• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Që kur vdiq udhëheqësi stalinist, Enver Hoxha, në 1985, disa ndryshime simbolike ndodhën me Ramiz Alinë, pasardhës i zotit Hoxha, qeveria e të cilit ka ndaluar…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, janar 1990

“Kur Enver Hoxha, i vrenjtur i’u drejtua Nexhmijes: Ç’janë këto veshje, këto bizhuteri, ç’janë këto këngë…?!, ajo i’u përgjigj…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për festivalin e 11-të, në ’72-in
“Kam 40 vjet punë dhe s’kam asnjë lekë në bankë, të ble mobiliet, frigoriferin, lavatriçen, etj., pasi e dorzova vilën e shtetit, por të paktën, t’i paguaj me…”/ Fjala e Hekuran Isait, në Byro, mars ‘91
Akuzat e Ramiz Alisë: “Natën që vrau veten Mehmeti, shoferi i Kadriut tha që; e mora nga zyra ministrin dhe me makinë e çova te Blloku, ku ai…”/ Mbledhja e Byrosë, 12 shtator ‘83
“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
“Në ’74-ën vdiq në Shkodër, në një kolibe, At Mark Harapi, profesor i shquem i dogmatikës, i dyti teolog shqiptar mbas Pjetër Bogdanit…”/ Dëshmia e Ipeshkvit Zef Simoni
Foto të pa publikuara të Nënë Terezës / Nga takimet me Ramizin, Nexhmijen e Llambi Gegpriftin, te shtëpia e prindërve, Kryegjyshata Bektashiane dhe kopshtet e fëmijve

Nga MARVINE HOWE

Memorie.al / “Një organizatë amerikane e Mbrojtjes së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka akuzuar qeverinë komuniste të Shqipërisë, se ka shtypur lirinë e besimit, të shprehjes dhe lëvizjes. Shqipëria, një vend me 3.2 milionë banorë, instaloi ateizmin në Kushtetutën e saj, duke nxjerrë jashtë ligjit të gjitha besimet”, thuhet në draft-raportin e organizatës. Ai thotë se liria e shprehjes, lëvizjes dhe shoqërimit janë ulur në mënyrë drastike dhe disidenca (mendimi kundër), është ndëshkuar ashpër me dhunim fizik dhe burgosje për periudha të gjata.

Ekspertët e Minnesotas të Komitetit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut, një grup i pavarur me më shumë se 800 juristë, profesorë dhe gjykatës, është duke nxjerrë një raport për Shqipërinë, në fund të këtij muaji.

Komiteti e ka ndërmarrë projektin për Shqipërinë, si pjesë e një serie studimesh për vendet ku praktikat e të drejtave të njeriut, kanë një shmangie më të madhe sesa standardet ndërkombëtare.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Komiteti kërkon nga qeveria shqiptare, që të shfuqizojë ligjet për ndalimin e besimeve fetare dhe ushtrimin e tyre, dhënien fund të torturave dhe arrestimeve arbitrare, garantimin e lirisë së shprehjes, mbrojtjen e minoriteteve dhe garantimin e lëvizjes së tyre, brenda dhe jashtë vendit.

Disa përmirësime krahasuar më parë

Në rishikim e periudhës 40-vjeçare të shtypjes së të drejtave të njeriut, Komiteti tërheq vëmendjen, për disa përmirësime që kur vdiq udhëheqësi stalinist, Enver Hoxha, në vitin 1985; ndryshimet simbolike ndodhen me Ramiz Alinë, pasardhës i zotit Hoxha, qeveria e të cilit ka ndaluar kremtimin e ditëlindjes së Stalinit.

“Theksojmë vështirësitë në investigimin në Shqipëri, – thotë burimet zyrtare të Komitetit, – pas përgjigjes negative të autoriteteve në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar, rreth kërkesës për të lejuar vëzhgimin e gjendjes së të drejtave të njeriut”. Letrat iu dërguan zotit Alia dhe Misionit Shqiptar në Kombet e Bashkuara, ku i kërkoheshin komente rreth raportit të propozuar, si dhe për problemet e pazgjidhura ende.

Në pamundësi të një vëzhgimi në terren, Komiteti u bazua në një studim 2-vjeçar, të bërë me intervista të marra emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, Greqi, Itali, Jugosllavi, të cilët përgjigjeshin pa e identifikuar emrin e tyre, sepse mund të kishin probleme, të afërmit e tyre në Shqipëri.

“Aty ka gjithashtu intervista me specialistë, udhëheqës në ekzil, akademikë, gazetarë, diplomatë dhe anëtarë të tjerë të grupeve të të drejtave që kishin njohje për Shqipërinë.

Shqipëria cilësohej një bastion i shtypjes së brendshme dhe vetizolimit”, – thotë ish-zëvendëspresidenti Walter F. Mondale, një anëtar i Komitetit, teksa shkruan hyrjen e raportit dhe që shpreson se mund të ndihmojë, duke inkurajuar qeverinë shqiptare, që të ndryshojë praktikat e të drejtave të njeriut dhe të ndihmojë njerëzit që vuajtën për një kohë të gjatë në këtë vend ballkanik.

Tortura cilësohet e zakonshme

Duke bërë të ditur, se një numër i të burgosurve politikë nuk janë njohur, raporti përshkruan në detaje mënyrën e funksionimit të një sistemi të gjerë të kampeve dhe burgjeve të punës së detyruar, ku njerëzit mbaheshin brenda, për shkak të besimit apo dhe dogmave të tyre.

Megjithëse një numër të dënuarish politikë, kanë besuar se duhet të marrë fund një gjë e tillë, raporti thotë se ka një shenjë të vogël të uljes së numrit të personave, pasi ka shkelje të procedurave të marrjes së provave dhe dëshmive, si dhe të torturave në qeli, të cilat raportohet se ishin bërë pjesë e zakonshme, në sistemin e drejtësisë.

Një dëshmitar, i identifikuar si J., ishte arrestuar në vitin 1986, pas refuzimit të votës për kandidatin lokal të Partisë Komuniste dhe ishte dënuar deri në 10 vjet burgim.
Ai ishte goditur në mënyrë të vazhdueshme në kokë, fytyrë dhe stomak, me doreza metalike dhe që e kishin lënë brenda në qeli aq shumë, saqë ai nuk mund të lëvizte kokën për 6 muaj me radhë.

Dokumentet tregojnë sesi V., një banor nga pjesa lindore e vendit, ishte ndaluar që të udhëtonte brenda Shqipërisë dhe ishte arrestuar për 24 orë, ku ishte rrahur me një shkop gome. Udhëtimi midis qyteteve kërkonte leje dhe aprovim më parë nga autoritetet në secilin qytet, për çdo udhëtim që do të propozoje.

Sipas këtij studimi, çdo person konsiderohej i rrezikshëm për shoqërinë dhe mund të dënohej deri në 5 vjet për transferim (ekzil-internim) brenda vendit. Ai thotë se ishte i shpeshtë keqtrajtimi i anëtarëve të familjeve që kishin njerëzit jashtë vendit, siç ishte rasti i V., prindërit e të cilit ishin dërguar në internim, pas arratisje së tij në vitin 1987.

Sanksionet për arratisjet

Shqiptarët e kanë të ndaluar, me përjashtim të misioneve të aprovuara zyrtarisht dhe nën rregullat të forta penale, që të dalin jashtë vendit. Ata dënoheshin nga 10 vjet burg, deri në vdekje.

A.A., një emigrant që ka shërbyer si roje në kufirin me Greqinë në mesin e vitit 1980, thotë se një tel rrethues metalik, me rrymë elektrike, ishte për të ndaluar këdo që përpiqej që të arratisej jashtë vendit dhe sapo e prekte dikush atë, ai lëshonte alarm dhe drita.

“Komunistët, menjëherë pas ardhjes në pushtet në vitin 1944, organizuan aktivitete kundër besimeve fetare, ekzekutuan dhe burgosën priftërinj dhe të tjerë klerikë”, – thotë raporti. Në pranverën e 1966-s, Shqipëria lançoi një “Revolucion Ideologjik dhe Kulturor”, në mbështetje të aleates së saj, Republikës Popullore të Kinës.

“Në shtator të vitit 1967, të gjitha ndërtesat, përfshirë 2169 kisha, xhami dhe manastire, u mbyllën. Disa u kthyen në vende banimi, qendra kulturore, magazina ose stalla bagëtish”, – thotë raporti.

Mbështetja e ateizmit

Neni 37 i Kushtetutës së vitit 1976, thotë se; “shteti njeh dhe mbështet cilindo që mbështet propagandën ateiste për qëllimin e rrënjosjes së pikëpamjes botërore të materializimit shkencor tek njerëzit”.

“Të gjithë ata që besonin në fe dënoheshin ashpër”, – thotë personi i intervistuar. Një emigrant i identifikuar si I., thotë se një burrë në vendlindjen e tij, që ishte besimtar, në vitin 1988, u dënua me 5 vjet burg. Një tjetër emigrant, i quajtur L., tha se njeh persona që janë dënuar deri në 10 vjet burg politik, sepse kanë pasur në shtëpi, librin e Biblës.

Për lajmërimin se mund të kishte një politikë lehtësuese, raporti citon një letër të përfaqësuesit të Shqipërisë në OKB, në maj të vitit 1988, që thotë se “çështja e besimit fetar në Shqipëri tashmë është konsideruar si një e drejtë, një çështje private që është në ndërgjegjen e çdo individi”.

Gjithashtu, studimi nënvizon rëndësinë e vizitës se tre klerikëve shqiptarë në vitin 1988. At Artur Liolinit, drejtues i lartë i Dioqezës Ortodokse Shqiptare në SHBA, Imamit Vehbi Islami, drejtor i Qendrës Islame Shqiptare në Harper Woods, në Miçigan dhe priftit jezuit, Ndoc Kelmendi.

Ndryshimi i qëndrimit u reflektua edhe për Nënë Terezën, me origjinë shqiptare, që i ishte refuzuar dhënia e vizës, por që u lejua të kthehej në Shqipëri, në gusht të vitit 1989, që të vizitonte varret e prindërve të saj.

Dhe, At Liolin, që ishte ftuar sërish për vizitën e dytë në nëntor, që të merrte pjesë në 45-vjetorin e çlirimit të vendit nga pushtimi nazifashist.

“Konstatojmë se politika e qeverisë ‘Alia’, për ushtrimin e besimeve, duket më pak e ngurtë sesa e paraardhësit të tij”, – paralajmëron raporti, duke shtuar se “shprehja e besimit fetar mund përcillet vetëm në disa mënyra të kufizuara dhe ende përbën një rrezik të madh individual dhe shoqëror”. Memorie.al

Shkrimi është publikuar në ‘New York Times’ më 21 janar 1990

Titulli është redaksional

Përgatiti, Albert Gjoka

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur ne shënuam gol në minutat e para, stadiumi Lacios me 4.000 tifozë, shumica shqiptarë, oshtiu nga brohoritjet, por më pas, ata kaluan në ofensivë...”/ Ndeshja e panjohur e kombëtares sonë, gusht 1945

Next Post

“Studenti që mori përsipër atentatin ndaj Musolinit në ’43-in, ishte një figurë shumë interesante, nuk e kuptoj ende, si nuk u bë ‘Hero Kombëtar’ në Shqipëri, pasi ai...”?! / Intervista me studiuesin nga Italia

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Studenti që mori përsipër atentatin ndaj Musolinit në ’43-in, ishte një figurë shumë interesante, nuk e kuptoj ende, si nuk u bë ‘Hero Kombëtar’ në Shqipëri, pasi ai…”?! / Intervista me studiuesin nga Italia

“Studenti që mori përsipër atentatin ndaj Musolinit në ’43-in, ishte një figurë shumë interesante, nuk e kuptoj ende, si nuk u bë ‘Hero Kombëtar’ në Shqipëri, pasi ai...”?! / Intervista me studiuesin nga Italia

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!