• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, November 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Qëllimi i veprës nuk është debati teorik për hir të debatesh, por ndërtimi i një ‘arkivi të dytë; që i ofron lexuesit…”/ Refleksione rreth librit të ri “Musine Kokalari – Një yllësi”, të Uran Butkës

“Fatkeqësi e Shqipërisë që ka rënë në duart e bashtos së Gjirokastrës, një përbindësh, kumarxhi, që ne ja dimë të gjitha, pasi në Francë…”/ Zbulohet letra e vëllait të Musine Kokalarit, nëntor 1944
“Qëllimi i veprës nuk është debati teorik për hir të debatesh, por ndërtimi i një ‘arkivi të dytë; që i ofron lexuesit…”/ Refleksione rreth librit të ri “Musine Kokalari – Një yllësi”, të Uran Butkës
“Qëllimi i veprës nuk është debati teorik për hir të debatesh, por ndërtimi i një ‘arkivi të dytë; që i ofron lexuesit…”/ Refleksione rreth librit të ri “Musine Kokalari – Një yllësi”, të Uran Butkës
“Qëllimi i veprës nuk është debati teorik për hir të debatesh, por ndërtimi i një ‘arkivi të dytë; që i ofron lexuesit…”/ Refleksione rreth librit të ri “Musine Kokalari – Një yllësi”, të Uran Butkës

Nga Meliza Krasniqi*

Memorie.al / Botimi më i ri i Uran Butkës, “Musine Kokalari – Një yllësi” (Vëllimi I, Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, 2025), është vepër që tejkalon kufijtë e biografisë klasike dhe ndërtohet si monument i kujtesës dhe i vetëdijes kulturore shqiptare. Në këtë libër, Butka ndërthur metodën e historianit, intuitën narrative të biografit dhe reflektimin eseistik për të rindërtuar në mënyrë të plotë jetën, veprimtarinë dhe krijimtarinë e Musine Kokalarit, njëherit zëri i parë femëror që artikuloi me vetëdije kulturore e estetike përvojën e gruas shqiptare në letërsi. Libri nuk është monografi e rëndomtë por është përkujtim, apo më saktë, rikthim i ndërmarrë me rigorozitet shkencor dhe me sensibilitet të matur, që shënjon dhe përjetëson një fenomen të rëndësishëm kulturor e politik.

Butka e sheh jetën e Musinesë si tekst që kërkon interpretim dhe arrin të artikuloj portretin e saj si grua, intelektuale dhe shkrimtare, si simbol i një kohe kur të menduarit ndryshe përbënte rrezik, por gjithashtu si projektim i asaj çka vetëdija shoqërore shqiptare mund të ishte.

Në planin e burimeve, vepra mbështetet te dokumenti arkivor, kujtesa familjare, letrat dhe dëshmitë, të cilat Butka nuk i trajton si fakte të thjeshta, por si elemente kuptimore që aktivizojnë një vështrim hermeneutik të Musinesë. Metoda e tij është empirike dhe interpretative. Faktet verifikohen me përpikëri, ndërsa interpretimi ruan tonin njerëzor që i jetëson dokumentet. Kështu, monografia qëndron në traditën e historiografisë narrative, ku fakti dhe rrëfimi krijojnë tërësi organike.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vitin 1982, Nënë Tereza vizitoi famullinë e Zllakuqanit dhe Prend Buzhala ka publikuar fotografi të bëra me atë rast, ku Lugu i Drinit mbaron…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Mirdita

“Aksioni kombëtar i Fishtës ndaj shqiptarit të kohës, ishte i trefishtë: të zbulonte rrënjët identitare, të spastronte nga të këqijat, veset dhe…”/ Refleksionet e poetit dhe shkrimtarit të njohur Sadik Bejko

Qëllimi i veprës nuk është debati teorik për hir të debatesh, por ndërtimi i një “arkivi të dytë” që i ofron lexuesit një panoramë të plotë të mjedisit familjar, kulturor dhe intelektual që formoi Musinenë. Butka e shtrin rrëfimin nga rrënjët e familjes Kokalari në Gjirokastër e deri te përndjekjet pasluftës, duke e paraqitur heroinën e tij si nyje lidhëse midis qytetërimit gjirokastrit dhe përpjekjeve për modernitet. Jeta e saj nuk lexohet vetëm si biografemë, por si shembull qëndrese dhe dinjitet i një vetëdijeje etike që refuzoi t’i nënshtrohej imponimit ideologjik.

Struktura e librit është kronologjike dhe sinkretike, e pa ndarë në kapituj të veçantë. Ngjarjet e jetës ndiqen në vijimësi, por shoqërohen nga një shtresë interpretimesh që lidhin pikat e nyjës. Kjo e bën tekstin të shumë-zëshëm dhe të pasur në ton. Ritmi narrativ alternon mes dokumentit dhe reflektimit. Në disa segmente, Butka mban ton elegjiak dhe përkujtues, në të tjera shndërrohet në analist të formimit intelektual dhe të mjedisit kulturor të Gjirokastrës së viteve ’20–’30, duke e parë atë si vend ku Musineja ushqeu kureshtjen, përgjegjësinë qytetare dhe etikën e punës.

Në këtë formim ndikuan shkollimi i gjyshit dhe i babait, prania e vëllezërve intelektualë dhe rrëfimet e dëgjuara që në fëmijëri nga nënoja plakë, një trashëgimi e gjallë kujtese dhe dijeje që më vonë e sprovoi në shkrim. Gjuha e autorit është e kujdesshme dhe e përmbajtur, me një stil që ngërthen saktësinë shkencore me lirizmin e matur. Përdorimi i kujtimeve, i letrave dhe i ditarit të saj të shkruar italisht gjatë studimeve, “Jeta ime universitare” i jep veprës dimension polifonik. Zëri i së kaluarës dialogun me vështrimin objektivizmit të studiuesit bashkëkohor, duke e bërë rrëfimin autentik dhe të veçantë.

Ndërtimi i figurës së Musine Kokalarit nuk ndjek modelin e jetëshkrimit linear, por atë të prosedeut, ku kujtesa dhe reflektimi kulturor krijojnë profil të shumëfishtë. Ajo vendoset në qendër të një rrjeti marrëdhëniesh familjare, qytetare e shoqërore, që dëshmojnë formimin e saj në një traditë dijesh e përkushtimi ndaj kulturës. Butka vë në pah unitetin midis jetës dhe veprës, midis gruas që shkroi dhe asaj që veproi. Musineja del si figurë që e jeton shkrimin. Letërsia për të është mënyrë e të menduarit dhe mbijetesës shpirtërore.

Që në kapitujt e parë, ajo shfaqet si shkrimtare moderne dhe si zë i vetëdijes qytetare. Ajo komunikonte dhe ndante ide me figura të kohës si Sotir Kolea, që për të ishte sikur babai i ideve dhe formimit kulturor, si edhe me Lasgush Poradecin, Mithat Frashërin e Ernest Koliqin, që ndanë me të të njëjtin ideal për kulturën dhe lirinë. Në këtë frymë ajo edhe shkroi temën e diplomës për Naim Frashërin, duke u lidhur me traditën e rilindasve dhe me idealin e humanizmit që e udhëhoqi gjithë jetën. Një profil që mungonte deri atëherë në kulturën shqiptare dhe që kërkoi guxim për t’u artikuluar.

Në këtë vijë, Butka ndalet te krijimtaria letrare e Musinesë, duke e lexuar atë si themelim të shkrimit femëror në Shqipëri. Formimi i saj në familjen Kokalari  ku librat, arsimi dhe pavarësia shpirtërore ishin pjesë e përditshme e jetës, përkthehet në ndjeshmëri estetike që shfaqet qartë në tekstet e hershme. “Siç më thotë nënua plakë” (1939), “Rreth vatrës” (1944) dhe “…sa u tunt jeta” (1944) vendosen nga autori në një aks krijues që lëviz nga kujtesa familjare dhe rrëfimi gojor drejt diskursit modern, ku përvoja e gruas shqiptare zhvendoset nga margjina në qendër.

Në këto libra, personazhet gra janë të ndjeshme por aktive. Ato flasin, mendojnë, marrin vendime, përballen me rregullat dhe i rishkruajnë përmes një etike të brendshme që kërkon drejtësi dhe dinjitet. Gjuha ruan autenticitetin e të folurit popullor, por fiton edhe elasticitet estetik që e afron me prozën evropiane të fillim-shekullit XX. Butka i lexon të tria veprat si shprehje të vetëdijes estetike të Musinesë.

Në interpretimin e Butkës, kjo praktikë e të shkruarit përbën një formë të hershme të “feminizmit kulturor” shqiptar, jo të shprehur përmes retorikës ideologjike, por përmes natyrshmërisë së rrëfimit, thjeshtësisë së figurave dhe intensitetit etik të situatave. Autori vëren ndikimet e klasikëve evropianë, atë të Dikensit, De Amiçit, Balzakut, të pranishëm si horizonte leximi dhe si shprehje e një letërsie që synon ndërgjegjësim moral dhe rregullim shoqëror.

Musineja, pa e humbur kurrë rrënjën lokale, e përthithi këtë frymë evropiane dhe e përktheu në diskurs që, edhe kur flet për vatrën, dasmën, nënën dhe vajzën, ngre pyetje universale mbi kuptimin e jetës së gruas, marrëdhëniet ndër njerëzorë dhe ndryshimet shpirtërore. Një aspekt thelbësor i librit qëndron në faktin se ai nuk kufizohet te Musineja si shkrimtare, por e ndjek edhe si aktere të jetës publike. Butka shtron pyetjen esenciale: çfarë e shtyu shkrimtaren të bëhet politikane?

Përgjigjja vjen nga plani historik dhe nga natyra e personalitetit të saj. Pushtimi italian, përçarjet ideologjike, frakturat e shoqërisë shqiptare dhe besimi i saj i palëkundur se liria politike është e pandarë nga liria shpirtërore e shtyjnë Musinenë të përfshihet në rezistencën antifashiste. Ajo boton revistën “Gruaja shqiptare” dhe editorialin “Dy fjalë” nën pseudonimin “Tacita” ku bën thirrje për bashkim, “për lirinë e vendit dhe për lirinë e tyre”.

Butka e ndjek më tej themelimin e Partisë Socialdemokrate (1944), të konceptuar nga Musineja si “rrugë e mesme” midis ekstremizmave, me synim drejtësinë shoqërore dhe pluralizmin. Shkrimet e saj te “Zëri i Lirisë” dhe “Gruaja shqiptare” dëshmojnë një vetëdije subjektivizuese dhe qytetare: mbrojtjen e individit, besimin te arsimi, respektin për ligjin dhe debatin si themel të kontratës shoqërore. Në pjesët më dramatike të librit, Musineja përshkruhet si figurë tragjike, e cila nga themeluese partie u bë e burgosur politike, nga intelektuale e lirë, u shndërrua, përmes heshtjes së imponuar, në zë të vetëdijes.

Ajo refuzoi autokritikën, ruajti dinjitetin dhe, përmes qëndresës, u bë shenjë e moralit të pandryshueshëm. Letërkëmbimi i saj me familjarët dhe miqtë, të sjellë në libër, e përforcon këtë profil: “Njeriu jeton përmes idealeve, jo përmes frikës.” Këtu, Butka është i kujdesshëm të mos e estetizojë vuajtjen. Dhe në këtë pikë ajo trajtohet si kosto e lirisë, e jo si retorikë. Si sprovë etike, jo si spektakël emocional.

Libri ka edhe një funksion memorial sepse e rikthen figurën e Musinesë në kujtesën kulturore shqiptare, dhe kjo behët jo me ton apologjetik por si rivendosje, duke i dhënë lexuesit një imazh të plotë të saj si shkrimtare dhe si njeri që e përjetëson historinë si mision moral. Në këtë rrafsh, “Një yllësi” është libër për  Musinenë dhe vetëdijen e saj, gjë që në kulturat e vogla shpesh mbetet e brishtë, por fiton qëndrueshmëri kur figurat e së kaluarës rishkruhen me kujdes dhe me integritet.

Kontributi i monografisë së Butkës është i trefishtë. Së pari, pasuria e burimeve dokumentare, sidomos atyre të pabotuara, që ndihmojnë në rindërtimin e biografisë së saktë të Musinesë dhe të mjedisit kulturor të kohës së saj. Së dyti, qartësia narrative dhe aftësia për ta shndërruar dokumentin në narracion, pa e humbur normën e objektivitetit dhe pa e rënduar me zbukurime stilistike.

Së treti, shtrirja e materialit, e cila e bën veprën referencë të domosdoshme për studimet mbi Musine Kokalarin dhe letërsinë e grave shqiptare. Kufiri i vetëm që vihet re, dhe që autori duket se e pranon si zgjedhje, është diskutimi mbi konceptin e autores ose të letrarësisë së saj. Butka, fokusin e mban te dimensioni historik dhe social i figurës, duke lënë të hapur shtegun për studime të tjera estetike që mund të hetojnë, poetikën e shkrimit të Musinesë.

Në përfundim, “Musine Kokalari – Një yllësi” ndërton portretin e dyfishtë të Musinesë si shkrimtare e lirisë dhe si dëshmitare e vetëdijes politike. Në planin estetik, ajo shfaqet si pararendëse e letërsisë së grave shqiptare, me sensibilitet  që ndërthur traditën me modernitetin. Ndërsa në  aspektin moral e politik, si figurë që guxoi të mendonte ndryshe dhe të qëndronte e lirë përballë dhunës së ideologjisë.

Për Uran Butkën, Musineja nuk është subjekt historie, por simbol i kapërcimit të kufijve midis artit dhe veprimit, midis fjalës dhe sakrificës. Ajo qe krijuese që e mbrojti lirinë përmes shkrimit dhe qytetare që pagoi me jetën e saj publike çmimin e bindjes demokratike. Monografia, dëshmon se fjala është më e fortë se burgu dhe se liria e mendimit mbijeton përmes kujtesës së artikuluar. Në këtë kuptim, “Një yllësi” dëfton se fjala e lirë është vetëdija më e lartë e njeriut. / Memorie.al

 *Instituti Albanologjik  – Prishtinë

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Komisioni vendosi qitjen jashtë Tirane dhe të kihet kujdes që asnjë anëtar i këtyre familjeve...”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 500 familjeve “reaksionare” që u përzunë nga Tirana, më 7 nëntor 1946

Next Post

“B. Dani, I. Derguti dhe M. Cacaj, të tre djem të vetëm, i vranë rojet kufitare dhe i lanë të qelbeshin në sheshin e qytetit ditë me radhë, por...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për veprën “Nën hijen e Rozafës”

Artikuj të ngjashëm

“Në vitin 1982, Nënë Tereza vizitoi famullinë e Zllakuqanit dhe Prend Buzhala ka publikuar fotografi të bëra me atë rast, ku Lugu i Drinit mbaron…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Mirdita
Art & Kulture

“Në vitin 1982, Nënë Tereza vizitoi famullinë e Zllakuqanit dhe Prend Buzhala ka publikuar fotografi të bëra me atë rast, ku Lugu i Drinit mbaron…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Mirdita

November 6, 2025
“Nuk na bëjnë më përshtypje të rikthyerit e mëdhenj, si; Fishta, Konica, etj., por ende i rrimë larg Koliqit, Mustafa Krujës, Anton Harapit, Mit’hat Frashërit, edhe pse ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Aksioni kombëtar i Fishtës ndaj shqiptarit të kohës, ishte i trefishtë: të zbulonte rrënjët identitare, të spastronte nga të këqijat, veset dhe…”/ Refleksionet e poetit dhe shkrimtarit të njohur Sadik Bejko

November 5, 2025
Art & Kulture

“Hysen Devolli u dallua për trajtimin e kompozimeve me tematikë historike, por edhe një gamë e gjerë bocetesh të emisioneve filatelike…”/ Historia e panjohur e “Aristokratit të Skenografisë” shqiptare

October 16, 2025
“Dosja e Martin Camajt, s’është autentike, ajo paraqet shenja të qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me qëllim përbaltjen dhe…”/ Refleksionet e Selami Zallit, për poetin dhe studiuesin e njohur
Art & Kulture

“Dosja e Martin Camajt, s’është autentike, ajo paraqet shenja të qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me qëllim përbaltjen dhe…”/ Refleksionet e Selami Zallit, për poetin dhe studiuesin e njohur

October 13, 2025
“Si për ta bërë edhe më brilante dhembjen, njëri nga miqtë e tij tha, se kishin të drejtë të akuzonin J. Gërvallën, se kishte përgatitur ai vetë vrasjen e…”/ Refleksione mbi veprën e Kadaresë   
Art & Kulture

“Si për ta bërë edhe më brilante dhembjen, njëri nga miqtë e tij tha, se kishin të drejtë të akuzonin J. Gërvallën, se kishte përgatitur ai vetë vrasjen e…”/ Refleksione mbi veprën e Kadaresë  

October 10, 2025
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Kadare ka përdorur edhe armën e artit për ndonjë koleg, madje i ka shndërruar në personazhe të koduar, që bartin tipare të atyre që e kishin zhgënjyer, si p.sh….”/ Ana e panjohur e shkrimtarit të famshëm

October 6, 2025
Next Post
“Kur i dënuan me vdekje, Mexhiti i tha trupit gjykues, le të pushkatohej ai dhe të shpëtonte vëllai, se kishte tre fëmijë të vegjël, por Beqiri, reagoi…”/ Historia tragjike e familjes Capa, që e ktheu UDB-ja

“B. Dani, I. Derguti dhe M. Cacaj, të tre djem të vetëm, i vranë rojet kufitare dhe i lanë të qelbeshin në sheshin e qytetit ditë me radhë, por...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për veprën “Nën hijen e Rozafës”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme