Nga Dr. Dom Nikë Ukgjini
Mjeda dhe lidhja e tij me Kuklin
Memorie.al/Ndre Mjeda si figurë poliedrike, ka ngjall një interesim të dukshëm tek studiuesit ri për ta njohur veprën dhe jetën e poetit dhe gjuhëtarit të shquar shqiptar i cili tërë jetën ia kushtoj çështjes sonë kombëtare. Ndërkohë që kemi një interesim të konsiderueshëm në studimet mjedollogjike, vërehet edhe një prirje për rileximin e veprës së Mjedës, për shkak edhe sepse ky autor punoi sa për shekullin e vet aq edhe për kohët që vijnë. Një nxitje kanë dhënë në këto kushte edhe qendrat e studimeve albanologjike, katedrat universitare si edhe institucione pedagogjike e shkencore në tërë hapësirën mbarëshqiptare.
Nisur nga këto fakte famullitari i Kuklit Dom Nikë Ukgjini, me ardhjen e tij i në vitin 2006, ketë famull punoj për disa vite në radhë për kthimin në identitet të botës ndërtimore të Kishës Shën Shtjefnit si edhe të banesës, (qelës) të projektuara nga dora e poetit dhe ku kishte kaluar 30 vite deri në kalimin e tij në amshim me 1 gusht 1937.
Mjeda erdhi në famullin e Kuklit në vitin 1906, nga famullia e Dajçit të Zadrimës dhe puna e tij qe përqendruar në ndërtimin e shtëpisë, ndërtuar në vitin 1906 dhe një dhomë e shndërruar në Kishë të cilën duke e zgjeruar në vitin 1913 ja dha formën e duhur.
Mjeda, për të mos lënë të shuhej një fshat me banor i dha një hovë të madhe edhe zhvillimit të bujqësi dhe blegtorisë në fshat dhe zonën e Zadrimës në përgjithësi. Ai punoi kështu tridhjetë vjet për të transformuar Kuklin, për të krijuar modelin e një fshati modern, të një ekonomie të përparuar, e cila pastaj, të shpërndante përmes saj idetë e tij për transformimin e gjithë vendit.
Kukli, si qendër – pse për nga numri i banoreve gjithnjë ka qenë i vogël dhe i pa përfillshëm – njihej nëpërmjet Mjedës edhe nga shumë personalitete ndërkombëtare. Kështu, edhe austriaku, Paul Siebertz, në librin e tij, Albanie und Albanofen, dëshmon si dëshmitar okular, se në vitin 1909, Kukli kishte 27 familje, ndërsa, Franz Seiner, në statistikat të bëra për popullatën në Shqipëri gjatë viteve 1916-1918 shënon se Kukli dhe Mali i Kuklit, kishte 45 shtëpi, prej të cilave 39 ishin me banim të përhershëm; kishte 302 banorë dhe 12 banorë të tij ishin të besimit mysliman. Shënime të ngjashme rreth numrit të banorëve gjejmë edhe te At Lorenc Viezzoli, S.J, në vitin 1923, ku Kukli, del se kishte 302 banorë.
Në lidhje me Kuklin, Mjeda kishte dhe momente të hidhura, dy arrestime: në vitin 1912, qe arrestuar nga oficerët osmanë të Ali Fehmiu Kosturi dhe mbajtur i mbyllur në qelën e Kuklit, ku iu dogjën edhe dorëshkrimet e shumta të punës së tij shumëvjeçare dhe në vitin 1916, nga ushtria malazeze në ikej e sipër nga Mirdita, ata në Kukël iu lëshuan si të tërbuar kundër famullitarit Mjeda, duke e arrestuar me synim eliminimin e tij. Kjo, për fat të mirë, u mbyll me kaq, sepse ushtritë serbe e malazeze u larguan në fillim të vitit 1916, të ndjekur nga ushtria austro-hungareze.
Nga famullia e Kuklit, Mjeda, krye detyrën e deputetit, politikanit, diplomatit. Po në atë tryezë qe sot gjendet në muze, shkroi dhe rishkroi veprat tij krijuese dhe përkthimore, hartoj me qindra faqe tekste shkollor dhe shkroi me dhjetëra faqe studimore etj.
Famullitaret që erdhën më pas, si: Karlo Prenushi, Zef Gila e Ernest Troshanit, i cili ky i fundit në prag të Krishtlindjes së vitit 1963, u arrestua nga regjimi komunist, në shenjë respekti ndaj mësuesit të tyre, Ndre Mjedës dhe të kulturës shqiptare, u kujdesuan për ruajtjen e ambienteve dhe të relikteve të poetit që gjendeshin në shtëpi (qelë), si: një pjesë të bibliotekës me disa dorëshkrime, tryeza, penda, makina e shkrimit, një kryq i drunjtë, i dëmtuar nga dhunuesit osmanë, të cilin Mjeda e mbante në tryezën e punës, etj.
Shtëpia muze në kohën e komunizmit
Me mbylljen zyrtarisht në vitin 1967 të objekteve fetare në Shqipëri, mbyllje e cila frymëzohej nga revolucioni kulturor kinez, do të vazhdojnë me intensitet edhe më të madh internimet, burgosjet dhe pushkatimet e klerit katolik, duke iu shtuar këtyre dhe shkatërrimin dhe tjetërsimin e objekteve kishtare.
Objektet në Kukël në vitin 1967 u tjetërsuan: Kisha qe shndërruar në depo grumbullimi e më vonë depo ushtarake, kurse shtëpia e famullisë në shtëpi banimi për banoret dhe një dhomë në vitin 1962 e më vonë 1982, qe ngritur një muze me disa relikte të Mjedës.
Pas demokratizimit të Shqipërisë në vitin 1991, u konstatua së të dyja objektet të stili neoklasik, ishin të dëmtuara rendë. Dhoma – muze qe mbyllur dhe objektet, bashkë më to edhe tryeza e punës, qenë dërguar për ruajtje në Muzeun Historik të Shkodrës.
Rikrijimi dhe kompletimi i Qendrës “Ndre Mjeda”
Me ardhjen e vëllezërve të Nenë Terezës në ketë famulli, në 1991, ishte ndërmarr aksioni për restaurimin e përkohshëm të objekteve në fjalë. Kështu që në vitin 2007 filloj hartimi i planit për organizimin e ndërhyrjes së plotë dhe thelbësore për restaurimin objekteve dhe risistemimi i ambienteve të kësaj qendre fetare e kulturore.
Idetë të hedhura në letër për riaftësimin dhe plotësimin e Qendrës me objektet përkatëse, për kthimin në identitet të Qendrës dhe përplotësimin e saj, filluan më 19 mars 2011 me ndërhyrje për riaftësimin e objektit të Kishës, e cila kishte gjendje më të ngutshme për shkak dëmtimit të pësuar. Punimet e fazës së u mbyllen, s’ bashku më oborrin dhe ngritjes së shtatores madhështore të poetit Mjeda, në fund të korrikut, duke u zhvilluar ceremonia inauguruese me 1 gusht të vitit 2012, në ditën e vdekjes së poetit Mjeda.
Me grumbullimin e mjeteve financiare nga Komunitetit Evropian, në muajin Maj 2014, kanë vazhduar punimet e fazës së dytë ku është përfshirë restaurimi i plotë i shtëpisë muze dhe në muajin shtator-tetor po te këtij viti kanë përfunduar punimet në sistemimin e muzeut në katin e parë dhe të dytë. Momenti finalizues i të gjitha punimeve ishte dt. 18. Nëntor 2014, kur në pranin e autoriteteve të larta kishtare e shtetërore të kulturës, u zhvillua ceremonia e inaugurimit të kësaj Qendre të rëndësishme gjithëkombëtare.
Me përfundimin e këtyre punimeve, u realizua në tërësi ideja e rikthimit të plotë në identitet të Kishës dhe shtëpisë se Mjedës dhe Qendra “Ndre Mjeda”, u vu në shërbim të plotë të kulturës shqiptare dhe të asaj të huaj.
Duhet theksuar së në qendër të vëmendjes të kësaj Qendre të shpallur më 16 dhjetor 2011 Monument Kulture, është tryeza origjinale 100 vjeçare e poetit Mjeda.
Muzeu i cili gjenet brenda godinës së Qendrës “Ndre Mjeda”, për shkak të vlerave qe ka, Ministria e Kulturës me dt. 16. Nëntor 2015, e ka shpallur Muze Kombëtar privat.
Qendra merr përmasa gjithëkombëtare
“Ditët e Mjedës” 2011-2013
Gjatë zhvillimit të punimeve në Qendrën Muzeore “Ndre Mjeda”, kjo Qendër me drejtor Dom Nikë Ukgjinin, njëkohësisht, kishte marrë përsipër edhe rolin e nxitësit dhe mbështetësit për organizimin e konferencave shkencore të studimeve mjedollogjike si dhe takime të vazhdueshme përkujtimore “Ditët e Mjedës”. Për këtë ka afruar rreth vetes një grup studiuesish të devotshëm, që u morën me kërkime shkencore rreth veprës dhe jetës së Mjedës. Rezultat i këtyre përpjekjeve janë edhe organizimi i veprimtarive përkujtimore kushtuar Ndre Mjedës, çka ka bërë që të rritet interesimi i institucioneve për këtë figurë të ndritur të Rilindjes Kombëtare. Kjo ka bërë që të afrohen në këto veprimtari shkencore-përkujtimore figura të shquara të shkencës shqiptare, por edhe shumë studiues të rinj të talentuar.
Ideja e mbajtjes së takimeve kulturore “Ditë e Mjedës”, ku përkujtohet lindja me 20 nëntor 1866, dhe vdekja e poetit më 1 gusht 1937, qenë jetësuar nga studiuesit: Stefan Çapaliku, Dom Nikë Ukgjini, Mentor Quku, e Zef Paci, në ditën përkujtimore të vdekjes së poetit, më 1 gusht 2011, organizuar nga Fondacioni Ndre Mjeda dhe Komuna e Bushatit dhe Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Në këtë takim ku morën pjesë, edhe figurat shtetërore, si: Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli; zv/Ministrja e Arsimit Nora Malaj, dhe diplomat të huaj, krahas programit kulturore, filloj dhe ndarja çmimit, “Ndre Mjeda” – medalje e bronzit e cila iu dorëzua mjedologut z. Mentor Quku, si dhe diploma për recituesit më të mirë, të cilat iu dorëzuan fituesve përkatësisht nga Nora Malaj dhe Ardian Marashi. Në datëlindjen e Mjedës, me 20 nëntor të po këtij viti (2011), Komuna e Bushatit, organizoi takimin kulturor me fëmijët e shkollave, ku mori pjesë edhe Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi si edhe figura të tjera publike lokale.
“Ditet e Mjedës”, për shkak të rëndësisë qe ka figura shumëdimensionale e Mjedës, festa nuk mbeti e mbyllur brenda kufijve politik të Shqipërisë, por mori përmasa gjithëkombëtare.
Si ditë të mbar e një fillimi të rij të takimeve gjithëkombëtarë, ishte 1 gushti, 2012, kur në Bushat u organizua nga tri subjektet e lart përmendur, Konferenca Shkencore për Mjedën, më pjesëmarrjen e 14 studiuesve nga Shkodra, Tirana, Prishtina, Shkupi dhe Tetova. Studiuesit e mirënjohur për gjatë një paraditeje të plotë, shpalosen arritjet më të reja në fushën studimore për klerikun, poetin, gjuhëtarin Ndre Mjeda. Në orët e pasdites po të asaj ditë, në Qendrën muzeore në Kukël, u mbaj koncertit folkloristik më pjesëmarrje të këngëtarëve nga Shqipëria e Kosova. Çmimi Ndre Mjeda në këtë vit, iu ishte nda skulptorit të mirënjohur i cili realizoj shtatoren e Mjedës, z. Sadik Spahija nga Tirana, dhe Fletë lëvdata, iu dha arkitektit, Zef Çuni i cili kishte hartuar punën restauruese të Kishës e dëmtuar gjatë gjatë sistemit komunist. Për punën bërë në rindërtimin e Qendrës, Dom Nikë Ukgjini që shpallur “Qytetar Nderi” i Komunës së Bushatit. Edhe me 20 nëntor 2012, pati program kulturore me pjesëmarrjen e Imzot Angelo Massafra, deputeti i zonës, autoritet lokale si dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë z. Nicholas Cannon.
Vitit Jubilar
Viti jubilar, 100 vjetori i ndërtimit të Kishës, realizuar e poeti Mjeda në vitin 1913, pati aktivitete të ndryshme të organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Qendra Muzeale Ndre Mjeda dhe Komuna e Bushatit.
Më 7 prill 2013, u celebrua mesha e përshpirtshme për Ndre Mjedën, udhëhequr nga Dom Anton Kçira prej Detroiti. Pas meshë, u mbajtën ligjërata për veprimtarin teologjike të Mjedës. Të pranishëm ishin, pos autoriteteve vendore, edhe, zv. ministri i Kulturës Abaz Hado dhe zv. ministrja Arsimit, Nora Malaj si dhe mysafire te tjerë nga Amerika.
Më 11 maj të këtij vitit, në ambientet e Kishës u mbajt promovimi i 10 vëllimeve të monografisë seriale Mjeda të autorit Mentor Quku. Në këtë promovim, folën shtatë studiues, nga Qendra Albanologjike dhe Universiteti i Shkodrës. Të pranishëm ishin qeverisja lokale dhe autoritete shtetërore. Puna e palodhur e Mentor Qukut, për Mjedën është vlerësuar si kolosale, sepse ka njohur lexuesit me fusha të pa njohura deri në sot, më të cilat është marr poeti Mjeda.
Ditët e Mjedës, më 1 gusht ishte konceptuar një Takimi Folkloristik Gjithëkombëtar. Në të morën pjesë përfaqësues nga trevat shqiptare: nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Në fund të takimit folklorik kryetarja e jurisë, Prof. Afërdita Onuzi, shpalli fituesit, vendin e parë e fitoi ansambli Trepça nga Mitrovica. Edicioni i katërt, Ditët e Mjedës në Kukël, u organizua më 23 nëntor 2013, Në këtë takim përkujtimor të datëlindjes, që u mbajt në ambientet e Kishës, morën pjesë, pos organizatorëve dhe zv. ministri i Kulturës, Zef Çuni si edhe homologu i tij nga Kosova, Gjergj Dedaj, ambasadori i OSB-es, Florian Raunig, etj.
Programi u hap me recitime të poezive të Mjedës, nga aktorët e teatrit Migjeni, këngët me tekst të Mjedës, u kënduan nga kori polifonik, Preng Jakova, kantautorja nga Zagrebi, Bernadina Mjeda dhe sopranoja e njohur, Ledi Paparisto. Mbas kësaj u nda edhe çmimi vjetor letrar, medalja bronzit Ndre Mjeda për studiuesin nga Stubla (Kosovë) Isak Ahmeti Në fund u prezantua nga studiuesi, Nexhmi Bushatit vëllimi i fundit i kolanës, Mjeda, vepër e autorit Mentor Quku.
Vitit Jubilar, solli diçka të veçantë pikërisht në ditën përkujtimore të lindjes së Mjedës. Tryeza 100 vjeçare e poetit Mjeda, pas 23 viteve shkatërrimi në muzeun e Shkodrës dhe shumë peripecive administrative u soll për restaurim në IMK, Tiranë, dhe më 23 nëntor 2013, u rikthye në shtëpinë muze ku kishte qëndruar më parë për 30 vite më radhë. Kjo gjë u arrit fal përpjekjeve të shumta nga viti 2011 e në vazhdime, të Dom Nikë Ukgjinit, dhe fundi më përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Visar Zhit dhe më vonë të Mirela Kumbaro.
Aktivitete 2014-2016
“Ditët e Mjedës” më përfshirje gjithëkombëtare, kanë vazhduar të mbahen, në vitin 2014 dhe 2015. Me 1 gushtë, 2014, “Takime Folkloristike Gjithëkombëtare” me pjesëmarrjen e rapsodëve te njohur nga Kosova dhe Shqipëri dhe që përkoj në prag të ardhjes se Papa Françesku në Shqipëri dhe në datëlindjen e Mjedës, dt. 20 nëntor, po të këtij vitit, u organizua takimi (që u mbajt 23 nëntor, si ditë më e volitshme) “ Poetet për Poetin”, ku 35 poet e shkrimtar më të njohur nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, shpalosën poezitë e tyre për poetin Ndre Mjeda dhe një pjesë e tyre ligjëruan mbi krijimtarinë e Ndre Mjedës. Po në këtë vit (2014) në muajin prill, “Qendra Muzeore “Ndre Mjeda“ dhe “Instituti i Studimeve Albanologjike”, nxorën vëllimin e parë të revistës “Mjedologji” ku u botuan kumtesat e dy Konferencat Shkencore të mbajtura më parë për Mjedën dhe vëllimi 2 në vitin 2015 i cili përmban historikun e famullisë së Kuklit nga shek. XV e deri sot.
Gjithashtu viti 2015, për ne ishte i begatshëm, sepse pos takimeve te rëndomta të 1 gushtit, datëlindje e poetit Mjeda më 20 nëntor e shënuam duke ftuar studiues e poet të spikatur nga Shqipëria dhe Kosova të cilët shpalosën krijimtaritë e tyre letrare dhe dhanë vlerësime për veprimtarin krijuese të poetit Mjeda. Po në ketë vit, pos botimit të revistës, Mjedologji 2,është realizuar filmi dokumentar për historinë ndërtimorë të Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda”.
Në vitin 2016, Qendra pati nderin të mirëpret me 21 gusht, një grup pjesëmarrësish të Seminarit Ndërkombëtar, të mbajtur në Prishtinë, nga dt. 15 – 26 gusht 2016.
Qendra Muzeore ka qenë vazhdimisht në vëmendje të vizitorëve të shumtë, nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, nga Shkodra e Tirana, deri tek vizitat e ndryshme të piktorëve, skulptorëve, aktorëve filmash, studiuesve, diplomatëve të huaj dhe vendas. Qendra kanë qenë vazhdimisht në fokusin e mediave pamore kombëtare dhe medies së shkruar në Shqipëri dhe Kosovë. Qendra është bërë objekt studimi për shumë student nga Universitetet shtetërore e private nga Shkodra e Tirana.
Kukli, ku poeti kaloi pjesën të madhe të jetës, nga vend i lenë pas dore, tani shndërrua, ne një vend modern dhe vatër e rëndësime kulturore gjithëkombëtarë. Edhe pse poetit Mjeda ende nuk ka një varr, ngritja e kësaj Qendre është një klithëm për strukturat e lidhura me kulturën, shkencën, arsimin, për të qenë sa më të ndërgjegjshëm në përhapjen e kësaj figure të madhe që na nderon para botës së qytetëruar./Memorie.al
Kukel- Shkodër