• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Raporti sekret i Drejtorit të Sigurimit, Feçor Shehu, për dy dramaturgët e njohur, Fadil Kraja dhe Naum Prifti: Dramat e tyre janë me përmbajtje armiqësore…

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon dokumentin arkivor të vitit 1979 me raportin sekret të Drejtorit të Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu, drejtuar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Ramiz Alia, lidhur me dy dramaturgët e njohur, Fadil Kraja dhe Naum Prifti, për dy dramat e tyre “Nata e fundit” dhe “Me pushkë e penë” të cilat etiketohen me “përmbajtje armiqësore”, si dhe përgjigjen e instruktorit të aparatit të Komitetit Qendror, Jakup Mato, lidhur me masat e marra…

INFORMACIONI I SIGURIMIT PËR RAMIZ ALINE

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE                                      Sekret

MINISTRIA E PUNËVE TE BRENDSHME                              Ekzemplar Nr. 1

DREJTORIA E PARE                        

 Nr. 2356 Prot.

                                                                                              Tiranë, më 20.5.1979

Lënda: Mbi dy drama me të meta ideore

SEKRETARIT TE KOMITETIT QENDROR TE PPSH

                      SHOKUT RAMIZ ALIA

                                                                                                     TIRANE

Nga dy burime tonat, që janë nga radhët e ambienteve të artit dhe të specializuara në këtë fushë, del se kohët e fundit, teatri profesionist i Korçës ka vënë në skenë dramën “Nata e fundit” të Fadil Krajës, e cila siç thuhet është me të meta ideore. Në mënyrë të përmbledhur janë shfaqur këto probleme:

Në qendër të dramës është vendosur një malësor patriot, por edhe patriarkal. Meqenëse fshati do përmbytet nga ujët e një liqeni të hidrocentralit, së bashku me fshatin do të shpërngulet edhe familja e tij. Malësori nuk pranoi të ikë nga ajo shtëpi, i shtyrë nga probatini i tij (vëllami), i cili para njëzet vjetëve i ka vrarë vëllanë, por që ky nuk di gjë. Prapa tij është njëkohësisht edhe mblesi që merr përsipër të fejojë djalin qorr të malësorit me një vajzë që dikur ka prishur fejesën e lidhur që në djep, në mes të fshatit. Kur ky i thotë nuses “Përse erdhe?”, ajo i përgjigjet: “Më detyroi babai dhe unë tani nuk mund ta lë edhe burrin e dytë që më jep babai, sepse nuk më merr më njeri”. Dhe nusja ikën sepse këmbëngul dhëndri, ndërsa babai i dhëndrit, bie dakord më së fundi me mendimin e të birit vetëm mbasi merr vesh se shkesi është vrasësi i vëllait të tij.

Sipas pikëpamjes së burimeve tona, në dramë nuk paraqitet realiteti i jetës sonë, ndërkohë që i referohet, forca e opinionit shoqëror paraqitet e zbehtë, personazhet e moshave të reja nuk dalin aktivë, nuk ndërmarrin asnjë aksion konkret ndaj kësaj fejese me shkesë që e dinin. E reja përparimtare, përfaqësohet nga djali i kësaj shtëpie, Gëzimi, i cili është qorr, dhe nga nusja që vjen në këtë shtëpi, e cila ka qenë e fejuar njëherë që në djep dhe e ka prishur këtë fejesë në mes të fshatit si luftëtare e së resë, e frymëzuar nga fjala e shokut Enver e 6 shkurtit, kurse autori e nxjerrë përsëri të fejuar me mblesëri për të dytën herë, të thyer nga ai zakon që ajo e ka shkelmuar më parë. Me këtë lloj trajtimi mendohet se nuk mbrohet personaliteti i gruas shqiptare dhe nuk del fare figura e saj, ashtu siç ka qenë gjatë asaj periudhe luftarake në mbrojtje të zbatimit të mësimeve të partisë dhe të shokut Enver, për të drejtat e grave dhe vajzave.

Në vazhdim, i zoti i shtëpisë bën kthesë vetëm kur e merr vesh se mblesi është gjakësi që i ka vrarë vëllanë. Pra gjaku e vë në lëvizje atë dhe jo e reja që po ecën, puna e partisë dhe mësimet e saj.

Veç sa më sipër, vënia në skenë është gërshetuar edhe me dekorin e shfaqjes, që është i ftohtë dhe jo realist.

Gjithashtu, edhe për dramën e Naum Priftit “Me pushkë dhe penë” nga këto burime del se edhe kjo vepër, ka të meta ideore, gjë për të cilën teatri i Elbasanit nuk e pranoi ta vinte në skenë, kurse teatri i Korçës dhe ai i Fierit po punojnë për vënien e saj në skenë.

Mbi sa sipër, ndoshta ka vend të verifikohet nga një ose grupe specialistësh të Ministrisë së Arsim-Kulturës.

                                                                                            ZV/MINISTRI I PUNËVE TE BRENDSHME

                                                                                                                FEÇORR SHEHU

   KOMITETI QENDROR I PPSH (SEKTORI I EDUKIMIT)

                                                                 I N F O R M A C I O N

Sa morëm këtë informacion, që bën fjalë për të meta ideore të dy dramave, lexuam vetë pjesët dhe biseduam me Komitetet e partisë të Fierit dhe të Korçës, që t’i shikonin edhe njëherë këto pjesë. Njëkohësisht porositëm edhe shokët e Ministrisë së Arsimit që t’i diskutonin dhe të vendosnin për to.

Një kopje e këtij informacioni i është dërguar edhe shoqes Tefta Cami.

  1. Për dramën “Nata e fundit” të Fadil Krajës, në qershorin e vitit të kaluar biseduam në Komitetin e Partisë dhe i thamë vërejtjet. Ata e kishin pezulluar pjesën dhe po e ripunonin dramën. Më vonë pjesën e përmirësuar na e dërguan për ta lexuare dhe ne. Edhe pas korrigjimeve, vumë re se drama kishte të meta të rëndësishme ideore. Mendimi ynë ishte se s’duhej të luhej në skenë, mbasi disa probleme nuk shtroheshin qartë dhe, aq më tepër, nuk zgjidheshin drejt. Në mënyrë artificiale dhe pllakateske bëheshin përpjekje që të zgjidheshin të gjitha çështjet në fund, brenda një nate. Shumë ngjarje s’janë bindëse. Disa herë ka nota të theksuara sentimentalizmi.

Mendimet që kishim për variantin e ripunuar, ia thamë Komitetit të Partisë dhe njëkohësisht porositëm shokët e Ministrisë së Arsimit të shohin pjesën në një provë, ku të diskutohej dhe të vendosej. Shokët e këtij dikasteri që e panë në provë këtë pjesë, kanë vënë në dukje se drama ka të meta ideore, prandaj, pa i bërë korrigjimet e rëndësishme, ajo s’duhet vënë në skenë.

Disa nga vërejtjet që ka bërë Komisioni i Ministrisë janë:

Vata, një nga heronjtë kryesorë, të ketë disa momente kthese graduale dhe të ndeshet me Kërnin; djali me vajzën e fejuar me mblesëri, ta sqarojnë shumë kohë më parë problemin, jo natën e martesës. Të dalë interesimi dhe roli i komunistëve, të evitohet fryma sentimentale, të evitohet më mirë atmosferë e përgjithshme e gëzuar.

Gjatë diskutimeve janë bërë edhe vërejtje të tjera për interpretimin me të bërtitura dhe e skenografisë, e cila nuk paraqet si duhet ndryshimet që janë bërë në fshatin tonë.

Qysh nga koha që janë bërë vërejtjet (nga qershori i vitit të kaluar), me përjashtim të provës, drama nuk është luajtur në skenë. Ajo do të shfaqet po të realizohen ndryshimet nga vërejtjet që janë bërë.

  • Dramën tjetër “Me pushkë e penë” të Naum Priftit, në fillim e mori teatri i Elbasanit, por për të meta ideore nuk e vuri në skenë. Ne e lexuam dhe konstatuam se këto të meta qëndronin. Meqenëse po këtë dramë e kishte marrë edhe Fieri, biseduam me Komitetin e Partisë dhe me shokët e Ministrisë që të shikohej, se ashtu siç ishte ajo s’mund të vihej në skenë. Por teatri i Fierit, bashkë me autorin e dramës i kanë bërë disa përmirësime e ndryshime të rëndësishme, që i evitonin në tërësi vërejtjet që i janë bërë, sidomos për finalen. Ne shkuam në Fier dhe e pamë shfaqjen. Na duket se në tërësi janë evituar shqetësimet ideore, por një çështje, ajo e kapjes së mësuesit patriot nga çeta e hajdutëve, është ende tepër e gjatë, dhe kjo gjithashtu përbën një kufizim të pjesës. Këto vërejtje jua thamë edhe shokëve të rrethit dhe ministrisë.

Shokët e Ministrisë dhe të tjerët që e kanë parë këtë shfaqje në tërësi e kanë pëlqyer, por edhe ata kanë vënë detyra që skena e komitëve të shkurtohet.

Megjithëse problemet i kemi ndjekur sistematikisht dhe fill pasi morëm informacionin, praktikën e mbyllëm tani që përfundoi në tërësi gjithë procesi me këto pjesë./Memorie.al

     JAKUP MATO

     22. 3. 1979

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share14TweetPinSendShareSend
Previous Post

Roli në filmin e Kinostudios i artistes së famshme, Justina Aliaj / Letra e Prokop Murrës për Hysni Kapon e Ramizin: Nuk e kam dhënë unë lejen që ajo…

Next Post

Aleksandër Kondo - Vdekja "aksidentale" e peshëngritësit të madh

Artikuj të ngjashëm

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   

Ekzekutimi me artileri i deputetit dhe kolonelit Haxhi Hajdari

Aleksandër Kondo - Vdekja "aksidentale" e peshëngritësit të madh

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!