• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Te Hotel ‘Drini’, Namik Luci i tha Myrteza Bajraktarit, se përse nuk shkruan një roman për Mauthausenin, ke material nga Semani, që…”? / Dëshmia e “Flamurtarit”

“Te Hotel ‘Drini’, Namik Luci i tha Myrteza Bajraktarit, se përse nuk shkruan një roman për Mauthausenin, ke material nga Semani, që…”? / Dëshmia e “Flamurtarit”
“Nga burgjet e UDB-së, te ato të Enver Hoxhës, ku vuajti 14 vite…/ Historia e panjohur e ish-Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Zvicër
“Te Hotel ‘Drini’, Namik Luci i tha Myrteza Bajraktarit, se përse nuk shkruan një roman për Mauthausenin, ke material nga Semani, që…”? / Dëshmia e “Flamurtarit”
“Si u zbatua marrëveshja e UDB-së me Sigurimin, për dënimin e ne kosovarëve, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Gani Ratkocerit
“Te Hotel ‘Drini’, Namik Luci i tha Myrteza Bajraktarit, se përse nuk shkruan një roman për Mauthausenin, ke material nga Semani, që…”? / Dëshmia e “Flamurtarit”
“Te Hotel ‘Drini’, Namik Luci i tha Myrteza Bajraktarit, se përse nuk shkruan një roman për Mauthausenin, ke material nga Semani, që…”? / Dëshmia e “Flamurtarit”
“Te Hotel ‘Drini’, Namik Luci i tha Myrteza Bajraktarit, se përse nuk shkruan një roman për Mauthausenin, ke material nga Semani, që…”? / Dëshmia e “Flamurtarit”
“Nga burgjet e UDB-së, te ato të Enver Hoxhës, ku vuajti 14 vite…/ Historia e panjohur e ish-Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Zvicër
“Te Hotel ‘Drini’, Namik Luci i tha Myrteza Bajraktarit, se përse nuk shkruan një roman për Mauthausenin, ke material nga Semani, që…”? / Dëshmia e “Flamurtarit”
“Nga burgjet e UDB-së, te ato të Enver Hoxhës, ku vuajti 14 vite…/ Historia e panjohur e ish-Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Zvicër
“Te Hotel ‘Drini’, Namik Luci i tha Myrteza Bajraktarit, se përse nuk shkruan një roman për Mauthausenin, ke material nga Semani, që…”? / Dëshmia e “Flamurtarit”
“Nga burgjet e UDB-së, te ato të Enver Hoxhës, ku vuajti 14 vite…/ Historia e panjohur e ish-Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Zvicër
“Te Hotel ‘Drini’, Namik Luci i tha Myrteza Bajraktarit, se përse nuk shkruan një roman për Mauthausenin, ke material nga Semani, që…”? / Dëshmia e “Flamurtarit”

Dashnor Kaloçi

Pjesa e njëzetetre

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja voluminoze (formulare, hetimore dhe gjyqësore), e Myrteza Bajraktarit me origjinë nga Gostivari, i cili pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Tetovës, në vitin 1952, filloi studimet e larta në Universitetin e Shkupit, në degën e Filozofisë, ku krahas mësimeve ai u punësua edhe si gazetar në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që botohej në Shkup, nga ku e largojnë shpejt, pasi botoi një artikull ku dilte hapur kundër shpërnguljes së shqiptarëve të Jugosllavisë, për në Turqi dhe si rezultat, u emërua si mësues në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli” të Kumanovës. Arrestimi i Myrtezait nga UDB-ja në vitin 1952, pasi ai bënte pjesë në një organizatë të fshehtë të quajtur, ‘Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare’ dhe dënimi i tij me shtatë vite burg politik, të cilat i vuajti në burgun e Nishit dhe të Idrizovës. Arratisja nga Jugosllavia dhe ardhja në Shqipëri, ku pasi qëndroi disa kohë në kampin e internimit në Seman të Fierit, i’u dha e drejta e shkollës së lartë, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, por pasi refuzoi emërimin në qytetin e Beratit, në vitin 1971, arrestohet dhe dënohet me shtatë vite burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”. Dalja nga burgu dhe lënia pa punë deri në shembjen e regjimit komunist dhe emërimi i tij si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Zvicër, deri në vitin 1993, si dhe më pas zgjedhja e tij si Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë, për vendet e Beneluksit, ku ai punoi për çështjen e Kosovës, deri sa u nda nga jeta më datën 11 dhjetor 2020.  E gjithë dosja e plotë e Myrteza Bajraktarit, me emrat e funksionarëve dhe oficerëve të Sigurimit të Shtetit, pseudonimet e bashkëpunëtorëve, “kolegëve” e “bashkëpatriotëve” që e ndiqnin dhe survejonin, provokatorët në qelitë e hetuesisë, dëshmitarët që i dolën në gjyq, letrat dërguar Enver Hoxhës dhe instancave të larta zyrtare ku kërkonte pafajësinë e tij, etj., etj., publikohet për herë të parë nga Memorie.al

                                                            Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Dokumenti sekret i hartuar nga shefi i Bazës së Vëzhgimit të Sigurimit të Shtetit, Llambi Jano, dërguar Punëtorit Operativ, Haxhi Dashi, me raport-survejimin mbi lëvizjet e Myrteza Bajraktarit dhe gruas së tij, Kimete Berisha, nëpër rrugët e qytetit të Tiranës

 DREJTORISË SË TIRANËS                                                                                  SEKRET

 HAXHI DASHIT                                                                                                  Ekzemplar

                                                                                                                            E përkohshme

                                                            Tiranë, më 8/11/1974

                   RAPORT SURVEJIMI MBI LËVIZJET E OBJEKTIT MYRTEZA BAJRAKTARI

                                    i cili do të njihet me pseud. “Balashi”

 Datë 6/XI/1974

Në orën 19.00 filloi survejimi në Rrugën “Naim Frashëri” para Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës: Në orën 19.30, objekti doli nga Drejtoria e Punëve të Brendshme e Tiranës e kaloi në Rrugën “Sami Frashëri”, “Myslym Shyri”, “4 Shkurti” dhe në ora 19.36 fute në WC të Parkut “Rinia”, brenda nuk u kontrollua, pas 02. del që këtej dhe kalon në Rrugën “4 Shkurti”, dhe në ora 19.40 futet në P.T.T. qendrore, brenda nuk u kontrollua, por u pa nga jashtë që shkoi në sallën e bisedimeve telefonike, pas 02, objekti doli dhe qëndroi para P.T.T. dhe në ora 19.50 takohet me një person që do të njihet me pseudonimin “Gici”, me banim në Rrugën “Luigj Gurakuqi”, si përshëndetën duke zënë duart dhe si bisedojnë për 02, “Gici” ndahet duke zënë duart dhe kalon në drejtime të ndryshme. Ndërsa objekti qëndron në vend, në orën 19.58, futet në P.T.T., në sallën e bisedimeve telefonike, këtu takohet me gruan e tij dhe bisedojnë midis tyre. Mandej të dy futen në një nga kabinat telefonike dhe bisedojnë me Shkupin.

Në ora 2014, të dy dalin nga P.T.T. dhe kalojnë rrugës para Teatrit të Kullave, e qëndrojnë në pritje në stacionin urban. Në ora 20.16 objekti dhe gruaja e tij hipin në autobusin që sapo erdhi dhe kalojnë në rrugën para Teatrit të Kullave, “4 Shkurti”, “Myslym Shyri”, “Sami Frashëri”, “Muhamet Gjollesha”, e në ora 20.27., autobusi qëndron në afërsi të P.T.T., së lagjes Nr.8, këtu zbresin dhe të dy kalojnë përmes pallateve (rrobaqepësia e pallatit tjetër), në drejtim të shtëpisë së tij. Prej kësaj ore deri në ora 22.00, që vazhdoi survejimi, objekti nuk është parë të dalë nga drejtimi i shtëpisë së tij. Në këtë kohë, survejimi u ndërpre.

Datë 7.11.1974

Në ora 6.00 filloi survejimi në pritje të daljes të objektit në rrugën “Muhamet Gjollesha”, nga drejtimi i shtëpisë së vjehrrit, te i tij, në ora 7.25, objekti u pa në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, duke ardhur nga drejtimi i shtëpisë së vjehrrit të tij, objekti ishte shoqëruar me gruan e tij, e që të dy, vazhdojnë ecjen në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, rrugën “Gjin Bue Shpata”, kapërcejnë urën e Lanës dhe dalin në rrugën “Marsel Kashen”, para ekspozitës së “Progresit Teknik”, vazhdojnë ecjen kësaj rruge, “Sami Frashëri”, e në ora 7.35, objekti futet në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Tiranës, ndërsa gruaja kalon në drejtime të ndryshme, në ora 7.55, objekti del nga kjo Drejtori, vazhdon ecjen Rrugë “Sami Frashëri”, “Myslym Shghyri” e “4 Shkurti”, “Konferenca e Pezës” e në ora 8.00 futet në Gjellëtoren që ndodhet mbrapa pikës së karburantit, brenda nuk u kontrollua, po u pa nga jashtë, që diçka hante, në ora 8.10, del që këtej e kalon rrugës “Konferenca e Pezës”, “Kongresi i Përmetit”, “Bulevardi Stalin”, Rruga “Barjam Curri”, e në ora 8.15, futet në Gjellëtoren e Vetëshërbimit, që ndodhet ngjitur me Hotel “Tirana”, brenda nuk u kontrollua, në ora 8.25, del që këtej e kalon rrugës “Bajram Curri|, “Barrikada”, në ora 8.35, objekti futet në WC e Sheshit “Partizani”, për 02, del që këtej e kalon po Sheshin “Partizani”, rrugën “Barrikada”, “Bajram Curri”, “bulevardi Stalin”, Sheshin “Skënderbe” e në ora 8.45, ndalon në pritje të autobusit, te Stacioni i Tiranës së Re, për 05, vjen autobusi në të cilin hipën objekti, autobusi niset, për 05, minuta qëndron autobusi tek stacioni karshi P.T.T.-së të Lagjes Nr. 8, nga i cili zbret objekti, vazhdon ecjen rrugës “Muhamet Gjollesha”, e në ora 9.00 merre drejtimin për në shtëpinë e vjehrrit të tij, në ora 9.50, objekti u pa duke ardhur nga drejtimi të Rrugës “Muhamet Gjollesha” e në ora 9.52, objekti i hipën autobusit te stacioni përballë Gjelltores, i cili niset rrugës “Muhamet Gjollesha”, “Miqësia”, “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Skënderbe”, “Bulevardi Stalin”, e në ora 10.10, autobusi qëndroi tek stacioni i fundit (Maternitet), këtu zbret objekti, i cili vazhdoi ecjen, Bulevardit “Stalin”, Rruga “Skënder Kosturi” dhe në ora 1012, shkon e pret biletë tek treni, në këtë kohë, objekti shkon e hipën tek treni që shkonte për në Fier. Në ora 1020, treni niset, e survejimi i objektit, në këtë kohë u ndërpre.

Dkt. K.C. Kopje 2                                                                   Shefi i Bazës

                                                                                                Llambi Jano

Dokumenti sekret i hartuar nga shefi i Bazës së Vëzhgimit të Sigurimit të Shtetit, Llambi Jano, ku sqarohet që personi që personi të cilin e ka takuar Myrteza Bajraktari, i shënuar me pseudonimin “Gici”, të vihet me emrin e plotë, Xhevit Çaushi                                  

                                                                                                                   SEKRET

                                                                                                                  Ekzemplar

                                                                                                                E përkohshme

                                                     Tiranë, më 15/11/1974

                                            Shënim për objektin “Balashi”

Në raportin e datës 6.11.1974, ku bëhet fjalë për takuesin me pseudonimin “Gici”, të shënohet emri i tij i plotë, Xhevit Çaushi, banues në Rrugën………..

                                  Shefi i Bazës

                                    Llambi Jano 

                                                                                                                   Dhënë B.p. “Patrioti”

                                                                                                                Marrë, P.Op. Haxhi Dashi

                                                                                                               Nëpërmjet rezidentit “Plazhi”

                                                                                                                       Dt. 29/4/1975

Më datën 24/4/1975, ai u takua me Myrteza Bajraktarin, i cili i tha se akoma nuk është sistemuar në punë. Nga Komiteti Ekzekutiv i rrethit, kishte marrë përgjigje kohët e fundit me shkrim, se “nuk ka vend pune, as në arsim dhe as në administratë”. Tani rri në pritje, me shpresë se më vonë do të rregullohem në ndonjë punë.

Shokët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, më kanë dhënë shpresë se do të sistemohem në ndonjë punë, por tani për tani duhet pritur edhe ca. Nga motra në Shkup, kam marrë lajme dhe ata janë gjithnjë në merak të punës sime. Dhe këtë verë, shpresojmë që të vijë përsëri mysafir, por, kam frikë se do të më gjejë përsëri të pasistemuar.

U nisa njëherë që t’i drejtohesha organeve kompetente për të kërkuar pafajësinë, por e lashë këtë edhe njëherë.

                                                                                                     “Patrioti”

Detyra:

  1. Mundohuni që takimet me të, të mos jenë të rastit. I thuaj se babai i tij, ka dëshirë të rrijë me kosovarët. Tani që je akoma pa vendosur në punë, eja andej nga shtëpia.
  2. Po qe se të jepet rasti, i thuaj, sa për vendosje në punë, tash për tash, me këto që po shohim, është e vështirë, edhe unë nuk e kam të sigurt, nëse ngelem aty, apo jo. Ti duhet me kërku të vendosësh diku në prodhim.

                                                                                                          “Plazhi”

                  Punëtori Operativ

                    Haxhi Dashi  

                                                                                                                          Ekstrakt letre

Dërguesi: M. Bajraktari

Marrësi: Asim Alemdani

Turna Carsici Nr. 269-E

Maltepe – Cervizli – Stamboll

                                                             I dashur vëlla.

Morra kartolinën tënde nga Stambolli. U gëzova…se për një kohë të gjatë, na u ndërpre korrespodenca. Na duhet të kujtojmë njeri-tjetrin, qoftë dhe me kartolinë. Ti gjithnjë ke qenë dhe je shumë korrekt në korrespodencë. Ne të tjerët, lëmë për të dëshiruar, me fjalë të tjera, jemi “imallxhi”…! Se besoj të ketë njeri që të ndjej nevojën se sa unë të ndonjë lajmi nga njerëzit tanë të afërt.

I dashur vëlla, më vjen shumë mirë që tani ke shumë mundësi të shëtisësh dhe t’u bësh nga një vizitë, njerëzve tanë që gjenden në Turqi dhe gjetkë. Mbase do të gjesh rastin për të ardhur këtu, siç më ke shkruar disa herë, verën e kaluar kur ishte këtu Myneseri, më shkruaje se do të vije nga vjeshta, por nuk e di, pse e le pas dore këtë punë. Në rast se ardhja jote mund të dëmtojë sadopak, mos eja, ne jemi mirë, mallin zhuritës dimë ta përballojmë.

Ju urojmë suksese në mbrojtjen e magjistraturës në orientalistikë.

Të fala nga Kimetja dhe Albasha.

30/4/1975                           M. Bajraktari

                                                                                                                    Dhënë: B.p. “Flamurtari”

                                                                                                                    Marrë nga P.Op. H. Dashi

                                                                                                                    Në Bazën “Shkrimtari”

                                                                                                                    Dt. 8/5/1975 

                                                            R A P O R T 

Më datën 15/4/1975, ai u takua me Agim Gjakovën, Gani Demirin, Namik Lucën, Myrteza Bajraktarin, në kafe “Drini”. Ganiu, e pyeti Myrtezain, se si i kishte hallet dhe ç’i kishin thënë për punë. Myrteza Bajraktari, u përgjigj: “Asgjë. Komiteti Ekzekutiv më dha përgjigje negative, duke më thënë se; në Arsim dhe punë zyre nuk ka. Më mbetet vetëm varianti i pensionit politik, siç marrin emigrantët e moshuar, 400 lekë.

Dërgova një shokun tim te shefi i Financës, pranë Komitetit Ekzekutiv, shefi pasi e kishte dëgjuar shokun tim, ishte përgjigjur: “Myrtezai, me invaliditet të klasit të II-të apo të III-të, përfiton, por duhet të na sjellë një shkresë nga organet kompetente”.

Unë, vazhdon Myrtezai, isha në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u takova me …………………ai më tha se çështjen time ja kishin lënë, për kompetencë, Kryetarit të Degës. E kam kërkuare disa herë, por nuk më del.

Gani Demiri tha: “Nëse të duhet ndonjë dëshmitar, për të kaluarën tënde, ja, ku na ke ne të katërve, ne vijmë ku të duash ti.

Ai ndërhyri: “Kjo duhet menduar, po i përmendi emrat tanë për dëshmi, mos i prish punë vetes”.

Namik Luca tha: “Myrteza, përse nuk e rrit moshën, thuaj se jam 55 vjeç, të dalim ne në gjyq, kështu mund të përfitosh pension”.

Kaluan në bisedat e tjera. M. Bajraktari, zuri në gojë një farë Rexhë Çerkini, (ka vdekur në 1979), me të cilin, kishte jetuar në Seman të Fierit. Tha: “Njeri më të ndyrë dhe më kriminel, se Rexhë Çerkini, nuk kam parë. Ua nxirrte maceve sytë. Nëse ziheshim dy veta, i ndihmonte më të fuqishmin. Njëherë, desh ta verbonte shokun tonë në gjumë. E pashë unë, njoftova Ahmet Sadikun dhe e kapën, e  rrahën mirë. Kur ishte arratisur Rexha nga Kosova, hetuesi, e kishte pyetur, përse ishte arratisur. Ai kishte thënë: “Nëna po lante plaçkat në Drin, i kishte rënë ajo gjëja e grave, prandaj kam ardhur ta kërkoj”.

Ai e plotësoi: “Rexh Cerkini, është nga rrethi i Suharekës. E ka varë babain, prandaj është arratisur. Të paktën kështu thoshte Rexha”. Në vazhdim ai tregoi se si ishin emigrantët që gjendeshin në Seman.

Ganiu pyeti atë: “Sa vjet qëndrove në Seman”? Ai i’u përgjigj: 2 vjet. Pastaj vazhdoi: Në Seman kishte kriminelë, hajdutë, etj. Njëherë më erdhi një telegram nga nëna: “Më lajmëro për shëndetin”, shkruante nana. Unë e futa telegramin në xhep. Një farë Xhafer Mehmeti, më afrohet e më pyet: Çfarë të solli postieri? Unë i’u përgjigja: Nanën e kam sëmurë në spitalin e Prizrenit. Ajo kërkon që të shkoj për dy tre ditë, vallë a më japin leje?

Xhaferi zgurdulloi sytë dhe pyeti: “Për ku, për Prizren”? Po, iu përgjigja unë. Tri ditë dhe kthehem prapë. Xhaferi u ngrit, e iku. Kishte njoftuar policinë. Polici erdhi më pyeti, unë i thashë po ato fjalë që ja kisha thënë Xhaferit, i cili më tha: “Ke luajtur ti. Prizreni është përtej kufirit”?!. Unë i thashë: vetëm tre ditë më jepni leje, prap kthehem, ju betohem.

Që të katërt qeshën. Ai sajoji edhe ndonjë tjetër si kjo. Namik Luci, tha: “Përse nuk shkruan një roman për Mat’hauzenin? Ke material nga Semani që ja kalojnë. Vetëm ngjarjen vendosi në Mat’hauzen”.

Ai tha se bën edhe disa biseda pa rëndësi.

                   “Flamurtari”

Detyrë:

Janë ato që janë përcaktuar në vijë sjellje.

Masat Operative: E dhëna të shtypet në katër kopje, një nga të cilat t’i dërgohet degës së Punëve të Brendshme Krujë./Memorie.al

                           Punëtori Operativ

                              Haxhi Dashi   

                                                         Vijon numrin e ardhshëm  

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Prof. Idriz Ajeti, Mehmet Hoxha dhe Ali Rexha, u japin mësimin e gjuhës shqipe, oficerëve që po përgatit UDB-ja me rrëzu Enver Hoxhën, kurse Martin Camaj, ata e…”! / Kujtimet e panjohura të Xhafer Devës

Next Post

“Një ish-oficer i Sigurimit me origjinë nga Çamëria, më tha; tortura e fundit që i bënë babait tuaj, ishte nxjerrja e syve dhe…”/ Historia e dhimbshme e gazetarit të zhdukur

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
“Pas debateve që babai pati me Nexhmije Hoxhën te ‘Zëri popullit’, ku ai ishte shef redaksie, u arrestua nga Sigurimi dhe në qeli, i…”! Historia tragjike e gazetarit nga Çamëria

“Një ish-oficer i Sigurimit me origjinë nga Çamëria, më tha; tortura e fundit që i bënë babait tuaj, ishte nxjerrja e syve dhe…”/ Historia e dhimbshme e gazetarit të zhdukur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!