• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Reagimi i botuesit Nebil Çika/“Gjersa Këshilli Ministruer vë dorë drejt për drejt mbi gazetat ose revistat, nuk mund të pretendohet se liria e shtypit është e respektuar…”

“Zoti Dibra, keni abuzuar me fondet, ngritët një vilë dhe punësuat kunatin tuaj arkëtar…”/ Akuzat e botuesit të njohur ndaj deputetit e ministrit të Financave të Zogut
“Zoti Dibra, keni abuzuar me fondet, ngritët një vilë dhe punësuat kunatin tuaj arkëtar…”/ Akuzat e botuesit të njohur ndaj deputetit e ministrit të Financave të Zogut
“Zoti Dibra, keni abuzuar me fondet, ngritët një vilë dhe punësuat kunatin tuaj arkëtar…”/ Akuzat e botuesit të njohur ndaj deputetit e ministrit të Financave të Zogut
“Zoti Dibra, keni abuzuar me fondet, ngritët një vilë dhe punësuat kunatin tuaj arkëtar…”/ Akuzat e botuesit të njohur ndaj deputetit e ministrit të Financave të Zogut
“Zoti Dibra, keni abuzuar me fondet, ngritët një vilë dhe punësuat kunatin tuaj arkëtar…”/ Akuzat e botuesit të njohur ndaj deputetit e ministrit të Financave të Zogut
“Zoti Dibra, keni abuzuar me fondet, ngritët një vilë dhe punësuat kunatin tuaj arkëtar…”/ Akuzat e botuesit të njohur ndaj deputetit e ministrit të Financave të Zogut
“Zoti Dibra, keni abuzuar me fondet, ngritët një vilë dhe punësuat kunatin tuaj arkëtar…”/ Akuzat e botuesit të njohur ndaj deputetit e ministrit të Financave të Zogut
“Zoti Dibra, keni abuzuar me fondet, ngritët një vilë dhe punësuat kunatin tuaj arkëtar…”/ Akuzat e botuesit të njohur ndaj deputetit e ministrit të Financave të Zogut
“Zoti Dibra, keni abuzuar me fondet, ngritët një vilë dhe punësuat kunatin tuaj arkëtar…”/ Akuzat e botuesit të njohur ndaj deputetit e ministrit të Financave të Zogut

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al/publikon historinë e panjohur të konfliktit të ashpër që u zhvillua në shtypin e Monarkisë së Zogut, në mesin e viteve ’30-të ndërmjet drejtorit të gazetës “Vatra”, Timo Dilo (me origjinë nga Labova e Zhapës së Gjirokastrës) dhe Abdurrahman Dibrës, deputetit të Parlamentit dhe ish-ministrit të Arsim-Kulturës dhe Financave, që në atë kohë ishte dhe drejtor i gazetës “Besa” që botohej në Tiranë. Të gjitha akuzat e ndërsjellta në mes dy botuesve, të cilat patën një jehonë të madhe asokohe në qarqet politike dhe ato intelektuale, si dhe prononcimi i publicistit të njohur, Nebil Çika, që mbajti anën e kolegut të tij, Dilo…!

Gjatë viteve të periudhës së Monarkisë së Zogut (1925-1939) regjimi në fuqi i asaj kohe, kishte implementuar dhe adoptuar një legjislacion tepër modern për kohën, i cili nuk i linte asgjë mangët edhe legjislacioneve të shteteve më të përparuara të Perëndimit, që kishin një demokraci të konsoliduar prej dhjetëra dekadash. Një nga ato ligje të Monarkisë së Zogut ishte dhe ai i shtypit, i cili funksiononte më së miri, duke sanksionuar dhe garantuar lirinë e shprehjes së fjalës, për këdo shtetas shqiptar apo të huaj, gjë e cila ekzistonte jo vetëm në letër (në Kushtetutën e Mbretërisë), por edhe në fakt në jetën e përditshme. Nisur nga ajo liri e plotë shtypi, (ligji bënte përjashtim vetëm për familjen Mbretërore, e cila nuk mund të atakohej në shtyp), në gazetat e asaj kohe kishte mjaft artikuj, peticione dhe shkrime të ndryshme, që atakonin direkt zyrtarët më të lartë të shtetit, duke filluar nga kryeministri, kryetari i Parlamentit, deputet, prefektët, e deri tek nënpunësit më të thjeshtë të administratës vendore, të Mbretërisë. Në ato shkrime, zyrtarët e lartë të shtetit apo ministrat dhe deputetët, akuzoheshin hapur për marrje ryshfetesh, përfitime të paligjshme dhe abuzime të ndryshme, që ata bënin me financat e shtetit apo me postet që mbanin dhe kishin mbajtur dikur, gjatë viteve të regjimit të Monarkisë së Zogut. Pjesa më e madhe e këtyre shkrimeve, që atakonin direkt zyrtarët e lartë, bëheshin kryesisht nga gazetarët dhe botuesit e gazetave, të cilët ishin kontakte të përditshme me njerëzit e jetës politike e publike. Një nga ato debatet të ashpra, që u zhvilluan në shtypin e atyre viteve, ishte ai ndërmjet drejtorit të gazetës “Vatra”, Timo Dilo dhe drejtorit të gazetës “Besa”, Abdurrahman Dibra, i cili gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, ishte dhe deputet i Parlamentit dhe anëtar i disa kabineteve ministrore, duke mbajtur portofolet e Financave, Arsimit e Kulturës. 

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

                                                    Vijon nga numri kaluar

                                                                 Reagimet

          Komentet e shtypit për polemikën e Abdurrahman Dibrës me Timo Dilon:

                   Publicisti Nebil Cika: Ministri Dibra abuzoi me financat

Konflikti i acaruar ndërmjet drejtorit të gazetës “Besa”, Timo Dilo-s dhe drejtorit të gazetës “Vatra”, Abdurrahman Dibra, (asokohe ishte edhe deputet i Parlamentit shqiptar dhe njëkohësisht kishte mbajtur disa poste ministrore në kabinetet e ndryshe qeveritare të Monarkisë së Zogut), i cili zgjati disa muaj me radhë me debate të ashpra në shtyp, pati mjaft reagime dhe një jehonë të madhe si në qarqet politike të asaj kohe, ashtu dhe në shtypin e atyre viteve.

Një ndër ata publicistë dhe botues të njohur të asaj periudhe i cili u prononcua hapur për konfliktin midis dy botuesve të njohur, ishte dhe Nebil Çika, i cili natyrshëm mbajti krahun e kolegut të tij, Timo Dilo, dhe atakoi ish-ministrin e Financave, Abdurrahman Dibra, duke e akuzuar atë për përfitime të paligjshme në dikasterin që drejtonte dikur.

Në reagimin e publicistit Nebil Çika, e cila u botua e plotë edhe nga gazeta “Vatra”, thuhej: “Zoti Nebil Çika duke komentuar përshtypjen që bëri në opinionin e përgjithshëm polemika që rrodhi tash së fundi midis gazetës “Besa” dhe “Vatra”, nën titullin “Bravo, Dilo”, boton në gazetën e djeshme artikullin që po botojmë këtu më poshtë:

Opinioni e vendosi! Pa dyshim “Besa” është dukur me ngjyrën e saj më reale në atakun që i bëri Timo Dilos ca ditë më parë: Është dukur shumë e vogël, pa skrupull, sulmuese në mënyrën e apashëve të Parisit ose qylhanbejve të Stambollit. Përkundrazi, “elegant” dhe i lartë u dëftua Timo Dilo në përgjigjen e tij. Dhe mbi të gjitha i matur, objektiv dhe realist.

I përgënjeshtroi një nga një akuzat që nxori në shesh shpifjet, dhe me këtë mënyrë i ktheu prapa të gjitha atakët e “Besës”. Në dyluftimin e ashpër mbeti e plagosur “Besa” dhe Timo Dilua dolli triumfues, n’opinionin publik, duke pritur që të dalë faqe-bardhë edhe nënë strehën e Drejtësisë. Letra e tij drejtuar drejtorit përgjegjës të “Besës”, është ironi dramatike për këtë gazetë apashe! Sedra me të cilën i u-përgjegj Dilua sulmit barbar, ishte shuplaka më tronditëse që mund t’i jepej “Besës” në një rast të tillë.

Dilua s’dëftohet edhe tmerrësisht gjak-ftohtë në këtë luftë, sulmon pa sulmuar, vret pa goditur: -Urdhëro të t’i paguaj shpenzimet, dërgo njeri ku të duash dhe sill një dokument për akuzat që më bën…! -I thotë “Besës” dhe më në fund i jep edhe një mësim të lart: puna nuk është turp. Nëse kam qenë shërbëtor dhe ilustro, kjo tregon se kam jetuar me djersën t’ime. Ajo që është turp, është të bëhesh i pasur e të ngrehësh pallate pa punuar.

Nga ana tjetër, relacionet e Dilos mbi pagesat e arkës së përgjithshme që bëheshin nën kontrollin e zotit Dibra, kur ky ishte Ministër i Financave, janë mjaft interesante. Tregon se z. Dibra, e shfrytëzonte mjaft pushtetin që kishte në dorë.

Të shohim se ç’përgjigje do t’i jap kësaj “Besa”, organ i shoqërisë së bukur! Se i kemi për t’i bërë edhe ne një pyetje zotit A. Dibra, nesër ose pasnesër. Dhe opinioni do të vendosë! N.Ç.

Shtypi dhe Qeveria

Aktivitet të madh dëftoj Këshilli Ministruer këto ditë, përsa i përket botimit të fletoreve dhe të revistave. “A.B.C”- en e mbylli dhe drejtorin e saj e dërgoi në gjyqin politik, ku mori ndalim gjyqi. Rivistën tjetër “Rilindja”, mbasi më parë e dërgoj në gjyqin ordiner, e mbylli pardje definitivisht. Qarkore mbas qarkoreje i’u dërgohen gazetave që të heqin dorë nga polemika personale, ç’pifje, sharje, dhe nga reportazhe që alarmojnë publikun dhe qarkorja e fundit, cakton dhe direktivat që duhet të kenë gazetat.

‘Shtypi duhet të jetë objektiv dhe gjithmonë t’anojë nga një frymë optimiste për punët kombëtare, t’ue mbajt kështu nalt misionin e tij’, përfundon qarkorja e fundit. Dhe populli, që ka dëgjuar nga goja e Kryeministrit se “atje ku s’ka liri, ka komplote”, edhe se vetëm ata që kanë mejtim anadollak, munt t’ë kujtojnë se liria bie ndonjë gjë të keqe, përveç deklaratave solemne të tjera të Kryeministrit, se fajet e shtypit do të gjykohen vetëm nga gjykatoret – populli thomi, pyet me të drejtë: pse ky ndryshim karshi lirisë së shtypit?

Të shpjegohemi: Nuk shfaqim mejtimin në se artikujt e dy revistave që u mbyllën kanë qenë ose jo të dënueshme me vdekje. Vetëm duam të thomi këtu: kur qeveria këta artikuj i gjeti të rrezikshëm dhe për të prerë hovin e asaj fushate, e gjeti të arsyeshme që drejtorët e tyre të dënohen, nuk i dërgoj këta në gjyq, por i dënoj me vendim të Këshillit të Ministruer, ashtu siç veprohej edhe me qeveritë e mëparshme?

Ç’ishte nevoja të dërgohej drejtori i revistës “A.B.C”-ja në gjyqin politik, gjer sa kemi në fuqi ligjin përkatës të shtypit dhe funksionojnë gjykatoret ordinare?! “Vatra”, ka qenë e para dhe e vetmja në fillim që e pagëzoj kabinetin e sotëm liberal, dhe ky titull u pëlqeu dhe u konfirmua edhe vet nga Kryeministri në një mocion që u zhvillua në Parlament.

“Vatra”, këtë qeveri e konsideroj si shpëtimtare dhe luftoj tmerrësisht, vetëm për t’a bindur popullin skeptik dhe për ta fuqizuar propagandën e kundërt të besaxhinjve. Dhe e bindëm. Pra “Vatra”, ka të drejtë që të merret më shumë se çdo gazetë tjetër  me qëndrimin e tashëm të Qeverisë, karshi botimeve të shtypit.

“Arbënia”, e tha qysh në fillim se kjo qeveri është “transitore” dhe “Besa” e quajti “fatkeqe”. Vetëm “Vatra” u shfaq pa rezerva. Vetëm “Vatra” i bëri ballë skepticizmit, qysh nga dita e parë që erdhi në fuqi Qeveria e Mehdi Frashërit. S’duhet t’i mohohet, pra “Vatrës” e drejta që të fali mbi ndryshimin e taktikës së Qeverisë karshi Lirisë së shtypit.

Pse të mos e thomi? Gjersa Këshilli Ministruer vë dorë drejt për drejt mbi gazetat ose revistat, nuk munt të pretendohet se liria e shtypit është e respektuar. Do të ishte e respektuar vetëm ahere kur fajet e supozuara të shtypit, të tregoheshin dhe të dënoheshin nga gjykatoret. Kodi penal dhe ligji i shtypit i kanë paraparë të gjitha fajet e shtypit dhe janë dispozita që mbrojnë me interesat shtetërore, me interesat private.

Ashtu siç janë shqiptarët dhe patriotë ministrat, kështu patriotë dhe shqiptarët janë gjykatësit. Pse pra, mos gjykohemi nga këta, dhe aq më shumë se këtë rrugë ka premtuar solemnisht dhe vet Qeveria? Janë anadollak ata që mejtojnë se liria bie gjë të keqe, na ka thënë Kryeministri, në një intervistë. Fjalë savant! Hyjmë në muajin e gjashtë nga dita që gëzojmë dhe kemi përfituar nga liria e shtypit.

Ç’të keqe kemi parë? Asgjë. Kemi parë përkundrazi, dobia të çmueshme. Na u dha mundësia të të vemi çdo njeri në vendin e tij, dhe kur çdo njeri zë vendin që e meriton, vetëm më mirë sheh kolektiviteti. Do të thoni dhe ju ndoshta, bashkë me bashkëpunëtorin e “Arbnisë” A.D., se shtypi s’munt të bjerë në duar kalamajsh. Gabim. Se vete z. D. duke mburrur në një artikull boto njësit e revistës “A.B.C.”, mbasi këndoj në murin e parë, atë numër, domethënë që shkaktoj dërgimin e drejtorit të saj në gjyqin politik dhe mbylljen e revistës.

Dhe gabimi qëndron këtu: nëse një artikull, është dëmprurës, shpata e drejtësisë është gati e mprehtë që të bjeri mbi kryet e fajtorit dhe faji nuk përsëritet më. Ndryshon çështja natyrisht, nëse mburrjet bëhen vetëm kur konçidon mejtimi i artikullit me atë që e mburr. Por kësaj nuk i thonë objektivitet, nuk i thonë gjykim i paanshëm, por i thonë diçka tjetër.

Kështu i thonë: “Je i mirë gjer sa më pëlqen mu”. Qeveria, natyrisht, është në pozitë që të im pozojë mejtimin e saj. Por ne që kemi luftuar kaq tepër për lirinë e shtypit, gjer sa na ka qenë lejuar një luftim i tillë, nuk mundemi t’a pranojmë në heshtje që fajet e shtypit të dënohen nga Këshilli minstruer, dhe kaq më shumë kur është shfaqur kaq solemnisht prej qeverisë, ruajtja e lirisë!

Internimi i tre botuesve të gazetave që atakuan qeverinë!

U bë gati zyrtarisht i njohur, internimi i tre personave në vende të ndryshme të Shqipërisë. Në Porto-Palermo, është e vërtetë se s’u dërguan, por sidoqoftë, fakti është se u internuan. “Arbnia”, duke u marrë me këtë masë të re qeveritare, thotë se kjo masë s’është “fort liberale”, por me gjithë këtë, shton: “se është për të biseduar nëse liberalizmi e shtytur është një gjë e mirë për vendin tonë, ose jo”.

Dhe më tutje, ndofta dhe pa dashur, “Arbnia” flet haptazi: “Në Shqipëri kemi nevojë për një diktaturë”, dhe “në një qeverim diktatorial, nënkuptohen dhe internimet”. Ne, përkundrazi, jemi kryekëput kontra diktatorisë, me kundra internimeve. Jemi kundra internimeve, se provohet liria personale e tjetrit, gjëja më e shenjtë që mund të ketë njeriu i qytetëruar, dhe jemi kundra diktatorisë, se nuk shohim nevojën e një regjimi të tillë.

Që të kërkojmë edhe të duartrokasim sot masat e internimit, është sikur të themi se internimet janë vetëm të dobishme dhe shpëtimtare, gjer sa zbatohen nga Qeveria e Mehdi Frashërit dhe janë të dëmshme e shkatërrimtare, gjer sa zbatoheshin nga Qeveria e Pandeli Evangjelit, dhe në analizimin e fundit, i pranojmë internimet gjer sa merren nga miqtë tanë, dhe s’i pranojmë gjer sa merren nga ministra jo miq.

Ne të “Vatrës, kemi parime. Gjer sa jemi të lirë t’i shfaqim, i shfaqim dhe gjer sa s’na lejohet t’i shfaqim, heshtim. Me qenë se jemi lënë të lirë të shfaqim mejtimin t’onë, pra jemi të detyruar të thomi se ç’mejtojmë. Dhe mejtimi ynë është se internimet s’duhet të bëhen. –T’i lëmë të lirë ahere, mund të na thotë dikush, disa persona që të alarmojnë botën kot së koti, me lajme tendencioze, e për hatër të parimit liberal që keni ju të “Vatrës”?

–Jo, mor t’u ngjat jeta, edhe ne të “Vatrës” kemi pakë dhembje për këtë vend, kuptojmë edhe ne diçka nga interesi shtetëror. Por ne pëlqejmë një rrugë tjetër, për të evituar të tilla alarmime: këta persona të dërgohen në gjyq. Se Kodi Penal parasheh faje dhe dënime të tilla. Qeveria ka në dorë që të bëjë ç’të dojë, nuk e ndalon njeri.

Por ne si gazetarë, dhe gjer sa na është lejuar të shfaqim mejtimin t’onë, nuk i pëlqejmë këto masa. Masat administrative, nga kushdo qofshin marrë, na qëndrojnë shumë rëndë në stomakë.

Është nevojë të shtohet diçka, ndërkaq për të bërë një dallim midis kësaj Qeverie dhe Qeverive të mëparshme: Se e tashmja lejon përsëri komentime, si këto t’onat për shembull, kurse të mëparshmet, na ndalonin. Me gjith internimet, pra, diferenca midis dy Qeverive, ekziston përsëri. /Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 22 Janar

Next Post

Fotot e rralla nga Lufta e Parë Botërore: ‘Kur kryqëzorët dhe luftanijet e fuqive të mëdha mbërrinin në portin e Durrësit, për të evakuar Esat Pashë Toptanin dhe…’

Artikuj të ngjashëm

“Trakti fliste kundër vendimit të gjyqit, ku ishte dënuar vëllai im, me shokë të tjerë, të cilët kishin sharë Partinë Komuniste dhe…”/ Dëshmitë e 15 vjeçares, para hetuesit Maqo Pecani, në ’47-ën
Dossier

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

May 23, 2025
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 23, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Dossier

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 22, 2025
“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 23, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
Next Post
Fotot e rralla nga Lufta e Parë Botërore: ‘Kur kryqëzorët dhe luftanijet e fuqive të mëdha mbërrinin në portin e Durrësit, për të evakuar Esat Pashë Toptanin dhe…’

Fotot e rralla nga Lufta e Parë Botërore: ‘Kur kryqëzorët dhe luftanijet e fuqive të mëdha mbërrinin në portin e Durrësit, për të evakuar Esat Pashë Toptanin dhe…’

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!