• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, July 23, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në sektorin e Çermës, kemi disa kosovarë, armiq e agjentë të UDB-së, që do…”/ Informacioni sekret i Drejtorit të Sigurimit të Shtetit, për Ramiz Alinë

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit,  (fondi 14, i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), i cili i përket muajt prilli të vitit 1970, ku zv / Ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe, Rexhep Kolli (i cili ishte dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit), me anë të një raport-informacioni i bën me dije Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Komitetin Qendror të PPSH, Behar Shtylla dhe njëkohësisht Sekretarin e Komitetit Qendror Ramiz Alisë, lidhur me survejimin e vazhdueshëm që i bëhej emigracionit kosovar në Shqipëri nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit, duke i dhënë me detaje të gjitha pakënaqësitë që ata shprehnin ndaj regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Raport-informacioni i zv / Ministrit të Punëve të Brendëshme, Rexhep Kolli, për Ramiz Alinë dhe Behar Shtyllën

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE                                     SEKRET                                          

Gjithashtu mund të lexoni

“Ne e dimë që Xhavit Nimani është i përlyer me Rankoviçin dhe ka qenë njeri i UDB-së, por ne duhet të punojmë me të, pasi…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

MINISTRIA E PUNËVE TE BRENDSHME                                    Ekzemplar Nr. 1                                                                    

DEGA E VEÇANTE                                                

Nr. 175

                                             Tiranë, më 1.4.1970

                  Shokut Behar (Shtylla)

LËNDA: Mbi disa pikëpamje armiqësore në radhët e emigracionit Kosovar me banim në RPSH. 

               KOMITETIT QENDROR TE PPSH

                   SHOKUT RAMIZ ALIA                                                                                

                                                TIRANE

Në vendin tonë që nga viti 1948 e në vazhdim kanë ardhur një masë e konsiderueshme shqiptarësh nga krahinat e Kosovës dhe viseve shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi. Nga ana jonë në bazë të orientimeve, është bërë trajtimi i tyre duke i konsideruar emigrantë politikë.

Pjesa kryesore e këtij emigracioni është stabilizuar përfundimisht në vendin tonë dhe si e tillë punon dhe aktivizohet në të gjithë sektorët e jetës së vendit. Qëndrimi politik i tyre është pro vijës së Partisë dhe e gatshme për të kryer çdo detyrë për mbrojtjen e atdheut.

Mirëpo në radhët e këtij emigracioni ka edhe elementë armiq e irredentistë që i kundërvihen me qëllim vijës së Partisë në shumë çështje dhe sidomos në atë që ka të bëjmë me problemin e Kosovës.

Nga përpunimi që ju bëjnë organet tona këtyre elementëve, veprimtaria e tyre armiqësore mund të përmblidhet në këto drejtime:

-Flitet se Republika Popullore e Shqipërisë dhe udhëheqja e saj asnjëherë nuk e ka menduar seriozisht për Kosovën. Veprimtaria e saj në këtë drejtim ka qenë e pakët.

Edhe në periudhën më të vështirë që ka kaluar Kosova në vitet 1955-1956-aksioni i armëve dhe masat e tjera Rankoviçiane, shtypi dhe radioja shqiptare janë mjaftuar me artikuj vetëm kundër revizionizmit titist dhe nuk kanë shkruar asnjë të veçantë për kosovën.

-Gjendja dhe trajtimi i emigracionit Kosovar në Shqipëri jo gjithmonë ka qenë i drejtë. Kosovarët s’janë trajtuar si shqiptarë dhe patriotë, por janë mbajtur në kampet e Çermës dhe Semanit.

Vetëm atëhere kur në Jugosllavi filloj të ndryshonte gjendja e kosovarit, me heqjen e Rankoviçit, qeveria shqiptare mori disa masa dhe prishi Semanin, ndërsa Çerma vazhdon të ekzistojë dhe është një turp që akoma djem prej Kosove, mbahen atje.

Në rast se udhëheqja e Partisë e di këtë gjendje, ne nuk jemi me të. (Dihet se në Seman të Fierit dhe në Çermë të Lushnjes, janë mbajtur personat më negativë, armiq dhe vagabondë, të cilët here mbas here i kemi riatdhesuar në Jugosllavi.

Ndërsa aktualisht Çerma është një sektor ferme, ku banojnë disa familje dhe individë kosovarë. Më tepër janë elementë armiq të dënuar si agjentë të UDB-së, ose të tillë që kërkojnë me insistim të shkojnë në Jugosllavi).

-Aktualisht pak mendohet për Kosovën. Shtypin dhe radioja shqiptare nuk po ndërmerr asnjë veprim, asnjë artikull për gjendjen e atjeshme. Shumë shqiptarë të Kosovës, ose viseve të tjera në Maqedoni dhe në Mal të Zi, po largohen përgjithmonë nga këto krahina, gjë kjo që si pasojë do të bjerë asimilimin dhe zhdukjen e kombit shqiptar. Vendin e tyre do ta zënë kolonët serbë, malazezë dhe maqedonas.

-Ne si kosovarë, pavarësisht se ç’bën shteti shqiptar, duhet të organizohemi dhe të punojmë për Kosovën.

-Mendohet deri në organizim grupesh me persona të besuar, të cilët janë në gjendje për të ekzistuar në rast se veprimtaria e tyre keqkuptohet nga organet e Sigurimit të Shtetit, duke menduar se me këto veprime do t’i diktojnë PPSH-së qëndrimin që duhet të mbajë në drejtim të Kosovës.

-Kërkojnë që ministria e Arsimit, Universiteti, Biblioteka Kombëtare, Ministria e Punëve të Jashtme, përfaqësitë tona diplomatike jashtë shtetit, të akordojnë fonde të veçanta dhe këto të shpenzohen për të futur në Kosovë literaturë marksiste-leniniste, qoftë të klasikëve të marksizmit, apo veprat e shokut Enver. Historia e PPSH-së dhe materiale të tjera të Partisë. E gjithë kjo të behet edhe me ndihmën e kosovarëve që jetojnë në vendin tonë.

-Këta element armiq dhe irredentistë, përpiqen që pikëpamjet e tyre dhe këtë qëndrim t’i fusnin edhe në radhët e studentëve kosovarë që ndjekin institucionet e larta arsimore. Si pasojë, në radhët e disa studentëve ka shfaqje që cenojnë unitetin e tyre. Ka grindje dhe akuza që i bëjnë njëri tjetrit për lidhje me organet tona të Sigurimit të Shtetit.

Kjo veprimtari armiqësore ka për qëllim që të dobësojë unitetin e këtij emigracioni, ta hedh në opozicion me vijën dhe qëndrimin e Partisë, një nga qëllimet kryesore edhe të Zbulimit Jugosllav.

Vërehen raste se ky qëndrim armiqësor ka lëkundur edhe disa kosovarë të tjerë me qëndrim të mirë politik, të cilët nuk kanë arritur ta kuptojnë si duhet qëndrimin e Partisë karshi Jugosllavisë dhe në veçanti Kosovës, se me ta nuk bëhet punë e duhur ideo-politike dhe jo gjithmonë zbatohet udhëzimi i Këshillit të Ministrave për trajtimin ekonomik.

Krahas punës politiko-edukative të diferencuar me këta persona, si dhe masave agjenturore-operative kundrejt elementit armik, që do të ndërmarrin organet tona, mendojmë se edhe organet e Partisë dhe të pushtetit në rreth, si dhe Komiteti i Partisë së Universitetit, duke u mbështetur edhe në të dhënat e degëve të Punëve të Brendshme, të rrisin punën politiko-ideologjike në drejtim të tyre, duke angazhuar shokë dhe kuadro, si dhe të zbatojë drejt udhëzimin e Këshillit të Ministrave për trajtimin e tyre, mbasi praktika e deritanishme ka treguar që mjaft nga këta, për probleme të ndryshme strehimi, punë, shkollim etj., drejtohen vetëm në organet e Punëve të Brendshme.

Ky spostim ka ardhur si rezultat i kujdesit të pakët që tregohet nga organet që janë ngarkuar për zbatimin e këtyre detyrave. Mendimi jonë është se përplasja e tyre për zgjidhjen e të gjitha problemeve në organet tona edhe politikisht nuk është e drejtë./Memorie.al

         ZV/MINISTRI I PUNËVE TE BRENDSHME                             SEKRET

                REXHEP KOLLI                                                             EKZEMPLAR Nr. 1

                                                                                                   E përkohshme, 5 vjet                       

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 4 Janar

Next Post

Kalendari Historik 5 Janar

Artikuj të ngjashëm

“Ne e dimë që Xhavit Nimani është i përlyer me Rankoviçin dhe ka qenë njeri i UDB-së, por ne duhet të punojmë me të, pasi…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970
Dossier

“Ne e dimë që Xhavit Nimani është i përlyer me Rankoviçin dhe ka qenë njeri i UDB-së, por ne duhet të punojmë me të, pasi…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

July 23, 2026
“Familja Manolli, viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit ‘89 dhe si e përgatiti e zbatoi fashizmi ushtarako-policor, terrorin në Kosovë…”?! / Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

July 23, 2026
“Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit, Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

July 21, 2026
“Sipas raporteve nga Ramiz Alia dhe Rrahman Parllaku, të Divizionit V të UNÇSH, në mars 1945, partizanët shqiptarë u zhvendosën me urdhër të Komandës Jugosllave…”/ Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Sipas direktivave të Moskës që u njoftuan në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, u zhvilluan ndërlidhjet me partitë komuniste jugosllave, malazeze, greke, maqedonase…”/ Refleksionet e historianit të njohur

July 22, 2026
“Në Kosovë po thellohen kontraditat me serbët, por kosovarët mbështeten nga kroatët e sllovenët, që thonë: le ta fillojë e para Kosova…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjet e ’81-it; Enver Hoxha kishte dijeni, por…!
Dossier

“Mendimin tuaj, që Kosovës të mos i jepet statusi i republikës, ne e quajmë të drejtë dhe patriotik, një qëndrim të kundërt, ne do ta luftojmë…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën, shtator 1970

July 21, 2026
“Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur
Dossier

“Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

July 22, 2026
Next Post
JANARI

Kalendari Historik 5 Janar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme