• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 30, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Refije Hana Malaj (Koculi), 90 vjeç, lindur në Shkozë të rrethit Vlorë, me banim në Tiranë, është gruaja e Qazim Koculit, ish-eksponent i Ballit Kombëtar…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi…”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit
“Refije Hana Malaj (Koculi), 90 vjeç, lindur në Shkozë të rrethit Vlorë, me banim në Tiranë, është gruaja e Qazim Koculit, ish-eksponent i Ballit Kombëtar…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
“Refije Hana Malaj (Koculi), 90 vjeç, lindur në Shkozë të rrethit Vlorë, me banim në Tiranë, është gruaja e Qazim Koculit, ish-eksponent i Ballit Kombëtar…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
“Skena e tmerrshme e arrestimit të dytë të Fatbardh Abaz Kupit, kur atij i vunë prangat në duar aty në internim dhe…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të persekutuarit politik
“Refije Hana Malaj (Koculi), 90 vjeç, lindur në Shkozë të rrethit Vlorë, me banim në Tiranë, është gruaja e Qazim Koculit, ish-eksponent i Ballit Kombëtar…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
“Nëntogeri i kampit të Vloçishtit që, ishte tmerri i të burgosurve, pas ngjarjeve të gushtit ’49, u arratis në Greqi, ku Sigurimi i Shtetit…“/ Misteri i oficerit korçar që u përfol gjatë nga të dënuarit
“Refije Hana Malaj (Koculi), 90 vjeç, lindur në Shkozë të rrethit Vlorë, me banim në Tiranë, është gruaja e Qazim Koculit, ish-eksponent i Ballit Kombëtar…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
“Refije Hana Malaj (Koculi), 90 vjeç, lindur në Shkozë të rrethit Vlorë, me banim në Tiranë, është gruaja e Qazim Koculit, ish-eksponent i Ballit Kombëtar…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
“Refije Hana Malaj (Koculi), 90 vjeç, lindur në Shkozë të rrethit Vlorë, me banim në Tiranë, është gruaja e Qazim Koculit, ish-eksponent i Ballit Kombëtar…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e dhjetë

Memorie.al / Që nga viti 1944, kur erdhi në pushtet e, deri në fundin e vitit 1990-të, regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, në bazë të teorisë dhe “mësimeve të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit” si dhe ideologjisë që ata ideuan e u aplikua gati në gjysmën e botës, zhvilluan pa ndërprerje luftën e klasave, duke ekzekutuar, burgosur apo internuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë kuadër, që nga dhjetori i vitit 1944, kur Enver Hoxha dhe qeveria që ai kryesonte zbritën nga malet dhe morën pushtetin, krahas ekzekutimeve me dhe pa gjyq, filluan edhe internimet e dhjetëra e qindra familjeve, që ata i konsideronin “klasa të përmbysura”, apo i akuzonin si; “armiq të popullit”, kryesisht familje të pasura apo të shtresës së mesme, ish-funksionarë të Monarkisë së Zogut, që gjatë periudhës së pushtimit të vendit, kishin aderuar apo kishin mbështetur organizatën nacionaliste “Balli Kombëtar” e Legalitetin.

Po kjo “praktikë”, pra masa ndëshkuese e internim-dëbimeve, do të zhvillohej edhe ndaj qindra e qindra komunistëve, (nga ata më të thjeshtët e, deri tek ish-anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së), deputetë, ministra, ushtarakë e funksionarë të lartë etj., e familjeve të tyre, të cilët Enver Hoxha dhe regjimi komunist në fuqi, do t’i shpallte “tradhtar, revizionistë, armiqtë të popullit”, etj. Nga viti 1944, e deri në 1949-ën, vendimi për internim-dëbimet bëheshin nga “Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimit të Pasurive”, që funksiononte pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, komision i cili në vitet në vijim, e ndryshoi disa herë emërtesën, deri sa në vitin 1954, kaloi në varësi të Kryeministrisë, duke u quajtur “Komisioni i Internim-Dëbimeve”, i cili funksionoi rregullisht deri në vitin 1990.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

Që nga viti 1954 e, deri në 1974-ën, kryetar i atij komisioni ishte Beqir Balluku, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, që mbante funksionin e ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe njëkohësisht atë të zv. kryeministrit të qeverisë së kryesuar nga Mehmet Shehu, kurse zv. kryetar i komisionit, ishte ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ndërsa si anëtarë, Prokurori i Përgjithshëm Dhori Panariti, e kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. (Pas dënimit të Beqir Ballukut, në vitin 1974, funksionin e kryetarit të Internim-Dëbimeve, e mori zv. kryeministri Manush Myftiu, kurse pas dënimit të Kadri Hazbiut, funksionin e nënkryetarit e mori Hekuran Isai).

Ky komision, gjatë gjithë periudhës së ekzistencës e funksionimit të tij, dha me dhjetëra e qindra vendime, duke dëbuar e internuar me mijëra persona, të cilët hiqeshin me dhunë nga vendet e tyre të banimit dhe detyroheshin të jetonin e banonin në fshatra dhe zona të thella të vendit, nga jugu në veri. Kryesisht fshatrat me vendet e kampet e internimit ishin caktuar nga qeveria në zonën e Myzeqesë së Lushnjes e Fierit, (Savër, Çermë, Bedat, Grabian, Gradisht, Plug, Gjazë, Zhamë, Sulzotaj, Kryekuq, Karavasta, Shtyllas etj.), pra në pjesën qendrore të vendit, me qëllim që ata të ishin sa më larg kufijve shtetëror, që të mos arratiseshin jashtë Shqipërisë. Po kështu, përveç masave me internime dhe dëbime, komisioni qeveritar, jepte vendime edhe për sekuestrimin e pasurisë së të gjithë personave që arratiseshin nga Shqipëria.

Në bazë të ligjit përkatës me të cilin funksiononte Komisioni i Internim-Dëbimeve, një person, apo një familje, fillimisht internohej për pesë vjet, por ato përsëriteshin, duke u shtyrë çdo pesë vjet, aq sa familje të tëra, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë, si: Gjonmarkajt e Mirditës, Kalosht, Sina-jt, Alia-jt, Demat, Dinet, Menat e Ndretë e Dibrës, Bajraktari e Kolgjini të Kukësit, Kola-jt, Allamant e Sulkurtët e Matit, Merlikat, Kupët e Bami të Krujës, Mirakajt e Pukës, Radi dhe Gjekaj të Shkodrës, Pervizt e Kurbinit, Mulletët e Petrelat Tiranës, apo ato nga Jugu i vendit, si; Dostët e Gjirokastrës, Frashëri dhe Çela të Përmetit e Kolonjës, Staraveckat e Skraparit, etj., etj., të cilët qëndruan në vendet e internimit deri në vitin 1991, kur dhe u shemb regjim i komunist. Madje disa prej tyre, edhe shumë vite më pas, sepse nuk kishin se ku të shkonin, pasi nuk u kishte mbetur asnjë kthinë ku të fusnin kokën!

Lidhur me sa më sipër etj., Memorie.al. ka siguruar një dosje voluminoze nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme që mban siglën “Tepër Sekret”, (por tashmë prej kohësh e de-klasifikuar), me vendimet e Komisionit të Internim-Dëbimeve, të cilat po i publikojmë të plota dhe me faksimilet përkatëse; ku janë emrat e personave dhe familjet që janë dëbuar e internuar, apo u janë sekuestrimet e pasuritë, si dhe akuzat përkatëse për çdonjërin prej tyre.

                                                        Vijon nga numri kaluar

                              VENDIMI NR. 37 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                     TEPËR SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM                                               Ekz. Nr. 1              

DËBIMEVE                           Tiranë, më 7.7.1967  

                     VENDIM Nr. 37

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 7.7.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                     VENDOSI:

Të internojë për rrezikshmëri shoqërore, personat e poshtëshënuar:

1. Kudret Vesel Kurti, i datë-lindjes 1926, lindur në katunin Gurës të rrethit Lushnje, banues në qytetin e Vlorës, shtresë e pasur, kulak, me profesion arsimtar, sot punëtor, i martuar me 4 fëmijë, me arsim të mesëm.

2. Nimete Avdurraman Kurti, e datë-lindjes 1923, me arsim fillor, me profesion punëtore, e shoqja.

3. Avdurraman Kudret Kurti, i datë-lindjes 1960, nxënës në gjimnaz, i biri.

Të internohen për 5 vjet kohë, në katundin Gures të rrethit Lushnje.

Internimi u fillon me datën 7.7.1967 dhe u mbaron me datën 7.7.1972.

4. Tajfur Musa Shehu, i datë-lindjes 1913, lindur në katundin Karbunarë të rrethit Lushnje, banues në qytetin e Vlorës, shtresë e pasur, me arsim të lartë, me profesion punëtor, me punë në ndërmarrjen ushtarake të rrethit Fier, i martuar, ka dy fëmijë.

5. Nazmije Beqir Shehu, e datë-lindjes 1913, me arsim fillor, shtëpiake, e shoqja.

6. Bejteshe Musa Shehu, e datëlindjes 1911, beqare, shtëpiake, e motra.

7. Engjëllushe Tajfur Shehu, i datë-lindjes 1942, me arsim 7 vjeçar, beqar, vazhdon në Berat kursin për trajner sporti, i biri.

8. Besnik Tajfur Shehu, i datë-lindjes 1948, beqar, me arsim të mesëm, pa punë, i biri.

Të internohen për 5 vjet kohë, në katundin Karbunarë të rrethit Lushnje.

Internimi u fillon me datën 7.7.1967 dhe u mbaron me datën 7.7.1972.

9. Enver Ali Mustafaraj, i datë-lindjes 1927, lindur në katundin Aranitas të rrethit Fier, banues në qytetin e Vlorës, me arsim fillor, me profesion punëtor, sot pa punë, shtresë e pasur, i martuar, ka 5 fëmijë.

10. Ylldeze Sefedin Mustafaraj, e datëlindjes 1930, pa arsim, punëtore në N.T.P.L.A.P., e shoqja.

11. Shkëlqim Enver Mustafaraj, i datë-lindjes 1950, lindur në katundin Drizare të rrethit Fier, me arsim 3 klasë gjimnaz, vazhdon shkollën, i biri.

12. Refije Enver Mustafaraj, i datë-lindjes 1910, lindur në katundin Drizare të rrethit Fier, pa arsim, e ve, shtëpiake, e ëma.

Të internohen në katundin Aranitas të rrethit Fier.

Internimi u fillon me datën 7.7.1967 dhe u mbaron me datën 7.7.1972, për 5 vjet kohë.

13. Muço Zenel Mustafaraj, i datë-lindjes 1919, lindur në Fier dhe banues në qytetin e Vlorës, me arsim 7 vjeçar, shtresë e pasur, i martuar, ka 3 fëmijë, me profesion punëtor në artizanat.

14. Qemal Zenel Mustafaraj, i datë-lindjes 1915, me arsim fillor, punëtor në artizanat, i vëllai.

15. Mynevere Hamdi Mustafaraj, e datë-lindjes 1936, lindur në Vlorë, me arsim fillor, punëtor në artizanat, e shoqja.

16.Nevrije Xhevdet Mustafaraj, e datë-lindjes 1932, lindur në Vlorës, me arsim fillor, punëtore në artizanat, e kunata.

Të internohen Roskovec të rrethit Fier, për 5 vjet kohë.

Internimi u fillon me datën 7.7.1967 dhe u mbaron me datën 7.7.1972, për 5 vjet kohë.

17. Gani Riza Mustafaraj, i datë-lindjes 1922, lindur në katundin Aranitas të rrethit Fier dhe banues në qytetin e Vlorës, shtresë e pasur, me arsim 7 vjeçar, me profesion murator, i martuar, ka 3 fëmijë.

18. Lutfije Ago Mustafaraj, e datë-lindjes 1937, lindur në katundin Hysoverdhë dhe banuese në qytetin e Vlorës, me profesion punëtore, e shoqja.

Të internohen për 5 vjet kohë në katundin Aranitas të rrethit Fier

Internimi u fillon me datën 7.7.1967 dhe u mbaron me datën 7.7.1972, për 5 vjet kohë.

19. Asllan Petku, i biri i Sulës dhe i Hanës, i datëlindjes 1927, lindur në Shtiqën të Kukësit dhe banues në Tiranë, me origjinë shoqërore fshatar i pasur, i cilësuar kulak, punëtor në Ndërmarrjen Rruga-Ura, me arsim 7 vjeçar, i martuar me fëmijë.

Është i vëllai i kulakut Kamber Petku nga Kukësi, i cili kohët e fundit është dënuar me vdekje nga gjykata, për krimin e tradhtisë ndaj atdheut.

20. Xhevrije Petku, e bija e Xhemës dhe Nazires, e datëlindjes 1928, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, pa punë, gruaja e Asllan Petkut.

Të internohet në N.SH.P., sektori Rehovë i rrethit Berat, për 5 vjet kohë.

Internimi u fillon me datën 7.7.1967 dhe u mbaron me datën 7.7.1972, për 5 vjet kohë.

21. Androniqi Llambi Mërtiri, e datë-lindjes 1917, lindur dhe banuese në katundin Kudhës të rrethit Vlorë, shtresë e mesme, me arsim fillor, e martuar, shtëpiake.

Thanas Mertiri, burri i të përmendurës , më 31.3.1967, pasi plagosi….., u arratis në Greqi.

22. Kristo Thanas Mërtiri, i datë-lindjes 1944, beqar, me profesion bujk, djali i Andromaqit.

Të internohen për 5 vjet kohë në N.SH.P., sektori i Rehovës i rrethit Berat.

Internimi u fillon me datën 7.7.1967 dhe u mbaron me datën 7.7.1972, për 5 vjet kohë.

23. Sabaudin Rushan Ziaj, i datëlindjes 1939, lindur në katundin Kardhiq të rrethit të Tepelenës dhe banues në qytetin e Fierit, shtresë e mesëm, beqar, pa punë.

I përmenduri ka qenë tre herë në burg për….!

Të internohen në Seman të Fierit për 5 vjet kohë.

Internimi u fillon me datën 7.7.1967 dhe u mbaron me datën 7.7.1972, për 5 vjet kohë.

24. Fuat Sherif Merdani, i datëlindjes 1912, lindur dhe banues në Korçës, shtresë e pasur tregtarësh, me arsim fillor, i martuar, punëtor në Komunale.

25. Fatime Avdulla Merdani, e datëlindjes 1912, pa punë, e shoqja.

26. Ylber Fuat Merdani, i datëlindjes 1940, ish-arsimtar, sot punëtor, i biri.

27. Jodigjare Fuat Merdani, e datëlindjes 1944, e bija, pa punë.

28. Eduard Fuat Merdani, i datëlindjes 1950, pa punë, i biri.

Të internohen për 5 vjet kohë në katundin Pulahë të rrethit të Korçës.

Internimi u fillon me datën 7.7.1967 dhe u mbaron me datën 7.7.1972, për 5 vjet kohë.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                  KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                               …………………..

PROKURORI I PËRGJITHSHËM          KRYETARI GJYKATËS SË LARTË

DHORI PANARITI                                         ARANIT ÇELA

               VENDIMI NR. 38 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE 

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                     TEPËR SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM                  

DËBIMEVE                                                 Tiranë, më 7.7.1967  

                     VENDIM Nr. 38

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur sot me datën 7.7.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                     VENDOSI:

Të internojë për rrezikshmëri shoqërore, personat e poshtëshënuar:

1. Sabri Muharrem Zhuli, i datë-lindjes 1911, lindur dhe banues në katundin Nikolicë të rrethit Korçë, shtresë e mesme, me arsim fillor, me profesion bujk, i martuar, ka 6 fëmijë.

Më datën 28.V.1967, djali i Sabriut, Bashkim Sabri Zhuli, tradhton atdheun, duke u arratisur në Greqi, së bashku me një shokun e vet nga Dhërmiu i Vlorës.

2. Drita Hajdar Zhuli, e datë-lindjes 1919, shtëpiake, e shoqja.

3. Et’hem Sabri Zhuli, i datëlindjes 1950, me profesion bujk, me arsim fillor, i biri.

Të internohen për 5 vjet kohë në katundin Maliq të rrethit Korçë.

Internimi u fillon me datën 7.7.1967 dhe u mbaron me datën 7.7.1972.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                     KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                              …………………..

PROKURORI I PËRGJITHSHËM                  KRYETARI GJYKATËS SË LARTË

DHORI PANARITI                                               ARANIT ÇELA   

          VENDIMI NR. 39 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE 

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                              TEPËR SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM                   

DËBIMEVE                                  Tiranë, më 17.7.1967  

                     VENDIM Nr. 39

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur sot me datën 17.7.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                     VENDOSI:

Të internojë për rrezikshmëri shoqërore, personat e poshtëshënuar:

1. Refije Hana Malaj (Koculi), e datëlindjes 1876, lindur në katundin Shkozë të rrethit Vlorë dhe me banim në Tiranë, shtresë e mesme, shtëpiake.

E përmendura është gruaje Qazim Koculit, ish-eksponent i Ballit Kombëtar për Qarkun e Vlorës.

2. Nurie Qazim Malaj (Koculi), e datë-lindjes 1922, lindur në Vlorë dhe banuese në Tiranë, e bija, punëtore.

3. Mahmut Mustafa Meotolemi, i datë-lindjes 1918, lindur në Stamboll të Turqisë, e banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, magazinier në Ndërmarrjen “21 Dhjetori”, i dhëndri.

Të internohën në Gradishtë të rrethit Lushnje, për 5 vjet kohë,

Internimi u fillon me datën 17.7.1967 dhe u mbaron me datën 7.7.1972.

4. Iljaz Zija Toptani, i datë-lindjes 1911, lindur dhe banues në Tiranë, shtresë e pasur feudalësh, me arsim të mesëm, beqar, pa punë.

I përmenduri ka qenë i arratisur, erdhi si diversant në vitin 1951 dhe u dënua me 25 vjet heqje lirie, sot është i lirë.

Të internohen në Gjazë të rrethit Lushnje, për 5 vjet kohë,

Internimi i fillon me datën 17.7.1967 dhe i mbaron me datën 7.7.1972.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                          KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                                            …………………..

PROKURORI I PËRGJITHSHËM                    KRYETARI GJYKATËS SË LARTË

DHORI PANARITI                                                      ARANIT ÇELA 

          VENDIMI NR. 40 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE 

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                              TEPËR SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM                                                       Ekz. Nr.1              

DËBIMEVE                           Tiranë, më 5.8.1967  

                     VENDIM Nr. 40

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur sot me datën 5.8.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studjoi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                     VENDOSI:

Të dëbojë për 5 vjet kohë nga rrethi i Kukësit, Rrushit Sinan Micin, i datëlindjes 1939, nga katundi Gjegjan, duke iu ndaluar banimi dhe qarkullimi në rrethet: Kukës, Tropojë, Shkodër, Tiranë, Peshkopi, Durrës, Pogradec, Korçë, Ersekë, Përmet, Gjirokastër, Sarandë dhe Librazhd.

I përmënduri ka qenë i internuar në rrethin e Lushnjes, me vendim Nr. 69, datë 21.8.1962, për 5 vjet kohë. Ka dy vëllezër dhe një nip të arratisur në Jugosllavi. Në familje ka vetëm nënën të cilën e ka lënë te farefisi i tij. Nuk ka detyrime familjare.

Dëbimi i fillon me datën 5.8.1967, dhe i mbaron me datën 5.8.1972. Memorie.al

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                             KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                                             …………………..

PROKURORI I PËRGJITHSHËM                         KRYETARI GJYKATËS SË LARTË

DHORI PANARITI                                                         ARANIT ÇELA 

                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t'u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje...”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

Next Post

“Ç’farë më tha para vetëvrasjes Llazi Serbo dhe çfarë shkruante ai në letrën testament...”/ Dëshmia e rrallë e mikut të ngushtë të aktorit të famshëm, që kishte idhull Bekim Fehmiun dhe e “imitoi” atë...!

Artikuj të ngjashëm

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   
Dossier

May 30, 2025
“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

May 29, 2025
“Në kufi me Greqinë gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një dhe…”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti
Dossier

“Kur Smajl Baruti me të motrën Olimbinë, po delshin prej shpisë së Asim Rusit, ku ishin mshehë, oficeri i Sigurimit, Shaban Sahiti, afrue me revole në dorë…”/ Historia e trishtë, e dy bijve të kolonel Ali Rizait

May 29, 2025
“Refije Hana Malaj (Koculi), 90 vjeç, lindur në Shkozë të rrethit Vlorë, me banim në Tiranë, është gruaja e Qazim Koculit, ish-eksponent i Ballit Kombëtar…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

Nga familjet Macaj e Mirditës, Runa e Tepelenës dhe Xhindole e Lushnjes, te Beçi e Përmetit, Papa e Sarandës, e Alliu të Krujës… / Kush ishin familjet e njohura “reaksionare”, që u internuan në 1967-ën?

May 29, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shef Degës Brendshme, Hilmi Seiti, si ish-student i gjimnazit të Shkodrës, disa prej ish-bashkënxanësve të tij, do t’i gjente në burg…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 29, 2025
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

May 28, 2025
Next Post
“Ç’farë më tha para vetëvrasjes Llazi Serbo dhe çfarë shkruante ai në letrën testament…”/ Dëshmia e rrallë e mikut të ngushtë të aktorit të famshëm, që kishte idhull Bekim Fehmiun dhe e “imitoi” atë…!

“Ç’farë më tha para vetëvrasjes Llazi Serbo dhe çfarë shkruante ai në letrën testament...”/ Dëshmia e rrallë e mikut të ngushtë të aktorit të famshëm, që kishte idhull Bekim Fehmiun dhe e “imitoi” atë...!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!