• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, October 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Raporti sekret i ambasadës shqiptare në Beograd në 1948-ën: “UDB-ja nëpërmjet Xhavit Nimanit vrau Xheladin Hanën dhe…”/ Njoftimi për Manush Myftiun

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat i përkasin vitit 1948, ku ndodhet një raport-informacion sekret që mban datën 21 dhjetor të atij viti, ku ambasada shqiptare në Beograd, nëpërmjet diplomatit të saj, Peço Kagjini, me anë të një telegrami, njofton për vrasjen e patriotit Xheladin Hana dhe në raportin që ai i dërgon Ministrisë së Punëve të Jashtë në Tiranë, personalisht, Manush Myftiut, midis të tjerash thuhet: “Nana dhe motra, të dyja anëtare partie, janë revoltuar shumë dhe ia dedikojnë vrasjen Xhavit Nimanit, i cili e ka luftuar me kohë Xheladinin…”.

Prishja e marrëdhënieve ndërmjet Tiranës zyrtare dhe Jugosllavisë së marshallit Tito në fundin e vitit 1948-të, pas letrës së famshme të INFORMBYROSE, solli mjaft shqetësime dhe rezonoi ndjeshëm edhe tek shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, që ishin nën juridiksionin e Republikës Federative të Jugosllavisë, duke u krijuar atyre mjaft probleme. Veç të tjerash, kjo situatë tepër kritike në të cilën u ndodhën shqiptarët, që jetonin në anën tjetër të kufirit, bëhet e ditur edhe nga një numër mjaft i madh dokumentesh që gjenden në arkivat e shtetit shqiptar, siç është edhe ky dokument që publikohet nga Memorie.al.

Represioni serbomadh u ndje më së shumti, tek një pjesë e madhe e patriotëve shqiptarë dhe atyre që kishin poste politike partiake dhe administrative, kryesisht në Kosovë dhe Metohi, apo KOSMET siç thuhej asokohe. Edhe pse në këtë dokument vetëm prej një faqe ku është thjesht një telegram shifër, në katër pesë paragrafët e tij bëhet një rezyme e qartë mbi situatën e krijuar pas prishjes së marrëdhënieve të Tiranës zyrtare me Beogradin dhe politikën, që ndiqte marshalli Josif Broz Tito ndaj shqiptarëve. Kështu, në këtë raport të përpiluar nga Peço Kagjin, funksionar i ambasadës shqiptare në Beograd, dërguar në adresë të Manush Myftiut, si pikë kryesore dhe që i kushtohet më tepër vëmendje, është vrasja e Xheladin Hanës, në burgun e Prishtinës, për të cilin diplomati shqiptar akuzon direkt UDB-në.

Gjithashtu mund të lexoni

“Udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, ishte i vetmi kryetar shteti satelit, që nuk mori pjesë në dëgjesën e Hrushovit në OKB në shtator 1960…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43

Kjo gjë vinte dhe prej faktit se Xheladin Hana, me prejardhje nga Gjakova, (fis i njohur edhe prej kullës së tyre të të Hadumit), asokohe kishte një emër të madh si patriot dhe intelektual, njëkohësisht(thuhet se zotëronte disa gjuhë të huaja, si: italisht, frëngjisht, turqisht, serbisht dhe persisht), pasi përveçse ishte pjesëmarrës i mbledhjes së njohur të Konferencës së Bujanit dhe bashkë autor i dokumentit të dalë prej saj, pas vitit 1945, ishte dhe kryeredaktor i të vetmes gazetë shqipe në Kosovë “Rilindja”.

Edhe pse kishte përkrahur kauzën komuniste, Xheladin Hana, njihej më shumë si nacionalist dhe një shqiptar i kulluar, gjë e cila solli dhe arrestimin e tij dhe vrasjen brenda në burgun e Prishtinës, pa e nxjerrë në gjyq?! Vrasja e Hanës, për të cilën sipas dokumentit në fjalë, familja e tij (nëna dhe e motra), kanë vënë gishtin mbi Xhavit Nimanin, shënoi edhe prologun e një sërë vrasjesh të tjera politike që ndodhën asokohe në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare nën Jugosllavi, pasi Xheladini me bindjet, shkrimet dhe veprimet e tij, binte ndesh me politikën zyrtare që po ndiqte Beogradi.

Ndërsa Xhavit Nimani, (vëllai i Elami Nimanit, pjestar i mbledhjes themeluese të PKSH-së më 8 nëntor 1941), i shkolluar në Normalen e Elbasanit, është i njohur fillimisht si pjestar i Grupit Komunist të të Rinjëve (i kryesuar nga Anastas Lula dhe Sadik Premtja), dhe më pas një nga figurat politike kryesore të Kosovës, krahas Fadil Hoxhës dhe Mahmut Bakallit, gjë e cila bëri që në vitin 1974 ai të emërohej në funksionin e Kryetarit të Kryesisë së Krahinës Autonome të Kosovës së porsakrijuar, funksion të cilin e mbajti deri në vitin 1981 kur nisën demonstratat në Kosovë.

Nuk dihet me saktësi nëse është thjesht koeçidencë e rastit apo me qëllim, që edhe pse vrasja e Xheladin Hanës në burgun e Prishtinës ka ndodhur më datën 14 dhjetor, telegrami shifër i ambasadës shqiptare në Beograd është bërë më datën 21 dhjetor, ditën e lindjes së Stalinit, për shkak të së cilit u prish Enveri me Titon?! Pas përshkrimit të vrasjes së Xheladin Hanës, që sipas edhe dokumentit në fjalë shkaktoi dëshpërim të madh në Prishtinë ku nxënësit e gjimnazit u penguan të merrnin pjesë në varrimin e tij, në raportin e Peço Kagjinit drejtuar Manush Myftiut, bëhet fjalë edhe mbi disa shqiptarë të tjerë emigrant politikë që ndodheshin asokohe në Jugosllavi, emra dhe personazhe të njohur, si p.sh. djali i Cen Elezit, apo i biri i Mark Gjon Markajt, kapedanit të Mirditës, etj. Dokumenti në fjalë, publikohet i plotë dhe pa asnjë shkurtim nga Memorie.al.

Raport-informacioni i ambasadës shqiptare në Beograd, për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë

RADIOGRAM SHIFER                                                      SEKRET

BEOGRAD 21.XII.1948

                                                   MINISTRISE SE JASHTEME

                                                                   TIRANE

              MANUSH MYFTIUT

                     RAPORT

Më 14 të këtij muaji, UDB vrau shokun Xheladin Hana në Prishtinë. Vrasja është bërë në këto kondita:

Pak ditë më parë Xheladini qe arrestuar dhe gjendej në burg të Prishtinës. Qe vrarë me revolver në kokë nga ana e majtë. Eshtë e qartë se është vrarë nga UDB-ja, se ku e gjeti Xheladini revolen në burg, i cili u vra nga ana e majtë e kokës?!

Dhe në Kosmet me këtë akt fillojnë persekutimet ndaj shokëve shqiptarë. Nxënësit e klasës së tetë gjimanz deshën të marrin pjesë në varrim por nuk i lanë. Varrimi u bë vetëm nga rrethi familjar. Vrasja ka dëshpëruar shumë popullin e Prishtinës.

Nana dhe motra të dyja anëtare partie janë revoltuar shumë dhe i’a dedikojnë vrasjen Xhavit Nimanit, i cili e ka luftuar me kohë Xheladinin.

Eshte arrestuar anëtari i Partis Shqiptare në Kosmet, Omer Çekrezi. Kanë arrestuar disa anëtar këshillash fshatrash anëtarë partie, për pengesat që i sjellin regjimit.

Janë arrestuar mjaft malazezë dhe serbë, midis tyre, drejtori i gazetës “Jedinstovo”, Milutin Gjuriç, sekretari i bashkimit të luftëtarëve të Kosmetit, Ljubo.

Në Prishtinë ndodhen këta të ikur nga Shqipëria: Duro Dejahoçini, vëllazër nga Delvina, Shef i Policisë së Shkodrës, i biri i Mark Gjon Markut nga Shkodra i quajtun Prenk dhe i vëllai i tij, një student nga Shkodra, të tre këta të fundit, student të përjashtuar. Ndodhen edhe Lutfi Spahiu, federal, Fehmi Spahiu, toger dhe djali i Cen Elezit. I kanë vënë në punë të vogla, më e madhja që ka djali i Cen Elezit, korrektor gazete.

Në Prishtinë qëndrojnë mirë dhe Riza Drini, Kasem Domi dhe Muhedin Hadri. Mësuesit shqiptarë i kishim thirrur të paraqiteshin në Legatë, por se një shkresë rezervate këshilli krahinor i Kosmetit ka urdhëruar që të mos i lejojnë këta i tha referentja e arsimit të rrethit, Gjakovea Veta Petroviç, një mësuesi shqiptar.

Unë jam i mendimit që të protestojmë në Ministrinë e Jashtme Jugosllave.

Mehmet Gjevori, Stathi Kostani dhe Nesip Habi po bëjnë presion që mësuesit tanë të mos kthehen në Shqipëri. Një pengesë tjetër është se mësuesit shqiptarë ose janë fejuar ose janë martuar me jugosllave. Mësuesi Tahsim Kaloshi i cili është kthyer për në Shqipëri pas rezolutës, është kthyer ilegalisht dhe thotë se nuk më dhanë punë e më thonë se je i Titos prandaj u ktheva.

Thuhet se kanë arrestuar Zeqirja Rexhën, por nuk është e sigurtë./Memorie.al

23.XII.1948                           PEÇO KAGJINI

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 9 Janar

Next Post

Dokumentet e Sigurimit të Shtetit: “Banda e Xhevdet Mustafës, pasi të shkonte në ‘Bllok’-un e udhëheqjes, do…”/ Raportet sekrete të “Liqeni i Shkodrës”, “Aktori”, “Boga”, etj.

Artikuj të ngjashëm

“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
Dossier

“Udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, ishte i vetmi kryetar shteti satelit, që nuk mori pjesë në dëgjesën e Hrushovit në OKB në shtator 1960…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 18, 2026
“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43
Dossier

“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43

October 17, 2026
“Xhaviti tha se Pilo Peristeri e ka ndarë kot gruan dhe morri një tjetër 20 vjet më të re, e cila është motra e…”/ Përgjimet e “Vigjilentit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Si detyra dhe propozime sugjerojmë që të aplikohet Operacioni i ‘letrave helmuese’ me postë, kundër udhëheqësve të lartë të regjimit komunist në Shqipëri, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 16, 2026
“Nëntoger Galiardi dhe kapiten Carboni, u takuan me komandantin Kadri Hoxha, i cili pyetjes: Çdo bëhet me oficerët italianë’, iu tha:…”/ Dokumentet e panjohura për tragjedinë e “Kolonës Gamuci”, 15 tetor ‘43

“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
Dossier

“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon…”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991

October 16, 2026
“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 17, 2026
Next Post
Dokumentet e Sigurimit të Shtetit: “Banda e Xhevdet Mustafës, pasi të shkonte në ‘Bllok’-un e udhëheqjes, do…”/ Raportet sekrete të “Liqeni i Shkodrës”, “Aktori”, “Boga”, etj.

Dokumentet e Sigurimit të Shtetit: “Banda e Xhevdet Mustafës, pasi të shkonte në ‘Bllok’-un e udhëheqjes, do…”/ Raportet sekrete të “Liqeni i Shkodrës”, “Aktori”, “Boga”, etj.

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme