• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Xhevdeti ka lidhje me një dibran, Eqerem Kllobçishtin, i cili shkon e vjen në Shqipëri si tregtar dhe…”/ Historia e panjohur e ‘bandës Mustafa’

Dokumentet e Sigurimit të Shtetit: “Banda e Xhevdet Mustafës, pasi të shkonte në ‘Bllok’-un e udhëheqjes, do…”/ Raportet sekrete të “Liqeni i Shkodrës”, “Aktori”, “Boga”, etj.

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al/publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Autoriteti për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), që për vite me radhë kanë qenë në fondin rezervat me siglën “Tepër sekret të një rëndësie të veçantë”, të cilat i përkasin periudhës kohore 1976 – 1984, ku Ministria e Punëve të Brendshme në Tiranë, me anë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit dhe asaj të Zbulimit Politik, kanë survejuar dhe mbajtur nën kontroll, të arratisurit politik dhe krerët kryesorë të emigracionit antikomunist shqiptar, kryesisht atij të Legalitetit, që vepronin në Suedi dhe disa vende të tjera të Evropës Perëndimore, si Belgjikë, Itali apo dhe në SHBA-ve, Rodezi etj., ku zhvillonin aktivitetin e tyre, eksponentë të njohur antikomunistë, si: Abedin Mulosmani, Jahuz Kuçi, Xhedvet Mustafa, Sami Korri, Adil Biçaku, Aziz Biçaku Kadri Biçaku, Xhafer Jakupi, Hasan Berisha, Ramazan Selami, Kujtim Berisha, Sherif Pleshti, Irfan Bushati, Niman Aliaj, gruaja e Xhafer Elezit, E. Haxhiymeri, Skepët, Vishajt, M. Shpata, F. Gjuraj, I. Leka, Sh. Reçi, I. Sallaku, etj.

Raport – informacionet e Zbulimit Politik shqiptar, që vepronte në shtete të ndryshme të Evropës Perëndimore dhe Sigurimit të Shtetit, lidhur me stërvitjet dhe përgatitjet për të zbarkuar në Shqipëri, të grupit të kryesuar nga Xhevdet Mustafa (me origjinë nga Durrësi), ku bënin pjesë edhe Selim Kuçi, Sabaudin Haznedari, Halit Bajrami, Anton Frroku dhe Fadik Kaceli, të cilët me ndihmën e dy ushtarakëve të huaj, William Vincent e Fogarty Rutherford, ekspertë të armatimeve, si dhe të Jani Lekës në Itali dhe Eqrem Kllobçishtit, tregtar me origjinë nga Dibra, që hynte dhe dilte nga Shqipëria si tregtar, do të realizonin misionin e tyre sekret.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Cilët ishin oficerët e Zbulimit Politik, që vepronin nën petkun e diplomatit në ambasadat shqiptare që survejonin dhe mbikëqyrnin lëvizjet e përgatitjet që bënte grupi i kryesuar nga Xhevdet Mustafa në shtete të ndryshme të Evropës dhe ata të Sigurimit të Shtetit në Shqipëri, të cilët me anë të bashkëpunëtorëve si “Liqeni i Shkodrës, “Aktori”, “Boga” etj., do të mbanin nën mbikëqyrje familjen e Selim Kuçit, (i njohur ndryshme, si Jahuzi), në qytetin e Shkodrës, prej nga ai ishte arratisur në vitin 1963, një prej antikomunistëve më të egër, që shërbente në Oborrin e Princit Leka Zogu në Rodezi dhe që Zbulimi Politik dhe Sigurimi i Shtetit, e etiketonte si ‘Trimi i Mretit’?!

“Grupi i Xhevdet Mustafës, përbëhet nga 6 shqiptarë dhe dy të huaj. Xhevdet Mustafa, Sabaudin Haznedari, Halit Bajrami, Fadil Kaceli, Selim Kuçi, dhe Anton Frroku. Xhevdeti ka thënë, se ka dhe dy shqiptarë të tjerë, shokë të tij që sipas tij, janë trima. Dy të huajt janë William Rutherford, i cili është diplomuar si kapiten barke dhe ka ardhur vetëm për këtë punë, d.m.th. vetëm për të drejtuar barkën. Ndërsa tjetri, është Vincent Fogarty i cili, ka ardhur për t’u bërë filtrimin, tytave të pistoletave dhe automatikëve. Këta të dy të huajt, nuk janë të qartë, për qëllimet që ka grupi, ata dinë shumë pak, Xhevdeti, ju ka thënë se grupi do të shkojë për të marrë një sasi floriri, që kanë lënë gjermanët, gjatë luftës. Grupi po përgatitet dhe mendohet që nga fillimi i shtatorit, të hyjë në Shqipëri. Diskutohen dy intenerar, njëri është Italia, për brigjet e Durrësit dhe Kavajës, ndërsa intenerari i dytë është, Jugosllavia, me anë të detit, duke e bërë nisjen nga Ulqini ose nga ndonjë vend tjetër i Jugosllavisë. Nisja do të bëhet shumë sekrete. Në rast se grupi niset nga Jugosllavia, kjo do të bëhet me dijeninë dhe lejen e shtetit jugosllav, nëse grupi do niset nga Italia, atëhere kjo do të bëhet në mënyrë ilegale. Objektivi kryesor i grupit është që të hyjë në Tiranë dhe atje të kryejnë aksionin. Qëllimi kryesor i grupit, është që të eliminojnë udhëheqësit kryesorë të Partisë, dhe njerëzit e tjerë me rëndësi të Byrosë Politike…”.

                                                            Vijon nga numri i kaluar

Përpjekjet e Sigurimit të Shtetit për të mbledhur të dhëna mbi Selim Kuçin, duke mbajtur nën kontroll familjen Haznedari

                               S E K R E T

Shoku Ymer Berberi në telin nr, 936, njofton “Stambollin”: 

Vazhdoni përpunimin e familjes së I. Haznedarit, dhe na njoftoni për çdo gjë. Po ashtu grumbulloni të dhëna mbi Selim Kuçin, pjesëtar i bandës i cili ka qenë aty, dhe është takuar me shqiptarë të ndryshëm.

Presim.

Nxori në tre kopje, për veprimet diversive I. Haznedarin, e S. Kuçin, P. op. Flamur Selimi, datë 1.10.1982.

Informacion i Sigurimit të Shtetit më 5 shtator 1982 për ‘Bandën Xhevdet Mustafa’ dhe misionin që do kryente ajo në Shqipëri

S E K R E T                                                                                                       Dhënë B.p. “Bazeni”  

Ekzemplar Nr.                                                                                                Marrë P.op. Haki Keta

Tiranë më 5.10.1982                                                                                    Asistoi P. op. Ymer Berberi

                                                                                                                            Datë 25.8.1982

                                                          I n f o r m a t ë

Grupi i Xhevdet Mustafës, përbëhet nga 6 shqiptarë, dhe dy të huaj. Xhevdet Mustafa, Sabaudin Haznedari, Halit Bajrami, Fadil Kaceli, Selim Kuçi, dhe Anton Frroku. Xhevdeti ka thënë, se ka dhe dy shqiptarë të tjerë, shokë të tij që sipas tij, janë trima. Dy të huajt janë William Rutherford, i cili është diplomuar si kapiten barke, dhe ka ardhur vetëm për këtë punë, d.m.th. vetëm për të drejtuar barkën. Ndërsa tjetri, është Vincent Fogarty i cili, ka ardhur për t’u bërë filtrimin, tytave të pistoletave dhe automatikëve. Këta të dy të huajt, nuk janë të qartë për qëllimet që ka grupi, ata dinë shumë pak, Xhevdeti, ju ka thënë se grupi do të shkojë për të marrë një sasi floriri që kanë lënë gjermanët, gjatë luftës. Grupi po përgatitet, dhe mendohet që nga fillimi i shtatorit, të hyjë në Shqipëri. Diskutohen dy itinerar, njëri është Italia, për brigjet e Durrësit dhe Kavajës, ndërsa intenerari i dytë është, Jugosllavia me anë të detit, duke e bërë nisjen nga Ulqini ose nga ndonjë vend tjetër i Jugosllavisë. Nisja do të bëhet shumë sekrete. Në rast se grupi niset nga Jugosllavia, kjo do të bëhet me dijeninë dhe lejen e shtetit jugosllav, nëse grupi do niset nga Italia, atëhere kjo do të bëhet në mënyrë ilegale. Objektivi kryesor i grupit është që të hyjë në Tiranë, dhe atje të kryejnë aksionin. Qëllimi kryesor i grupit, është që të eliminojnë udhëheqësit kryesorë të Partisë, dhe njerëzit e tjerë me rëndësi të Byrosë Politike. Në rast se do të ketë mundësi, do të kapen dhe do të vriten, anëtarët e familjeve të udhëheqsave. Bazat e grupit në Shqipëri, ende nuk dihen, por Sabaudin Haznedari ka thënë që ka lidhje sekrete me Jani Lekën, ish-federal fashist në Durrës, ndërsa Xhevdet Mustafa, ka thënë se ka lidhje me vëllezërit në Durrës. Sabaudini ka biseduar me Jani Lekën, këtu në Romë, dhe këta paskan kontakte sekrete me anë telefoni Itali – Shqipëri. Xhevdeti, paska krijuar lidhje me anë të emigrantëve ulqinakë që shkojnë në Durrës, dhe me një dibran, Eqerem Kllobçishtin, që tani jeton në Itali. Ai është mik i Xhevdetit i cili, shkon e vjen në Shqipëri, si tregtar.

Informacion i agjentit të Zbulimit Shqiptar “Boga”, mbi përgatitjet e grupit të kryesuar nga Xhevdet Mustafa për zbarkimin në Shqipëri

                  “S E K R E T”

             Dhënë nga “Boga”

       Marrë nga P. op. K. Jaho

                                                               I n f o r m a t ë

Organizata më aktive reaksionare tani për tani është “Legaliteti”. Njerëzit më të rrezikshëm të cilët, mund të kalojnë dhe në kryerjen e veprimeve të mprehta janë Sami Korri, Sherif Pleshti, Selim Kuçi, etj.

Nxjerrë për Selim Kuçin nga rap. inf. i “Bogës” i datës 27.11.1976. nga P. op. Hidai Xhafa më 5.12.1976.

Armatimi i grupit përbëhet nga 6 pistoleta, 5 copë belge, 14 dhjetëshe, dhe një beretë italiane me 4 automatikë. Armëve, janë duke u vënë tyta heshtëse. Xhevdeti, është interesuar për të blerë armatim special. Për këtë ka shkuar dhe në Bruksel (Belgjikë) por nuk gjeti sepse personi që e furnizonte, ishte futur në burg sepse kishte vrarë një jugosllav. Sabaudini ka marrë përsipër të blejë veshmbathje dhe plaçka të përdorura ushtarake e civile, si dhe çanta. Gjithashtu ai do të marri dhe medikamente për mjekimin e grupit. Grupi gjithashtu disponon dhe dylbi, radio transmetimi, busulla dhe harta për udhëtim. Zbarkimi i grupit, do të bëhet me anë të detit. Udhëtimi, do bëhet si më poshtë. Nga Italia ose nga Jugosllavia, do nisen me barkën e cila ecën me 115 km në orë, është barkë sportive dhe mban 8 persona, ka një motor me 350 kuaj fuqi. Pastaj kur të afrohen afër bregdetit tonë, do të kalojnë në një barkë gome me motor të vogël dhe me këtë do të zbresin në tokë. Këtë barkë të gomës, do ta fshehin në det ose në tokë, sepse ndoshta do t’ju duhet prapë. Ndërsa barka e madhe, pasi të zbarkojë grupin, do të kthehet me shpejtësi për në bazën e saj. Ajo do të rikthehet pas një jave për të marrë grupin, në vendin e caktuar. Varka e madhe, do të vijë deri në tre herë, dhe nëse grupi nuk do të paraqitet, në vendin e caktuar, atëherë ajo do të kthehet në bazë, dhe nuk do të vijë më për të marrë grupin. Ndoshta grupi, do të kthehet me anë të tokës. Veshja do të jetë, si turistë ose si peshkatarë. Vitin e kaluar, Sabaudini dhe Xhevdeti janë njohur në Zelandën e Re, me një rreshter policie të quajtur John Roberts. Ata, i kanë propozuar atij që të shkonte me pushime në Itali, dhe i kanë premtuar 50.000 dollarë në rast se do të bashkëpunonte me ta, për të kryer një veprim me rëndësi në Shqipëri. Aty për aty rreshteri (muaji tetor 1981) pranoi, por kur Sabaudini shkoi në Zelandën e Re, në korrik 1982, ai nuk pranoi me pretekstin se nuk kishte marrë lejen e hyrjes për tu kthyer atje. Sabaudini kishte mendimin se vendin e Robertit, do ta zinte trimi i Mbretit Leka, Selim Kuçi. Ky i fundit, në një bisedë të bërë me antarët e grupit në Belgjikë, kishte thënë se ishte ekspert në çdo lloj armatimi, dhe se kishte bërë një kurs të gjatë në Rodezi, ku kishte pasur dhe shumë shqiptarë të tjerë.

Përpjekjet e Zbulimit Shqiptar, për survejimin e Selim Kuçit në Suedi

 “S E K R E T”

 Ekzemplar Nr 1

                                    Tiranë më 23.2.1984.

Sh. Hasan Luçi, nga Parisi me Tel nr.131 dt 21.2.1984. njofton: Në një telefonatë që i bënë Selim Kuçit, në shtëpi nuk përgjigjet njeri. Teli, është parë nga shoku Ministër, nuk bën shënim. Materiali, u nxuarr për dosjen e S. Kuçit për Vep. Diversive e Vep. të Mprehtë. /Memorie.al

 Puntori Operativ

  (Sotir Josifi)

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Raporti sekret i Sigurimit për Hysni Kapon: “Studentët tanë në Francë shoqërohen me femra të huaja, mbajnë materiale dekadente dhe…”/ Emrat dhe ‘bëmat’ e tyre!

Next Post

Kalendari Historik 11 Janar

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
JANARI

Kalendari Historik 11 Janar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!