• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, July 14, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Raporti i Çajup Rusmajlit: Odhise Paskali shet bustet e Enverit, lekët i prish me gra dhe vajza imorale

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/Dokumenti që po publikojmë  i përket gjysmës së dytë të viteve ’70, është një raport-informacion zyrtar, që i dërgohet instruktorit të Komitetit Qendror të PPSH-së (për artet e kulturën), Çajup Rusmajlit, nga ana e një funksionari të lartë të një institucioni që merrej po me artet e kulturën, gjë e cila kishte të bënte me skulptorin e madh Odhise Paskali, i njohur ndryshe si “Kolosi i skulpturës shqiptare”.

Dokumenti arkivor me raport-informacionin në fjalë është përpiluar në bazë të një bisede, që ai ka zhvilluar me një njeri, që thuhet se e njihte mirë Paskalin. Person i cili ka hedhur “një lumë” akuzash e “denoncimesh” ndaj mjeshtrit të madh të skulpturës shqiptare, të cilat kishin të bënin, sa në planin politik, aq edhe në atë moral, e që lidheshin me jetën private e familjare të skulptorit Paskali. Gjëra të cilat, siç bëhen të ditura dhe nga dokumenti arkivor, por edhe nga ata që e kanë njohur nga afër “Kolosin e madh”, (shokë, miq, kolegë dhe të afërm të tij etj.), janë pothuaj të gjitha të sakta e të vërteta, pasi Paskali, falë  edukatës e formimit të tij perëndimor, nuk kishte lidhje fare me realitetin shqiptar ku jetonte, punonte dhe krijonte.

Thuhet se artisti dhe mjeshtri i madh, ishte jo vetëm një rebel i lindur, por gjithashtu edhe një tip që nuk donte t’ia dinte fare, as për politikën e “vijën e partisë” dhe as për gjë tjetër, që mund të ndikonte sadopak në natyrën e bindjet e tij, të formuara që në rini, aty ku ai kishte studiuar e jetuar. Por, ashtu siç do të shohim edhe nga përmbajtja e raport-informacionit (gjë e cila duket edhe nga faksimilja përkatëse), problemet që ngrihen aty, akuzat dhe denoncimet që i bëhen atij, janë tejet të rënda.

Gjithashtu mund të lexoni

“Vallen e Osman Takës, e luajnë edhe grekët, serbët, maqedonasit, rumunët, bullgarët, madje shkolla koreografike e Janinës…”/ Dëshmia e artistit nga Konispoli, që përjetësoi vallen e famshme çame

“Do ishte në nderin e qeverive shqiptare, që të ndiqnin projektin e arkitektëve italianë, për të na dhënë një bulevard dinjitoz, siç e ka…”/ Historia e panjohur e shtatë shkatërrimeve të qendrës së Tiranës

Më e pakta, do të çonin prapa hekurave të burgut politik, çdo koleg të tij, pa diskutuar këtu njerëzit e thjeshtë. Por kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi vetë udhëheqja e lartë, në rastin konkret Ramiz Alia, jo vetëm që nuk ka marrë asnjë masë ndaj tij, por ka porositur që, “për ato probleme” që ngrihen në raport-informacion, Odhise Paskali as nuk duhet thirrur fare. Nisur nga “alarmi” që kanë dhënë vartësit e tij, ai ka “sugjeruar” që me Paskalin të bisedonte ndonjë nga kolegët dhe miqtë e tij të afërt, si p.sh. Foto Stamo dhe vetëm në anë shoqërore.

Zbutja e Ramiz Alisë ndaj problemit “Paskali”, me shumë gjasa nuk kishte të bënte me moshën e thyer të Paskalit në atë kohë, sesa me problemet që do të dilnin dhe ndërlikoheshin paskëtaj jashtë mase në qoftë se do të thirrej zyrtarisht Paskali. Prej kohësh, Paskali kishte bërë një emër të madh, jo vetëm me punët e tij të shumta, si p.sh. monumenti i Skënderbeut në Tiranë, kompleksi “Partizani fitimtar” (i vendosur në Mathauzen), shtatorja “I urituri” (e konsideruar si kryevepra e skulpturës shqiptare), busti i Ismail Qemalit, busti i De Radës etj., por më kryesorja ishte busti i Enver Hoxhës.

Nisur nga ky fakt, Paskali në një farë mënyre ishte bërë “i paprekshëm”, pasi monumenti i Skënderbeut dhe busti i Enver Hoxhës, nuk mund të “qëndronin në këmbë” nëse autori i tyre, do të ishte pas hekurave.

                                                   Letra e Çajup Rusmajlit për Ramizin

                Shoku Ramiz

Po ju dërgojmë një informacion të ………. që bën fjalë për disa probleme që ngrihen në adresë të Odhise Paskalit.

Këto janë të dhëna nga……………. Odhise Paskalit. Me sa dimë…mosmarrëveshje…dhe nuk përjashtohen ekzagjerimet. Nga biseda që bëmë me………………  na del se për disa nga këto gjëra, për Odhise Paskalin ka pasë dhe më parë fjalë nga të tjerët.
Kemi mendimin se mbasi të saktësohen këtë të dhëna në rrugë të ndryshme, mundet që Odhise Paskali të thirret nga Komiteti i Partisë i Tiranës dhe të këshillohet, por pa hyrë në…Mendojmë se kjo do të jetë një masë ndihme për të.

              Çajup Rusmajli

 25.XI.197…

                                       Letra e sekretarit për ……., drejtuar Çajup Rusmajlit

17.11.197…

                  Shoku Çajup

Po ju informoj për një problem që ka të bëjë me skulptorin Odhise Paskali.
Para pak kohësh më kërkoi të takohet me mua……….skulptorit Odhise Paskali, ………. shumë………. shqetësuar.

E ftova në zyrë, ………..erdhi…………….. i prokupuar…………..jashtë  dëshirës…?!

Problemet që ngriti …………më duket se janë shumë serioze dhe kanë të bëjnë me figurën morale dhe politike të skulptorit të popullit Odhise Paskali.

Problemet që…………………. ngriti përmblidhen në këto:

  1.  Ai është njeri me shumë fytyra e shumë flamurë. Që ndryshe sillet në shoqëri e të tjera mendime shpreh në……………. e në kujtimet që shkruan e i ruan me xhelozi, në një kamare të studios, kujtime, sikundër ja ka shprehur…një ditë do të shpallen e do të konsiderohen si të drejta.
  2.  Është mendjemadh dhe egoist, që nuk përfill të tjerët e që e konsideron veten si të vetmin artist me potencë në Shqipëri.
  3.  Matrapaz dhe lekaxhi, që ka shfrytëzuar mundësitë që i ka krijuar shteti, shitjen e bustit të shokut Enver në riprodhim, përdorimin e ndihmësit që i ka dhënë shteti për zhvillimin e krijimtarisë, bazën materiale etj.
  4.  Me qëndrim të ulët moral, që shkon me gra dhe vajza të reja, me të cilat shpenzon të ardhurat suplementare që siguron.
  5.  Që shoqërohet me njerëz jo të mirë, të deklasuar, borgjezë dhe matrapazë, si:

-Llambi C., i cili i paska rregulluar ilaçe për…

-Zef Nikaj, me babë të pushkatuar.

-Myqerem Janina, borgjez i fëlliqur.

-Teli Papaj, nipi i Paskalit, me përbërje të keqe dhe mendime jo të mira.

-V., grua e divorcuar dhe të tjerë njerëz që…………………..i numëronte, elementë të cilët sipas……………… janë të ulët politikisht dhe moralisht.

  1. Njeri që nuk merret me krijimtari për të cilën shteti i ka siguruar të gjitha kushtet dhe mundësitë, por me kujtime dhe korrespondenca të karakterit të ulët moral dhe politik.
  2. Prind që lidh fëmijët e tij me njerëzit e…(italiane), të flasin në telefon me Romën, të kenë korrespodencë në Greqi etj. Për këtë ……………….. ishte …………………….. shqetësuar dhe për faktin se e bija e tij, është nusja e djalit të sh. Sul Baholli, për të cilën ajo familje nuk ka dijeni.
  3. Burrë që akuzon…“Polic…”, që e kanos…dhe për masa të tjera që ai ka në dorë.
  4. ……………………. e akuzon si njeri apolitik që dëgjon vetëm radiot e huaja, fashist të bindur, mospërfillës për respektin që i bën populli dhe partia.

Ditët e Kongresit, kur i gjithë populli ishte pranë radios dhe televizorit, ai shkon në studio ku nuk dihet se ç’bën.
Shoku Çajup

Për këtë problem unë kam informuar edhe shokun Dritëro dhe…………………… Mua kjo gjë më shqetëson shumë pasi ka të bëjë me një artist të popullit, skulptor të zot e me vepra të rëndësishme, por në të njëjtën kohë, siç tregon…………………. me këto halle dhe poshtërsi. Unë e kuptoj që edhe…………………….. duhet dëgjuar me…………………. pasi edhe mund ta shtyjë……………………. dhe të tjera gjëra, por sido që të jetë, këtu ka të vërteta që duhet të bëjmë çmos t’i zgjidhim.

Qëndrimi ynë ndaj këtij problemi është shumë konspirativ dhe i kujdesshëm, i njëjtë karshi Odhise Paskalit dhe jo aq i vëmendshëm ndaj nervozizmit të………………………/Memorie.al

Sekretari për…

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Letra për Enverin: Regjisori Bujar Kapexhiu u bën thirrje aktorëve që të mësojnë nga televizioni italian

Next Post

Dokumenti sekret: Kujtim Spahivogli do vëjë në skenë dramën “Kurvat e Kombinatit”

Artikuj të ngjashëm

“Vallen e Osman Takës, e luajnë edhe grekët, serbët, maqedonasit, rumunët, bullgarët, madje shkolla koreografike e Janinës…”/ Dëshmia e artistit nga Konispoli, që përjetësoi vallen e famshme çame
Art & Kulture

“Vallen e Osman Takës, e luajnë edhe grekët, serbët, maqedonasit, rumunët, bullgarët, madje shkolla koreografike e Janinës…”/ Dëshmia e artistit nga Konispoli, që përjetësoi vallen e famshme çame

July 8, 2025
Zbulohet plani rregullues i Tiranës i vitit 1953, i arkitektit Gani Strazimiri dhe dy rusëve: Nga Sheshi “Skënderbej”, ‘Pallati i Qeverisë’, ‘Muzeu Nacional’, ‘Teatri i madh i dramës”, etj.
Art & Kulture

“Do ishte në nderin e qeverive shqiptare, që të ndiqnin projektin e arkitektëve italianë, për të na dhënë një bulevard dinjitoz, siç e ka…”/ Historia e panjohur e shtatë shkatërrimeve të qendrës së Tiranës

July 1, 2025
“Nga italiani Pietro Marubi që u vendos dhe punoi në Shkodër, te korçarët Gjon Mili dhe Kristaq Sotiri, të cilët…”/ Ana e panjohur e tre fotografëve të famshëm, që bën emër të madh edhe në botë

June 30, 2025
“As Besim Zekthi, mjeshtri i madh i kombit, që ka realizuar sa e sa maja koreografike, s’mundi ta ‘kopjojë’ dot stilin e veçantë të artistit kurveleshas, pasi…”! / Historia e panjohur e legjendës Alush Milori

June 25, 2025
“Marije Logoreci krijoi një galeri figurash, që mbeten referencë për çdo aktor, pasi ajo interpretoi personazhe…”/ Historia e panjohur e legjendës së skenës dhe kinematografisë shqiptare
Art & Kulture

“Marije Logoreci krijoi një galeri figurash, që mbeten referencë për çdo aktor, pasi ajo interpretoi personazhe…”/ Historia e panjohur e legjendës së skenës dhe kinematografisë shqiptare

June 21, 2025
“Shtatë burra nga Lajthiza e Oroshit, nuk e lëshuan Dedë Gjo Lulin, në vitin 1915, kur ai u rrethua nga forcat pushtuese serbe, por u vranë bashkë me të…”/ Reportazhi i publicistit të njohur nga Mirdita

June 18, 2025
Next Post
Dokumenti sekret: Kujtim Spahivogli do vëjë në skenë dramën “Kurvat e Kombinatit”

Dokumenti sekret: Kujtim Spahivogli do vëjë në skenë dramën “Kurvat e Kombinatit”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme