndaj udhëheqjes, shprehet: “Po të kem gjë në dorë, i djeg të gjithë…”!

  1. Ka zhvilluar agjitacion e propagandë kundër rendit tonë kooperativist, duke shprehur pakënaqësi:

“…Në fshat, – thotë ai, – jeta është shumë e rëndë. Nuk ka asgjë për të ngrënë e për të veshur? Edhe bagëtitë dhe lopët i kanë tufëzuar, çdo gjë e kemi keq. Njerëzit po vriten rrugëve, po vjedhin, hajdut si këtu nuk ka…”! Flet me nostalgji për të kaluarën e prindërve të tij. “…Para çlirimit, – shprehet ai, – kemi qenë të pasur, kemi qenë të gjithë të zgjuar, por familjen time, nuk e kanë dashur. Ç’kanë tashti?! Po prish dynjanë e lekëve e ato nuk më dalin”?!

Shpreh pakënaqësi, pse nuk është ngritur në përgjegjësi. “…Mua nuk më besojnë, nuk më ngrenë në pozitë, megjithëse, kam katër shkolla të larta dhe jam mjaft i zgjuar, – thotë ai dhe më tej vazhdon – po më erdhi koha, do të hakmerrem. Unë nuk bëhem i kënaqur, edhe Mbret të Shqipërisë të më bëjnë. Ne, kanë dashur të na bëjnë familje të pakënaqur. Të isha unë në rrethet e Moskës, do të isha bërë Ylli i Botës”!

Shprehet se në vendin tonë, bëhet një jetë plot me vuajtje, duke propaganduar, për një botë tjetër, me një jetë më të mirë, për të gjithë njerëzit.

  1. Për vrasjen e armikut Mehmet Shehu, ai është shprehur se:

“…Është shtrënguar litari dhe një ditë do të këputet, Mehmet Shehu vrau veten, nipi i tij, Feçor Shehun, e arrestuan. Ata deshën të hapnin Shqipërinë, ndërsa udhëheqësi kryesor, nuk e do këtë, sepse punon për lavdinë e vet, në kurrizin tonë, në kurrizin e popullit…”!

5. Ka ushtruar agjitacion e propagandë me admirim për Bashkimin Sovjetik, duke u shprehur:

“…Se me rusët kemi luftuar bashkë, se ata janë njerëz të mrekullueshëm, gjuha ruse është e dashur, ata kanë literaturë të gjerë, të cilën e admirojnë strategë ushtarakë dhe shkencëtarët e mëdhenj. Rusët janë kudo, ata komandojnë botën…”! Fati ynë që nuk isha në Moskë e të isha martuar me një ruse. Kush nuk i do ata? Dhe ato që i ndanë, i kanë ndarë me lot në sy, nuk i zinte gjumi, tragjedi e madhe ndarja, etj.”!

Të gjitha këto, Nasi Bakuli i konkretizon dhe me dëshirën e madhe që ka për t’u arratisur nga Shqipëria. Lidhur me këtë problem, midis të tjerave thotë: “…Të gjitha ëndrrat do të kisha të realizueshme me rusët, kam njerëz në Turqi, më mirë hamall në porto andej, ishalla hapet rruga dhe të iki, të iki nga Ushtria dhe nga Shqipëria”.

Nga të dhënat që kemi, del se Nasi Bakuli, ka marrë takim me shtetas të huaj që kanë ardhur si vizitorë në vendin tonë. Në muajin shtator të vitit të kaluar, kohë në të cilën ai ka filluar dhe veprimtarinë armiqësor, ka vajtur në Durrës në shtëpinë e Perikli Kokocanit. Aty, është takuar me dy vizitorë të ardhur nga Greqia, me të cilët ka zhvilluar biseda. Këto biseda, Nasi Bakuli ja shfaqi bashkëpunëtorit, ku i thotë: “Ajo grekja, më tha se në Greqi, njerëzit si ti janë ministra”.

Theksojmë se për të vërtetuar tërë veprimtarinë e tij, në përplasje me bashkëpunëtorin, u përdor Teknika Operative. Prandaj, duke analizuar të dhënat, kemi arritur në përfundim, se Nasi Bakuli është në pozita armiqësore.

Meqenëse prova legale nuk ka, që ndaj tij të përdoret politika e goditjes dhe duke marrë parasysh faktin se i përmenduri shërben në armë speciale, duke mos përjashtuar edhe mundësinë që ai të jetë agjent i Zbulimit të huaj, ne mendojmë që Nasi Bakuli, të lirohet nga Ushtria.

Theksojmë se, për qëndrimin politik të prindërve të tij, kemi pak të dhëna, sepse dosjen si komunist, e ka në Korpusin e Gjirokastrës. Memorie.al

SEKRETARI I KOMITETIT TË PARTISË REPARTIT 7166

                       IBRAHIM FARRICI

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 28 Prill 2022

Next Post

“Operativi i kampit të Shën Vasisë, një kriminel sadist, i gjakosi nga fytyra katër pleq të burgosur…”! / Kujtimet e Ylli Tabakut, që vuajti 27 vite në burgjet komuniste

Artikuj të ngjashëm

“Sapo iku Kosygin, në Lindjen e Mesme vrapoi Kissinger dhe botës iu tha se ai shkoi me një ‘plan paqeje’ për…”/ Shkrimi i Enver Hoxhës dhjetor ’73, për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe
Dossier

“Sapo iku Kosygin, në Lindjen e Mesme vrapoi Kissinger dhe botës iu tha se ai shkoi me një ‘plan paqeje’ për…”/ Shkrimi i Enver Hoxhës dhjetor ’73, për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe

March 5, 2026
“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973
Dossier

“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973

March 3, 2026
“Pas arratisjes nga Shqipëria në 1949-ën, Azis Biçaku me djalin, Isufin, shkuan në Greqi, ku morën pjesë në luftën civile kundër forcave komuniste dhe…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Librazhdi
Dossier

“Pasi e refuzova në mënyrë kategorike propozimin e shokut tim, Hiqmet Shena, që të arratiseshim në Jugosllavi, pas pak ditësh, mora vesh se ai kishte shkuar në Qafë-Thanë…”/ Dëshmia e rrallë e Xhavit Delvinës

March 3, 2026
“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës

March 6, 2026
“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57

March 2, 2026
“Tomor Allajbeut, nipit të Abaz Ermenjit, vetëm pse tha; ‘S’punoj unë, të hajë Nexhmija’, pas një muaji hetuesi speciale, i shtuan edhe 13 vjet…” Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit të Spaçit!
Dossier

“Policisë në Mamurras u thashë se ato 15 gra, m’i bëri ‘peshqesh’ kryetari i Degës së Brendshme, Gjolek Alia, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik, me familjarët e të burgosurve të Burrelit

March 6, 2026
Next Post
“Pasi ja shkulën me pinca dhëmbët e floririt, nënën e shtrinë për tokë në qeli dhe …”!/ Historia e tragjike e tiranasit që vuajti 27 vite në burgjet e Enver Hoxhës

“Operativi i kampit të Shën Vasisë, një kriminel sadist, i gjakosi nga fytyra katër pleq të burgosur…”! / Kujtimet e Ylli Tabakut, që vuajti 27 vite në burgjet komuniste

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme