• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, November 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Raporti sekret për Komitetin Qendror: Vaçe Zela arrogante dhe mospërfillëse, refuzoi 15 këngë shqip dhe këndoi spanjisht

Dashnor Kaloçi 

Memorie.al Publikohet raport-informacioni i 17 marsit të vitit 1973 për Enverin, Mehmetin dhe Hysniun, lidhur me Estradën e Tiranës, i hartuar nga funksionari i lartë i Komitetit Qendror, Enver Halili, i cili informon rreth atyre që ndodhnin dhe thuheshin aty ku mes të tjerash shkruhet: “Nga diskutimet autokritike me partishmëri të aktorëve të njohur, Skënder Sallaku, Plasari, Shehu, Bukri, Sojli, etj, deri tek kritikat dhe akuzat e ashpra ndaj këngëtares së madhe që ishte bërë objekt diskutimi edhe te kolegët”?!

Dokumenti që po publikojmë i përket datës 17 mars të vitit 1973, ku funksionari i lartë i Komitetit Qendror të PPSH-së Enver Halili, informon Enver Hoxhën mbi një mbledhje që është zhvilluar me kolektivin e Estradës Profesioniste të Tiranës dhe organizatën bazë të partisë së atij institucioni. Në atë mbledhje e cila zhvillohej po në të njëjtën kohë, me mbledhjen e mbajtur nga Enver Hoxha, në Presidiumin e Kuvendit Popullor, së cilës i kishte paraprirë fjala e tij në Plenumin e III-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, si bosht kryesor, të dyja kishin të njëjtën temë: “Shfaqjet e huaja dhe ndikimi i tyre në art, kulturë, letërsi dhe gjithë jetën e vendit”. Dhe gjithashtu të dyja këto mbledhje, mbaheshin vetëm pak kohë pasi kishte përfunduar Festivali i 11 Kombëtar i Këngës në Radio Televizion, i cili u bë shkas në një farë mënyre, apo mundet me shumë gjasa, që të kishte qenë edhe preteksti që u gjet për goditjet që iu dhanë shumë shkrimtarëve dhe artistëve, me në krye të ashtuquajturin: “Grupi armiqësor në Art e Kulturë me në të kryesuar nga Fadil Paçrami e Todi Lubonja”.

Ashtu siç do të shohim në raport-informacionin në fjalë, i deleguari i Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Halili (asokohe instruktor në K.Q. deputet në Kuvendin Popullor, sekretar i parë në disa rrethe dhe vite më pas ministër dhe anëtar i Byrosë Politike), ia ka përshkruar me detaje gjithçka ndodhte në kolektivin e Estradës Profesioniste të Tiranës dhe organizatën bazë të partisë, së atij institucioni. Madje jo vetëm aq, pra në atë ç’ka ndodhte në punën e tyre, por informacioni shtrihej deri edhe në jetën personale e familjare, të aktorëve dhe artistëve të atij institucioni. Ajo që vihet re, është se kritikat e ashpra nuk kursehen as ndaj Vaçe Zelës, e konsideruar që asokohe si një nga legjendat e këngës shqiptare, apo regjisorit të njohur, Bujar Kapexhiu, ndaj të cilit ishte bërë objekt sulmesh edhe prej faktit se kishte drejtuar si konferencier Festivalin e 11 të Këngës në Radio-Televizion, së bashku me partneren e tij, Edi Luarasi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Qëllimi i veprës nuk është debati teorik për hir të debatesh, por ndërtimi i një ‘arkivi të dytë; që i ofron lexuesit…”/ Refleksione rreth librit të ri “Musine Kokalari – Një yllësi”, të Uran Butkës

“Në vitin 1982, Nënë Tereza vizitoi famullinë e Zllakuqanit dhe Prend Buzhala ka publikuar fotografi të bëra me atë rast, ku Lugu i Drinit mbaron…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Mirdita

Dhe të gjitha këto, të trajtuara me detaje të hollësishme në raport-informacionin në fjalë, të të deleguarit të komitetit Qendror, i drejtoheshin vetë Enver Hoxhës, gjë e cila duket edhe nga firma që ai ka vënë në dokumentin përkatës, por ndryshe nga praktika e zakontë, aty ai nuk ka vënë ndonjë shënim, përveç nënshkrimit të tij. Dhe siç ishin rregullat e punës, me të cilat funksiononte aparati i Komitetit Qendror, përveç Enver Hoxhës, ai raport-informacion, është parë edhe nga Hysni Kapo, Mehmet Shehu dhe Petro Dode, të cilët gjithashtu kanë vënë nënshkrimet përkatëse mbi atë dokument.

                                                      I n f o r ma c i o n

MBI DISKUTIMIN E FJALIMEVE TE SHOKUT ENVER, NE ORGANIZATËN BAZE DHE KOLEKTIVIN E ESTRADËS PROFESIONISTE TIRANE

Analiza për problemet, që trajton shoku Enver në dy fjalimet e fundit u bë mirë si në organizatë, ashtu dhe në kolektiv. Komunistët dhe mjaft pjesëtarë të kolektivit të cilët diskutuan, ishin përgatit seriozisht dhe me frymën e kritikës dhe autokritikës ngritën mjaft probleme, në mënyrë të veçantë për veten e tyre dhe për të tjerët. Në organizatë bazë, diskutuan pa përjashtim të gjithë komunistët, kurse në kolektiv mbi 15 vetë.

Në fillim, në organizatën bazë, diskutimet u përqendruan më shumë në një drejtim, në atë të shijeve dhe modës, por me ndërhyrjet që u bënë, morën rrugë më të drejtë, ndërsa në kolektiv orientimi për t’i parë problemet në gjerësinë e tyre, u bë më parë dhe kjo ndihmoj për mbarëvajtjen e punës. Në tërësi diskutimet, me ndonjë përjashtim, trajtuan problemin e ndikimeve të huaja të ideologjisë borgjeze revizioniste, në përmbajtje dhe formën e punës në skenë, si dhe për sjelljen e kulturuar, shijet estetike dhe modën.

“NE ESTRADE KANE DEPËRTUAR FORMA DHE NDIKIME TE HUAJA”

Gjatë zhvillimit të mbledhjes, doli se në përgjithësi ka pasur një pre-okupacion nga organizata bazë dhe disa punonjës pa parti, për t’i parë dhe trajtuar drejtë disa probleme, si të përmbajtjes dhe të formës së shfaqeve, ashtu dhe për sjelljen e kulturuar në jetë, shijet ideoestetike dhe modën. Tek këto të dytat rezulton se ndonjëherë është ndalë organizata bazë dhe drejtoria e institucionit, sidomos këto dy vitet e fundit, me emërimin si drejtor të shokut Dhimitër Gjoni. Me gjithë këtë shokët dhe shoqet që folën, me syrin kritik, ngritën dhe vunë në dukje mjaft shfaqe dhe ndikime, të ideologjisë së huaj, kapitaliste dhe revizioniste në art, që kanë depërtuar në forma të ndryshme e nga ndonjë person i veçantë edhe në spektaklet e tyre, sidomos në muzikë, dekor dhe paraqitje.

Disa nga ndikimet e huaja që kanë depërtuar në trupën e Estradës

– Nga një herë të prirë për të siguruar “suksesin”, pa marrë parasysh misionin e ngarkuar, rolin e estradës si revistë folëse edukative, nga udhëheqja dhe më shpesh nga regjia dhe ndonjë aktor i kanë kushtuar rëndësi humorit për humor, pa përmbajtje. Në këtë drejtim u sollën mjaft shembuj, të realizuar në premierë të ndryshme. Ky fenomen i theksuar, ka qenë intermexo dhe parodi, ndonjë nuancë ka pasur dhe në skeçe.

“VAÇJA, NUK VJEN TRE MUAJ NE PUNE DHE I PAGUHET RROGA”

-Për të “rritë” vlerën e premierës, për të pasë shumë “sukses”, me dashje, kanë vënë një numër të madh këngë të huaja, nga njëherë pa ditë dhe përmbajtjen. Përveç “arsyeve”, të sipër përmendura, tek disa ka ekzistuar edhe predispozicioni e dëshira, për të vënë ose kënduar këto këngë. Në një premierë, nga 15 këngë shqiptare që iu afruan për të zgjedhur 1 ose 2 këngëtares, Vaçe Zela nuk pranoi asnjë dhe insistoj të këndoj, një këngë të huaj spanjolle, mbas diskutimit me të, drejtuesit u thyen dhe u bë ashtu siç deshi ajo. Ky debat u bë me Vaçen edhe për një premierë tjetër, por me të drejtë, nuk u morr parasysh kërkesa e saj.

Vazhdimisht ka mbajt dhe mban qëndrim kapriçioz, mospërfillës dhe arrogant, karshi organizatës bazë, drejtorisë dhe kolektivit, ka mbi tre muaj, që nuk paraqitet fare në punë, pa asnjë arsye. Nga drejtoria dhe kolektivi janë bërë përpjekje për ta ndihmuar, por më kot. Komiteti Ekzekutiv i rrethit është në dijeni të këtyre qëndrimeve të saj, por megjithatë ka porositë drejtorinë që t’i paguaj rrogën, sikur ajo të ishte në punë. Organizata bazë dhe kolektivi, nuk janë dakord me këtë qëndrim.

“SKËNDER SALLAKU: E KEMI EDUKUAR KEQ SPEKTATORIN ME MUZIKE TE HUAJ”

-Të udhëhequr nga arsyetime të gabuara ideologjikisht, se gjoja muzika e huaj e sidomos ajo ritmike i pëlqen rinisë, ishte bërë zakon në Cirk dhe Estradë, nga regjisori, (Bujar Kapexhiu), ndonjë krijues dhe aktor, shoqërimi i parodive e ndonjë skeçi kryesisht me muzikë ritmike të huaj. Në diskutimin e tij, kandidati partisë, artisti Skënder Sallaku, në mes të tjerave tha: “Ne kemi edukuar keq spektatorët e sidomos rininë, duke vënë në parodi muzikën e huaj, bile është zgjedhura jo më ekzistuesja, jemi entuziazmuar nga duartrokitjet të cilat zakonisht fillonin sa dëgjoheshin notat e para të muzikës dhe aq bënte për përmbajtjen e tekstet, i cili në më të shumtën e rasteve nuk dëgjohej fare”. Kujtim Shehu, aktor dhe krijues në Estradë tha: “Kur kishim ndonjë skeç të dobët, me qëllim për ta bërë të suksesshëm, i futnim melodi të huaj, në gabime të tilla në ndonjë rast, kam vënë dhe unë, por tani e kuptoj se duke dashur të vëmë vetulla, kemi nxjerrë sytë”./ Memorie.al

Instruktori i K.Q.

 (Enver Halili)

    17.3.1973

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share13TweetPinSendShareSend
Previous Post

Dokumenti sekret i vitit 1987: Sportistët shqiptarë, me vjedhje, doping dhe pornografi

Next Post

Letra për Enverin: Regjisori Bujar Kapexhiu u bën thirrje aktorëve që të mësojnë nga televizioni italian

Artikuj të ngjashëm

“Qëllimi i veprës nuk është debati teorik për hir të debatesh, por ndërtimi i një ‘arkivi të dytë; që i ofron lexuesit…”/ Refleksione rreth librit të ri “Musine Kokalari – Një yllësi”, të Uran Butkës
Art & Kulture

“Qëllimi i veprës nuk është debati teorik për hir të debatesh, por ndërtimi i një ‘arkivi të dytë; që i ofron lexuesit…”/ Refleksione rreth librit të ri “Musine Kokalari – Një yllësi”, të Uran Butkës

November 7, 2025
“Në vitin 1982, Nënë Tereza vizitoi famullinë e Zllakuqanit dhe Prend Buzhala ka publikuar fotografi të bëra me atë rast, ku Lugu i Drinit mbaron…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Mirdita
Art & Kulture

“Në vitin 1982, Nënë Tereza vizitoi famullinë e Zllakuqanit dhe Prend Buzhala ka publikuar fotografi të bëra me atë rast, ku Lugu i Drinit mbaron…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Mirdita

November 6, 2025
“Nuk na bëjnë më përshtypje të rikthyerit e mëdhenj, si; Fishta, Konica, etj., por ende i rrimë larg Koliqit, Mustafa Krujës, Anton Harapit, Mit’hat Frashërit, edhe pse ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Aksioni kombëtar i Fishtës ndaj shqiptarit të kohës, ishte i trefishtë: të zbulonte rrënjët identitare, të spastronte nga të këqijat, veset dhe…”/ Refleksionet e poetit dhe shkrimtarit të njohur Sadik Bejko

November 5, 2025
Art & Kulture

“Hysen Devolli u dallua për trajtimin e kompozimeve me tematikë historike, por edhe një gamë e gjerë bocetesh të emisioneve filatelike…”/ Historia e panjohur e “Aristokratit të Skenografisë” shqiptare

October 16, 2025
“Dosja e Martin Camajt, s’është autentike, ajo paraqet shenja të qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me qëllim përbaltjen dhe…”/ Refleksionet e Selami Zallit, për poetin dhe studiuesin e njohur

October 13, 2025
“Si për ta bërë edhe më brilante dhembjen, njëri nga miqtë e tij tha, se kishin të drejtë të akuzonin J. Gërvallën, se kishte përgatitur ai vetë vrasjen e…”/ Refleksione mbi veprën e Kadaresë   

October 10, 2025
Next Post
Letra për Enverin: Regjisori Bujar Kapexhiu u bën thirrje aktorëve që të mësojnë nga televizioni italian

Letra për Enverin: Regjisori Bujar Kapexhiu u bën thirrje aktorëve që të mësojnë nga televizioni italian

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme