• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, July 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën

“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, ishte një strukturë kriminale operacionale, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila kontribuoi në shtypjen e çdo qëndrese antikomuniste dhe në konsolidimin e regjimit komunist.  Kjo strukturë kishte në dorë fatin e inteligjencies së vendit, e arsimuar kjo në universitetet më të mira të Europës. Për t’i njohur më mirë se cilët ishin komandantët e përgjegjësit që kishin marrë grada ushtarake, po publikoj një listë me 70 persona (e ndarë në dy pjesë), siç e kanë hartuar komandantët e tyre. Në këtë listë të vitit 1945, do vëreni persona pa arsim fare, ose me arsim minimal, të cilët po dërgoheshin në shkollë oficerësh.

Lista e kuadrove:

  1. Njazi Braçaj – komandant batalioni, kapiten II, 6 muaj përgjegjës në Brigadën II të Mbrojtjes së Popullit (MP), ka kryer 5 klasë fillore, është prej Skrapari.
  2. Harrulla Myrtezai – komandant batalioni, me gradë kapiten II, 8 muaj përgjegjësi në Brigadën I MP, ka kryer 4 klasë fillore, është nga Berati.
  3. Koli Shome – komandant kompanie, me gradë toger, 12 muaj përgjegjësi në Brigadën XV Sulmuese, ka kryer 4 klasë fillore është nga Korça.
  4. Hamdi Bajrami – komandant kompanie me gradë nëntoger, 7 muaj përgjegjësi në Brigadën e II Sulmuese, ka kryer 3 klasë fillore, është nga rajoni i Beratit.
  5. Rushan Malo – Komisar batalioni, pa gradë, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën e VI të MP, ka kryer 5 klasë fillore. Është nga rajoni i Delvinës.
  6. Tefik Qamili – komandant kompanie, pa gradë, efektiv i Brigadës II, 10 muaj përgjegjësi, ka kryer 5 klasë fillore, është nga Vlora.
  7. Hekuran Çaushi – komandant kompanie, pa gradë, 8 muaj përgjegjësi në Brigadën I Sulmuese, ka mbaruar 5 klasë fillore, është nga Vlora.
  8. Miço Guri – komandant kompanie, me gradë togeri, 9 muaj në përgjegjësi në Brigadën II Sulmuese, ka mbaruar 5 klasë fillore. Është nga Korça.
  9. Beqar Panariti – komandant kompanie në Brigadën VII MP, 7 muaj përgjegjësi. Shkollë nuk ka bërë. Është nga rajoni i Korçës, pa gradë.
  10. Vasfi Spaho – komisar kompanie në Brigadën V të MP. 7 muaj përgjegjësi me gradë nëntogeri, ka mbaruar 5 klasë fillore, është nga Babani i Korçës.
  11. Teki Blushi – nënkomandant batalioni me gradë toger, 5 muaj përgjegjësi, në Brigadën e V të MP edhe nga Kolonja.
  12. Vangjel Spiro – Komandant kompanie, 4 muaj përgjegjësi në Brigadën V MP, 4 klasë fillore, pa gradë. Është nga Blushi.
  13. Idriz Çelo – komandant kompanie me gradë togeri, 11 muaj përgjegjësi në Brigadën e XII Sulmuese, ka bërë një klasë fillore. Është nga Konispoli.
  14. Refat Karamani – nënkomandant batalioni, me gradë togeri, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII MP, shkollë s’ka bërë. Është nga Kurveleshi.
  15. Osman Dino – komandant kompanie toger, 12 muaj përgjegjësi në Brigadën III të MP. Shkollë s’ka bërë, është nga Mallakastra.
  16. Jani Skrapi – komandant kompanie, pa gradë, 3 muaj përgjegjësi në Brigadën III të MP, ka kryer 5 klasë fillore, është nga Korça.
  17. Bilal Xhajo – komandant kompanie, me gradën nëntoger, efektiv i Brigadës V MP, 10 muaj përgjegjës, 2 klasë fillore, është nga Mokra.
  18. Xhevit Potomi – nënkomandant batalioni, efektiv i Brig V MP, 9 muaj përgjegjësi, ka kryer dy klasë fillore, është nga Skrapari, mban gradën toger.
  19. Ramadan Qenami – komandant kompanie me gradë nëntoger, ish në Brigadën II S, 6 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 4 klasë fillore.
  20. Haxhi Islami – nën komandat batalioni, Brigada VII MP, 6 muaj në përgjegjësi, është nga Skrapari, ka kryer 5 klasë fillore, mban gradën toger.
  21. Mete Senishta – komandant kompanie në Brigadën V të MP, 18 muaj përgjegjësi, shkollë s’ka bërë. Është nga Sinishta dhe mban gradën toger.
  22. Bajram Adili – komandant kompanie në Brigadën V MP, 5 muaj përgjegjësi, ka kryer 3 klasë fillore, është nga Kavaja, mban gradën toger.
  23. Syrja Salihalli – komandat kompanie në Brigadën IV MP, 4 muaj përgjegjësi, ka kryer 3 klasë fillore, është nga Mallakastra, mban gradën toger.
  24. Cane Zaloshi – komandant kompanie në Brigadën VII MP, 9 muaj përgjegjësi, 5 klasë fillore, është nga Gjirokastra, toger.
  25. Karafil Lengo – komandant kompanie, në Brig VIII MP, 4 muaj përgjegjësi, ka kryer 3 klasë fillore, është nga Gjirokastra, gradë nuk mban.
  26. Boran Meçani – komisar kompanie në Brigadën e VI MP 4 muaj përgjegjësi, 1 klasë fillore, nga Gjirokastra, pa gradë.
  27. Xhorxhi Vito – komisar në Brigadën V MP, 2 muaj përgjegjësi, pa shkollë, nga Zagoria e Gjirokastrës. Pa gradë.
  28. Maze Dushani – komisar kompanie në Brigadën I MP, 6 muaj përgjegjësi, është nga Kurveleshi, 2 klasë fillore, nuk ka gradë.
  29. Remzi Hila – zëvendëskomandant kompanie në Brigadën IV MP, 7 muaj përgjegjësi, ka kryer 3 klasë fillore, nga Pogradeci, nuk ka gradë.
  30. Resul Alikaj – komandant batalioni, toger, në Brigadën e IV MP, 5 muaj përgjegjësi, 5 klasë fillore, nga Korça.
  31. Jani Spiro – komandant kompanie në Brigadën IV MP, 8 muaj përgjegjësi, 5 klasë fillore, pa gradë nga Delvina.
  32. Jani Papa – komandant kompanie në Brigadën IV MP, 5 muaj përgjegjës, nga Qarku i Gjirokastrës, pa gradë, 5 klasë fillore.
  33. Nebi Dule – nënkomandant kompanie, pa gradë, në Brigadën e VII MP, 16 muaj përgjegjësi, shkollë s’ka bërë, gradë s’ka. Është nga Këlcyra.
  34. Hysen Bajrami – komandant kompanie në Brigadën e VII MP, 16 muaj përgjegjësi, pa shkollë, pa gradë, nga Vlora.
  35. Riza Dino – komandant kompanie me gradën nëntoger në Brigadën I MP, 10 muaj përgjegjësi, pa shkollë nga Mallakastra.
  36. Velo Seferi – komandant kompanie në Brigadën IV MP, pa gradë, 6 muaj përgjegjësi, ka mbaruar 2 klasë fillore, është nga katundi Picar.
  37. Halil Xhela – komandant kompanie, pa gradë, në Brigadën I MP, 7 muaj përgjegjësi, shkollë s’ka bërë.
  38. Koli Thoma – zëvendës komandant batalioni, toger në Brigadën I MP, 6 muaj përgjegjësi, është nga Boboshtica.
  39. Zenel Binozi – komandant kompanie në Brigadën III, 4 muaj përgjegjës, shkollë s’ka bërë, është nga Korça, gradë nuk ka.
  40. Thoma Mori – komisar kompanie, pa gradë, në Brigadën IV MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Gjirokastra, ka kryer 5 klasë fillore.
  41. Rrapo Çaçi – zëvendës komisar kompanie. Nëntoger në Brigadën I MP, 10 muaj përgjegjësi nga Nivani. 5 klasë fillore.
  42. Shaban Karamani – komandant kompanie, në Brigadën VII MP, 8 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 3 klasë fillore, nuk ka gradë, ka kryer 3 klasë fillore, 15 muaj përgjegjësi, nuk ka gradë.
  43. Burhan Beqari – komandant batalioni në Brigadën III MP, është nga Vlora, 1 klasë e mesme, 15 muaj përgjegjësi, mban gradën kapiten II.
  44. Hasan Mero – komandant batalioni në Brigadën VII MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Korça, pa shkollë, është nga Konispoli, mban gradën kapiten II.
  45. Llazi Palluqi – komandant batalioni në Brigadën VIII MP, 4 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 1 klasë të mesme, nuk ka gradë.
  46. Nikolla Xhuveli – zëvendës-komisar kompanie në Brigadën VI MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Vlora, mban gradën nëntoger. Ka kryer 5 klasë fillore.
  47. Hilmi Boshaj – komisar kompanie, me gradë togeri, ka qenë në Brigadën II MP, 10 muaj përgjegjësi, është nga Kurveleshi, me fillore.
  48. Muçi Çobani – komisar batalioni në Brigadën V të MP, 4 muaj përgjegjësi, është nga Pogradeci, 5 klasë fillore, mban gradën kapiten II.
  49. Sabri Pleshishti – komandant kompanie në Brigadën II MP, 14 muaj përgjegjësi, pa shkollë, mban gradëntoger.
  50. Neki Tefiku – komandant kompanie në Brigadën V të MP, 8 muaj përgjegjës, nga Mallakastra, pa shkollë, mban gradën e nëntogerit.
  51. Hamit Kotomi – komandant kompanie në Brigadën IV S, 7 muaj përgjegjësi, nga Fieri, ka kryer 5 klasë fillore, mban gradën e nëntogerit.
  52. Zenel Xhemali – komandat kompanie në Brigadën IV MP, 6 muaj përgjegjësi, është nga Delvina, ka mbaruar 3 klasë fillore, s’ka gradë.
  53. Nevruz Zereci – komandant kompanie në Brigadën III MP, 11 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 5 klasë fillore, mban gradën nëntoger.
  54. Selman Vishocica – komandant batalioni në Brigadën VII të MP, 8 muaj përgjegjësi, nga Korça, shkollë s’ka, mban gradën kapiten II.
  55. Feçor Ismaili – nënkomandant batalioni në Brigadën VI MP, 10 muaj përgjegjësi, është nga Mallakastra, shkollë s’ka bërë, mban gradën kapiten I.
  56. Tefik Qerimi – nënkomandant batalioni, Brigada VI MP, 10 muaj përgjegjësi nga Mallakastra, shkollë s’ka bërë, mban gradën toger.
  57. Jahe Çollaku – nënkomandant kompanie në Brigadën IV MP, 3 muaj përgjegjësi, është nga Skrapari, ka mbaruar 4 klasë fillore, gradë nuk ka.
  58. Sabri Shkëmbi – nënkomandant batalioni, Brigada IV MP, 5 muaj përgjigje, është nga Skrapari, 3 klasë fillore, mban gradën toger.
  59. Llambi Miho – nënkomandant kompanie në Brigadën IV, 5 muaj përgjegjësi, është nga Delvina, shkollë s’ka bërë, gradë s’ka.
  60. Koçi Vodica – komandant kompanie në Brigadën I, 8 muaj përgjegjësi, është nga Korça, 4 klasë fillore, gradë nuk ka.
  61. Shpend Sherifi – nënkomandant kompanie në Brigadën II MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Tropoja, 5 klasë fillore, gradë nuk ka (ky emër shënohet me pikëpyetje).
  62. Haxhi Nexhipi – komandant kompanie në Brigadës VII MP, 7 muaj përgjegjës, shkollë s’ka bërë, është nga Roskoveci, mban gradën nëntoger.
  63. Hamdi Çobani – komisar batalioni në ish Brigadën VII MP me gradë kapiten II, 5 klasë fillore, 5 muaj përgjegjësi, nga Nepravishta.
  64. Sinan Qerimi – zëvendëskomandant kompanie, pa gradë, pa shkollë, 8 muaj përgjegjësi, ka qenë efektiv i Brigadës III MP, është nga Vlora.
  65. Foni Thano – ish-komisar batalioni me gradë kapiten II, 5 klasë fillore, tash komisar i Kompanisë Speciale, Kuçovë.
  66. Rushan Malo – komisar batalioni, 5 klasë fillore, 4 muaj përgjegjësi në Brigadën VI MP, pa gradë, është nga Delvina.
  67. Muharrem Pojani – komandant kompanie, 11 muaj përgjegjësi në Brigadën IV MP, pa shkollë, është nga Pojani, toger.
  68. Tare Mevlani – zëvendëskomandant batalioni, ka mbaruar 3 klasë fillore, 5 muaj përgjegjësi, dikur në Brigadën IV MP, ka gradën toger. Është nga Mallakastra.
  69. Tefik Fetahi – komandant kompanie, 5 klasë fillore, 8 muaj përgjegjësi në Brigadën IV MP, gradë nuk ka, është nga Mallakastra.
  70. Jorgo Papa – komandant kompanie në Batalionin Special të Delvinës, ka mbaruar 3 klasë fillore greke, është nga Grava e Konispolit, gradë nuk ka. Memorie.al
ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në mbledhjen demaskuese në ‘Rruga-Ura’ në ’85-ën, Viktor Deliu, tha; ‘Ky Bardh Cara, ka sharë shokun Enver, ky ka lidhje me armiqtë Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu dhe...” / Kujtimet e Sofika Prifti Cara

Next Post

Kalendari Historik 05 Qershor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
Dossier

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

June 30, 2025
Dossier

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

June 30, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

June 29, 2025
“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake
Dossier

“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake

June 28, 2025
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Kryetar i trupit gjykues në gjyqin tonë, ishte Ll. Polena, me ca veshë si opingë, prokuror S. Kapllani, kurse antar, R. Nepravishta, një kapadai, që hiqej si intelektual, pasi ai…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

June 28, 2025
Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare
Dossier

Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare

June 28, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Qershor 2024

Kalendari Historik 05 Qershor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme