• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, April 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Qeveria e Hoxhës do të shkatërrohet patjetër, si ai, do vdesë dhe qeveria e tij, ku i kini kishat o spiunët e Enverit…”?! / Raportet sekrete të Sigurimit: Incidentet e të arratisurve shqiptarë në Kakavijë, 1986-’87

Letra kërcënuese për Enverin: “Mos ma mbani babanë në burg dhe djalin peng, do kryej veprime çnjerëzore, do çuditet Greqia dhe…”/ Historia e minoritarit që u arratis në ’82-in
Letra kërcënuese për Enverin: “Mos ma mbani babanë në burg dhe djalin peng, do kryej veprime çnjerëzore, do çuditet Greqia dhe…”/ Historia e minoritarit që u arratis në ’82-in
Letra kërcënuese për Enverin: “Mos ma mbani babanë në burg dhe djalin peng, do kryej veprime çnjerëzore, do çuditet Greqia dhe…”/ Historia e minoritarit që u arratis në ’82-in
Telegramet sekrete për Enverin: “Shtypi grek pasqyron grevën e Ilia Lekës para ambasadës, janë solidarizuar partitë politike, parlamenti e Mitropoliti Sevastianos që….”
“Ambasadorit grek i thamë se familja Leka janë provokatorë e kriminelë dhe s’kanë fuqi të nxjerrin Athinën në rrugë për…”/ Informacioni për Enverin
Letra kërcënuese për Enverin: “Mos ma mbani babanë në burg dhe djalin peng, do kryej veprime çnjerëzore, do çuditet Greqia dhe…”/ Historia e minoritarit që u arratis në ’82-in
“Qeveria e Hoxhës do të shkatërrohet patjetër, si ai, do vdesë dhe qeveria e tij, ku i kini kishat o spiunët e Enverit…”?! / Raportet sekrete të Sigurimit: Incidentet e të arratisurve shqiptarë në Kakavijë, 1986-’87
“Qeveria e Hoxhës do të shkatërrohet patjetër, si ai, do vdesë dhe qeveria e tij, ku i kini kishat o spiunët e Enverit…”?! / Raportet sekrete të Sigurimit: Incidentet e të arratisurve shqiptarë në Kakavijë, 1986-’87
“Qeveria e Hoxhës do të shkatërrohet patjetër, si ai, do vdesë dhe qeveria e tij, ku i kini kishat o spiunët e Enverit…”?! / Raportet sekrete të Sigurimit: Incidentet e të arratisurve shqiptarë në Kakavijë, 1986-’87
“Ndërsa grekët na jepnin bukë me dorë në zemër, ne plaçkitnim njeri tjetrin, sepse, ishim produkt i ‘njeriut të ri’, siç bënim dikur, kur vidhnim edhe brekët në…”/ Refleksionet e emigrantit shqiptar nga Italia · 

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al / Ndryshe nga Republika Federative e Jugosllavisë së Marshallit Josif Broz Tito dhe pasuesve të tij, me të cilën regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, mbajtën një qëndrim armiqësor (të paktën në dukje) nga 1948-a e, deri në vitin 1991, kur ajo Federatë u shpërbë dhe këtu filloi rënia e komunizmit, me fqinjët tanë jugorë, Republikën e Greqisë, Tirana zyrtare filloi një normalizim të raporteve dhe marrëdhënieve ndërshtetërore, që në mesin e viteve ’80-të, kur Enver Hoxha pak kohë para se të vdiste, (1985) botoi librin e tij, ‘Dy popuj miq’! Sinjale të afrimit me Greqinë dhe të normalizimit të marrëdhënieve me Athinën zyrtare, Enver Hoxha i kishte dhënë që në vitin 1978 (pas prishjes me Republikën Popullore të Kinës), ku gjatë vizitës së tij në krahinën e Dropullit (zona e minoritetit grek) , ai foli disa fjalë greqisht dhe në Grapsh u shpreh gjithashtu për një afrim në mes dy vendeve.

Por sa më sipër, kjo gjë do të dukej qartë disa vite më pas, kur më 11 prill të vitit 1985, ditën e dhënies së lajmit zyrtar për vdekjen e Enver Hoxhës, ndërsa në të gjitha postat kufitare të shtetit grek, u ngrit flamuri i tyre në gjysëm shtizë (siç u ngrit në të gjitha postat dhe repartet kufitare shqiptare), në të gjithë gjatësinë e vijës kufitare të Jugosllavisë me shtetin shqiptar, (nga Ulqini në Ohër), u pa një prani e madhe e shtuar dhe dislokim të forcave ushtarake jugosllave, madje me armatime të rënda! Por edhe pse raportet e Tiranës zyrtare me Greqinë fqinje erdhën duke u normalizuar që në fillimin e viteve ’80-të e, kryesisht pas vdekjes së Enver Hoxhës, incidentet ndërkufitare në mes dy vendeve, nuk munguan, madje në disa raste dhe tepër të acaruara dhe problematike.

Kjo gjë ndodhte për shkak të shtetasve shqiptarë që arratiseshin në Greqi, siç ndodhi me Ilia Theodhos Lekën, me origjinë nga fshati Glinë (zona e minoritetit grek në rrethin e Gjirokastrës), i cili pasi u arratis nga Shqipëria në fillimin e vitit 1982, së bashku me vëllanë Kriston e xhaxhanë e tyre, Spiron, për disa vite me radhë zhvilloi greva urie dhe mitingje para ambasadës shqiptare në Greqi, duke arritur të sensibilizonte ndjeshëm edhe opinionin e politikën greke. Po kështu shqiptari i arratisur Ilia Leka, në vitin 1984 nga Athina, u dërgoi disa letra kërcënuese Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Adil Çarçanit dhe Hekuran Isait’ ku u bënte të ditur se; në rast se nuk i lironin të atin nga burgu i Spaçit dhe bashkëshorten me djalin e vogël nga internimi (në rrethin e Pukës), ai do bënte një veprim që do tronditej Greqia dhe Shqipëria.

Gjithashtu mund të lexoni

“Më 11 janar 1945, regjimi komunist publikoi vendimin për krijimin e Komisionit Qendror të Hetimeve për Kriminelët e Luftës, ku ministri Manol Konomi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Në ’67-ën, një javë para se të ndalohej me ligj besimi fetar, kur vëllai i Ramiz Alisë, në përpjekje për t’i shpjeguar mosekzistencën e zotit, At Zef Pllumi i…”/ Studimi i historianit të njohur, Gjon Boriçi  

Gjatë grevave dhe protestave të tij në qendër të Athinës e atyre para ambasadës shqiptare, i arratisuri politik Ilia Leka, mbajti disa fjalime duke ngritur zërin për politikën diktatoriale të Enver Hoxhës, ku si rezultat bashkatdhetarët e tij jetonin në një varfëri të tejskajshme, duke u privuar gjithashtu edhe nga të drejtat e liritë më elementare të njeriut, siç ishte dhe ajo e besimit fetar, etj. Po kështu, përveç këtyre, gjatë viteve 1982-1986, Ilia Leka zhvilloi edhe disa mitingje proteste në qytete dhe vende të tjera të Greqisë, deri në pikat kufitare me Shqipërinë, si në Kakavijë etj., protesta të cilat duhet thënë se u shfrytëzuan edhe nga qarqe antishqiptare, si dhe Kisha Orthodokse e Greqisë, të cilët nuk munguan të ngrinin aty edhe problemin e Vorio-Epirit. Po kështu, Ilia Leka dha edhe shumë intervista në shtypin grek dhe media të tjerë të vendeve të ndryshme europiane, ku si rezultat ai u ftua dhe mbajti fjalime edhe në Këshillin e Europës në Bruksel si dhe në Kongresin Amerikan.

Si rezultat i gjithë kësaj veprimtarie të Ilia Lekës në ato vite në Greqi, qeveria shqiptare u detyrua që në vitin 1989, t’ia lironte Ilias babanë e tij (Theodhosin) nga burgu i Spaçit dhe bashkëshorten (Maria me djalin e tyre Anestin) nga internimi në rrethin e Pukës, e t’i lejonin ata të shkonin përgjithmonë në Greqi, ku i priste Ilia në Athinë, ku ata jetojnë e punojnë edhe sot. Ndërsa sa më sipër të gjitha këto janë të njohura nga shkrimet me dokumentet arkivore dhe intervistën me Ilia Lekën që Memorie.al ka botuar disa vite më parë, në këtë shkrim po publikojmë disa dokumenta arkivore sekrete që janë nxjerrë së fundmi nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme (tashmë të de-klasifikuara), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse, ku bëhet fjalë për “incidentet” e krijuara nga Ilia Leka dhe disa shqiptarë të tjerë të arratisur në vitet 1985-’86, në postën kufitare të Kakavijës.

DOKUMENTI ARKIVOR ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME TË DATËS 17 SHKURT 1986, KU NJOFTOHET PËR “THIRRJET ANTISHQIPTARE” TË DY TË ARRATISURVE SHQIPTARË, ILIA LEKA DHE JEMIN MET HASANI, NË POSTËN KUFITARE TË KAKAVIJËS

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË            SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                     Tiranë, më 17.2.1986

DEGA E PËRGJITHSHME 

                               KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 39

GJIROKASTRA

Më dt. 16.2.1986, ora 11 e 30, në postën kufitare greke të Kakavijës, erdhën rreth 500 veta të organizuar duke kënduar dhe kërcyer valle për Vorio-Epirin. Një i arratisur shqiptar, Jemin Met Hasani, i arratisur në maj 1985 nga posta e Apsallës (ku ishte duke kryer shërbimin ushtarak), i thirri rojes së posto-bllokut: “o nënoficer i rojes”.

I bëri thirrje për të vajtur matanë, e ofendoi dhe në vazhdim i tha: “Më 16 shkurt 1914 është krijuar Vorio-Epiri. Toka shqiptare do të bëhet tokë greke, ju oficerët që mbani të shtypur ushtarët, një ditë do ta paguani, do t’u varin, nuk na pëlqen propaganda juaj në radio.

Ksenofon Nushi do të gjejë vdekjen. Jam ushtar i Apsallës, Jemin Met Hasani, jam ushtar i Leonard Kulës (komandanti i postës kufitare Apsallë), çfarë më bëtë ju, ja ku jam, po bëj qejf. Në këtë kohë e mori fjalën i arratisuri Ilia Leka nga Glina e Gjirokastrës, arratisur në vitin 1982 dhe tha: “Ju që na mbani fëmijët nëpër tela, na mbani edhe prindërit nëpër burgje, do ta paguani”.

Foli përsëri Jemin Met Hasani: “Qeveria e Hoxhës do të shkatërrohet patjetër, si vdiq Hoxha, do të vdes dhe qeveria e tij. Toka shqiptare do të bëhet tokë greke, Vorio-Epiri është i Greqisë. Ku i kini kishat? Këtu janë të tëra të mirat”.

Gjatë kohës që fliste Jemini, atij i rrinte afër një prift. Ishte dhe një prift tjetër dhe kudo që lëvizte, shoqërohej nga pesë veta. Rreth orës 12.30, disa policë dhe ushtarë grekë i shpërndanë grupet dhe civilët e u larguan.

KRYETAR I DEGËS SË PËRGJITHSHME

                              BAUDIN KAZANI

DOKUMENTI ARKIVOR ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME TË DATËS 5 MAJ 1986, KU NJOFTOHET PËR THIRRJET KUNDËR ENVER HOXHËS DHE RAMIZ ALISË TË DY TË ARRATISURVE SHQIPTARË, ILIA LEKA DHE NJË TJETRI, NË POSTËN E KAKAVIJËS

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                       SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                       Tiranë, më 5.5.1986

DEGA E PËRGJITHSHME 

                                      KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 104

GJIROKASTRA

Më datën 4.5.1986,ora 16.00, nga tarraca e postës greke Kakavijë, midis një grupi prej 4–5 vetash, një civil mbasi vrojtoi me dylbi në drejtim të tokës sonë, foli në shqip: “O qen të Ramiz Alisë”, kurse nga poshtë dëgjua një zë tjetër: “O spiunët e Enver Hoxhës”. Pas pesë minutash, personi që foli, iu afrua piramidës tek porta, qëndroi së bashku me dy të tjerë dhe u largua.

Një grup tjetër prej 10 vetash (civil, midis tyre dhe dy femra, kënduan këngë në gjuhën greke duke qenë me fytyrë nga vendi ynë. Në tekstin e këngës u dëgjuan fjalë për Vorio-Epirin. Në orën 16.30 u larguan në thellësi. Njeri nga personat që foli shqip, mendohet të jetë i arratisuri Ilia Leka.

                        ZV. KRYETAR I DEGËS SË PËRGJITHSHME

                                  GJERGJI THANO

DOKUMENTI ARKIVOR ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME TË DATËS 7 MAJ 1986, KU NJOFTOHET PËR TAKIMIN E PALËS SHQIPTARE ME ATË GREKE PËR INCIDENTET ME DY TË ARRATISURIT SHQIPTARË, ILIA LEKA DHE JEMIN MET HASANI

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                      SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                      Tiranë, më 7.5.1986

DEGA E PËRGJITHSHME 

                                KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 106

GJIROKASTRA

Më datën 6.5.1986, ora 8.00, u bë takimi në vijën e kufirit, piramida 29 në Kakavijë me palën greke. Takimi u kërkua nga pala jonë. Në orën 11.45 të kësaj date, u bë takimi në vijën e kufirit, ku nga ana e grekëve u tha se jemi dakord që takimi të bëhet në ora 14.00 të datës 6.5.1986.

Nga ora 14.00 – 15.00, u bë takimi me palën greke sipas kërkesës së palës sonë në doganën e Kakavijës. Pala jonë ngriti problemin se me datën 4.5.1986, rreth orës 16.00, nga tarraca e postës greke dy persona kanë folur shqip, duke iu drejtuar njerëzve tanë me fjalë fyese, ndërsa një grup prej 10 vetash në mënyrë të organizuar kanë kënduar këngë me përmbajtje shoviniste.

Në vazhdim iu tha se posta greke është një institucion shtetëror dhe i ka të gjitha mundësitë që të evitojë raste të tillë, sepse këto nuk ndihmojnë në zhvillimin e marrëdhënieve tashmë të mira midis dy vendeve tona. Pala greke iu përgjigj se; “të paktën ne kemi treguar se nuk duam gjëra të tilla. Për ato që na thatë, nuk kemi asnjë kundërshtim.

Ne do t’i raportojmë edhe më lart. Kur ata kanë folur shqip, ne nuk kemi qenë aty që t’i largonin. Ne kemi urdhër që të mos flasin asnjëherë shqip, për të mos ndodhur gjëra të tilla. Nuk do t’i lejojmë të flasin herë tjetër shqip. Ndoshta kanë qenë të pirë se ka pasur festë. Nuk janë gjëra të mira këto që ndodhin dhe pastaj të ulemi në tavolinë.

Jemi shumë të mërzitur për këtë problem. Sa herë kemi raste të tilla, na i thoni që të marrim masa. Këto gjëra nuk ndihmojnë në marrëdhëniet tona të mira”.

Pala jonë u tha se: “këto gjëra nuk i cënojnë marrëdhëniet tona”.

KRYETARI I DEGËS SË PËRGJITHSHME

                              BAUDIN KAZANI

DOKUMENTI ARKIVOR ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME TË DATËS 2 MARS 1987, KU NJOFTOHET PËR INCIDENTET ME TRE TË ARRATISURIT SHQIPTARË NË POSTËN E KAKAVIJËS, KU, ILIA LEKA I SHAU USHTARËT SHQIPTARË

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                    SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                        Tiranë, më 2.3.1987

DEGA E PËRGJITHSHME 

                                   KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 51

GJIROKASTRA

Më datën 1.3.1987, në postën kufitare greke Kakavijë erdhën tre civilë, njëri ishte i arratisuri Ilia Leka. U larguan në orën 12.30. Ilia Leka gjatë kësaj kohe i foli shqip rojes së postbllokut tonë; “O këlysh” dhe e shau nga nëna dhe tha: “Demokracia e vërtetë është 100 metra larg”. Ushtari ynë nuk i dha përgjigje./ Memorie.al

                      KRYETARI I DEGËS SË PËRGJITHSHME

                                BAUDIN KAZANI

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Më 11 janar 1945, regjimi komunist publikoi vendimin për krijimin e Komisionit Qendror të Hetimeve për Kriminelët e Luftës, ku ministri Manol Konomi...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Artikuj të ngjashëm

Urdhri i Enverit: “Është me vend dënimi me vdekje i Leonardo Tomasso dhe ing. Niazi Pilku, si anti-patriotë, prandaj urdhëroj të ekzekutohen…”/ Dokumenti i vitit 1945
Dossier

“Më 11 janar 1945, regjimi komunist publikoi vendimin për krijimin e Komisionit Qendror të Hetimeve për Kriminelët e Luftës, ku ministri Manol Konomi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

April 6, 2026
“Në ’67-ën, një javë para se të ndalohej me ligj besimi fetar, kur vëllai i Ramiz Alisë, në përpjekje për t’i shpjeguar mosekzistencën e zotit, At Zef Pllumi i…”/ Studimi i historianit të njohur, Gjon Boriçi   
Dossier

“Në ’67-ën, një javë para se të ndalohej me ligj besimi fetar, kur vëllai i Ramiz Alisë, në përpjekje për t’i shpjeguar mosekzistencën e zotit, At Zef Pllumi i…”/ Studimi i historianit të njohur, Gjon Boriçi  

April 6, 2026
“Kurrë në jetën time nuk jam dëshpëruar aq, sa kur e pashë këtë përfaqësonjës të Shqipërisë së Re, kollonelin tuaj, i cili…”!/  Letrat e Nolit për Enverin, pas takimit me Tuk Jakovën në New York, më ’46-ën
Dossier

“Kur u takuan në Tiranë, për të diskutuar për projekt-statutin e Kishës Katolike Shqiptare, At Marin Sirdani, i tha Tuk Jakovës, se; pa Papën e Vatikanit, nuk ka…”/ Dëshmia e rrallë e At Zef Pllumit

April 5, 2026
“Kryehetuesi, zotni Qemali, më tha; ‘Fol për Fishtën, thuej të vërtetën, edhe kur të dalësh, thuej asht patriot, asht artist, – e përsëriti me delikatesë, – por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-Ipeshkvit të Shkodrës
Dossier

“Ju tregoj listën me 63 emrat e klerikëve katolikë që u pushkatuan apo vuajtën në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij Ramiz Alia, pasi…”/ Studimi i historianit të njohur

April 6, 2026
“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42
Dossier

“Përpjekja e PKSH-së për të lidhur aleancë me katolikët në Shkodër dështoi, pasi Kleri Katolik kishte refuzuar madje edhe kërkesën e Sejfulla Malëshovës për…”/ Refleksionet e historianit të njohur

April 6, 2026
“Zogu s’ka dorë në vrasjen e Bajram Currit, një patrioti të admiruar, madje ai dërgoi xhandarët ta merrte në dorëzim, por e vranë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit që u shua 96 vjeç në SHBA-ës
Dossier

“Bajram Curri nuk është i komprometuar nga dosjet sekrete serbe, por ana e errët në karakterin e tij është interesi i tij i tmerrshëm personal, lakmia për para e…”/ Letra e panjohur nga arkivi i Austrisë

April 4, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme